ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

50 pyetje drejtuar Sali Berishės, pėr vrasjen e Azem Hajdari

Shko poshtė

23052008

Mesazh 

50 pyetje drejtuar Sali Berishės, pėr vrasjen e Azem Hajdari Empty 50 pyetje drejtuar Sali Berishės, pėr vrasjen e Azem Hajdari




50 pyetje drejtuar Sali Berishės, pėr vrasjen e Azem Hajdarit
Nga Pėrparim HALILI
- Edhe pse po afron mbushja e 10 vjetėve nga vrasja e ish-liderit tė Dhjetorit 1990, ish-deputetit demokrat Azem Hajdari pėrpara selisė sė PD, ende nuk ka asnjė prononcim ligjor prej liderit tė PD, aktualisht kryeministėr i vendit, Sali Berisha. Edhe pse pėr ēdo vit, Sali Berisha ēon lule dhe "derdh lotė dhimbjeje" nė memorialin e "Heroit tė Demokracisė Shqiptare", tė vrarė nė pritė dhe nė pabesi patriotėsh pėrpara partisė qė ai e krijoji nė atė dhjetor tė zjarrtė anti-komunist, ende pas afro 10 vitesh, Berisha nuk po "troket" nė derėn e drejtėsisė, pėr tė ēuar dėshminė e tij pėr vrasėsit e vėrtetė tė Azem Hajdarit.madje as po thirret prej kėsaj drejtėsie. Ditėn e kėtij krimi ndaj deputetit demokrat, pra "ish-bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė", siē vazhdon dhe e quan akoma, Sali Berisha deklaroi se "i dinte vrasėsit, se ata ishin nė zyrat e qeverisė dhe tė pushtetit tė majtė", madje pėrmendi edhe emrat e Nanos e Gjinushit, si "organizatorėt dhe urdhėruesit e kėtij krimi politik". Por 10 ditė mė pas, Berisha doli nė plan tjetėr. Ai tha, se edhe pse "i dinte vrasėsit, denoncimin pėr kėta, do ta bėnte kur tė vinte PD nė pushtet, mbasi nuk priste zbardhje tė krimit nga autorėt e vrasjes". Kjo ardhje e PD nė pushtet zgjati 8 vjet dhe demkratėt pritėn me bindjen seSaliu i tyre "demokrat", kishte tė drejtė nė qėndrimin e tij, pėrderisa sipas tij "pushtetin e kishin urdhėruesit e vrasjes". Tashmė, Berisha ėshtė nė pushtet, por ēuditėrisht, nuk po "troket" akoma nė derėn e drejtėsisė, nuk po thirret akoma prej saj, si shtetas qė di organizatorėt dhe vrasėsit e vėrtetė tė deputetit, "mikut" dhe "bashkėpunėtorit tė tij tė ngushtė:, bashpatriotit tė tij tropojan. Ne nuk e dimė, nėse Berisha do tė hap dosjen e vrasjes sė Azem Hajdarit, por dimė vetėm faktin, qė me njerin prej tė akuzuarve (Nanon) u "puth" edhe nga zverku, ndėrsa ndaj tjetrit (Gjinushit) nuk ndihet fare. Ai vazhdon ēon lule tek memoriali i Heroit Simbol tė Demokracisė, por nuk ēon asnjė fakt nė drejtėsi pėr vrasjen e tij. Kjo na detyron t'i bėjmė disa pyetje zotit Berisha, tė cilat nė fakt i bėjnė gjithė demokratėt dhe shqiptarėt prej afro 10 vjtėsh, tė cilave “antikomunisti” i Dhjetorit 1991, Sali Berisha duhet t'u pėrgjgijet.
Natėn 12 shtatorit qė ėshtė vrarė Azem Hajdari, keni patur njė mbledhje kryesie tė PD. A ka qėnė e planifikuar, apo ėshtė incuar 6 orė mė parė, me urdhėr prej jush?
A i keni kėrkuar Azem Hajdarit, qė tė jetė patjetėr nė atė mbledhje dhe a ju ka thėnė, se do tė jetė jashtė Tirane?
A keni kėmbėngulur, qė ai tė jetė nė atė mbledhje, duke i thėnė qė mė "duhesh, sepse ashtu janė punėt nė kryesi"?
Cila ėshtė pėrgjigja qė ju ka dhėnė Azem Hajdari dhe a ka filluar mbledhja pa ardhur ai?
Azem Hajdarin e kanė telefonuar 1 orė pas fillimit tė mbledhjes. Ju, dini gjė kush kanė qėnė? A ju ka ardhur njė mesazh nė telefon dhe nga kush?
A ju ka kėrkuar leje Azem Hajdari pėr tė dalė "5 minuta" pas njė njoftimi nga nė anėtar kryesie dhe a ia keni bėrė me shenjė pėr tė dalė?
Cili drejtues i PD, ua ka bėrė me kokė, kur ka dėgjuar krismat e armėve?
Cili ka qėnė reagimi juaj dhe a ju ka rėnė telefoni pas krismave? Nga cilat zyra tė shtetit?
A keni lėnė porosi, qė tė mos jepet lajmi nė "Radio Kontakt", pa komunikuar me ju?
A keni biseduar ndonjėherė pėr vrasjen e Azem Hajdarit, me ata qė akuzuat pėr vrasjen e tij dhe pėrse konkretisht?
Cili ka qėnė anėtari i kryesis sė PDSH nė mbledhje, qė ka dalė "pesė minuta jashtė" pėrpara Azemit dhe kur ėshtė kthyer, ka njoftuar Azemin, se "tė kėrkojnė jashtė"?
A keni kėrkuar tė dini se nga erdhėn krismat dhe nga kush keni kėkruar shpjegime jashtė zyrės ku bėhej mbledhja?
Cili ka qėnė politikani i parė nga e majta, qė ju ka pyetur nė telefon: "Ē'bėhet andej nga ju dhe cila ka qėnė pėrgjigja juaj?
A keni telefonuar me Fatos Nanon, pėr largimin e tij jashtė vendit, fill pas vrasjes sė Azemit, duke e njoftuar pėr rrezik jete?
Me cilin keni kontaktuar pėr herė tė parė, pėr tė pyetur se kush ėshtė vrarė dhe a punon aktualisht ky person, pranė kabinetit tuaj?
A keni dhėnė urdhėr, qė nga gazeta "RD" tė hiqet posteri i pėrditshėm kalendarik pėr ditėt e vrasjes sė Azem Hajdarit? Pėrse dhe kush ju ka urdhėruar?
Kush e ka bėrė kontrollin e parė nė makinėn e Azem Hajdarit natėn e vrasjes dhe a ka lidhje me ju, ku kontroll? Pėrse nuk ėshtė lejuar prokuroria tė bėjė hetime mbi makinėn dhe a ka patur pakt "mirėkuptimi" mes jush dhe asaj?
A i njihni vrasėsit e ish-bashkėpunėtorit tuaj dhe cilėt janė ata?
Cila ėshtė biseda qė keni bėrė me ish- shefin e SHIK Bashkim Gazidede, 50 minuta pas vrasjes sė Azem Hajdarit?
Pas krismave, cilėve drejtues tė kryesisė sė PD u ke dhėnė urdhėr, tė mos qėndrojnė nė selinė e PDSH dhe pse?
Ju keni akuzuar pėr vrasjen e Azem Hajdarit, Fatos Nanon dhe Skėnder Gjinushin. A i qėndroni kėsaj akuze publike?
A dini ku gjendet ish-buodigardi i plagosur Neza, i Azem Hajdarit dhe deri kur keni patur lidhje telefonike me tė? Po kontakte fizike? Ēfarė keni biseduar?
A i keni ēuar nė prokurori dėshmitė e familjes sė Besim Ēerja, ish-buodigardit tė vrarė me Azem Hajdarin?
A ju ka dorėzuar dikush, njė kasetė qė ka patur Azem Hajdari nė xhep, ditėn e vrasjes dhe ku gjendet ajo?
A keni patur dorė, nė incidentet policore tė Azem Hajdarit nė Tropojė, Ura-Vajgurore, Laē, Tropojė dhe Milot? Po nė stadiumin e Shkodrės?
Me cilin drejtues politik tė majtė, keni biseduar pas plagosjes sė Azem Hajdarit nė parlament dhe pėr ēfarė?
A ka patur dijeni Azem Hajdari, pėr tė vėrtetėn e firmės sė karburanteve "Shqiponja" tė PD, qė ēonte karburant nė Serbi dhe pėrse ju ka kundėrshtuar? Cili ka qėnė reagimi juaj?
Cili ka qėnė drejtuesi i PDSH pranė jush, qė kėrkonte spostimin e Azem Hajdarit nga drejtimi i PD? A i keni dhėnė mision pėr kėtė spostim?
Ju deklaruat, qė sa tė kthehet PD nė pushtet, akti i parė do tė jetė dėshmia juaj pėr vrasėsit dhe hapja e dosjes sė vrasjes sė Azem Hajdarit. Pėrse nuk po e bėni?
Pas ardhjes sė PD nė pushtet, a ju ka kėrkuar familja Hajdari hapjen e dosjes "Hajdari" dhe cilat kanė qėnė pėrgjigjet tuaja deri tani?
A keni bėrė ndonjė bisedė me Arben Imamin, pėr vrasjen e Azem Hajdarit dhe a ka lidhje kjo bisedė, me futjen e tij nė kabinetin tuaj?
Vetėm 5 orė pas vrasjes sė Azem Hajdarit, ju keni ndėruar bravėn e derės sė zyrės sė Azemit dhe prej 1 viti e keni mbajtur tė bllokuar, me motivin "pėr ta bėrė zyrė muze". A ka lidhje kjo, me ndonjė pastrim "letrash shqetėsuese" pėr ju?
Cili ka patur detyrė tė dorėzojė tek ju, celularin e Azem Hajdarit dhe ku gjendet ai?
A ju ka rėnė ndonjė telefon nga Athina apo nga Beogradi, 30 minuta pas vrasjes sė Azem Hajdarit dhe si i jeni pėrgjigjur?
A keni patur dijeni pėr nisjen e njė helikopteri tė shėrbimit qeveritar, drejt veriut, 2 orė pas vrasjes sė Azem Hajdarit?
Pak minuta pas vrasjes sė Azem Hajdarit, a ju ka thėnė dikush nė telefon: "Iku"!
A ju ka kėrcėnuar ndonjėherė pėrballė Azem Hajdari nė zyrėn tuaj dhe pėrse? A ka patur kėrcėnimi i tij ndaj jush, lidhje me njė biznes tė Ramiz Alisė nė Itali?
A jeni ju, skenaristi i heqjes sė imunitetit tė Azem Hajdarit me 52 deputetėt e PD dhe a kishit planifikuar burgosjen e tij?
A keni urdhėruar SHIK nė vitet 1992-1997, pėr tė pėrgjuar Azem Hajdarin dhe ku gjendet njė kopje e dosjes sė kėtij pėrgjimi, prej 1800 faqesh?
A kanė lidhje me vrasjen, 25 pyetjet e bėra nga Mero Baze nė gazetėn "Albania" dhe a jeni ju "shefi" i atyre pyetjeve?
A keni marrė nga familja e Azem Hajdarit dosjet e tij tė punės, qė mbante nė studio nė shtėpi dhe ku gjenden ato sot?
Ēfarė keni biseduar nė telefon natėn e vrasjes sė Azemit, me Perikli Tetėn dhe ku jeni takuar me tė, tė nesėrmen nė orėn 10 e 30 minuta?
A ėshtė vrasja e Azem Handarit, vrasje politike dhe cilėt janė autorėt?
A do tė hapni dosjen e vrasėsve tė vėrtetė tė Azem Hajdarit?
CIA ju ka kėrkuar njė informacion me opsionet tuaja, pėr vrasjen e Azem Hajdarit. A mund tė publikoni raportin e dėrguar?
Cila ka qėnė Ambasada e parė e huaj nė Shqipėri, qė ju ka telefonuar pas vrasjes sė Azem Hajdarit dhe cilat kanė qėnė "kėshillat" e saj, pėr tė vepruar publikisht?
Ku ndodhet kaseta qė publikoi Azem Hajdari nė parlament, pas ngjarjeve tė vitit 1997? A e keni ju, kopjen origjinale?
A keni komunikuar me Bashkim Gazideden nė telefon 2 muaj pas vrasjes sė Azem Hajdarit dhe cilat janė dy porositė qė i keni lėnė atij?
A i keni dhėnė ndonjė porosi Arben Rakipit, pėr "dosjen Hajdari"dhe pėrse nuk ka pranuar kėrkesėn tuaj?
Po Theollori Sollaku, a ju ka kėrkuar dėshmi pėr kėtė dosje dhe a ka lidhje konflikti mes jush edhe me kėtė dosje?
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi