ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Forcimi i faktorit shqiptar

Shko poshtė

20042011

Mesazh 

Forcimi i faktorit shqiptar Empty Forcimi i faktorit shqiptar




Forcimi i faktorit shqiptar Mentor-nazarko MENTOR NAZARKO
Ndėrsa po zhvillohen bisedimet e ashtuquajtura teknike midis Kosovės dhe Serbisė, kohėt e fundit Serbia po lėshon disa sinjale tė ēuditshme sa i takon shtetit fqinj qė u shkėput prej saj pėrfundimisht nė 1999-n. Megjithėse nuk ka konfirmim zyrtar, ambasadorja e Serbisė nė OSBE ka lėnė tė kuptohet se Serbia nuk ėshtė krejt kundėr anėtarėsimit tė Kosovės nė organizatat rajonale dhe ndėrkombėtare nė pėrgjithėsi, pėrfshi OSBE-nė. Ky sinjal ėshtė nė njė gjatėsi vale me atė qė lėshoi pak mė parė Presidenti i kėtij vendi, Tadiē, nė njė intervistė pėr Klan Kosovėn, kur pėrmendi (edhe zėvendėskryeministri serb e kishte cekur diku), njė model marrėdhėniesh midis Serbisė dhe Kosovės, qė do t’i ngjante atij tė dy Gjermanive. Pėrtej planit real qė Serbia me Kosovėn s’ka asnjė lidhje me dy Gjermanitė nė pikėpamje historike, apo nė pikėpamje tė afėrsive tė dy popujve qė i popullojnė dy shtetet, momenti qė meriton vėmendje nė kėtė “hapje” tė Serbisė ėshtė fakti se dy Gjermanitė ishin qė tė dyja shtete me jetė normale nė bashkėsinė ndėrkombėtare, duke u bėrė anėtarė tė OKB-sė qė tė dy nė vitin 1973. Ky pozicion i Serbisė, e cila lė tė kuptojė se mund ta tolerojė njė jetė tė Kosovės si shtet, ngjan i ri nė raport me qėndrimet e mėparshme, megjithėse Serbia e shoqėron pandashėm kėtė “lėshim” tė saj, me idenė e copėtimit tė Kosovės. Ndėrsa thotė se ka njė realitet qė shqiptarėt s’duan tė jetojnė nėn Serbi, dhe njė realitet tjetėr tė serbėve tė Veriut qė s’duan tė jetojnė nė Kosovė, apo ndėrsa thotė se ka ardhur koha pėr njė marrėveshje historike midis dy kombeve, shqiptarėve dhe serbėve, Tadiē ėshtė i qartė: Na jepni Veriun dhe bėni ē’tė doni!
Bisedimet Serbi-Kosovė, ndėrkohė, ndodhin nė njė kontekst tė caktuar nė marrėdhėniet midis dy vendeve, nė rajon apo nė marrėdhėniet e tyre me BE-nė. Serbia zyrtare ėshtė e interesuar me ēdo kusht qė tė marrė ftesėn pėr statusin e kandidatit brenda shtatorit tė kėtij viti, dhe pastaj tė shkohet nė zgjedhje, ndėrkohė qė opozita kėrkon qė tė shkohet te zgjedhjet e parakohshme pa e marrė kėtė ftesė. Nė njė rrethanė si kjo, premtimi europian pėr Serbinė pėrkundėr asaj qė mendohet nga komentues autoritarė nė Prishtinė, nuk e forcon pozicionin serb pėrballė Kosovės, por e dobėson atė. Serbia ėshtė vendosur para alternativės sė karotės pėrballė shkopit: bėj lėshime pėrfundimtare ndaj Kosovės, ose nuk do ta marrėsh ftesėn, ndėrkohė qė opozita serbe i ka shpallur njė luftė qeverisė ku faktori kohė ėshtė i rėndėsishėm – shtatori ėshtė shumė afėr, por dhe shumė larg. Ndėrkohė, dhe vetė Bashkimi Europian e ka bėrė tė qartė se e shikon ecurinė e suksesshme tė kėtyre bisedimeve si arritjen e parė mė tė rėndėsishme tė politikės sė saj tė jashtme tė pėrbashkėt.
E pra, nė rrethana tė tilla, ē’duhet bėrė? Ēfarė qėndrimesh ka Kosova, Shqipėria ndaj kėsaj hapjeje? A ka njė strategji tė pėrbashkėt veprimi, apo dy strategji tė mirėkuptuara, tė konkorduara me njėra-tjetrėn? A ka, mė gjerė akoma, ndonjė strategji tė mirėkuptuar tė faktorit shqiptar, duke pėrfshirė kėtu faktorin shqiptar nė Mal tė Zi, nė Kosovėn Lindore, nė Maqedoni etj? Nėse do tė kishte diēka nė kėtė drejtim, do tė ishte marrė vesh, do tė ndihej, por nė ajėr s’ndihet asgjė.
Nė kėto rrethana, ndėrsa bisedimet janė njė detyrim i Rezolutės sė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė nė shtator 2010, Kosova duhet ta forcojė mė tej pozitėn e saj negociale, pėr tė arritur maksimumin. Ky forcim kalon patjetėr nga kėta hapa.
Disa hapa tė pėrbashkėt
-Koordinimi i ēdo hapi tė qeverisė me opozitėn e brendshme. Qeveria e Kosovės duhet ta kuptojė se kundėrshtimi i fortė i bisedimeve prej opozitės nuk e dobėson atė nė negociatat me Serbinė me ndėrmjetėsimin europian, pėrkundrazi, e forcon atė. Nga ana e vet, opozita duhet ta kuptojė se dhe kushtet qė ajo i vendos pėrpara ēdo procesi bisedimesh, duhet tė trajtohen po me bisedime. Kush do t’ia thotė Serbisė se duhet tė kthejė tė zhdukurit, librat kadastralė, se duhet tė ndalet kontrabanda nė Veri etj.? Mė nė fund opozita duhet ta qartėsojė se cili ėshtė prioritet sipas saj: njohja e Kosovės prej Serbisė, apo anėtarėsimi i Kosovės nė organizatat ndėrkombėtare? Rruga e Kosovės pėr tė harmonizuar qėndrimet nė lidhje me kėto bisedime, nė kėtė moment tė rėndėsishėm historik ėshtė krijimi i njė komiteti, njė tryeze tė pėrbashkėt, njė komisioni, ku tė bėjnė pjesė gjitha figurat mė tė rėndėsishme politike dhe tė shoqėrisė civile tė Kosovės, nė modelin e Grupit tė Unitetit. Ky propozim i disa politikanėve tė Kosovės ėshtė pranuar dhe prej njė figure tė shquar tė shoqėrisė civile, si Veton Surroi.
Sė dyti, Kosova duhet patjetėr tė forcojė pozicionin e saj negocial duke bashkėpunuar me pėrfaqėsuesit politikė tė Kosovės Lindore. E vetmja rrugė pėr tė frenuar shpresat serbe se mund tė shkojnė te ndarja e Kosovės, ėshtė mobilizimi i faktorit shqiptar nė Kosovėn Lindore, minoriteti real i Kosovės nė Serbi. Disa hapa interesantė janė bėrė kohėt e fundit, por gjithēka duhet bėrė nė mirėkuptim tė plotė.
Sė treti, faktori shqiptar duhet tė sigurojė me ēdo kusht mirėkuptim mes vedi. Nėse Shqipėria, Kosova dhe faktori shqiptar reagojnė njėzėri kundėr idesė sė ndarjes sė Kosovės, atėherė dhe faktori ndėrkombėtar, i cili mund tė ishte dakord me njė ndarje “paqėsore”, do tė tėrhiqej nga domino-efekti nė gjithė Ballkanin.
Dhe mė nė fund, faktori shqiptar duhet tė koordinojė hapat mes vetes dhe Perėndimit. Aleanca me Perėndimin ėshtė njė epėrsi strategjike e fituar tashmė, nga e cila shqiptarėt s’duhet tė guxojnė tė largohen. Kur themi Perėndimin, nėnkuptojmė qoftė SHBA-tė, qoftė Bashkimin Europian. Ky faktor, i cili ishte vendimtar nė pavarėsimin e Kosovės, mbetet pėrsėri vendimtar nė konsolidimin e shtetėsisė sė Kosovės. Parė kėshtu, gjithė kriticizmi ndaj europianėve, amerikanėve nė viset tona, duhet tė pėrmbahet pak, apo tė kanalizohet nė kufijtė e konstruktivitetit pozitiv.
Kėto ishin vetėm disa ide modeste nė kuadėr tė bisedimeve Kosovė-Serbi dhe tė koniunkturės sė re tė krijuar nė rajon. Kur Kadare thotė se shekulli ėshtė i shqiptarėve, ai nuk flet nė mėnyrė metaforike vetėm si shkrimtar. Por askush nuk tė dhuron asgjė nėse ti nuk punon pėr ta merituar edhe atė qė tė takon.

panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37590
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi