"Tirana, asnje projekt i Bashes nuk do refuzohet"
Faqja 1 e 1
26042011
"Tirana, asnje projekt i Bashes nuk do refuzohet"
Kryetari i Qeverise e quajti kryeqytetin si nje shtet brenda shtetit dhe vleresoi se ngerci ne te cilin eshte futur, duhet te marre fund. Ndalet ne akuzat ndaj Bashes: Sulmet e PS, si "Shtrigat e Salemit". Prej 4 vjetesh, bashkise se Tiranes i ka munguar kryetari
Kryetari i Qeverise e quajti kryeqytetin si nje shtet brenda shtetit dhe vleresoi se ngerci ne te cilin eshte futur, duhet te marre fund. Ne nje interviste per Tv ABC News, kryeministri Berisha eshte ndalur dhe ne akuzat qe i jane bere Bashes, duke i quajtur sule ndaj tij nga ana e PS, si "Shtrigat e Salemit". Nga ana tjeter kreu i qeverise ka deklaruar me se njehere se prej 4 vjetesh, bashkise se Tiranes i ka munguar kryetari.
Ndodhemi ne fillim te fushates. Si e vleresoni ecurine deri me tani?
Cdo fushate per mua eshte nje fillim i ri. Une do vleresoja se ky eshte nje nga fillimet e reja me te bukura te karrieres sime, ne te gjitha aspektet. Parafushata eshte proces i meditimit te thelle, je i detyruar qe para fushate te hysh ne meditimin me te thelle te mundshem. Je i detyruar te mbledhesh elemente pas elementi, faktor pas faktori, ne menyre qe kur te nise beteja te kesh krijuar nje baze sa me solide dhe sa me garantuese per nje sukses. Por fushata eshte nje moment jashtezakonisht i vecante per politikanin, momenti qe ai prek me shume njeriun dhe token. Sepse ti dite e nate nuk ben asgje tjeter por u adresohesh atyre qe te presin, perpiqesh qe ne maksimum te mesosh me problematikat qe ata perballen.
A nuk jane shume idilike?
Absolutisht jane shume reale.
Kjo fushate ka nisur shume me pare me nje kontekst shume politik?
Perkundrazi konstatoj nje risi. Une kam nje rregull te vendosur, qe ne cdo fushate nuk shkoj me shume se 20 per qind negativ dhe 80 per qind pozitiv.
Disa thone se negativja eshte venitur?
Ka pasur tendence, pa diskutim, duhet te jene 90 me 10. Thashe qe para fushate ka meditime shume te thella. Per te arritur te slogani duhet te kem punuar mbi nje muaj dhe jane marre dhjetera variante edhe u arrit tek "Ju jeni te paret". Atehere gjithcka duhet te sillet rreth ketij slogani, ky eshte motivimi. Gjithcka duhet t'i perkushtohet qytetarit. |
Ne 2007 nuk ka qene kjo tendenca?
Ishte "vazhdojme se bashku". Ishte nje thirrje, e nje qeverie e kthyer ne pushtet, pas 8 viteve ne opozite dhe nuk kishim arritur ne dy vite te deshmonim arritjet dhe benin thirrje te vazhdonim. Fushatat jane per mua librat qe une lexoj me shume. Une i kam ne memorie te gjitha fushatat. Ne fushaten e 2007 jane bere gabime serioze, gabime qe s'mund te perseriten.
Me konkretisht?
Ishe e gabuar marrja me problemet personale te kreut te PS-se. Ishte hap i gabuar. Megjithate, nese PS humbi 180 mije vota, PD fitoi 120 vota. Ne kete kontekst, Shqiperia blu eshte e vertete. Ishte nje fitore e padiskutueshme.
A do jete i njejti standard?
Ne kete zgjedhje vota popullore eshte ajo qe percakton, por ne keto zgjedhje une e ndjej nga librat e fushatave te shkuara se do te kete nje fitore te thelle.
E keni kete mendim nga sondazhet?
Sondazhi me i mire per mua jane syte e qytetareve. Ate cfare lexoj ne syte e tyre me mjafton me shume se cdo sondazh. Une shoh ne Tirane dhe qytete te tjera nje vendosmeri per te votuar mazhorancen, alternativen per qytetarin. Kjo aleance eshte aleanca me e fuqishme qe ka dale ne skenen e politikes shqiptare, me 55 per qind te votave, pak kohe para se te hynte ne zgjedhje.
Kujt u referoheni per kete shifra?
Polleve. Agjencite qe kemi zgjedhur ne 2009 kane qene me te sakta dhe keto polle na kane dhene keto shifra. Nuk ka qeveri, e cila ne precesion e qeverisjes nuk perballet dhe me problematiken e vet jopozitive. Kjo eshte e perbotshme. Po te ndjekesh kronika botore dhe evropiane nuk perbehen nga lajme qe vijne nga opozita, por nga qeverite. Por ka nje bilanc. Ka tregues te arritjeve dhe te mos arritjen te sukseseve dhe te deshtimeve dhe mbi kete baze, vleresojne qytetaret shqiptare. Ne nuk eshte se nuk kemi te meta, por ne kemi alternativen me te mire, shkojme me premtime te mbajtura, kemi premtuar heqjen e vizave, kemi premtuar rritjen e pensioneve, kemi realizuar projekte ne infrastrukture, kemi ndertuar 8 mije km rruge. Ne erdhem e pushtet kur ishim ne nivelet me te uleta te internetit, sot "Bashomania" eshte shnderruar ne manine dixhitale.
Po, por po shkojme ne zgjedhje vendore?
Shkojme ne zgjedhe lokale. Une nuk kam qene kryetar bashkie, sic do te me paraqes z.Rama. Nuk kam qene kurre kryetar bashkie edhe kur kam qene ne opozite nuk kam kandiduar per Tiranen, nuk me ka shkuar kurre ne mendje te marr poste. Une shkoj si kryeminister i ketyre sukseseve. Por shkoj si qeveri, e cila ka prekur me investimet e saj pa asnje diskutim cdo komunitet. Shkoj ne zona qe ka kryebashkiake socialiste dhe nuk thote kush qe jemi diskriminuar nga Sali Berisha.
Rama ju citon vazhdimisht. Here pas here shprehet per model te ngjashem te drejtuesve te PD, qe nuk jane me te mira se te PS ?
Kjo me kujton Viktor Hygone. Kryetari i bashkise se kryeqytetit e krahason veten me kryetarin e Komunes se Kasharit. Se pari, nuk mund te krahasosh te pakrahasueshmen. Tirana eshte kryeqytet, ka status tjeter, te pakrahasueshem. Te krahasosh modelin e Tiranes me Farken del qe Farken t'a shpallesh kryeqytet te Ballkanit, sepse ne te gjithe treguesit Farka eshte disa here me lart. A e dini se ne Kashar nuk gjen nje rrugice te paasfaltuar. Ne Kashar kam pare kampuse te shkollave te mesme, nder me modernet ne Shqiperi.
Jeni i kenaqur me keto zhvillime ?
Une nuk jetoj ne Kashar. Jetoj ne Tirane. Si kryeminister jam ne Tirane. Qeveria qendrore do te kishte pergjegjesi nese nuk do te kishte trefishuar grantet per Tiranen. Tirana eshte 95 % shtet brenda shtetit. Pervec, ushtrise, gjykatave, doganave dhe SHISH nuk di ndonje gje tjeter qe nuk mund te kete dhe te ndertoje per interesin e qytetarit. Me statistika, Tirana eshte mbi 40 % e potencialit ekonomik te vendit. Nese kryetari i Bashkise do te kish marre mundimin qe financat e bashkise t'i bente funksionale, Tirana mund te merrte kredi nga te gjitha institucionet nderkombetare pa pyetur qeverine, qindra e qindra milione euro. Asnje projekt nuk i eshte bllokuar. E verteta eshte se institucionet nderkombetare kane dashur t'i japin kredi, por kane studiuar financat e saj dhe e kane ngelur ne klase. E kane vleresuar se nuk eshte vizibel per kredite. Kredi, Bashkia e Tiranes mund te marre kur garanton qeveria. Kemi qene te gatshem. E vetmja gje qe kemi kundershtuar ka qene nje: territori i Unazes. Dhe une nuk kam qene dakord per shkak te grykes se shishes qe krijohej, per shkak te pallatit te Dash Pezes, ku me kete projekt futeshin 6 korsi ne 2 korsi.
Po nuk ka buxhet?
Pse nuk u miratua? Fatmiresisht une e kam te dokumentuar qe vullneti yne nuk ka munguar. Pas vitit 2007, apeli im per kryetaret e bashkive te djathta ka qene: Negocioni dhe kaloni buxhetet. Keshilltaret kane pasur porosi: Uluni dhe negocioni. Por Rama nuk ka pranuar negocim, sepse ai ka rritur tre here numrin e punonjesve te Bashkise dhe do te mbuloje shpenzimet. Une nuk percaktoj organiken. Une kam nje filozofi, qeverisja e vogel ne diete. Per kete me kane votuar Shqiperi. Ne shtojme fondet per qytetaret, ai i ktheu ato ne rroga. Ne vitin 2008 z.Rama kerkoi takim me mua, bashke me bashkite dhe une bashke me Ministrin e Financave u takuam ne "Sheraton". Jo cdo gje u plotesua, por u arrit kjo pas nje pune disa mujore. Nga 26 taksa, qeveria qendrore do te mbante 6 taksa dhe gjithe te tjerat do i kalonin qeverise vendore. Pra 90 milione euro shkonin ne arken Bashkise se Tiranes. Po cfare ndodhi me pas? Ligji kaloi ne komisionie, shkoi ne Parlament dhe u tha deputeteve mos e votoni. Me vone mesova se ishin terhequr, duke menduar se do te fitonte zgjedhjet e 2009 dhe u terhoq nga ky vendim.
Por ka mekanizma kontrolli, ju mund t'i kontrolloni ndryshe?
Bashkia ka qene totalisht e bllokuar nga kryetari i vet, per interesa strikt politike, sepse per te realizuar gjera duhet te bashkepunonte me Kryeministrin. Nuk jam une qe i kam refuzuar bashkepunimin. Nuk i kam refuzuar une gje atij. Eshte ai qe eshte ambig, edhe ne karrige te kryetarit te bashkise dhe te PS. Ne 2001 mund te kandidoja une dhe ne 2003 mund te kandidoje une ne vend te Ngjeles. Ky eshte bacefalik nga nje ane ne bashki, nga nje ane ne parti.
Nje tjeter ankese e z.Rama eshte se pronat nuk i jane kthyer Bashkise se Tiranes?
Pronat ia ka dhene bashkise se Tiranes, Fatos Nano, me pas jane dhene dhe nga une nje pjese e mbetur. Por ai organizoi ne kater vite 1753 protesta. Dhe te organizosh kaq shume protesta, ku te del koha te merresh me punet ne bashki. Ne kemi votuar ligjet e kreditimit te pushtetit vendor. Kjo qeveri u ka dhene te gjitha pronat bashkive dhe komunave, edhe Tiranes. Ky ka moton "fajin e ka Saliu", duke shmangur cdo pergjegjesi nga vetja. Pushteti vendor kishte 7 miliarde leke me 2005, 35 miliarde ka sot. Bashkepunimi nuk ka ndodhur ne Tirane, sepse kryetari i Bashkise mbiu ne deren e Kryeministrise, per t'u bere Kryeminister.
Kete e vendos populli?
Jam dakord, po nuk e vendos dera e kryeministrise. Kush e pengoi z.Rama per te ngritur tramvaj, asnje. Po per te hapur ne kinema. A e dini qe ne kryeqytetet e Evropes radhe te vetme jane ato te kinemave, ketu kinemate jane bere pallate. Tirana realisht ka pesuar nje ngerc dhe ne disa tregues. Sot ne cdo tregues i gjelberimi, i lodrave te femijeve etj, eshte 3 here larg standardit.
Po ndonje merite ka Rama. I njihni ju ndonje ndryshim Tiranes?
Po, per cfare eshte drejtuesi. Kryeministri, kryetari i qeverise eshte per tu perballur me nje realitet dhe ta ndryshojme ate. Ne 11 vite te qeverisjes se z.Edi Rama, te qeverisjes onipotente, ka rikthyer Lanen sic e ka ndertuar Kristo Themelko. Mund te kishte forma te tjera, sic ishte afrimi i nje dege te Erzenit, por u gjelberua dhe e quaj veprim shume te drejte. Jane zgjedhur 3 akse kryesore, jane bojatisur pallatet dhe eshte bere shume mire. Por cfare ka ndodhur ne Tirane. Per ne qe e njohim, une do te them se ka nje regres te tmerrshem urbanistik. E shemtuar sa shemtia e pallateve te socialrezlizmit. Gjate ketyre viteve u be pellembe e pallate. Ne Tirane eshte nje baterdi e paimagjinueshme, sepse s'ka hapesira. Deklaron se jane mbjelle 50 mije peme. Ne uebin e bashkise se Vjenes figurojme 100 mije peme, Vjena eshte qyteti me i gjelber i Evropes. 50 mije peme jane sa dy parqe te Liqenit Artificial. Nese ne tallemi me qytetaret nuk ka kuptim. Ku eshte ndotja akustike ne qytet, tek 21 dhjetori ne Laprake dhe ne disa pika eshte 25-30% me arte se Aeroporti i Rinasit. Kush e pengon z.Rama kryetarin e kryeqytetit te mbroje qytetaret e vete nga ndotja akustike. Ndotja nga pluhurat ka ndotjen me te lare ne Evrope.
Keto jane pasoja te zhvillimit a mund te hidhet gjithe faji te bashkia?
Dyndjet jane momente te tilla. Ne rrafshin social kane problematiken e tyre, por nga ata tjeter perben nje zhvillim me histori te kombit shqiptar. Kombi eshte ne proces shnderrimi nga rural ne urban. Keta me lumenj djerse ndofta edhe duke u ushqyer dy here ne dite kane ngritur shtepi, mjaft te mira, nuk ka zhvillim me pozitiv sesa ky. Imagjino per nje moment Shqiperine ne teresine e vet. Tiranen ne ngerc e futi betoni, sepse u mbajt 11 vite pa plan urbanistik. Kryeministri i ketij vendi ka qene president ne vitin 1995, kam pas miqesi me presidentin austriak dhe u kerkova masterpanin. Ata bene mastrplanin e Tiranes se madhe. Sapo erdhen socialistet e ndryshuan dhe e futen ne sirtar. Ka nje nga ato premtimet e Edi Rames qe para 11 vitesh se do te beje planin e studimit te Tiranes, deri me sot nuk e ka bere se nuk e ka lejuar leja e betonit.
Akuzat ndaj Bashes sa do e rendojne rezultatin?
Nuk e di nese ke ndjekur dramen "Shtrigat e Salemit". Eshte nje ngjarje reale. Keto kohe me jane kujtuar Shtrigat e Salemi. Kjo eshte fushata me e padenje, qe i ka lejuar vetes PS dhe Edi Rama. Nuk eshte kjo fushata qe mund te behet ndaj kundershtaret. Basha eshte modeli i qeveritarit, i cili ne tre misionet me te rendesishme te kesaj mazhorance ka pasur sukses.
Por edhe i akuzuar ?
Pa asnje fakt, kryekeput politik ne emer te disa interesave anti-shqiptare. Ato grupe qe bene gjithcka per te bllokuar Rrugen e Kombit, jane te gatshme ta fusin ne hell z.Basha per rolin qe luajti. Rruga e Kombit ishte vendimi i jetes sime dhe do behej. Basha ka luajtur nje rol te rendesishem ne realizimin e atij projekti. Dokumenti i vetem eshte urrejtja racizmi, anti- shqiptare qe te mos kishim kete korridor qe i bene portet shqiptare me te pershtatshmet e te gjithe rajonit. U emerua ne krye te diplomacise ne nje periudhe kritike. E ka kryer rolin e vet, u be nje nga njerezit me te respektuar dhe me te vleresuar ne diplomacine evropiane ne baze te rendesise qe ka Shqiperia. Ne Ministrine e Brendshme vizat, jane arritja e personale e jetes se qytetareve, e krye me pergjegjesine me te larte. Lana dhe korridori i kombit jane te mira te dyja, por te pakrahasueshme. Bojatisja dhe anetaresimi ne NATO jane te mira te dyja, por jane dy gjera shume te largeta. Te akuzosh tjetrin per nje pasur te deklarate, Znj Laskaj me shume te drejte ka cuar inspektoret e saj ne 2006 dhe ka gjetur gjithcka ashtu sic e deklaroi. Keto shtabi i z. Rama i dinte si drita e diellit ndaj dhe nuk shoh ndryshim mes shfaqjes se Shtrigave te Salemit dhe disa zhvillimeve ne PS.
A do te kete mundesine z.Basha qe te kerkoje nje projekt per parqet apo per hapesirat urbane dhe nuk do te kete kundershtimin e pushtetin qendror? Kam parasysh se vendimi per ndertimin e xhamise mund te bie ndesh me projektin e Bashes per hapesirat urbane ?
Pas vendosjes se parimit te z.Basha per parimin e prones, te gjitha hapesirat mund te zhvillohen. Lejet mund te merren jo per 365 dite, por per 30 dite pa asnje veshtiresi. Se pari duhet te dime dicka qe kryetari i bashkise ne 98 per qind te vendimeve te tij nuk ka asnje target per t'u penguar nga pushteti qendror. Kjo ka vlejtur dhe per z.Rama. Qeveria nuk mund te kete kurre nje qellim tjeter vecse nje mbeshtetje te fuqishme per te nxjerre Tiranen nga kjo situate e papranueshme. Nuk kam refuzuar asnje projekt te Edi Rama dhe nuk do te refuzoj asnje projekt te Lulzim Bashes. Une do te theksoj edhe nje here se me ligj, zot i territorit eshte qeveria vendore dhe jo qeveria qendrore. Cdo njeri qe mendon se kryeministri merr vendime per territorin, ne emer te pushtetit vendor, nuk ben gje tjeter vec shkon dhe ul kryeministrin ne karrigen e kryebashkiakut. Nese z.Basha do te me sjelle vendime per anulimin e vendimeve te meparshme, une jo nje por do te kem gatishmerine per t'i anuluar te gjitha. Sepse ato jane vendime qe KKRTRSH i ben per funksionin e ligjit qe ka dhe jo per meriten e njohjes se territorit. Une do te kthej cdo vendim qe do te me kerkohet nga pushteti vendor.
Edhe barin ne Sheshin "Skenderbej"?
Ai eshte bar elektoral. Une i kam nderpre inaugurimet e mia, pervec tunelit qe nuk mund ta la pa inauguruar
Kryetari socialist ne Durres dhe Kruje, per kandidatet per kryetare bashkie: Socialistet i kane cuar perpara zonat ku qeverisin
koha jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi