ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Londra: Numerimi i cdo vote s'mund te refuzohet

Shko poshtė

11062011

Mesazh 

Londra: Numerimi i cdo vote s'mund te refuzohet Empty Londra: Numerimi i cdo vote s'mund te refuzohet




Londra: Numerimi i cdo vote s'mund te refuzohet 20110610032136_artikullRozeta Rapushi
Opozita duhet te jete pjese e Parlamentit dhe qeveria te respektoje te drejtat e saj. Nderkohe qe eshte e veshtire, qe te kundershtohet parimi, se cdo vote duhet numeruar. Keshtu u shpreh dje Ministri Britanik per Evropen, David Lidington, gjate takimeve te zhvilluara diten e djeshme ne vendin tone. Duke u ndalur gjate ne situaten politike, Lidington dha mesazhe te qarta per forcat politike duke kerkuar dialog dhe mirekuptim ne te miren e ecurise te vendit drejt integrimit evropian. "Zgjedhjet lokale ishin nje test i rendesishem per angazhimin e Shqiperise ndaj anetaresimit ne Bashkimin Evropian. Per sa i perket ceshtjes se votave te hedhura ne kutite e gabuara, nuk i takon Mbreterise se Bashkuar te gjykoje. Por eshte e veshtire te kundershtohet parimi se cdo vote duhet numeruar. Eshte gjithashtu e rendesishme vazhdimesia ne zbatimin e rregullave, si pjese e nje procesi te ndershem. Mbreteria e Bashkuar do te prese raportin final te ODIHR-it per zgjedhjet lokale", u shpreh qarte Lidington. Sipas tij, miqte e Shqiperise e kane te veshtire te mbrojne kauzen e Shqiperise ne Bruksel, per aq kohe sa qeveria dhe opozita te marrin pergjegjesite dhe te punojne se bashku per ta cuar Shqiperine perpara. "Cdo qeveri duhet te njohe dhe respektoje te drejten e nje opozite vigoroze per t'i kerkuar llogari qeverise per performancen e saj. Eshte gjithashtu e rendesishme qe opozita te perdore Parlamentin si mjeti paresor per te sfiduar qeverine", theksoi ministri londinez. Pasi mbeshteti plotesisht parimin qe cdo vote duhet numeruar, ai u shpreh se ne perfundim te procesit zgjedhor palet duhet te ushtrojne pergjegjesite e tyre kushtetuese, institucionale dhe politike ne Parlament dhe organet e tjera te zgjedhura. Ne menyre te vecante, ai theksoi se roli i vertete opozites eshte ne institucione dhe jo ne rruge. Nga ana tjeter, ai beri te qarte se cdo vend qe eshte ne Evrope dhe deshiron te hyje ne Bashkimin Evropian, duhet te kete mundesine ta beje kete sapo te plotesoje kushtet per anetaresim. "Mbreteria e Bashkuar nuk bie dakord me ata qe thone se duhet bere nje pauze me zgjerimin pas anetaresimit te Kroacise", u shpreh Lidington duke shprehur keshtu hapur qendrimin per zgjerimin e BE-se. Megjithate ai shprehu shqetesim te madh per efektin e situates politike shqiptare mbi procesin e integrimit, dhe shtoi se Shqiperia rrezikon te mbetet prapa ndersa fqinjet e saj ecin perpara. Lidington theksoi rendesine e bashkepunimit me institucionet partnere si Prokuroria e Pergjithshme, duke shtuar se eshte e rendesishme per Shqiperine qe ligji te zbatohet drejt, fort dhe pavaresisht nga pozicioni apo perkatesia e individeve, kjo ceshtje eshte gjithashtu e nevojshme per te perparuar drejt BE-se.

Vleresimet

Ne takimet e tij te djeshme me udheheqesit kryesore te Shqiperise, Ministri Britanik per Evropen, David Lidington theksoi mbeshtetjen e forte dhe te bashkuar te te dy vendeve per pavaresine dhe integritetin e Kosoves, si dhe per bashkepunimin e mire ne NATO, ku Mbreteria e Bashkuar vlereson kontributin e Shqiperise ne Afganistan.

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi