ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grahma e fundit

Shko poshtė

28052008

Mesazh 

Grahma e fundit Empty Grahma e fundit




Grahma e fundit Nga Izet SHEHU - Pas tetėmbėdhjetė vitesh tranzicion, pas grabitjes qė i bėnė pasurisė kombėtare, larakuqėt, kanė filluar tė ngrenė kokėn si gjarpėrinjtė.A e dini sesi janė majmur larakuqėt? Para vitit ’90, kur tė binte rasti tė njihje ndonjėrin prej tyre, do tė binte nė sy boja e kuqe, qė derdhej pa masė nė fytyrat e tyre, nė fjalėt e tyre, nė veprimet e tyre. Ata kishin tre emra. Njėrin nė regjistrin e Gjendjes Civile. Tė dytin nė dosjet e Sigurimit tė Shtetit. Tė tretin, si nofkė tė vėnė nga lagjja, qyteti a krahina e tyre. Dikur, aty nga viti 1969, njė burrė i menēur, mu nė rrėzė tė malit tė Mallagjeēit, mė tha: - Mos u shoqėro me "bizhdilėn", tė cilin tė gjithė e thėrrasin me pėrbuzje edhe zhulaq. Vėrtet ky larakuq ishte zhulaq. Nuk e mbaj mend as dje, as sot, (pata rastin tė ma zėrė syri nė rrugė kėto ditė), qė t’ia shoh kėmishėn tė pastėr. Jaka e kėmishės sė tij gjithmonė ėshtė e nxirė nga pisllėku. Edhe lopa, po t’ia lėpinte, do tė ngordhte. Pra, nofka zhulaqi, i ėshtė vėnė me mend nga njerėzia, por, sesi e kishte pranuar pseudonimin "bizhdile" me vullnetin e tij, kjo mė ka bėrė qė ta sjell gjatė nėpėr mend. E pra, larakuqi edhe pse i degraduar fizikisht e moralisht, nuk pushon sė nxjerri qelb nga goja. Duke qenė hafi i rangut tė parė (janė tė gjallė njerėzit e viktimizuar nga zhulaqi), ai vazhdon nė situata tė reja tė ndotė zambakėt, tė shpifė ndaj tė ndershmit, tė urtit dhe idealistit. Duke hedhur nė letėr kėtė tip, mu kujtuan fjalėt e rilindasit tė madh, Sami Frashėri: "Ē’lind nga macja, gjuan pėr minj". Miu, kur ėshtė larakuq, ėshtė i neveritshėm. Pyeta pėr babanė e tij. Mė thanė se kishte hyrė tri herė nė burg pėr pėrvetėsim tė pasurisė shtetėrore (i biri kėrkon sot tė marrė dėmshpėrblim pėr babanė e tij hajdut). Mė thanė se, nė vitet e fundit, dilte netėve nėpėr rrugėt e qytetit dhe ngacmonte fshesaret. Dhe i biri, ky paloburrė, qė po e bėj personazh nė kėtė shkrim, u bė hajdut dhe hafi me pushtet. Nė kohėra tė reja ai ndjek rrugėn e tė atit. Imoral dhe i paskrupull si ai. Qyqar dhe zagar si ai. Nuk e thonė mė kot: “Bėmė baba tė tė ngjajė”. I mbetur fillikat, qyqar e truthar, leh herė si langua e herė si zagar. Tė bardhėn e bėn tė zezė dhe tė zezėn tė bardhė. Larush e quan veten me mburrje dhe larakuq e thėrrasin tė tjerėt. Kanė kaluar vite qė Zhake L. e rekrutoi nė radhėt e sigurimit me dėshirėn e tij. Ia vuri pseudonimin nė dosje "bizhdilja" dhe ai, i braktisuri, qė, sot i rrinė larg tė gjithė, u leh mureve tė ndotur tė shtėpisė sė tij, ose maceve qė ndjekin njėra-tjetrėn ēati mė ēati. Kalimtari, ("bizhdilja" e ka shtėpinė ndanė bulevardit, ku netėve fshesaret pastrojnė mbeturinat), dėgjon tė lehurat e tij. Ndonjėri, qė ia di vesin e hafisė, herė me zė tė shuar dhe herė me zė tė lartė i thėrret: "Lih, zagar, lih, nuk kam kohė tė tė ndih". Po ai, "bizhdilja", i mbetur qyqar, e vret mendjen se pėr kė do tė spiunojė ose do tė shpifė tė nesėrmen. Kur s’e gjen dot trillin e sajesės, hesht dhe dėgjon fėshfėrimėn monotone tė fshesės. Herė-herė i bėhet sikur do ta fshijnė edhe vetė atė si hedhurinat nė rrugė. Njerėz, jetojmė nė vitet e para tė shekullit tė njėzet e njė, ndaj bėni kujdes, mos e dėgjoni larakuqin e vjetėr, edhe kur u hiqet si engjėll, edhe kur shfaqet tėrė pėrdėllim. I ndjeri H. A. ka vite qė ėshtė larguar nga kjo botė. I kujtoj me respekt fjalėt e tij tė menēura: "Ruhu nga larakuqi"! I ati na solli bojėn e kuqe. Pra, rrjedh nga raca e larakuqėve. Po larakuqi, "bizhdilja", zhulaqi, edhe pse i denigruar moralisht dhe fizikisht, ende merr frymė. Nė qytetin e tij tė vogėl e njohin tė gjithė. Mjafton tė pėrmendėsh togfjalėshin "larakuqi zhulaq". Vitet rrjedhin dhe ai, nė shtėpinė e tij tė vjetėr dhe tė nemur, leh si langua, i lėnė mėnjanė dhe i harruar, nė grahmat e fundit.
SOT
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi