Rama ne kaos: E dua dhe s'e dua Kolegjin
Faqja 1 e 1
15062011
Rama ne kaos: E dua dhe s'e dua Kolegjin
Ne deklaraten e pare pas vendimit te Kolegjit, qe kerkoi numerimin e te gjitha votave te kontestuara ne Tirane, kreu i opozites Edi Rama ka shfaqur qendrime kaotike ne lidhje me sjelljen qe do te mbaje ai dhe Partia Socialiste ndaj verdiktit te drejtesise. Kryesocialisti e cilesoi si te turbullt vendimin e Kolegjit Zgjedhor duke e akuzuar se ka miratuar shkeljet ligjore te KQZ-se, ndersa ka shtuar se i njejti vendim i ka dhene te drejte edhe opozites. "Dje ne nuk morem drejtesine qe kerkuam. Degjuam nje vendim te turbullt, ku duket se pranohen nje pjese e pretendimeve tona, por vuloset po ashtu padrejtesia qe e degjeneroi procesin pas numerimit publik te votave qe na nxori fitues. Kolegji s'pati kurajen te shohe ne sy te gjithe te verteten, po njekohesisht nuk mbylli plotesisht syte perpara rezultatit te manipuluar te KQZ-se", u shpreh Rama. Ne deklaraten e dhene dje per mediat, Rama la te kuptohet se ndjente humbjen, teksa shtoi se pavaresisht vendimit te KQZ-se, qytetaret nuk do t'i shohin asnjehere si fitues ata, qe sipas tij, grabiten votat. "Nje gje eshte e sigurt: grabitesit e dhunshem te ketyre zgjedhjeve mund t'i shpetojne shume gjerave dhe mund te dhunojne hapur ne diten per diell edhe vete aritmetiken, per te vulosur si fitore nje humbje qe e pa dhe e di gjithe bota, po asnjehere ky popull s'do t'i shohe ata si fituesit e 8 majit te shkuar ne Tirane",-tha dje Rama. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i dha te drejte numerimit te votave te hedhura ne kutite e gabuara, numerim qe deri me tani ka nxjerre fitues kandidatin e Lulzim Basha me 81 vota para. Rama e cilesoi vendimin e Kolegjit si vazhdim te grabitjes se fitores se selise roze. "Procesi eshte rikthyer ne tavolinen e kanibalizmit elektoral, aty ku u grabit fitorja jone ne syte e te gjitheve dhe ku u prodhua tabela e turpshme e nje rezultati jo vetem me me shume vota sesa zgjedhes, por edhe me me shume vota sesa teresia e fleteve te votimi te gjetura ne kuti", u shpreh ai. Kreu i PS-se deklaroi se do te kerkohet largimi i kesaj qeverie, pasi procedurat e ndjekura ne per zgjedhjet ne Tirane jane te paligjshme. "Ky proces i pashembullt paligjshmerish te vulosura me dhune, qe ka marre peng frymen e gjithe vendit dhe ka humbur cdo integritet e besueshmeri, eshte nje shembull kuptimplote, ne syte e te gjitheve, per domosdoshmerine e largimit, nje ore e me pare, te ketij pushteti dhe sigurisht nje arsye e madhe me shume, per ta vijuar betejen opozitare ne cdo front me pasion, durim dhe besimin e palekundur qe na jep e drejta qe kemi me vete", u shpreh dje Rama. Nga ana tjeter, lideri i opozites ka theksuar se Partia Socialiste do te vazhdoje betejen e saj ligjore. "Ne i qendrojme asaj qe kemi thene qysh ne fillim. Do t'i shkojme deri ne fund rruges se betejes ligjore, pavaresisht se ne KQZ nuk presim asgje tjeter pervec vazhdimit te kanibalizmit me votat e qytetareve dhe me kutite ku ata kane votuar", shtoi Rama.
Rama kerkoi numerimin e votave te hedhura gabim ne te gjitha kutite
Kater dite para se kreu i PS-se ta cilesonte si te "turbullt" vendimin e Kolegjit Zgjedhor qe urdheroi KQZ te numeronte te gjitha fletet e hedhura ne kutite e gabuara, ishte vet kreu i PS-se ai qe e kerkonte dicka te tille. Ne deklaraten e dhene per mediat ne daten 8 qershor, Rama ka theksuar se numerimi i votave ne kutite e gabuara duhet te zbatohet ne te gjithe Tiranen. "Ne zbatimin e nje ligji dhe te nje procedure duhet te kete uniformitet. Per me teper, me lejoni t'ju them qe ne kete rast, jo vetem qe nuk eshte e sakte te thuhet se cka ka ndodhur ka sjelle ne fund te fundit "degjimin e zerit te cdo qytetari", po perkundrazi edhe sikur ta merrnim per te tille, ne fund te fundit, nuk kemi as me shume e as me pak, por rreth 10% te kutive qe u hapen dhe ku u futen duart per te degjuar "zerat e qytetareve". Po zerat e qytetareve qe kane hedhur voten e tyre ne kutite qe nuk jane hapur per kete qellim ku u treten?! Po ne njesine numer 1 dhe ne njesine numer 10 qe kishte mbaruar procesi ne te katert kutite, perpara sesa te jepte kushtrimin Saliu dhe te merrte hanxharin Ristani, ku u treten?!", ka deklaruar Rama pak dite me pare.
PD: Rama po sulmon institucionet
Partia Demokratike e ka cilesuar si sulm ndaj institucioneve deklaraten e bere dje nga kreu i Partise Socialiste, Edi Rama kunder Kolegjit Zgjedhor. Zedhenesja e Partise Demokratike, Albana Mustafaraj u shpreh dje se vetem pak dite me pare, Rama sulmoi KQZ-se se perse nuk i numeroi gjithe votat e hedhura gabim ne Tirane, nderkohe qe tashme kundershton vendimin e Kolegjit. "Kryetari i Partise Socialiste, qe vetem 4 dite me pare, sulmoi vendimin e KQZ-se, me akuzen se ishin numeruar votat e hedhura gabim vetem ne 127 kuti dhe jo ne te gjitha kutite e tjera, sot pas vendimit te Kolegjit qe vendosi te numeroje cdo vote te panumeruar qe eshte hedhur gabim ne kutite e garave te tjera, ai i kthehet tezes se kanibalizmit",-tha ajo. Mustafaraj shtoi se "pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor per te numeruar cdo vote te panumeruar ne cdo kuti, formuloi sulmin e radhes ndaj institucioneve te pavarura dhe shtetit ligjor". Mustafaraj u shpreh se deklarimet e Rames shkojne kunder kushtetutes. "Duke shpallur numerimin e cdo vote ne perputhje me Kushtetuten e vendit si nje akt kanibal, dhe kjo vetem e vetem se me sa duket votat e numeruara e nxjerrin z. Rama humbes ne Bashkine e Tiranes", tha Mustafaraj. Ajo shtoi se kreu i PS-se po del kunder apelit te nderkombetareve per pranimin e cdo vendimi te gjykatave. "Perse shkon z.Rama kunder thirrjeve te perseritura te komunitetit nderkombetar per respektimin e vendimeve te institucioneve te pavarura? Pse nuk deshiron z. Rama te numerohet cdo vote? Perse kerkon z. Rama te mbyse zerat e qytetareve? Pergjigjet jane te qarta. Perse z.Rama nuk na i rrefen ato?", u shpreh Mustafaraj.
Koha Jone

Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Trafiku ne kaos, banoret: Rama eshte cmendur
» PS ne kaos: Kerkojme hapjen e kutive, por jo rinumerim

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi