Trafiku ne kaos, banoret: Rama eshte cmendur
Faqja 1 e 1
05062010
Trafiku ne kaos, banoret: Rama eshte cmendur
Eksperimentet e njepasnjeshme te bashkise se drejtuar nga kreu socialist kane deshtuar totalisht, por c'eshte me e keqja, po sjellin rremuje ne trafikun e Tiranes dhe per pasoje, reagime te ashpra te qytetareve. Tashme te gjithe drejtuesve te automjeteve u duhet te mesohen me ligjin e xhungles ne zemren e metropolit, ku eksperimentet e paparalajmeruara te Bashkise se metropolit qe drejtohet nga kreu socialist Rama, prej ditesh kane futur ne kaos levizjen e lire ne rruget publike. Te gjitha eksperimentet kane qene nje deshtim i madh, por ai i fundit ishte i paparashikueshem. Eksperimentet e Bashkise per te ndryshuar drejtimet disa rrugeve u shoqeruan serish dje me mbylljen e shume akseve te tjera, te cilat edhe nje here treguan deshtimin e studimit te Bashkise, per trafikun ne rastin e bllokimit te sheshit. Sikur te mos mjaftonte bllokimi i Rruges se Kavajes dhe asaj te Durresit, nje tjeter arterie, nder me kryesoret ne metropol, ajo mes Teatrit te Kukullave dhe Bankes se Shqiperise, eshte bllokuar duke futur ne ngerc total tere trafikun kryeqytetas. Eksperimentet nuk jane bere vetem makthi i drejtuesve te automjeteve, por edhe i kembesoreve qe nuk dine nga te ruhen ne kaosin e krijuar, nje burim i frikshem aksidentesh. Te irrituar nga mungesa e nje rrugezgjidhjeje nga ana e kryetarit te Bashkise, banoret shprehen se vec vonesave u ka kushtuar dhe me shume nerva. Dhe duke mos kursyer "konsideratat" ndaj kryebashkiakut, ata e shohin si pergjegjes direkt per situaten. Mjaftuan disa minuta kontakt me drejtues mjetesh dhe kembesoresh ne sheshin "Skenderbej", per te marre nje "lume" reagimesh te ashpra prej tyre. Dhe me dominantja e "vleresimeve", ishte: Edi Rama, perfundimisht eshte i cmendur. Banoret konstatojne se nje perballim i tille i situates jo vetem nuk eshte aspak profesional, por edhe me pasoja per ta. Te mberthyer ne trafik, mijera vete nuk arrijne te mberrijne ne kohe ne vendet e punes apo destinacionet e tjera, madje dhe eskortes se Presidentit te Republikes i eshte dashur te prese nje cope here sa te lirohet ndonje "xhep" rruge. Dihet se te gjitha keto veprime rendojne mbi kurrizin e hallexhinjve qe duan te ikin ne pune, te cojne femijet ne kopshte dhe shkolla, por edhe te cojne te semuret ne spital. Te irrituar nga veprimet e paparalajmeruara, por te kthyera ne rutine te perditshme nga Bashkia e Tiranes, qytetaret pohojne se dhe ne raste urgjencash nuk mund te levizin dot. Zgjidhja e problemit te qarkullimit ne sheshin "Skenderbej" eshte edhe nje nder pikat me te kontestueshme te projektit te Bashkise. Edhe ne eksperimentet e tjera te kryera pa paralajmerim para pak javesh per bllokimin e trafikut ne qender, paten te njejtin deshtim. Perballe kesaj gjendje skandaloze te trafikut ne kryeqytet, autoritetet lokale vec lojes me nervat e qytetareve, luajne rolin e indiferentit, nderkohe qe nuk bejne asnje perpjekje per stabilizimin e kesaj situate kaotike ne trafik. Bumci: Sheshi, tani nje burim vuajtjesh per qytetaret Nisur nga situata mjaft e renduar me trafikun ne kryeqytet, kreu i PD ne Tirane, Bumci deklaroi se Bashkia ka deshtuar totalisht me ceshtjen e trafikut. Madje ai e ka perforcuar kete ide, duke u shprehur se per kete shkak, Rama eshte kthyer ne nje burim vuajtjesh per qytetaret e Tiranes. "Per te pasur nje trafik te pranueshem ne qytet, siperfaqja kushtuar trafikut duhet te jete 20 per qind e te gjithe siperfaqes se qytetit. Ne rastin e Tiranes, siperfaqja dedikuar trafikut eshte 6.6 per qind, me nderhyrjet per te perkeqesuar me tej kete situate te renduar", u shpreh Aldo Bumci. Ai ka vijuar se Bashkia e Tiranes me nderhyrjet e saj pa nje plan te perkohshem, ka krijuar kete gjendje te renduar kur trafiku i rruges se Durresit, trafiku i Rruges se Kavajes qe jane ne maksimumin e tyre, orientohen ketu ne nje gryke shisheje, dhe krijojne kete bllokim per qytetin e Tiranes. Me tej, kreu i Partise Demokratike per Tiranes, Aldo Bumci, eshte shprehur se, pavaresisht situates se krijuar, qeveria nuk do te nderhyje ne kete situate, pasi trafiku ne kryeqytet eshte kompetence e pushtetit lokal.
koha jone
koha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Trafiku ne kaos, banoret: Rama eshte cmendur :: Komentet
Kete duhet ta beje populli dhe jo shteti.Perndryshe behet nje `97 i ri!
Kete e pret psikopati!
Kete e pret psikopati!
PO ,PO MEZI PRESIN TE BEJNE NJE 97 ,TJETER KETA KRIMINELE TE LINDUR
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi