Trafiku, Rama "luan" serish me nervat e qytetareve
Faqja 1 e 1
28052010
Trafiku, Rama "luan" serish me nervat e qytetareve
Nje eksperiment i dyte i befte eshte kryer dje nga bashkia e Tiranes dje duke bllokuar qarkullimin e automjeteve per te pakten dy ore e gjysme dhe krijuar nje situate problematike per qytetaret. Mijera qytetare e kane pare veten pisk kur hyrja per ne sheshin "Skenderbej" u be edhe nje here pa lajmeruar me pare qytetaret dhe pse ky eshte nje detyrim ligjor qe rrjedh nga neni 37 i Kodit Rrugor dhe VKM e shtatorit 2000. Sipas eksperteve te qarkullimit, keto eksperimente nuk mund te kene sukses nese nuk jane bere me pare prova shkencore. Pasditen e djeshme ka reaguar zyrtarisht Bashkia e Tiranes e cila leshoi nje komunikate mbi qarkullimin e levizjes se automjeteve dhe kembesoreve ne qender te kryeqytetit. Bashkia lajmeroi se "ne vijim te zbatimit te fazes se dyte te punimeve per rikonstruksionin e "Sheshit Skenderbej", Bashkia e Tiranes filloi funksionimin e devijimit te fluksit te trafikut te rruges se "Durresit", drejtimi perendim-lindje ne Unazen e vogel te qytetit, kthim vetem djathtas ne rrugen "Deshmoret e 4 Shkurtit". Trafiku i renduar, me te cilin do te mesohemi me shume pas proves se deshtuar te Bashkise, me bllokimin e levizjes ne sheshin "Skenderbej", sjell nje zinxhir pasojash per qytetaret. Psikologet pohojne se trafiku dhe mosgjetja e zgjidhjeve ne shmangien e tij con ne frustrime te qytetareve e deri ne agresivitet. Psikologja Jorida Rustemi shprehet se njerezit jane te prirur t'i drejtohen itinerareve te caktuara te levizjes, por nese keto bllokohen papritmas, atehere pasojat jane nga me te rendat. "Njerezit gjejne format me automatike te levizjes, ndjekin dite pas dite itinerare te caktuara per ne pune, per ne shkolle. Por nese keto nderpriten pa lajmerim, atehere ka nje sere pasojash, te cilat fillojne me frustrimin, ndjenjen e ankthit e deri te agresiviteti i drejtuesve", - pohon Rustemi.
koha jone
koha jone
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38525
Registration date : 08/12/2007
Similar topics
» Bota e di si luan Edi Rama
» "Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve"
» Trafiku ne kaos, banoret: Rama eshte cmendur
» Haxhiymeri: Edi Rama, nuk krijoi "fryme" fitoreje
» "Drejtesia te rrije prane qytetareve, jo pazareve"
» Trafiku ne kaos, banoret: Rama eshte cmendur
» Haxhiymeri: Edi Rama, nuk krijoi "fryme" fitoreje
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi