Haxhiymeri: Edi Rama, nuk krijoi "fryme" fitoreje
Faqja 1 e 1
15072009
Haxhiymeri: Edi Rama, nuk krijoi "fryme" fitoreje
Sekretarja per Shanset e Barabarta dhe Shoqerine Civile ne Partine Socialiste, Edlira Haxhiymeri, ne nje interviste te dhene dje per gazeten "Koha Jone", u shpreh se rezultatet e dobeta te arritura ne zgjedhje, vijne si rrjedhoje e programit, ekipit dhe lidershipit, qe nuk arriten te krijonin frymen e fitores. Per sa i perket te ardhmes se kryesocialistit ne seline roze, Haxhiymeri sqaron se ekzistojne vlerat dhe rregullat demokratike statutore, te cilat do te mundesojne analizen e ftohte te rezultatit dhe identifikimin e pergjegjesive. Ajo analizon gjithashtu, te ardhmen politike te forces ku ben pjese.
Perse humbi Partia Socialiste, ne zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit?
Duhet te tregohemi te duruar per te pasur nje rezultat perfundimtar, te certifikuar nga KQZ dhe Kolegji Zgjedhor. Kjo do te na ndihmonte te benim nje analize te ftohte dhe objektive. Ajo qe mund te themi momentalisht, eshte se Partia Socialiste nuk arriti rezultatet e pritura dhe nuk mori nje mandat per te qeverisur shqiptaret, per kater vitet e ardhshme. Rezultati besoj se do te analizohet ne strukturat dhe anetaresine e PS. Ajo qe mund te themi ne nje analize paraprake te rezultatit, eshte se tre shtyllat e fushates: programi, ekipi dhe lidershipi, nuk arriten te krijonin "frymen" e fitores. Secila nga keto shtylla, pati problemet e veta dhe analiza e tyre duhet t'i sherbeje identifikimit te problemeve dhe sigurimit te permiresimeve te domosdoshme, per ta bere PS-ne force qeverisese per te ardhmen.
Shume shkurt, per momentin, mund te theksojme se programi i Partise Socialiste nuk arriti te ngjallte besimin e shtresave, qe pretendon se i perfaqeson; lidershipi u tejpersonalizua, ndersa ekipi nuk realizoi dot besimin tek elektorati, per te "thithur" votat e nevojshme per nje mandat qeverises. Kjo per shume arsye. Ne perfundim, Partia Socialiste si perqindje mori po aq vota sa edhe ne vitin 2005 dhe kjo, nuk na siguroi fitoren. Totali i votave te fituara, tregoi se PS ka nje elektorat te qendrueshem, shume idealist dhe te sakrifices, por numri i tyre nuk eshte i mjaftueshem per te siguruar fitoren.
Ku gaboi selia roze, ne keto zgjedhje?
Gjithnje ne nje analize paraprake, pervec sa me siper, Partia Socialiste nuk ndertoi marredhenie te qarta dhe te besueshme me aleatet dhe madje nuk arriti te mblidhte rreth vetes aleatet e majte, qe shprehin dhe mbrojne interesat e grupeve te caktuara, qe jane provuar se sebashku, mund ta realizonim fitoren.
Socialistet u votuan ne shumice nga moshat e pjekura dhe jo nga mosha me e re, per te cilen u zhvillua dhe "politika e re". Si e shpjegoni ju kete?
Kjo shpjegohet edhe ne pergjigjen e dhene per pyetjen e pare. Programi i Partise Socialiste, nuk krijoi besim tek moshat e reja, tek grate, tek grupet e marxhinalizuara ne shoqeri dhe si rrjedhoje, PS mbeti tek elektorati tradicional qe votojne PS-ne per tradite. Kjo vote, rezulton e pamjaftueshem per mandatin qeverises.
Megjithate, me duhet te theksoj se studimet demografike mbi sjelljet politike te shtresave te caktuara, jane ende ne fillesat e tyre ne Shqiperi dhe per rrjedhoje analiza te kesaj natyre, kerkojne kohe per te qene te sakta dhe objektive.
Selia roze do te perfaqesohet me mbi 50% deputete te rinj ne Parlament, si do te ndikoje kjo ne cilesine e politikeberjes ne Parlament?
Cdo grup ka nevoje per eksperience, per maturi, edhe per energji. Madje per nje grup perfaqesues, kerkohet nje gershetim i vlerave, moshave, gjinive, origjines, profesioneve etj. Une nuk do te preferoja te paragjykoja asnje nga deputetet e rinj dhe kapacitet politikeberese te tyre. Me mire t'ia leme kohes dhe te gjykojme me vone, rreth cilesise se prurjeve te reja te ketij Parlamenti.
Cfare pergjegjesie ka kryesocialisti ne keto zgjedhje dhe, a duhet te jape ai doreheqjen?
Une besoj se ne Partine Socialiste ekzistojne te gjitha kapacitet, vlerat dhe rregullat demokratike statutore, te cilat do te mundesojne analizen e ftohte te rezultatit, identifikimin e pergjegjesive dhe rrugeve, per te kapercyer situaten ne te cilen ndodhet forca jone politike.
Cila do te jete e ardhmja politike e Partise Socialiste?
Kete do ta percaktojne njerezit qe e bejne ate, natyrisht pas analizash dhe debatesh te frytshme, qe do t'i sherbejne vetem "shendoshjes" se realitetit. PS eshte ne gjendje te gjeneroje forca dhe energji. Ajo ka kapacitete te admirueshme. PS eshte pasuri kombetare qe i ka rezistuar koherave edhe me te veshtira. Idete qe qarkullojne sot ne media te ndryshme se PS-ja do te kete nje te ardhme traumatike deri ne percarje, jane historikisht te paverteta. PS-ja, si asnje force tjeter politike, di te vetgjenerohet dhe te vetorganizohet ne baze te rregullave te saj demokratike, shpesh duke i paraprire edhe zhvillimeve shoqerore te vendit. Situata e do qe ne gjirin e saj te zhvillohet nje filozofi e re, per nje te ardhme gjitheperfshirese se te majteve.
Bisedoi: Denis Dedej
Koha Jone

bulqizaku- Numri i postimeve : 1292
Reputation : 20
Points : 30566
Registration date : 18/05/2008
Similar topics
» "Rama, regjim vizash ne Tirane"
» Bumci: Edi Rama, i implikuar ne "Banden e "Lushnjes"
» Lelush: "Rama i njeh zgjedhjet, absurd bojkoti i Kuvendit"
» Trafiku, Rama "luan" serish me nervat e qytetareve
» "Gerdeci", Ina Rama shkaterroi procesin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi