"Rama, regjim vizash ne Tirane"
Faqja 1 e 1
02042009
"Rama, regjim vizash ne Tirane"
Fatjona Mejdini
Kryetari i qeverise Sali Berisha, akuzoi dje kryebashkiakun Edi Rama se po e kthen Tiranen ne nje regjim vizash, me aplikimin e takses per mjetet qe hyjne ne kryeqytet. Akuzat u bene dje, ne mbledhjen e radhes se qeverise ku kreu i ekzekutivit u shpreh se te imagjinosh vetem taksat per targen, qe u vihen automjeteve qe hyjne ne Tirane eshte e pabesueshme. Gjithe shigjetat e kryeministrit ndaj kryebashkiakut te kryeqytetit, kane pasur si objektiv propozimin e Rames per te vendosur nje takse prej 1 mije lekeshe, per te gjitha ato mjete te transportit publik, te cilat do te hyjne ne Tirane. Berisha deklaroi se kjo ide e hedhur nga kryebashkiaku, Edi Rama i dukej e pabesueshme, sepse ishte ne kundershtim te cdo norme dhe ligji te nxjerre me pare ne vend. Sipas Berishes, kjo ide mund te konsiderohej si feudale dhe se ishte nje regjim vizash me vete. "Ideja e takses per hyrjen ne Tirane eshte ide me feudale, se feudalizmi. Kjo ide eshte nje lloj regjimi vize, i pashpallur. Nuk e di, se ku e ka gjetur kryetari i bashkise kete ide, por eshte e pabesueshme", deklaroi Berisha, duke e quajtur idene e pamenduar. Sipas Berishes, te gjithe shqiptaret qe jetonin ne cdo skaj te vendit nuk mund te paguanin per futjen ne kryeqytet, pasi ata te gjithe kishin kontribuar per Tiranen. Kreu i qeverise, deklaroi se ne Tirane jane aksionere 3.4 milione shqiptare dhe per kete arsye ata meritojne respekt dhe levizje te lire. "Si qytetari shqiptar qe jeton mbrapa Dajtit, ashtu edhe ai qe jeton ne shpatet e Cajupit, apo te Shkelzenit, te gjithe kane pikezat e djerses se tyre ne kete kryeqytet. Eshte jashte cdo imagjinate qe targat e kamioneve, mikrobuseve, autobuseve te tatohen me 1 mije leke, per cdo hyrje ne kryeqytete. Kjo ka ndodhur ne kohen e principatave", tha kryeministri Berisha, duke u shprehur se kjo ceshtje nuk ishte kompetenca e tij, por ai nuk mund te qendronte ne heshtje ndaj ketij fenomeni te papranueshem. Nisur nga kjo kryeministri Berisha e ftoi kryetarin e bashkise se Tiranes, njekohesisht kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama qe te gjendej nje menyre per te mos vendosur kete "regjim vizash" me kryeqytetin. Sipas Berishes, qeveria ishte e gatshme ta rriste fondin per bashkine me te madhe ne vend ne menyre qe te mos perdoreshin taksime te tilla per qytetaret. "Kjo ceshtje, duhet te diskutohet me kryetarin e bashkise se Tiranes dhe ne rast se ka nevoje per fonde mbi baze projektesh, qeveria rrit fondin. Kete, ne e bejme per cdo qeveri vendore", deklaroi kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo ide e hedhur bie ne kundershtim me politikat e qeverise per levizje te lire. Ne kete kuader, Berisha deklaroi se qeveria ka hequr edhe taken prej 1 Euro per te hyre ne Shqiperi dhe vendosja e nje takse per hyrjen ne kryeqytet ishte e pamenduar dhe e papranueshme. Prej kohesh kryeministri Berisha ka sulmuar edhe disa nga nismat qe jane ndermarre nga bashkia e Tiranes. Po keshtu me nxjerrjen e nje ligji frenues qeveria e drejtuar nga kryeministri Berisha ju kundervu edhe nismave te marra nga pushteti vendor, per rritjen e taksave per biznesin e vogel.
Zogu i Zi
Kryeministri Berisha kujtoi dje ne mbledhjen e qeverise edhe mbikalimin e ndertuar nga bashkia e Tiranes ne kryqezimin e Zogut te Zi. Sipas Berishes, tashme behet e qarte se ky bunker u krijua nga Rama, per te izoluar kryeqytetin nga pjesa tjeter e vendit.
Koha Jone

"Rama, regjim vizash ne Tirane" :: Komentet
Re: "Rama, regjim vizash ne Tirane"
po kjo taksa per te hyre ne Shqiperi ,mire eshte te funksionoje,ashtu si ne vendet e tjera(kam parasysh ketu per te huajt),kurse ky qe do te na vere takse edhe per te hyre ne Tirane.....po ky eshte hajdut me cizme se edhe taksen e pastrimit na e ka rritur dhe mbase do te vere dore kjo qeveri ta ule se...ky milet te mare rroge apo pension ,vetem per te paguar taksat qe te fryhet ai sulltani i bashkise.
Mire ben Sala
Qe ja ve kufirin tek thana....
Mire ben Sala
Qe ja ve kufirin tek thana....
Tax per te hyre ne Tiran !!? atehere po vendosim edhe taxa ne rrugen internacionale Shkoder Podgorice qe kalon nepermes tokes time,hajde bulqezak se po behemi te pasur
psikopati,do te shohe ndonje enderr dhe mbase do te pretendoje qe edhe ajrin te na e jape me pompe kur dhe sa te doje ai.....O PERENDIA IME!!!
Rrugen e emershuarit po ndjeke ai,vetem ne nje kohe tjeter,lidabica shkruajti:psikopati,do te shohe ndonje enderr dhe mbase do te pretendoje qe edhe ajrin te na e jape me pompe kur dhe sa te doje ai.....O PERENDIA IME!!!
Patjeter qe dogana e hyrjes per ne Tirane duhet te kaloje nga PEZA.
skandalet e rames spo kan fund megjithse sduhet me i vu fort faj se esht pranver
A e shikoni cfare do te beje diktatori. Ate qe aplikonte edhe ENVERI ku fshataret nuk blenin dot buke ne TIRANE.Imagjinoni sikur qytetet e tjera ta bejne reciproke kete qe do te aplikoje RAMA per makinat e rretheve,pra edhe ata te vendosin taksa per makinat e TIRANES qe do te futen ne qytetet e tyre. Atehere nje qytetari nga TIRANA per te vajtur ne SARANDE i duhet te paguaje 1000 leke ne DURRES , 1000 ne KAVAJE , 1000 ne RROGOZHINE , 1000 ne LUSHNJE , 1000 ne FIER , 1000 ne BALLSH , 1000 ne MEMALIAJ , 1000 ne TEPELENE , 1000 ne GJIROKASTER dhe 1000 ne SARANDE, pra 10000 leke te vjetra pervec benzines.Duket qe nuk mbush mire lideri i opozites.
me falni por do t'i kete ardhur para vaftit andropauza dh e ka zene me keto dvijime psiqike te renda
Similar topics
» "BE, heqje vizash per tere Ballkanin"
» Berisha, sot "ngre" flamurin ne Tirane
» Tirane, "shperfillet" Pavaresia
» Bumci: Edi Rama, i implikuar ne "Banden e "Lushnjes"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi