ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha, sot "ngre" flamurin ne Tirane

Shko poshtė

08042009

Mesazh 

Berisha, sot "ngre" flamurin ne Tirane Empty Berisha, sot "ngre" flamurin ne Tirane




Berisha, sot "ngre" flamurin ne Tirane 20090407200045_artikullFatjona Mejdini
Ngritja e flamurit perkrah atyre te vendeve te tjera anetare te NATO-s do te behet sot edhe para selise se Kryeministrise. Vetem pak minuta para fillimit te mbledhjes se qeverise, ne menyre simbolike, ne prezence te kryeministrit Berisha do te behet ngritja e flamurit para kryeministrise. Duke e permbyllur ne kete menyre tere ciklin disaditor te anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Nderkohe qe vetem disa dite pas anetaresimit ne strukturat e Aleances se Atlantikut te Veriut, Shqiperia ka hedhur syte ne drejtim te rajonit te Ballkanit perendimor, per te dhene kontributin e saj per "thithjen" dhe te ketyre vendeve ne NATO. Ka qene kryeministri Berisha, ai i cili deklaroi dje per mediat ne Bruksel se, Shqiperia do te ishte nje avokate edhe per anetaresimin e vendeve te rajonit ne NATO. Duke ju pergjigjur pyetjeve te gazetareve ne lidhje me anetaresimin e Kosoves, Bosnjes dhe Malit te Zi, kryeministri theksoi se anetaresimi i tyre do ti shperbente paqes dhe stabilitetit te metejshem ne rajon. "Anetaresimi i dy vendeve tona sot eshte nje ogur shume i mbare per Bosnjen, Kosoven, Malin e Zi dhe per te gjithe rajonin. Ne do te jemi avokatet me te mire te tyre, sikunder do t'i japim cdo ndihme te mundshme qe procesi i integrimit te tyre drejt NATO-s te eci me hapat e merituara", deklaroi kryeministri Berisha per anetaresimin dhe Shqiperise dhe Kroacise ne NATO. Sipas tij, perfshirja e Malit te Zi dhe Bosnje-Hercegovines karten Adriatik eshte nje tregues i mire per te ardhmen e tyre ne aleances. Po keshtu kryeministri Berisha theksoi se edhe Maqedonia si pjese e rendesishme e rajonit, duhej te behej pjese e Aleances. "Maqedonia e ka vendin te sigurt ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, pritet vetem zgjidhja e problemit qe ka me Greqine", deklaroi Berisha, duke theksuar se futja ne aleance ishte zgjidhja me e mire per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Nderkohe qe kreu i ekzekutivit shqiptar uroi dje qe mes Greqise dhe Maqedonise te zgjidhej edhe ceshtja e emrit e cila nuk kishte lejuar shtetin fqinje te behej pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut. Sipas Berishes, Shqiperia uronte qe Maqedonia te behej sa me shpejt pjese e NATO-s. Gjate nje ceremonie solemne me pjesemarrjen e Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, Shefer kryeministri Berisha la te kuptohej se realizimi i kesaj endrre, ka ardhur edhe si pasoje e bashkepunimit me forcat e opozites. Pas ketij momenti historik, kryeministri Berisha dhe homologu i tij kroat, Sanader ne nje konference te perbashket per shtyp, shprehen falenderimet dhe pikepamjet e tyre ne lidhje me kete anetaresim historik per te dy kombet. "Ishte nje fat i madh per mua te asistoja dhe ta shoqeroja ne momentin, kur ky flamur do te ngrihej me lart se kurre ne historine e tij", tha Berisha. Shqiptaret, sipas tij, e festuan me krenari anetaresimin e Shqiperise ne NATO, duke ditur te vleresonin edhe rendesine e madhe te kesaj ngjarje historike per kombin.
koha Jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Berisha, sot "ngre" flamurin ne Tirane :: Komentet

Anonymous

Mesazh Wed Apr 08, 2009 2:44 pm nga blu

A e degjuat DYLBERIN e bashkise qe tha ne konference shtypi se BERISHA po e con vendin ne qorrsokak. Futjen ne NATO EDVINI e quan qorrsokak.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lidabica

Mesazh Wed Apr 08, 2009 3:11 pm nga lidabica

Kur ka fol Torja more se s'e kam pare,o blu po ai eshte i biri i t'et s'ke ē'pret prej tij .
Ai po nxin a s'e ke pa si i eshte bere surrati ,o Perendi sikur s'jane shqiptare keta ...pupupuuuuu...na felliqen,per ate ZOT

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Wed Apr 08, 2009 7:28 pm nga Iliriada Portal

kta zdine te bejne as opozite

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Apr 08, 2009 10:29 pm nga bulqizaku

or berishes ja boft zoti hallall

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi