ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirane, "shperfillet" Pavaresia

Shko poshtė

30112008

Mesazh 

Tirane, "shperfillet" Pavaresia Empty Tirane, "shperfillet" Pavaresia




Tirane, "shperfillet" Pavaresia 20081129053023_artikull
Rruget e Tiranes duken mjaft te zymta. Asnje flamur, asnje banderole pershendetese dhe asnje simbol tjeter nuk eshte vendosur ne institucionet publike apo ne rruget kryesore te kryeqytetit, edhe pse dje jane mbushur plot 96 vjet qe nga dita kur Shqiperia u shpall "e mosvarme". E pervec kesaj, dje rruget e Tiranes kane qene me bosh se asnjehere. Te gjendur para kesaj situate indiferentizmi, ata me patriotet kane dale ne rruget kryesore te kryeqytetit, ne pritje te aktiviteteve te mundshme te bashkise. Megjithate, kane pesuar nje zhgenjim te madh. "Cfare pune me te rendesishme paska pasur shteti dhe bashkia qe nuk organizuan qofte edhe nje aktivitet mirenjohes, per te gjithe ata qe jeten ia dedikuan Pavaresise?". Kjo pyetje lexohet ne syte e atyre me te moshuarve, te cilet jane ndjere mjaft te indinjuar ndaj indiferences se atyre qe na drejtojne.

Zymtesia

Me shume sesa moti, zymtesia eshte e pranishme ne rruget e Tiranes dhe ne syte e njerezve. Te parat, nga mungesa e simboleve kombetare, te dytet nga zhgenjimi per shkak te mungeses se aktiviteteve. Perpiqesh me kot, qe ne bulevardin kryesor, apo ne dritaret e institucioneve shteterore te gjesh ndonje shenje perkujtimi per festen e madhe te Pavaresise, por rezultati eshte i paimagjinueshem. Asnjeri nuk e ka vrare mendjen qe te nxirrte nga bodrumet e institucioneve qe drejtojne, qofte edhe nje flamur kuqezi, simboli i shpalljes se Shqiperise "e pavarur". Te vetmit ata qe jane kujtuar, kane qene shtetasit kosovare, te cilet ne bizneset e vogla qe drejtojne, kane vendosur flamuj, ndersa nuk kane ngurruar qe poshte xhuboksit qe i mbron nga i ftohti, te veshin nje bluze me flamur. Nderkaq, te tjere qytetare kane ndezur fishekzjarre ne respekt te kesaj dite, apo kane shkembyer urime me njeri-tjetrin. E, drejtuesit e politikes, te shtetit apo te bashkise se Tiranes, e kane bere nje gje te tille, nen efektin e kamerave, por nuk kane bere asgje tjeter qe te na beje te ndjehemi te lire, pas qindra shekujsh lufte.

Festimet

Duket se vete qytetaret vazhdojne te mbeten te vetmit qe e vleresojne me te vertete diten madhe te pavaresise. Edhe dje ne shenje respekti te kesaj dite ne shume ballkone dhe dritare te pallateve gjeje te varur flamujt kuq e zi. Kjo zgjidhje ne shenje respekti duket se i ka bere karshillek edhe harreses se institucioneve shteterore per kete dite te shenuar. Ne mungese te aktiviteteve ku ata mund te mblidhen dhe te diskutojne ne lidhje me diten e madhe, te moshuarit kane zgjedhur te luajne domino ne lulishte, te cuditur nga indiferenca qe e ka karakterizuar Tiranen kete vit. Shume prej tyre shtrojne pyetjen nese mungesa e "stolisjes" se Tiranes eshte bere per te kursyer, apo sepse askush nuk do t'ia dije nese dje jane mbushur 96 vjet nga dita kur Ismail Qemali ngriti Flamurin e Pavaresise ne Vlore.

Mediat

Me shume duket se festen e kane respektuar dhe kujtuar pikerisht organet e medias. Me se shumti, televizionet kane zgjedhur te vendosin nje logo flamuri, ndersa shfaqnin programet, ndersa ne faqet e internetit te tyre mbizoteron urimi "Gezuar!". Ne fakt, interesimi per aktivitetet e mundshme ne kete dite te madhe ka nisur dite me pare. Te pyetur per dicka te tille, burime nga bashkia e Tiranes preferuan te mos jepnin asnje informacion. Sic duket, kjo nuk ka ndodhur sepse nuk kane dashur ta japin, porse nuk kane pasur c'te japin. Edhe drejtuesit e shteteve te tjera jane kujtuar t'i urojne Shqiperise diten e shpalljes se pavaresise me telegrame, por vete ne, as qe e kemi vene ujin ne zjarr ta respektojme kete feste te shenuar. Ndersa kujton se si eshte festuar kjo dite ne vitet e tjera, vetvetiu te lind pyetja: "A thua rendesia e shpalljes se pavaresise po vjen duke u zbehur, apo dhente Zoti kjo eshte thjesht nje pasoje e indiferences se drejtuesve tane, te cilet ndoshta jane shume te zene duke menduar nese do t'i fitojne zgjedhjet ne vitin 2009?". Ndonese eshte absurde, do te ishte pak me e logjikshme te ishte kjo e dyta, sepse nese do te qendronte argumenti i pare, atehere do te ishte vertet e dhimbshme per te gjithe ata qe dhane jeten qe ne sot, te jemi te lire, dhe nje shtet...

Krosi i munguar, dhe rishpallja e pavaresise

Gjate vitit te kaluar, atmosfera e festes ka qene mjaft e ndezur. Madje, aktivitetet filluan qe me 26 nentor te vitit 2007, kur u zhvillua krosi i Pavaresise. Kjo gare eshte bere ne rruget te cilat mbajne emrat simbolike te kesaj dite, duke nisur nga rruga "Ismail Qemali", "Sheshi i Pavaresise" dhe rruga "28 Nentori", qe perfundon prane bashkise". Gjithashtu, po vitin e kaluar me rastin e shpalljes se Pavaresise u be edhe ceremonia e Levizjes se Flamurit nga 12 pasardhesit e figurave qe ngriten flamurin para rreth nje shekulli. Behet fjale per perfaqesues te Toptaneve, nga familja e Abdi, Murat, Refi dhe Fuat Toptani, te cilet kane qene ne grupin e 12 personaliteteve qe kane shpallur pavaresine e Tiranes. Gjithashtu ka pasur edhe perfaqesues te familjes Pazari, Banka, Nishku, Ndroqi, Shehri, Papajani, si dhe Deliallisi qe moren pjese ne ate aktivitet. Ngritja e flamurit ne menyre simbolike eshte shoqeruar gjate vitit te kaluar edhe nga ansambli "Tirana" dhe nga orkestra frymore e bashkise. Megjithate, sivjet, asgje e tille nuk u be, qofte edhe per syte e botes, te cilet me siguri kane mbetur te cuditur se si nje ngjarje aq e shenuar te mos perkujtohet, qofte edhe thjesht me "stolisje" te Tiranes me flamuj.

Bien shitjet e simboleve shqiptare

Kane rene ndjeshem dje, shitjet e simboleve kombetare neper pikat ku tregtohen zakonisht. Habine e kane shprehur edhe vete shitesit, te cilet thone se me shume flamuj blihen kur ka ndonje ndeshje, apo ngjatje tjeter, sesa me rastin e shpalljes se pavaresise. Bleresit e artikujve dhe suvenireve me simbolet kombetare, sipas tregtareve, ne shumicen e rasteve jane shtetas te huaj ose emigrante shqiptare, te cilet i blejne si dhurata.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 38530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Tirane, "shperfillet" Pavaresia :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Nov 30, 2008 11:50 am nga Iliriada Portal

“Rama tė ikė, ofendoi 28 Nėntorin”
Edi Rama e ka kthyer Tiranėn nė ēiflig, do kėrkojmė dorėheqjen e tij. Akuza pėr kryebashkiakun e Tiranės vjen nga Ferdinand Poni, i cili veē postit tė zėvendėsministrit tė Brendshėm pėr Pushtetin Lokal, mban edhe atė tė kreut tė grupit tė kėshilltarėve demokratė nė Bashki. Akuzat e zv.ministrit erdhėn nė lidhje me atė qė Poni e konsideroi si "ofendimin qė kryetari i Bashkisė sė Tiranės i bėn Ditės sė Flamurit, ditėlindjes sė kombit shqiptar". Grupi i kėshilltarėve demokratė pohon nė rreshtat e parė tė deklaratės se: "Sot (dje) 28 Nėntorin, Ditėn e Flamurit, ditėn e Ditėlindjes sė Kombit shqiptar, ditė qė festohet nga ēdo shqiptar me nderim, adhurim e krenari mė tė madhe nė tė katėr anėt e botės, kudo qė ata ndodhen, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, nė njė veprim tė turpshėm e tė papėrgjegjshėm, njėlloj sikur ta kishte Tiranėn ēiflig tė familjes sė tij, pėrjashtoi kryeqytetasit nga festa me njė akt fund e krye tė turpshėm pėr kryeqytetin e vendit, duke ndaluar ēdo lloj veprimtarie festive tė Bashkisė, duke e pėrjashtuar Tiranėn nga ēdo lloj dekorimi e zbukurimi pėr festėn mė tė madhe tė shqiptarėve, pėr festėn e mbarė shqiptarėve". Duke e vlerėsuar kėtė ditė tė veēantė pėr shqiptarėt, anėtarėt demokratė tė Kėshillit Bashkiak deklaruan se dje, Edi Rama ofendoi kryeqytetasit, kryeqytetin dhe mbarė vendin e kombin, duke pėrjashtuar Tiranėn nga festimet pėr ditėn e lindjes sė kombit shqiptar. Duke vazhduar nė deklaratėn e tyre, pėrfaqėsuesit e Partisė Demokratike pohojnė se: "Sot (dje) nė ditėn e nderimit mė tė thellė pėr tė rėnėt e kombit; shtėpia qė i takon tė jetė shtėpia e parė e qytetit tė Tiranės ngjason jo nė festė, por nė zi". Ndėrsa duke pėrshkruar atmosferėn e djeshme nė kryeqytet, demokratėt e Kėshillit Bashkiak thonė nė deklaratėn e tyre: "Trishtim i madh. Nė bulevardet dhe rrugėt e gjithė shqiptarėve nuk ka asnjė flamur kombėtar dhe zbukurime festive. Bashkia e Tiranės ėshtė bashkia e parė e Shqipėrisė, Bashkia e parė e kombit dhe e vendit". Kurse duke aluduar pėr kryebashkiakun Edi Rama, demokratėt pohojnė se ata qė mendojnė se mund ta trajtojnė Tiranėn si ēiflig tė tyre dhe familjes sė tyre, mashtrohen keq. "Ata s'kanė asgjė tė pėrbashkėt me kėtė komb nėse pėrbuzin, neglizhojnė dhe ofendojnė simbolet dhe krenarinė kombėtare, frymėn, shpirtin dhe dinjitetin e kombit", thuhet nė deklaratėn publike. Mė tej grupi i kėshilltarėve tė PD-sė i drejtohet kryebashkiakut nė emėr tė ēdo qytetari tė Tiranės, duke i kėrkuar atij se, nėse i ka mbetur edhe njė fije personaliteti njerėzor dhe dinjiteti shqiptar, tė japė sa mė parė dorėheqjen. "Nė tė kundėrt ne informojmė qytetarėt e Tiranės se do tė kėrkojmė nė mbledhje tė Kėshillit Bashkiak, mocion mosbesimi ndaj kryetarit tė Bashkisė pėr aktin e turpshėm, rrugaēėror, antishqiptar, tė pafalshėm tė tij", pėrfundon deklarata e Ponit. fa.ma
Panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Drini

Mesazh Sun Nov 30, 2008 2:42 pm nga Drini

Me shume sesa moti, zymtesia eshte e pranishme ne rruget e Tiranes dhe ne syte e njerezve. Te parat, nga mungesa e simboleve kombetare, te dytet nga zhgenjimi per shkak te mungeses se aktiviteteve.
........
Duket se vete qytetaret vazhdojne te mbeten te vetmit qe e vleresojne me te vertete diten madhe te pavaresise. Edhe dje ne shenje respekti te kesaj dite ne shume ballkone dhe dritare te pallateve gjeje te varur flamujt kuq e zi. Kjo zgjidhje ne shenje respekti duket se i ka bere karshillek edhe harreses se institucioneve shteterore per kete dite te shenuar.
Eyrtaret e kan mendjen ku te vjdhin. Kjo dite nuk u jep shance per te vjedhur. Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Sun Nov 30, 2008 3:38 pm nga ADMIN

Ndoshta ishte shume ftoht ,por kjo nuk eshte nje ustifikim

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sun Nov 30, 2008 4:43 pm nga shqiptari

Per qytetin e Tiranes i takonte veēanerisht bashkis qe te bente aktivitete. Edi Rama esht nji cop hajvan, pa idin e pa iman.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ADMIN

Mesazh Sun Nov 30, 2008 4:48 pm nga ADMIN

Ju betohem me dt 13 mars te ketij viti ,isha ne areportin e Milanos
duke ardhur per amerik ,ai ishte aty kishte tretur rrugen ,erdhme nga Tirana
dhe ishim tranzit mbase ku shkonte ,ndejti 15 minuta ne rralle te gabuar
pastaj doli ,fliste me vete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Sun Nov 30, 2008 5:14 pm nga shqiptari

E dim e dim po me hajvan jan ato qe e vune.Eh kti popullit ton si nuk ju ndan hajvanet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi