ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pranvera arabe

Shko poshtė

16082011

Mesazh 

Pranvera arabe Empty Pranvera arabe




ILIR KALEMAJ

Seria e revolucioneve cedar, qė ndoqi ato tė revolucioneve rozė dhe tė kadifenjta nė ish-republikat sovjetike, nga Kaukazi nė Azinė Qendrore, pas suksesit fillestar nė Tunizi dhe Egjipt, u dorėzua thuajse pa zhurmė nė Bahrein, ku njė pakicė suni qeveris popullatėn shite, ka ēuar drejt njė situate paradoksale nė Jemen, ku Presidenti Saleh mbahet me paterica, u lėkund ndjeshėm nė Libi, ku kolonel Gedafi vazhdon tė rezistojė mes frikės qė do tė prodhojė kaosi i shkaktuar nga largimi i tij dhe ėshtė nė njė situatė disi sureale nė Siri, ku Bashar Al-Asadi po pėrpiqet tė mposhtė brutalisht revoltat popullore pėrpara ndėrhyrjes nė shkallė tė gjerė tė ndėrkombėtarėve. Ėshtė fakt qė vendet e Lindjes sė Mesme, ashtu sikundėr ato nė kontinentin afrikan, kanė vuajtur nė periudhėn paskoloniale nga fakti qė kufijtė e tyre kombėtarė u vunė sipas oreksit tė Fuqive tė Mėdha, duke mos marrė parasysh as vija etnike, as fetare, tribale apo komunitete gjuhėsore. Pėr rrjedhojė, ndarjet dhe skizmat shoqėrore ishin dhe ngelen shumėdimensionale, ndėrkohė qė faktorėt qė i bashkojnė dhe boshti i pėrbashkėt janė nė mungesė. Kėto vende ndryshojnė nga modeli franko-gjerman qė ėshtė i pėrhapur edhe nė Europėn Lindore, qė ėshtė ndėrtuar mbi konceptin e njė lineariteti vijimėsor, ku shteti ndėrtohet mbi kombin, i cili, nga ana e tij, simbolizon njė vijueshmėri natyrale nga grupi i njėjtė etnik dhe ku fjala qė e pėrshkruan ka nja ngarkesė simbolike qė ndėrlidh konceptin e familjes me atė tė kombit-shtet, pra fjalė tė tilla si: “atdhe” apo “mėmėdhe”. Apo nga modeli i vendeve “anglosaksone”, tė cilat kanė ndėrtuar konceptin e “homeland”, qė nė njė pėrkthim tė lirė do tė thotė tokė e pėrbashkėt, ku gjithkush ndjehet si nė shtėpi, pra koncepti gjithėpėrfshirės i qytetarisė qė bashkon pavarėsisht vendit tė origjinės apo diversitetit fetar, kulturor e me radhė.
Pėr kėto vende ėshtė karakteristikė njė thėnie e lashtė e beduinėve arabė, qė thotė: “Unė dhe vėllai im kundėr kushėririt; unė, vėllai dhe kushėriri kundėr tė huajit”. Kjo thėnie, qė mbėrthen kuintesencėn e mendimit tribal dhe lokalizon ndjesinė e besnikėrisė te unitete sa mė tė ngushta shoqėrore, vihet nė zbatim atje ku mungon njėfarė uniteti apo ideali kombėtar, i cili ka aftėsinė tė pėrbashkojė pėrtej kėtyre ndasive me bazė primordiale.
Vendet arabe dhe ato tė Lindjes sė Mesme vetėm sė fundi po eksperimentojnė lėvizje mė frymė nacionaliste dhe qė kanė nė mos si pikėsynim interesin kombėtar dhe si pikėmbėshtetje tabanin kombėtar dhe jo thjesht pakėnaqėsi lokale qė prekin njė pjesė tė vogėl tė popullatės. Shumė nga kėto vende janė udhėhequr prej kohėsh nga njė pakicė qė ka instaluar njė regjim autokratik. Pėrmendim kėtu regjimin e Sadam Huseinit nė Irak, i cili ishte i bazuar nė pakicėn suni dhe rajonin e Tikritit, apo Al-Asadėt, tė cilėt pėrfaqėsojnė sektin Alawi, njė skizėm tė myslimanėve suni, tė cilėt pėrbėjnė njė veēanti vetėm tė Sirisė, ashtu sikundėr Druzhėt nė Libanin fqinjė, apo rasti i Bahreinit qė u pėrmend mė sipėr. Qeverisja me dorė tė hekurt nga kėto pakica qė instaluan regjime diktatoriale tė bazuara nė shpėrndarje favoresh dhe nepotizėm klanor kanė prodhuar njė valė tė gjerė protestash, tė cilat janė shtypur gjakėsisht kohė pas kohe.
Mė nė fund duket se kombinimi i mjeteve alternative tė informimit (new media), e cila ndėrthur teknologjinė mė tė fundit me shpėrhapjen poshtė-lart tė informacionit, ka prodhuar ambientin e nevojshėm dhe nxitės pėr shpėrthim tė revoltave demokratike, tė cilat synohen tė shtypen dhunshėm nga diktatorėt dhe autokratėt qė kanė ngelur pa u pėrmbysur nė kėtė rajon qė sė bashku me Ballkanin ka prodhuar gjithnjė mė tepėr histori se ē‘mund tė konsumojė. Diku ky proces ka rezultuar i suksesshėm (Tunizi, Egjipt), me gjithė fazėn e hallakatur tė tranzicionit qė po vijon, diku ka ndaluar qysh nė embrion (rasti i Bahreinit apo edhe Arabisė Saudite, ku mbreti i vendit nisi tė zbatonte njė varg politikash populiste pėr tė parandaluar shfaqje tė ngjashme). Kuptohet, kėto tė fundit janė ndihmuar edhe nga njė politikė me dy korsi, veēanėrisht nga Shtetet e Bashkuara, tė cilat kanė interesa strategjike nė rajon.
Nga ana tjetėr kemi edhe rastet anames, si rasti i Libisė, ku njė iniciativė e NATO-s, udhėhequr nga Franca dhe Britania, por me mbėshtetjen e pakursyer tė amerikanėve, po pėrpiqen tė mbajnė gjallė shpirtin luftarak tė rebelėve duke bombarduar Tripolin nė tė njėjtėn kohė qė u dėrgon ndihmė trupave opozitare. Edhe nė Siri, sė fundi, sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, u ka bėrė thirrje disa vendeve pėr tė ndaluar blerjen e naftės dhe gazit nga Siria, nė mėnyrė qė tė bėhet trysni ndaj Presidentit Bashar al-Assad, pėr tė ndalur shtypjen brutale tė protestuesve, si dhe pėr tė parandaluar pėrsėritjen e skenarit gjakatar qė bėri i ati i tij, Hafiz Al-Asad, ku vrau rreth 40 000 mbėshtetės tė Vėllazėrisė Myslimane nė qytetin e Hafas, rreth tri dekada mė parė. Sekretarja Klinton u ėshtė drejtuar gjithashtu Kinės, Indisė, dhe disa vendeve europiane tė vendosin sanksione pėr energjinė, ndėrsa i ka kėrkuar Rusisė tė ndalė shitjen e armėve nė Siri, ndėrsa Obama ka kėrkuar sė fundi dorėheqjen pa kushte tė Presidentit Al-Asad. Konsensusi ndėrkombėtar rreth Sirisė apo Libisė ėshtė ku e ku mė i lehtė pėr t‘u arritur sesa nė rastin e Iranit, ku Rusia dhe Kina kanė interesa tė forta ekonomike, qė variojnė nga kontratat pėr ndėrtimin e reaktorėve nuklearė te nafta dhe gazi natyror, pėr tė cilat Irani ėshtė ndėr eksportuesit kryesorė nė botė. Suksesi apo dėshtimi i efektit domino ėshtė dhe kyēi qė do tė pėrcaktojė fatin e pranverės (sė vonuar) arabe.



Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi