ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NYT: Presidenti Obama dhe pranvera arabe

Shko poshtė

21052011

Mesazh 

NYT: Presidenti Obama dhe pranvera arabe Empty NYT: Presidenti Obama dhe pranvera arabe




"New York Times"


Nuk duhet tė jetė befasi se trazirat nė botėn arabe kanė prekur edhe palestinezėt, tė cilėt vazhdojnė tė jenė ende larg zgjidhjes sė premtuar pėr dyshtetėsinė.
Nė pėrvjetorin e krijimit tė Izraelit, mijėra persona kanė marshuar nga Siria, Gaza, Libani dhe Bregu Perėndimor, duke shkelur kufijtė e Izraelit dhe duke u konfrontuar me trupat izraelite.
Izraeli duhet tė mbrojė territorin e vet, ndėrsa protestat dhe dėmet mund tė jenė shmangur po tė kishte negociata paqėsore dhe thelbėsore.
Qė kur presidenti Obama mori presidencėn, liderėt izraelitė dhe palestinezė kanė pasur gjithsej tre javė bisedime direkte, ndėrkohė qė javėn e shkuar, Xhorxh Mitēell, i dėrguari i zotit Obama nė Lindjen e Mesme, dha dorėheqje.
Faji bie mbi tė gjithė. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nuk ka treguar interesim pėr negociatat dhe ka shfrytėzuar trazirat nė rajon si njė arsye mė shumė pėr tė ruajtur pozicionin aktual.
Liderėt arabė, ndėrkohė, nuk i kanė dhėnė atij ndonjė shtysė pėr arritjen e kompromisit. Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, dėshiron tė arrijė marrėveshje, por duket se ndėrkohė ka hequr dorė.
Deri mė tash, presidenti Obama ka bėrė pak pėr tė shkrirė procesin. Derisa pėrgatitet pėr tė adresuar Pranverėn Arabe kėtė tė enjte, Shtėpia e Bardhė ka sinjalizuar se ka pak gjasa qė ai tė ofrojė ndonjė nismė tė re pėr ringjalljen e bisedimeve paqėsore.
Ka ardhur koha pėr zotin Obama qė sė bashku me aleatėt thelbėsorė tė vendosin nė tavolinė njė hartė dhe njė marrėveshje - dy palėt nuk mund ta bėjnė kėtė tė vetme.
Shtetet e Bashkuara dhe demokracitė tjera nuk mund ta diktojnė rezultatin, por duhet tė investojnė maksimumin e pėrpjekjeve dhe tė kreativitetit pėr tė ndihmuar formėsimin e rezultatit.
Zoti Obama mund ta shfrytėzojė fjalimin pėr tė artikuluar parimet qė vendet arabe duhet ndjekur, si parakusht pėr mbėshtetjen ekonomike dhe politike tė Perėndimit: zgjedhjet demokratike, tregun e lirė, raportet paqėsore me fqinjėt, tė drejtat pėr gratė dhe pakicat, si dhe sundimin e ligjit.
Ringjallja e procesit paqėsor duhet tė jetė pjesė e gjithė kėsaj pėrpjekjeje. Konflikti izraelito-palestinez nuk ka qenė nė qendėr tė protestave nė Egjipt, Libi dhe Siri, por, siē e ka dėshmuar edhe vetė presidenti sirian, Asad, ky konflikt vazhdon tė jetė njė armė potente pėr autokratėt dhe ekstremistėt. (a.v.)
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi