ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Test pėr politikėn tripolare

Shko poshtė

30052008

Mesazh 

Test pėr politikėn tripolare Empty Test pėr politikėn tripolare




Test pėr politikėn tripolare

Nga Mero Baze

Kryetari i Partisė Socialiste, Edi Rama, ka ndėrhyrė dje publikisht pėr tė ekspozuar njė betejė qė po konsumohej nė heshtje. Prej disa javėsh, presidenti, Bamir Topi dhe kryeministri, Sali Berisha, janė pėrfshirė nė njė krizė komunikimi pėr shkak tė dekretimit prej presidentit tė 5 kandidatėve pėr anėtarė tė Gjykatės sė Lartė, tė cilėt nuk janė konsultuar mė parė me shumicėn ose opozitėn nė rrugė zyrtare.
Nė praktikėn normale tė rigjenerimit tė kėtij institucioni ishte krijuar njė praktikė konsultimi me dy blloqet kryesore politike dhe nė disa raste ka pasur dhe konsensuse tė ndėrmjetme. Kjo sė paku ka ndodhur nė kohėn kur zoti Moisiu ishte president dhe zoti Topi kryetar i grupit parlamentar. Nuk ėshtė e sigurt po ashtu, nėse presidenti ėshtė konsultuar nė distancė me grupin mė tė madh tė opozitės, por shihet qartė qė emrat e dekretuar janė tė mirėpritur prej tyre dhe nuk ka shumė rėndėsi konsultimi. Pėr Partinė Demokratike duket se emrat janė dukshėm acarues. E gjithė kjo nuk ka ndodhur pa vetėdije. Pas reformės “me goditje tė pėrqendruar” ndaj Kushtetutės, ku mėnyra e zgjedhjes sė presidentit u ndryshua pa u pyetur as formalisht presidenti, ky ėshtė gjesti i parė qė i kthen reston nė kėtė rast Sali Berishės. I drejtė ose jo, serioz apo joserioz, kjo ėshtė njė sprovė e qartė politike e presidentit pėr t’i dėshmuar kryeministrit se nuk ka ndėrmend ta pyesė pėr ngastrėn e pushtetit qė ka vetė nėn kontroll. Ky konflikt ka sė paku njė muaj qė zjen brenda shumicės dhe askush nuk e kishte bėrė publik. Sorollatjet formale qė iu bėn Topalli dekreteve janė po ashtu brenda hapėsirės qė asaj i jep ligji pėr t’u vonuar. Tė gjithė kėtė situatė e shpėrtheu dje kryetari i opozitės, i cili hetoi ngėrēin brenda shumicės dhe sulmoi Topallin pėr njė procedurė, tė cilėn ajo po e pėrdorte pėr tė shtyrė shpėrthimin publik tė konfliktit. Tani qė konflikti u bė publik, palėt e pėrfshira nė tė duhet tė flasin politikisht. Ndėrhyrja e qartė e Edi Ramės pro dekretimit tė pesė emrave pėr Gjykatėn e Lartė do tė thotė se opozita do t’i votojė kėta pesė emra. Kjo e bėn shumė delikate situatėn brenda grupit parlamentar tė PD, ku njė numėr deputetėsh, sė paku dhjetė prej tyre, janė tė rreshtuar qartazi rregullisht pro veprimeve politike tė zotit Topi. Kjo betejė, e para pas pėrpjekjes pėr ta injoruar publikisht vullnetin e presidentit pėr mėnyrėn e zgjedhjes sė tij, ėshtė nė tė vėrtetė njė test pėr atė qė dikur Berisha e ka quajtur politikė tripolare. Kėto dekrete duhet tė miratohen nė Kuvend dhe pėr disa nga kėta emra PD ka kundėrshti tė qartė. Nėse presidenti Topi arrin tė mbajė nėn kontroll mbėshtetėsit e tij, ai mund t’i kalojė kėta emra, duke ia kthyer borxhin qartazi kryeministrit Berisha pėr atė qė i ka bėrė njė muaj mė parė me Kushtetutėn. Nėse jo, ai humbet njė betejė tė rėndėsishme politike brenda PD dhe thuajse zeron influencėn e tij, duke ēuar dėm kėshtu dhe njė sėrė drekash dhe darkash qė tentonin tė prodhonin njė korent politik brenda asaj partie. Tani qė lufta u bė publike, ai duhet t’iu dalė zot mbėshtetėsve tė tij ose, thėnė mė qartė, duhet tė sigurohet se ata janė me tė deri nė fund. Pėrndryshe, njė rrėzim i dekreteve do ta detyrojė atė tė konsultohet pėr emrat qė do tė ēojė nė Kuvend, duke degraduar kėshtu fuqinė e tij politike brenda shumicės dhe duke e ekspozuar si tė humbur nė betejėn me Berishėn.
Nga ana tjetėr, grupi i PD qė do tė kundėrshtojė dekretet ka humbur kohė pėr tė biseduar mė parė pėr kėtė ēėshtje me opozitėn. Siē u morėn vesh pėr shumė gjėra nė interes tė dy liderėve kryesorė, ata mund tė ishin marrė vesh dhe pėr njė listė prej 5 gjyqtarėsh, natyrisht duke i lėnė pjesėn e vet dhe presidentit dhe kriza tė ishte kaluar. Por tani ėshtė vonė. Edi Rama ėshtė rreshtuar me qejf pro presidentit dhe po shantazhon kryetaren e Kuvendit, pėr t’i kujtuar se nuk ka shumicėn nė grupin e saj. Dhe kėtė s’mund t’ia bėnte kurrė pa marrė siguri nga dikush brenda grupit ose siē u pėrpoq tė thoshte dje zėdhėnėsja e Topallit, “shokėt e Edi Ramės”. Kjo betejė ėshtė njė test pėr fuqinė e mbetur tė presidentit brenda PD. Deri mė sot kjo fuqi nuk ėshtė provuar asnjėherė pėrveē nė menytė e restoranteve. Njė herė qė ai kishte nevojė pėr ta nė Kuvend, ata firmosėn dhe pastaj u tėrhoqėn. Tashmė ėshtė rasti i fundit, kur ata mund tė marrin njė vendim, tė dėshmojnė se do tė funksionojnė si njė fraksion brenda grupit apo do bėhen luajalė me Berishėn, i cili ka nė dorė rikandidimin e tyre.
Tema
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi