ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

‘Si i mblodhėm paratė pėr arkėn e PD nė Dhjetor ‘90 me ndihmėn e 76 pedagogėve’

Shko poshtė

14122011

Mesazh 

‘Si i mblodhėm paratė pėr arkėn e PD nė Dhjetor ‘90 me ndihmėn e 76 pedagogėve’ Empty ‘Si i mblodhėm paratė pėr arkėn e PD nė Dhjetor ‘90 me ndihmėn e 76 pedagogėve’




‘Si i mblodhėm paratė pėr arkėn e PD nė Dhjetor ‘90 me ndihmėn e 76 pedagogėve’ PD-21-VJETORIBislim Ahmetaj mbledh dėshmitarėt e rėnies sė komunizmit.

“Ky libėr, i pari me rrėfime origjinale qė mbush boshllėqet e krijuara nė histori”

Pėr herė tė parė, dhjetėra dėshmitarė janė bėrė bashkė pėr tė rrėfyer grahmat e fundit tė komunizmit nė Shqipėri dhe nisjen e njė epoke tė re, pluralizmin politik. Duket se nuk ka qenė e lehtė, pasi pėr tė grupuar protagonistėt e dhjetorit ’90, u deshėn plot dy dekada. Por prej pak ditėsh, ata gjenden nė librin me titull “Dhjetor ‘90″, ku tregojnė sipas fjalisė sė thjeshtė “…Mbaj mend”. Njė vepėr e rrallė, me 50 autorė, por qė bashkimin e rrėfimeve ia kanė “besuar” njėrit prej tyre, Bislim Ahmetajt.

Qė nga Aleksandėr Meksi, Besnik Mustafaj, Edmond Tupja, Fatos Kongoli, Eduard Zaloshnja, Kujtim Ēashku, Gazmend Oketa, Shaban Memia, Tritan Shehu, Arben Demeti etj. kanė hedhur nė letėr kujtime dhe refleksione nga ato ngjarje; dikush nė mėnyrė paksa letrare e dikush tjetėr vetėm kronoligjikisht. E rėndėsishme ėshtė e vėrteta nga koha dhe terreni qė sjellin ata, pa u manipuluar. “Me botimin e kėtij libri, nuk do tė mund tė thuhet mė se “pėr dhjetorin e ’90-s ėshtė shkruar pak dhe nė mėnyrė sipėrfaqėsore”. Faqet e tij e mbushin boshllėkun e krijuar, karakterin fragmentar tė dėshmive tė dhėna aty-kėtu nė faqet e periodikut apo ekranet e kaltra”, thotė Bislim Ahmetaj pėr gazetėn “Panorama”, shkrimtari dhe dėshmitari qė bėri tė mundur mbledhjen e 49 bashkėkohėsve tė tjerė. Si kryetar i grupimit “Dhjetor

‘90″, ky libėr duket se i shėrben atij si protagonist, por edhe idealeve politike qė pėrfaqėson. Nėpėr 400 faqet dokumentohen qindra emra realė qė kontribuuan pėr rrėzimin e komunizmit, por paralelisht evidentohen mashtruesit, heronjtė e rremė, ata qė pėrvetėsuan kėtė kontribut me vetėdeklarime. “Ideja pėr t’i shkruar kujtimet e mia pėr Lėvizjen Studentore, nuk mė ėshtė dukur asnjėherė e largėt. Pas kaq vitesh, pėrpjekjet pėr ta revizionuar historinė, pėr t’i paraqitur shpesh protagonistėt si figura tė dorės sė dytė, apo edhe mė keq, kur sheh vetė dhunuesit e lirisė duke u shitur si sjellės tė saj, atėherė shkrimi i kujtimeve nuk ėshtė mė njė akt personal, por njė pėrgjegjėsi qytetare. U jam shumė mirėnjohės autorėve tė kėtij libri edhe nga njė pikėpamje tjetėr: iu pėrmbajtėn angazhimit pėr tė sjellė kujtime e refleksione dhe jo komente denigruese, shprehje tė inateve e mėrive tė mėvonshme, ap tė mėhershme politike. Ftesa pėr tė marrė pjesė nė kėtė libėr u ėshtė dėrguar pa pėrjashtim dhe pa dallim tė gjithė pjesėmarrėsve tė Lėvizjes studentore, pa asnjė paragjykim lidhur me pėrkatėsinė politike tė njėrit, apo tjetrit”, shprehet Ahmetaj. Mė poshtė, ne kemi pėrzgjedhur disa prej kujtimeve tė tij prej protagonisti nė librin qė vjen nėn stampėn e shtėpisė botuese “Mileniumi i ri”. Duke qenė se ngjarjet kryesore tė dhjetorit ’90 pėrgjithėsisht janė tė njohura, ne veēuam katėr episode. Sa njerėzorė, aq edhe dėshmues. Nga sjelljet e njerėzve pas arratisjes sė Ismail Kadaresė, tensionet e pedagogėve nėpėr universitete, anėtarėsimet e para, e deri te krijimi i arkės sė Partisė Demokratike. Gjithsej, 17.500 lekė, tė mbledhura kryesisht nga dhurimet nė monedha tė studentėve!

Arratisja e Kadaresė
Linja Tiranė-ILB (Instituti i Lartė Bujqėsor) ishte gjithnjė e tejmbushur, sidomos nė oraret e mėngjesit, kur studentė, pedagogė dhe personel, shtypeshin nėpėr autobusėt fizarmonikė si tė ishin thasė tė mbushur me byj. Ajo linjė ishte mė e persekutuara ndėr linjat urbane tė Tiranės. Kur zbrisnim, na dukej sikur kishim ardhur nga Tropoja apo Tepelena dhe jo nga Tirana, qė ishte afėrsisht 6 km. Duhet tė ketė qenė data 27 dhjetor. Tirana ziente nga deklarimet e njė nate apo dy mė parė tė arratisjes sė shkrimtarit Ismail Kadare. E njėjta klimė ishte dhe nė autobusin ku isha unė. Kur u sistemova pak mė mirė dhe po mundohesha tė mbahesha diku, sytė e mi u ndeshėn me sytė e motrės sė Kadaresė. Kadria, njė grua e pakėt sa njė grusht, punonte redaktore nė Shtėpinė e Propagandės Bujqėsore nė ILB. Vendi rreth e rrotull saj ishte i lirė, sikur ajo tė ishte “e prekur”. Ia kishin kthyer shpinėn tė gjithė. Ajo, pas atij vėshtrimi tė ngrohtė e miqėsor qė mori prej meje, sėrish i zhyti sytė nė fletėt e grisura tė fizarmonikės sė autobusit. Iu afrova, ia vura dorėn nė sup dhe i thashė: “Mos u bėj merak nga kjo mėnyrė sjelljeje e kolegėve, se ti prapė se prapė je motra e shkrimtarit tė madh. Do tė kalojė shpejt kjo gjendje!”. Sytė e saj u mbushėn me dritė. Njė diell vezullues ia mbėshtolli krejt fytyrėn. Unė e kisha provuar nė kurrizin tim kėtė mėnyrė tė sjelli poshtėruese mė shumė pėr ata qė e praktikonin, sesa pėr ata qė e pėsonin. Ajo ma shtrėngoi dorėn fort, duke mė pėrcjellė ngrohtėsi dhe mirėsi. Njė gjest i vogėl solidariteti nga ana ime, por qė na ka bėrė miq qė atėherė. Se ēfarė mendonin tė tjerėt, nuk mė interesonte.


Katėr detaje dhe katėr personazhenė ILB
I pari me pedagogen e filozofisė, znj. Zana Bufi, e shoqja e ish-kryeministrit Ylli Bufi. Plenumet e “liberalizimit” apo tė shthurjes sė socializmit krijues tė Ramiz Alisė kishin shpikur mendimin ndryshe. Apo si tė thuash, shfaqjen e mendimit tė lirė, pa pasoja. Seminaret e orėve tė filozofisė ishin liberalizuar nė njė farė mase dhe nė njėrėn prej tyre, unė po i pėrgjigjesha njė pyetjeje kreative tė znj. Bufi: “Cila filozofi ėshtė mė e pėrshtatshme pėr popullin tonė?”. Kjo ishte pak a shumė pyetja, ndėrsa pėrgjigjja ime ishte e atillė: “Ne, teorikisht jemi marksistė-leninistė, realisht jemi ekzistencialistė, pasi po jetojmė nė kushtet e mbijetesės ekonomike. Ndėrsa sipas mendimit tim, duhet tė jemi pragmatistė, nė mėnyrė qė tė shfrytėzojmė tė gjitha burimet e mundshme pėr tė pasur njė mirėqenie mė tė lartė”. Edhe pse pjesės teorike nė libėr i isha pėrgjigjur relativisht mirė, pėrgjigjja ime u ndėshkua me notėn katėr. Njė tjetėr episod ka tė bėjė me pedagogun Stefan Koēollari, tė birin e Sotir Koēollarit, qė nė atė kohė ishte kryetar i Bashkimeve Profesionale. Profesor Stefi na jepte lėndėn e Socializmit, por ishte natyrė njerėzore dhe liberale. Thėrriste shpesh dikė nga ne dhe i thoshte qė ta bėnim mėsimin te Korpusi, se “nuk e merr kush vesh qė nuk e kemi zhvilluar orėn e mėsimit”. Ka ndodhur tė ma thotė edhe mua qė “socializmi ka dėshtuar si filozofi, por meqė ėshtė nė program mėsimor dhe duhet ta bėjmė, le tė bėjmė sikur e bėjmė”. Ka qenė pranvera e vitit 1990. Nė fund, na mblodhi nė klasė dhe na pyeti se ēfarė notash dėshironim qė tė na vinte.


Lekėt e para nė arkėn e PD-sė
Partia ishte themeluar, selia e saj ishte ende te godina nr.15. Partisė sonė i mungonte gjithēka, pėrveē idealizmit shpresės, vullnetarizmit dhe dėshirės pa kufi pėr tė bėrė gjithēka legale, qė ditėt nė pushtet tė Partisė sė Punės tė merrnin fund. PPSH-ja edhe pse qeveriste, e kishte humbur plotėsisht pushtetin moral. Ne ishim tė parėt, ne respektoheshim dhe shiheshim me adhurim dhe admirim pa kufi nga qytetarėt, njerėzit e thjeshtė, por edhe nga pedagogėt dhe shefat e fakultetit. Edhe mė konservatorėt ishin strukur dhe shndėrruar nė lėtyra servile. Partia Demokratike kishte nevojė pėr gjithēka, por mė sė shumti pėr mjetet financiare. Ishte ditė rrogash nė Institutin e Lartė Bujqėsor dhe sė bashku me Evis Havarin, me njė fletore me katrorė, kishim zėnė pritė ngjitur me zyrėn e llogarisė, ku pedagogėt dhe stafi ndihmės i Fakultetit tė Veterinarisė merrte rrogat. Listės i printe emri i Evis Havarit, pastaj vinte emri im. Ne tė dy kishim vėnė nga 250 lekė, deri nė orėn 12:00. Fletorja jonė shėnonte 76 emra dhe shuma e mbledhur ishte 17.500 lekė. U ngjitėm nė Qytetin Studenti, nė qytetin tonė tė shenjtė. Merita Zaloshnja ishte financiere, llogaritarja, arkėtarja dhe gjithēka qė lidhej me financat e Partisė Demokratike. I kemi dorėzuar paratė. Ajo shumė prej 17.500 lekėsh hapi arkėn e Partisė Demokratike! Morėm edhe njė mandat pagese, tė cilėn ia besova Evisit. Pėr fat tė keq, nuk e pashė mė as fletoren dhe as mandatin. Koha, pakujdesia…! Radha pėr tė dhėnė donacione po shtohej. Nuk mė hiqet kurrė nga mendja njė ēift i moshuar. Pėrmes emocionesh shumė tė bukura dhe tė thella dhanė 500 lekė. Qenė prindėrit e Dorian Nepravishtės, i cili shkruante pėr gazetėn “Studenti”.


Regjistrimi i anėtarėsisė nė fletore 4-lekėshe
Ilir Dema, pedagog informatike, jepte mėsim te Fakulteti i Shkencave dhe i Veterinarisė. Nė tė njėjtėn kohė ishte dhe informaticien i ndėrmarrjes bujqėsore “17 Nėntori”. Kompjuterėt nė atė kohė ishin tė rrallė. Qė Gramoz Pashko kishte njė kompjuter dhe qė me atė ishte shkruar dhe shtypur programi minimal i Partisė Demokratike, e kishte marrė vesh gjithė Tirana. Por edhe NB “17 Nėntori” kishte njė kompjuter tė fuqishėm dhe po tė tillė e kishte dhe printerin. Pėrgjatė gjithė natės kemi printuar programe tė PD-sė, plot 300 copė, me nga 4 faqe. I printonim, i lidhnim. Tė nesėrmen nė mėngjes kemi shkuar te selia e PD-sė, e vendosur nė rrugėn “Fortuzi”, nė njė vilė. Nė hollin e madh tė katit tė parė gjetėm Arben Imamin. I lamė programet dhe shkuam pėr tė krijuar seksionin e PD-sė te “serrat”, aty ku sot ėshtė mbikalimi i madh nė hyrje tė Tiranės. Iliri mė prezantoi me njė udhėheqės tė madh tė partisė. Shumėkush nė ato ditė tė para ėshtė pajisur me njė dokument nga Azem Hajdari, qė autorizonte propagandimin e programit dhe krijimin e PD-sė. Unė kisha privilegjin tė isha i pajisur me kėtė autorizim. Na prisnin tė paktėn 100 punėtorė. Pėr fat tė keq, kohėt rrodhėn rrėmujshėm dhe gati asnjėherė nuk na u dha rasti tė ritakoheshim me ata njerėz. Ata mė pyesnin, unė jepja pėrgjigje. Sa shumė ėshtė sofistikuar dhe sa shumė i ėshtė larguar qytetarit politika e sotshme! Atėherė hynim nė debate, flisnim me pasion, mbronim programin tonė. Nė fund tė fundit, u thoshim njerėzve qė edhe ne nuk dinim ende shumė gjėra, qė koha do tė na i mėsonte nė rrugėn tonė tė pėrbashkėt. Por pėr njė gjė ne i garantonim: se kurrė nuk do t’i persekutonim , tė dėnonim njerėzit pėr arsye politike, apo qė nuk do t’i linim njerėzit tė lirė qė tė gjenin atė qė ishte mė e arsyeshme dhe mė e favorshme qė ata tė bėnin jetėn e tyre. T’u thoshe njerėzve nė atė kohė qė tė dielave nuk do tė kishte mė aksione, por do tė pushonin nė shtėpi me familjen, dukej e pabesueshme. Nejse, u dhashė pėrgjigje sa munda atyre pak pyetjeve qė m’u bėnė pėr programin minimal tė PD-sė qė prezantuam. Ende nuk kishte dokumente partie, ndaj regjistrimin e anėtarėve e bėmė nė njė fletore 4-lekėshe, me katrorė. Nga tė paktėn 100 pjesėmarrės, nė atė takim u regjistruan si anėtarė tė PD-sė 35 veta. Duke u larguar, dėgjuam njė punėtor qė po tallej me njė shokun e vet: “Ti pa ikur akoma nga partia e vjetėr, u rrase nė tė renė…!”. Fenomen qė ndodhte shpesh nė atė kohė. Nė darkė, listėn ia dorėzova Azem Hajdarit nė zyrėn e tij, nė katin e dytė tė selisė nė rrugėn “Fortuzi”. Mė pas, nga kėto lista kemi dorėzuar pėrditė. Si njeri i aksionit politik nė terren, unė nuk merrja vesh se ēfarė bėhej me to, ku pėrfundonin, ai i regjistronte njeri, ai i ruanin diku apo jo. Mbledhja e parė te “serrat” mė ka mbetur nė mendje si njė ngjarje qė mė mbush plot emocione dhe nostalgji pėr atė dhjetor tė ngrohtė, tė cilit i dhuruam gjithė forcėn, dijen dhe energjinė tonė. Ai ua ktheu me bujari shqiptarėve: na shndėrroi nė njerėz tė lirė!

‘Si i mblodhėm paratė pėr arkėn e PD nė Dhjetor ‘90 me ndihmėn e 76 pedagogėve’ 50autoret
Ja 50 autorėt e librit “Dhjetor ‘90”


Panorama
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi