ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Topalli: S’e votoj Fatos Nanon pėr postin e Presidentit

Shko poshtė

29122011

Mesazh 

Topalli: S’e votoj Fatos Nanon pėr postin e Presidentit Empty Topalli: S’e votoj Fatos Nanon pėr postin e Presidentit




Topalli: S’e votoj Fatos Nanon pėr postin e Presidentit Topalli-duke-folur-gjate-analizes-vjetore-te-Kuvendit-te-Shqiperise-ku-ka-deklaruar-se-viti-2011-shenoi-nje-bilanc-pozitiv3-300x204 Kryetarja e Kuvendit: Topi merr vota majtas.

“Nuk preferoj tė flitet pėr emra, Moisiu kishte mė shumė dinjitet se Topi”

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli deklaroi votėn kundėr Fatos Nanos pėr garėn presidenciale, qė do tė zhvillohet nė muajin korrik. Gjatė njė interviste pėr “ABC News”, kryetarja e Kuvendit deklaroi se emrat e pėrfolur pėr garėn pėr President janė tė parakohshėm. Topalli foli dhe pėr partinė e Bamir Topit, duke thėnė se partia e tij do tė kėrkojė vota tė majta, pasi vetė Topi sipas saj ėshtė pozicionuar majtas.

Njė nga marrėdhėniet mė tė vėshtira tė kėtij viti ka qenė ajo me Presidencėn pėr dekretet dhe pėr emėrimet. Si do ta pėrkufizonit kėtė marrėdhėnie nė fund tė kėtij viti?
Nuk dua tė them shumė pėr tė gjithė ato herė qė Presidenti ka komplikuar dhe vėshtirėsuar marrėdhėniet me Kushtetutėn dhe Parlamentin. Natyrisht nė ēdo vend tė botės po tė shikosh dhe Barak Obamėn qė vepron nė njė sistem presidencial dhe nuk ėshtė president si nė Shqipėri, qė ėshtė republikė parlamentare. Apo tė shkosh nė Francė, qė ėshtė sistem gjysmėpresidencial me Sarkozinė, sa herė ka votime nė zyrėn e Presidentit tė Republikės, jo nė kafe, jo punė shokėsh, jo punė miqsh, jo punė ortakėrie, pėrkundrazi, ai thėrret krerėt e grupeve parlamentare pėr konsultė, sepse ėshtė detyrim kushtetues. Atje vepron parimi “chek & balance”, qė pėr ndarjen e pushteteve ėshtė detyrim kushtetues. Ėshtė fuqizuar kjo dispozitė nga vendimet e Gjykatės Kushtetuese disa herė, po sa herė ka votime tė rėndėsishme, qoftė pėr sistemin e Drejtėsisė, qoftė pėr gjykatat, qoftė dhe pėr buxhetin apo pėr vendime tė tjera, qė kanė tė bėjnė pėr energjinė, luftėn ndaj terrorizmit apo politikėn e jashtme, nė zyrėn e tij ftohen krerėt e grupeve parlamentare, zbret kryetari i senatit, zbret vetė Presidenti pėr tė bėrė takimet institucionale pėr tė mėsuar se cilat janė opinionet e palėve. Konsultimi nuk do tė thotė tė shkosh nė kafe dhe tė thuash: “Tė njoh Sonila, do tė vendos pak, po tė dekretoj te ky institucion”. Po flas pėr principin, nuk dua tė pėrmend emra, nuk dua tė shtoj asgjė tjetėr pėr Presidentin qė ėshtė me “tempo scaduto” (kohė e mbaruar).
Menjėherė pėr ēėshtjen e Presidentit erdhėn emra nė tavolinė, gjithashtu dhe emri juaj ka qenė ndėr emrat e lakuar pėr kėtė post tė rėndėsishėm. Si e keni pritur njė qėndrim tė tillė dhe a do ta keni nė konsideratė?
Nė bazė tė Kushtetutės, Presidenti ka njė mandat 5-vjeēar, mandat qė pėrfundon nė fund tė korrikut tė vitit 2012. Axhenda parlamentare natyrisht nuk fillon me zgjedhjen e Presidentit, nė fund tė sesionit tė ardhshėm ai do tė vendoset nė kalendar pėr zgjedhjen e Presidentit.
Kur do tė vendoset emri juaj? Ka qenė zoti Bushati qė e ka propozuar.
E para e punės, unė dua tė respektoj Presidentin e Republikės deri nė fund tė detyrės sė tij dhe kjo ėshtė detyrė e ēdo politikani. Nuk ka folur asnjeri pėr emra dhe nuk preferoj qė tė pėrflitet pėr emra. Unė besoj se do kem mirėkuptimin tuaj pėr tė mos folur, pėr sa kohė qė Presidenti Topi vazhdon tė qėndrojė nė atė karrige, pavarėsisht se ėshtė bėrė si kryetari i njė partie tė vogėl. Unė dua tė jem luajale me mandatin dhe dua tė respektoj deri nė fund institucionin e Presidentit, pa e lidhur fare me emra.
Kryeministri ėshtė shprehur se do tė zgjedhė Presidentin nga maxhoranca, opozita shpreson qė Presidenti tė jetė konsensual, ndėrkaq dhe Presidenti nė detyrė ka folur dhe pėr zgjedhjen e kreut tė shtetit nga populli duke ndėrmarrė ndryshime kushtetuese. Si e shikoni kėtė diskutim pėr kreun e ardhshėm tė shtetit?
Unė e shoh shumė thjesht, sepse e shoh zgjidhjen te Kushtetuta, qė ka pėrcaktuar mekanizmin dhe dispozitat pėrkatėse pėr zgjedhjen e kreut tė shtetit. Kushtetuta vendos limitet dhe vijėn pėr ēdo institucion shtetėror apo titullar institucioni. Pėr ta thjeshtuar, meqė tė gjithėve u pėlqen ndeshja e futbollit dhe sa herė flitet pėr politikė i referohen futbollit. Ėshtė fusha me vija tė bardha? Sa herė qė topi del jashtė vijave, atėherė ėshtė jashtė loje. Nė qoftė shkel Kushtetutėn, je “outside”.
Tė gjithė presidentėt qė ka pasur marrėdhėnie maxhoranca, e kanė shkelur Kushtetutė?
Jo, nuk mund ta them pėr presidentin Moisiu.
Gjithsesi, marrėdhėniet kanė qenė tė tensionuara…
Ėshtė njė gjė tė shkelėsh Kushtetutėn dhe ėshtė gjė tjetėr qė tė kesh debate dhe interpretime. Janė dy gjėra tė ndryshme. Mund tė them se presidenti Moisiu ka pasur mė shumė dinjitet edhe nė pėrzgjedhjen e gjykatėsve. Presidenti Moisiu ėshtė konsultuar me tė dyja palėt nė pėrzgjedhjet e dekreteve tė emrave nė tėrėsi. I vetmi President qė nuk pranoi tė bashkėpunonte pėr tė zbatuar detyrimet kushtetuese, ėshtė Presidenca aktuale. I vetmi President qė nuk njohu Kushtetutėn dhe vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Presidenti Moisiu, ai po qė ka zbatuar Kushtetutėn dhe ka respektuar vendimet e gjykatave, po ashtu ka qenė edhe transparent nė detyrėn e tij dhe me amnistitė qė ka bėrė.
Meqenėse jemi nė garėn presidenciale, midis emrave qė janė hedhur nė tavolinė sė fundi ka dhe njė shfaqje nė publik tė liderit historik tė sė majtės, zotit Fatos Nano dhe ambicia e tij e shprehur pėr t’u bėrė President i Republikės.
Nuk gjykoj, as nuk paragjykoj asnjė kandidat. Ēdo njeri ka tė drejtėn pėr tė thėnė “unė jam dhe dėshiroj tė jem pjesė e garės”.
E shikoni si kandidat potencial zotin Nano?
Unė kam thėnė qė nuk e votoj.
Deklaruat se Bamir Topi ėshtė nė krye tė njė partie tė vogėl dhe ai ka deklaruar se do tė krijojė njė forcė politike tė qendrės sė djathtė. A ju shqetėson njė fragmentarizim i sė djathtės?
Ai ėshtė njė kryetar partie, qė voton pėr zotin Rama, ėshtė majtas dhe s’ka si tė jetė djathtas. Qė do tė thotė se nuk merr vota nga e djathta, por nga e majta. Zoti Topi ka votuar pėr kryetarin e opozitės, pėr zotin Rama, pra ėshtė njė njeri qė beson nė ideologjinė e sė majtės, qė beson nė sjelljen e sė majtės. Qė nė shpirt ai ia jep votėn kryetarit tė sė majtės, pra ėshtė njė njeri i sė majtės. Bamir Topi e ka gjetur veten e tij tek Partia Socialiste, ėshtė e drejta e tij.
Po t’ju propozonte PD-ja si kandidatura e ardhshme nė krye tė shtetit?
Unė kuptoj qė ėshtė njė pyetje qė dhe unė, po tė isha gazetare, do e kisha bėrė.
Pse jo, do tė ishte njė rast i veēantė qė tė kishim njė presidente femėr?
Pėr mua ka qenė njė privilegj nė krye tė Kuvendit. Siē e shikoni, unė kam qėndruar nė Parlament nuk kam shkuar nė qeveri. Unė e dua Parlamentin, unė e dua parlamentarizmin dhe besoj se sė bashku me kolegė tė tjerė kemi bėrė gjėra tė rėndėsishme nė Kuvend.

Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi