ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FT: Demokracia e kėrcėnuar nė Budapest

Shko poshtė

05012012

Mesazh 

FT: Demokracia e kėrcėnuar nė Budapest Empty FT: Demokracia e kėrcėnuar nė Budapest




"Financial Times"

Disa muaj para vdekjes sė tij nė dhjetor, ish presidenti ēek dhe lideri i revolucionit antikomunist, Vaclav Havel, nėnshkroi njė peticion nė tė cilin kritikonte shkatėrrimin e demokracisė nė Hungari.


Paralajmėrimet e tij, qė i bėnė jehonė edhe paralajmėrimeve tjera, pėrfshirė gazetat, nuk u vunė re.

Njė shtet, qė gjeografikisht gjendet nė zemrėn e Evropės pėsoi njė grusht shtet kushtetues.

Kushtetuta e re e Hungarisė, qė hyn nė fuqi mė 1 janar, e kombinuar me njė mori ligjesh bazike qė nxituan tė miratohen nė fund tė 2011, i ka larguar tė gjitha mundėsitė e kontrollimit tė qeverisė dhe partisė nė pushtet.

Ndėrkohė, rregullat zgjedhore kanė ndryshuar nė atė mėnyrė, qė i mundėsojnė partisė sė kryeministrit Vikor Orban, ta ruajė pushtetin nė vitet e ardhshme.

Ndryshimet legjislative i japin qeverisė njė ndikim tė gjerė mbi media, drejtėsinė, bankėn qendrore, buxhetin dhe agjencitė e auditimit.

Nė sferėn legale, njė mik i afėrt i Orbanit ka fuqi pėr tė emėruar gjykatėsit. Fuqia e gjykatės kushtetuese ėshtė vėnė nė hije.

Kufijtė zgjedhorė, ndėrkohė, janė riformuluar nė atė formė, qė shkojnė nė favor tė partisė sė kryeministrit, Fidezit.

Njė grup joqeveritar ka llogaritur se po qė se do tė ishin nė fuqi kėto rregulla tė reja, partia do t’i kishte fituar edhe dy palė zgjedhjet e kaluara, nė tė cilat pėsoi humbje.

Fidesz ka shkuar aq larg sa ka kėrkuar qė tė ketė rregullore shtetėrore pėr religjionin, duke ulur numrin sekteve fetare tė regjistruara nė 14.

Kėtu nuk pėrfshihet asnjė religjion tjetėr botėror pėrpos Krishterimit dhe fesė hebreje.

Shumė nga ajo qė ka bėrė qeveria nuk ėshtė nė pėrputhje me anėtarėsimin e Hungarisė nė Bashkimin Evropian. Brukseli dhe shtetet anėtare tė BE-sė, duhet t’i bashkohen SHBA-sė nė dėnimin e fuqishėm.

Duhet t’i bėhet e qartė zotit Orban se kėto veprime minojnė mbėshtetjen me mjete financiare nga BE dhe FMN-ja, ndihmė kjo aq e nevojshme pėr Hungarinė.

Po ashtu duhet ekspozuar tė metat nė kornizėn legale tė BE-sė. Pėrderisa anėtaret e reja duhet tė dėshmojnė se po veprojnė nė pėrputhshmėri me normat demokratike, nuk duhet tė ketė kthim mbrapa.

Ndėrsa Bashkimi Evropian zgjerohet me shtetet ku demokracia nuk ka rrėnjė tė thella, duhet patjetėr tė adresohet ky problem.

Hungaria ėshtė bėrė shteti i parė qė sfidon supozimin se demokracia ėshtė e pakthyeshme. Dhe duket, se mjerimi ekonomik i Evropės, mund tė mos jetė i fundit.(a.i.)
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37540
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi