ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

DEMOKRACIA / ANACIKLOZA / OHLOKRACIA

Shko poshtė

20082019

Mesazh 

DEMOKRACIA / ANACIKLOZA / OHLOKRACIA Empty DEMOKRACIA / ANACIKLOZA / OHLOKRACIA




DEMOKRACIA / ANACIKLOZA / OHLOKRACIA 67936125_2988670688025121_6341597501207871488_n.jpg?_nc_cat=100&_nc_oc=AQma6J8ByKyjpvevXK4j5aGa5Cz53idY2gxiO8vZA7IJSQ5YLn21Wbj2N2IDnBySBRYTbBtE3fIQNtSBjRfiKW4i&_nc_ht=scontent.fbru2-1Nga; Aurel Plasari
Polibi, 2100 vjet mė parė, i ka ditur sa e sa gjėra, madje edhe i ka shkruar, qė sot mund tė mos i dimė ende. Ja kalimthi:
“Pėrderisa turmat janė tė paqėndrueshme, pėrplot me dėshira tė padisiplinuara, me pasione joracionale dhe mllefe tė dhunshme, ato duhen mbajtur nė zap duke u kallur frikėn me besėtytni dhe marifete tė tilla. Prandaj nuk besoj qė tė vjetrit e patėn gabim kur shpikėn zotat dhe besimin nė ndėshkimin mbas vdekjes me tmerret e ferrit. Janė, pėrkundrazi, modernėt ata qė duhen qortuar ngase pretendojnė t’i ērrėnjosin tė tilla besėtytni”.

“Ashtu si hekuri ka pėr sėmundje tė lindur ndryshkun dhe druri insektet brejtėse, ēfarė do tė thotė qė, edhe nėse ia dalin t’i shmangin rreziqet e jashtme, shkatėrrohen nga vetė sėmundjet qė i kanė tė lindura, ashtu edhe ēdo kushtetutė vuan nga njė sėmundje e lindur dhe e pashqitshme: nė regjimin mbretėror - tirania, nė regjimin aristokratik - oligarkia, nė regjimin demokratik - qeverisja brutale dhe e pėrdhunshme. Nė kėto trajta degradimi, sikundėr thashė, shndėrrohen me kalimin e kohės tė gjitha kushtetutat”.

“Po nuk u respektua drejtėsia, atėherė ē’janė shtetet pėrpos se ca banda tė mėdha hajnash? Sepse edhe bandat e mėdha tė hajnave ē’janė pėrpos se shtete tė vogla? Janė, me fjalė tė tjera, njė grup individėsh tė komanduar nga njė kryetar dhe tė lidhur mes tyre nga njė pakt social pėr tė ndarė plaēkėn simbas ligjit tė vendosur prej tyre”.

Etj.

Ndonėse historian dhe jo politikan, kėtu e 2100 vjet mė parė Polibi e kishte tė qartė, sikurse e pėrshkroi, konceptin e “anaciklozės”, d.m.th. vijimėsinė nė trajtė cikli tė regjimeve politike, sė paku pėr ato tė cilat njiheshin nė kohėn e tij: 1) monarki, 2) tirani, 3) aristokraci, 4) oligarki, 5) demokraci.

Teorinė e tij e mbėshteti nė idenė se ēdo regjim politik ka prirjen tė zvetėnohet, tė degjenerohet. Edhe pėr demokracinė, qė e quante mė tė mirin e regjimeve, vuri re rrezikun qė edhe ajo paskėsh prirje drejt degjenerimit. E emėrtoi kėtė rrezik “ohlokraci” - koncept i tiji origjinal - nga greqishtja e vjetėr ὀχλοκρατία, qė fjalė pėr fjalė do tė thotė “pushtet i turmės”. Kjo do tė thotė dallim prerazi mes koncepteve “turmė" dhe “popull”, prej tė cilit vjen etimologjikisht kuptimi i termit “demokraci”.

Ohlokracinė ai e konsideronte si njė produkt biopolitik qė, kur ėshtė fjala pė tė trajtuar ēėshtje politike, pėr shembull kur i duhet tė votojė, pėrfaqėson njė vullnet tė pėshtjelluar, gjithė mllefe e pasione, joracional, si dhe tė papėrgjegjshėm pėr rrjedhojat, shkurt: qė nuk i ka tė dhėnat e domosdoshme pėr t’u konsideruar “popull”.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi