ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Skenari i Rames per te marre pushtetin me dhune

Shko poshtė

21012012

Mesazh 

Berisha: Skenari i Rames per te marre pushtetin me dhune Empty Berisha: Skenari i Rames per te marre pushtetin me dhune




Kryeministri Sali Berisha flet me hollesi mbi ngjarjen e nje viti me pare ku nje demonstrate e thirrur nga opozita u shoqerua me dhune ndaj forcave te rendit dhe sigurise dhe precipitoi me vdekjen e kater personave e plagosjen e mbi 100 te tjereve. Ne intervisten dhene gazetarit Alfred Peza ne Vizion Plus, z.Berisha akuzon drejtperdrejt kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama si organizatori kryesor per te marre pushtetin me dhune me 21 janar 2011. Berisha kritikon mos-hetimin nga Prokuroria te kesaj ngjarjeje te rende dhe thekson se urdhri per arrestimin e 6 drejtuesve te Gardes ishte vazhdim i planit per grusht shteti

Kemi hyre ne nje vit te vecante, ne nje vit historik, eshte viti i 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise, do te doja te dija se cfare te vecante pervec atyre qe ju keni deklaruar ne mbledhjen e Komitetit Shteteror per kete feste por edhe ne mbledhje te ndryshme, cfare eshte ajo e vecante qe do te presin dhe do i bashkoje shqiptaret?

Mendoj se me e rendesishmja qe mund ti bashkoje shqiptaret ne kete feste, ne kete vit festiv, eshte vleresimi dhe rivleresimi i njeri-tjetrit, eshte nje vleresim dhe rivleresim i perpjekjeve te tyre nje shekullore, per te arritur sot si nje komb i lire kudo qe ndodhemi. Nuk duhet te harrojme se pavaresia e Shqiperise, nuk ishte nje pavaresi pa cen; ishte nje pavaresi e shpallur ne 1/3 e territoreve shqiptare dhe imagjinoni ju se cfare dhimbje, se cfare drame, krijoi ajo tek 3/4 e shqiptareve qe mbeten jashte territorit te Shqiperise, vecanerisht ne Kosove, qe beri lufterat e medha, te cilat imponuan pavaresine. Por ne kete 100 vjetor, ne vijme te lire kudo qe jemi, ne vijme per here te pare ndoshta ne historine tone duke ndertuar te ardhmen, sepse te ardhmen e ndertojne vetem kombet e lira. Ne kete 100 vjetor, si cdo komb ne kemi patur lartesimet dhe tatepjetat tona, por kete 100 vjetor, ne kemi arritur si komb edhe arritjet me te jashtezakonshme; nder me te jashtezakonshmet ne historine tone, por edhe ne historine e nje kombi sic eshte pavaresia e Kosoves. Keshtu qe, mendoj se ajo per te cilen duhet te na sherbeje ky vit, te na frymezoje, eshte nje vleresim dhe rivleresim per njeri -tjetrin, nje vleresim dhe rivleresim per te gjitha gjeneratat qe shkuan, sakrificat, mundin, perpjekjet e tyre te jashtezakonshme, qe shqiptaret te ngjisin shekullin dhe te jene sot ne majen e tij, nje komb i lire. Kjo gjykoj une eshte arritja me e madhe. Dita ne te cilen ne parlament u hap ky vit kishte nje moment nder me domethenese se cdo gje tjeter, aty folen deputetet shqiptare te te gjitha viseve te trevave shqiptare, te zgjedhur me voten e lire te shqiptareve. Pra endrra e lirise u shnderrua ne realitet. Ne nuk patem, ne ishim nje komb jetim ne kuptimin real te fjales dhe nuk patem mundesine, qe sapo shpallem pavaresine te nisnim dhe te ndertonim lirin dhe vlerat e saj, sepse u perballem serish me probleme ekzistence, u perballem serish me perpjekje, me traktate qe stimulonin shuarjen nga harta politike e Europes, te Shqiperise, te shtetit shqiptar dhe per rrjedhoje gradualisht dhe te kombit shqiptar mbi programe te caktuara. Keto nuk u realizuan, nuk u realizuan, sepse shqiptaret qendruan ne kushte nder me te veshtirat, qendruan ne kushte kur mbeshtetja ishte nga me diskretet, qendruan ne kushtet kur organizimi shteteror ju mungonte. Vetem ne luften e pare boterore, kane rene viktima 10% e popullates shqiptare, por ne keto rrethana serish u arrit. Neser eshte nje date e madhe nder me te medhate ne historine tone, Kongresi i Lushnjes. Ky kongres realisht mund te cilesohet themelimi i dyte i pavaresise, realisht mund te cilesohet kongresi i shpetimit kombetar, sepse ne momente rrokullisje te re te madhe dhe shkarje absurde te qeverise se Durresit; nje grup personalitetesh te qeverise shqiptare me perfaqesues nga te gjitha zonat mblodhen Kongresin e Lushnjes, krijuan nje qeveri me nje nga burrat me te shquar te kombit, nje nga shtetare me te pergjegjshem te kombit shqiptar Sulejman Delvinen, emeroi nje Minister te Brendshem, nje njeri qe do te deshmonte perkushtimin me te madh ne gjeneratat dhe brezat e tij, per formimin e shtetit shqiptar. Percaktuan Tiranen kryeqytet, por percaktuan zgjedhje te pergjithshme dhe te lira, si rruga per te vendosur demokracine parlamentare ne Shqiperi. I dhane vendit monedhen, nuk kishte monedhe te tij, deri ne ate vit Shqiperia perdorte monedhen e bashkimit monetar latin.

Themelet u hodhen ne Kongresin e Lushnjes, por nuk ishte kaq e lehte ajo cfare rrodhi me pas ne historine e Shqiperise, kemi parasysh ketu zhvillimet para dhe gjate luftes se dyte Boterore, sidomos pas luftes se dyte Boterore; 45 vjet komunizem, rrezimi i murit te Berlinit dhe 20 vjet tranzicion?

Pavaresisht nga momentet shume te veshtira, mendoj se ne ia kemi dale te kapercejme me perpjekje te medha veshtiresi nder me te medhate. Ne jemi vendi i pare ne Europe qe u pushtuan nga fashizmi, por ne jemi po vendi i pare qe organizuam rezistencen kunder pushtimit dhe ne kushtet me te veshtira. Shqiptaret kurre nuk reshten se luftuari dhe sakrifikuari per liri dhe dinjitet. Mbreti, beri Shqiperine e pavaruar me shtet. Une nuk them se mbreteria nuk kishte problematikat e veta, por e verteta eshte se ndertimi i shtetit shqiptar ne ato kushte kur vendi pak vite me pare ishte shkeputur nga nje sundim osman peseshekullor, perbente nje nga veshtiresite me te medha dhe Mbreti ka nje merite te madhe shume, sepse nese e studioni mbreterine, gjeni nje perpjekje te jashtezakonshme qe regjimi te pershtatet me vokacionin perendimor te kombit shqiptar. Mund te shohesh pritjet e tij. Ajo ishte Shqiperia por nga ana tjeter ne cdo gje; ne shkolla, ne institucione ai vendosi modelet perendimore. U largua nga Shqiperia; nuk u largua vetem ai, pervec Mbretit te Kurores se Mbreterise se Bashkuar, sovranet e tjere ne Europe, nuk arriten te udheheqin ne lufte frontale kombet e tyre; por vazhduan luften, vazhduan perpjekjet dhe aty ku shkuan; dhe ketu legalistet, ruajalistet qendruan si nacionaliste te vertete. Nderkohe me angazhimin direkt te Partise Komuniste Jugosllave, e cila duhet te them se nuk duhet te shikohet kjo si nje paradoks, sepse po te kthehemi ne ate periudhe, kampi nazifashist kishte perballe Mosken dhe Londren dhe te dyja keto kryeqytete, qe u perballen fillimisht dhe pastaj SHBA me peshen e madhe te ketij kampi dhe agresioni, bene gjithcka qe kudo te organizohej rezistenca e armatosur ndaj tyre. Ky eshte mendimi im. Ata erdhen ketu per te organizuar nje rezistence antifashiste dhe natyrisht ata ishin perfaqesues te Partise Komuniste Jugosllave e cila komandohej si partite e tjera nga komiterni, por shqiptaret u organizuan. U organizuan nen flamurin e Partise Komuniste, u organizuan nen flamurin e realizmit te ballit; pra shqiptaret u ngriten ne nje beteje, luftuan ne tere territorin tyre, luftuan ne territoret shqiptare jashte kufijve, luftuan deri ne territoret e Bosnjes dhe kjo perben nje nga faqet e ndritura te historise sone kombetare; sepse se pari nje komb qe nuk lufton pushtuesin, veshtire te themi se meriton te jete i lire, se dyti keto ishin koalicione boterore dhe keto koalicione ne fund do ishin rreshtimi. Kjo lufte kjo sakrifice, ky flijim i mijera e mijera te rinjve dhe te rejave shqiptare beri qe Shqiperia te rreshtohet ne anen e drejte te historise, koalicionin anti-nazifashist.

Njihen meritat e komunisteve?

Te gjithe ata qe luftuan, sepse ata luftuan per nje kauze. Ka patur gabime lufta, nuk ka lufte pa gabime dhe une nuk justifikoj ketu, por gabime ne lufte dhe gjate lufterave, jane konstante, ajo qe ishte katastrofale, eshte fakti sesi fitimtaret sesi clirimtaret shnderruan ne te mundur kombin e tyre, sesi ata vendosen nje regjim me cnjerezorin qe mund te imagjinohej.

A ishte kjo pjese e fatit dhe e lojerave te medha politike dhe vendimeve qe u moren pas luftes; ndoshta ndarja e botes, percaktoi Shqiperine ne kampin komunist?

Ka nje te vertete aty, por ka nje problem tjeter; asnje lloj ndarje nuk mund te diktonte vendosjen e nje regjimi represiv mizor ndaj njerezve te tu. Po te marresh dhe te shohesh Enver Hoxhen, ta analizosh, ka dy periudha. Periudhen e pare ku ai asgjesoi me grusht te hekurt te gjithe ata qe ai i quante armiq klase, borgjez etj. etj. po pastaj iu kthye te veteve dhe i shfarosi ne menyren me mizore, zhyti vendin ne varferine me ekstreme. Une them se shqiptaret kane nje merite te jashtezakonshme me luften ne Kosove, per clirimin e Kosoves; askush nuk mund ta besonte se shqiptaret e Kosoves, nje dite do te ishin nje shtet i pavarur dhe une jam deshmitar i te gjitha mendimeve dhe opinioneve qe ekzistonin per kete ne arenen nderkombetare 20 vitet e fundit. Por shqiptaret ia dolen, ia dolen me nje sakrifice te madhe me nje mencuri te madhe. Rezistencen paqesore qe organizuan shqiptaret nen drejtimin e Ibrahim Rugoves, nuk e ka organizuar askush ne Europe se ishte rezistence totale ku nuk kishte asnje shqiptar nga ata te cilet nuk u angazhuan ne kete rezistence dhe natyrisht ajo pati mundesine madhe e coi deri ne kancelarite me kryesore, por nuk e zgjidhi; ate e zgjidhte lufta dhe kur erdhi momenti ta zgjidhte lufta ata vershuan ne lufte.

Po ti rikthehemi '90, a kishte njerez me te izoluar se ne ? Sepse vertet keto levizjet e vendeve te tjera ish-komuniste ndodhen nje vit para nesh, por mos harroni nje gje se ato ishin ne teresine e tyre vende me disidence cka do te thote se ne nje forme apo ne nje tjeter, regjimet e tyre ishin akomoduar me pranine e kundershtareve te vet. Mos harro se kishte nje gje tjeter, se disidenca polake, hungareze, ceke, jo vetem qe kishte nje bashkepunim te ngushte njera me tjetren, por kishte dhe nje mbeshtetje boterore; kurse ne Shqiperi, nuk pipetinte, ndonese kishte sakrificat me te medha. Kjo ishte arsyeja qe ne e rrezuam te fundit, por e rrezuam dhe e verteta eshte se ne u ngritem vete, sepse nuk kishte kush te na ndihmonte ne ate kohe. E rrezuam ne menyre paqesore, regjimin me dogmatik te Europes dhe arritem. Po te shohesh kete historine tone, megjithese une nuk jam per glorifikime, por ka momente nder me kulmoret, te cilat na japin mundesi te rivleresojme njeri-tjetrin, te rivleresojme veten, te rivleresojme historine tone.

Ju keni thene qe nje nga objektivat e ketij viti, eshte rikthimi i eshtrave te Ahmet Zogut; ju keni qene ne France disa here muajt e fundit, keni biseduar me autoritetet atje, a ka ndonje problem?

Jo, nuk ka asnje problem dhe rikthimi i eshtrave te Ahmet Zogut do te ndodhe gjate muajve qe vijne, Ministria e Mbrojtjes eshte ngarkuar. Mund te shqyrtohet edhe rikthimi i eshtrave te personaliteteve tona te tjera te shquara, te cilat per arsye tashme te njohura kane vdekur ne mergim, por qe kane dhene kontribute te medha ne historine dhe ne zhvillimet e vendit. Eshte nje moment ky shume i rendesishem qe te jemi reale ne historine tone. Jap nje shembull, Hasan Prishtina eshte ne Kukes i varrosur, se nuk mund te varrosej ne Kosove, pra Hasan Prishtina varrin natyral e ka ne Prishtine. Me histori do te merremi ne gjate ketij viti, se eshte normale, por do te merremi ne nje sens real te saj.

Ju ra ju te jeni ne krye te vendit per 100 vjetorin e pavaresise?

Berisha: Eshte nje shans, nuk mund ta mohoj kete, eshte nje koincidence shume e kendshme dhe do te perpiqem te beje detyren time.

Ju thoni qe historia e Shqiperise duhet rishkruar dhe ne fakt historia e botes eshte nje proces shkrimi dhe rishkrimi i pandalshem. Ju keni nje raport te vecante me historine, nuk e keni fshehur ndonjehere; ashtu sic thoni se keni nje raport te vecante me perjetesine, e keni menduar ndonjehere raportin tuaj me historine e Shqiperise ne 100 vitet e fundit?

Berisha: Une them te rishkruhet sepse ka pasur fatkeqesine kjo shkence, kjo doktrine, e cila eshte me e lidhur me shume se cdo gje tjeter me politiken, te pesoje deformime te medha, manipulime te medha dhe te pamerituara. Une jam i vetedijshem se marredheniet e individeve me historine jane nga me komplekset, jam i vetedijshem se ne qendrimet ndaj tyre, ndikon shume dhe emocioni njerezor; por ne kete vit te 100 ne kemi 100 arsye per ta pare ate me gjakftohtesi. Marredheniet njerezore me historine jane shume komplekse, por kjo nuk duhet te na pengoje ne te nxjerrim ne pah kontributet dhe pozivitet e saj; sikunder nuk duhet te na pengoje ne ne menyre realiste te percaktojme qendrimet e gabuara te gjithsecilit. Po jap nje shembull; Bajram Curri, tribun legjendar ne kryengritjet e Kosoves, po a veproi drejt qe sulmoi ushtarakisht kryeministrin Ahmet Zogu; nuk e beri, nuk i takonte nje gje e tille. Por a e zvogelon kjo figuren e Bajram Currit? Jo, nuk e zvogelon sepse jashte teorise se gabimit askush nuk del. Bajram Curri eshte nje kollos dhe nje tribun i vertete ne udheheqjen e kryengritjeve qe sollen Pavaresine. Ose merr Nolin. Kush i ka sherbyer kombit me shume se Noli ne njohjen e tij nderkombetare. Ai eshte dhe do mbetet diplomati me frymezues i koherave. Por pastaj kryeminister me short, nuk ishte zgjidhja, te themi ate qe eshte, por keto nuk e zbehin figuren e tij. Keto jane realitete historike qe ne duhet ti themi sic jane. Historia behet edhe per te nxjerre mesime, sikunder behet gjithnje ne sensin e vleresimit real te zhvillimeve.

Cfare do te mbetet ne histori nga ju, cfare do tju njihet pas shume viteve?

Kryeministri : Si mund t'i besh kete pyetje nje njeriu qe s'ka punuar qofte edhe nje dite te vetme per historine. Une nuk punoj per historine, une bej punen time te perditshme. Gjithe problemi im eshte se une nuk kam asnje perkujdesje qe te punoj per historine. Une punoj ne ato qe besoj, kam nje pasion te madh per te gjitha projektet qe une besoj.

Rama ka vendosur nje flamur ne ballkonin ne e shtepise se tij do ta mbaje gjate gjithe vitit dhe ju ka bere thirrje te gjithe shqiptareve qe ta bejne nje gjest te tille. Ju do ta beni?

Kjo ishte nje thirrje qe u be para Vitit te Ri nga Kryeministri. E vleresoj nese z.Rama e ka perserit ose edhe nese e ka bere para meje dhe une do te doja qe shqiptaret kete vit ti benin nje nderim, ta quanin vitin e flamurit. Eshte nje gje interesante ne kombin tone; e para ne kemi flamurin me te bukur te botes dhe nuk kemi asgje me te bukur se flamuri, kjo eshte nje gje shume e madhe. Sepse flamuri eshte panteoni, eshte djepi ku flene shpirtrat e te reneve. E dyta ke pare ti qe ne edhe himnin e kombit, nuk ia thurim kombit por ia thurim flamurit, ia kendojme flamurit eshte shume interesante. Kehstu qe mbajtja e flamurit nga qytetaret shqiptare gjate ketij viti ne ballkonet e tyre dhe kudo do te ishte nje gjest i civilizuar dhe respekti ndaj flamurit te tyre.

Kishit premtuar se ne kete 100 vjetor do te ndertonit kompleksin e ri parlamentar dhe stadiumin e ri te futbollit. Nje premtim i cili mesa duket nuk do te mbahet. Pse?

Ai premtim do te mbahet. Nuk do te mund te priten shiritat! Pse? Sepse pavaresisht nga deshira ime, por procedurat jane procedura dhe ato nuk mund ti shkelim. Nese merr persiper per te ndertuar parlamentin dhe ecen duke shkelur transparencen, sherbimi me i keq qe i ben 100 vjetorit ai do te ishte.

Por gjykata kushtetuese ju dha te drejte ta shembnit piramiden...

Po na dha te drejte,por cfare ndodhi. Firma qe fitoi na kerkoi 10% te investimit total vetem per projektin. Tani 10% e investimit total vetem per projektin, ky eshte nje cmim fare i rralle. Nderkohe qe per ndertimin e parlamentareve te tjere jane 5%, 4.5%; pra ishte shume lart, ne negociuam, firma u terhoq ne u terhoqem, po zgjedhim tjetrin keto dite dhe kjo eshte arsyeja.

Pra ajo firme nuk do ta ndertoje?

Jo nuk do ta ndertoje. Ajo firme qe fitoi nuk mund ta ndertoi se kerkoi tek 10%, ishte pra ceshtje procedure. Do jete firma e dyte dhe ajo ka pranuar nje cmim standard mesatar te projektit te zbatimit. Stadiumi. Ne kemi ndermend qe edhe te kontribuojme edhe tia japim sportit, jemi futur bashkeaksioner qe ta ndertojme ate por qellimi eshte qe ai te jete i Federates se Sportit i sportit shqiptar. Tani federata pati nje ide qe ta ndertonin tek Fusha e Aviacionit dhe te ndertonin atje nje pol tjeter, une nuk kisha ndonje gje kunder, sepse ketu eshte ne qytet afer. Pastaj ajo ide u bojkotua, tani e mendojne se nuk duhet te jete 35 mije, sepse eshte shume i madh, po e ridimensionojme dhe sapo ta ridimensionojne ne fillojme procedurat. Duhet te behet nje projekt i ri, sepse ata nuk jane tani per 35 mije jane per 25 mije dhe ne do te respektojne ate qe kerkojne, do te behet po ketu ku eshte, sepse kane nje pretendim se po te largohen pertojne tifozat te vijne; ne fakt tifozat nuk pertojne se ju vijne nga te kater anet e vendit, por ata do te zgjedhin.

Koha Jone
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi