Kastrot Islami: Ky ishte skenari tunizian i Rames
Faqja 1 e 1
22012011
Kastrot Islami: Ky ishte skenari tunizian i Rames
[img]http://www.botasot.info/mesme/kastriot-islami_691.jpg[/img]Kastriot Islami, deputet i PS ka deklaruar se se PS mban pergjegjesi per situaten qe ndodhi dje ne qender te Tiranes. Ne nje prononcim telefonik dhene dje per median televizive, Islami tha se "PS-ja duhet te distancohet nga aktet e dhunes, pasi pergjegjesite mbeten tek ajo". Islami ka pershendetur deklaraten e bere dje nga Ambasada Amerikane. Ai tha se "kjo situate kaotike con ne demtim te imazhit te vendit". Islami tha se personalisht nuk ka qene ne proteste, per shkak te situates se krijuar. Ai denoi ashper demonstraten e zhvilluar dhe dhunen e perdorur. Islami e cilesoi te trishtueshme ate qe ndodhi dje dhe risolli ne vemendje Rames, te gjithe paralajmerimet e bera nga partneret evropiane qe te parandalohej dhuna, por ai s'i degjoi. Ai tha se Rama kishte paralajmeruar nje skenar tunizian. Ai kerkoi qe prokuroria te zbardhe ngjarjen e sotme. "Kjo nuk eshte thjesht nje ngjarje sporadike. Une s'kam pare asnjehere te sillen militantet socialiste te tilla si ato te sotme. Socialistet e vertete nuk bejne akte dhune", tha Islami. Ai tha se eshte hera e pare qe ne PS krijohet nje situate e tille, nderkohe qe Rama duhet te distancohej nga kjo situate. Ai beri thirrje qe socialistet e vertete te distancohen nga cdo lloj dhune. "Ata qe bene dhunen s'kane lidhje me kodin gjenetik te PS", tha ai.
bota sot
bota sot
Similar topics
» Berisha: Skenari i Rames per te marre pushtetin me dhune
» Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh
» Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi