ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh

Shko poshtė

06122009

Mesazh 

Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh Empty Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh




Islami: Bojkoti i Rames, si ai ne Bangladesh 20091205185812_artikullDeputeti perfaqesues i Levizjes se Mendimit Ndryshe ne PS, ne nje interviste per "Ora News" flet per bojkotin e kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, te cilin e krahason me ate te Bangladeshit. Ai thote se shume deputete te PS jane te lekundur per sa i perket bojkotit. Njeheresh flet dhe per strategjine e deshtuar te opozites.

Ku eshte LMN. Kemi kohe pa degjuar nje aksion politik?

Kemi aplikuar shprehjen e famshme qe ne momente te caktuara qe kur flet eshte argjend dhe kur hesht eshte flori. Situata eshte radikalizuar, ka nje ballafaqim frontal midis Rames-Berishes, i cili ka rreshtuar edhe ushtrite perkatese, ku per fatin e keq jane perfshire media, gazetare dhe opinioniste. Ne keto lloj hapesire kemi menduar, pa ndryshuar asgje nga ndryshime tona, vazhdojme te jemi kunder bojkotit. Nuk ka asnje strategji dhe asnje taktike, as te shkruar, as te miratuar ne forumet dhe ne institucionet e PS, ka vetem shpikje dhe vendime te perditshme, nepermjet te nje paneli qe nuk perfaqeson asgje nga pikepamja formale. E kemi lene kete beteje per te mos nderhyre, se ne jemi te sigurt se duke nderhyre Berisha do te terhiqej se do te mendonte qe do te ishte me mire nje lufte brenda PS. E kemi lene ballafaqimin sic po kryhet.

Si do gjendet kjo zgjidhja?

Koha eshte parametri shume i rendesishem ne kete analize qe bejme ne. Pengesa e pare qe PS duhet te reflektoje ka te beje me mbarimin e mandatit gjashte mujor, ku mandati mund te humbase, eshte shume i qarte per t'u lexuar. Madje ka qene qesharake lidhja me festen e mesuesit, ne Kushtetute thuhet se mandati behet i pavlefshem. Kjo date eshte gjashte marsi dhe jo shtate marsi. Une besoj se para kesaj date e kisha parashikuar. Por me sa duket s'ka asnje strategji, se duket se sa here del nje deklarate thuhet se s'do ta bejme, jam i sigurt qe brenda kesaj date, PS do te gjeje nje moment per t'u futur ne Parlament, per te bere betimin. Ka dy deklarata, njera eshte qe nuk do te humbi asnje mandat, nga ana tjeter qe nuk do te futemi ne Parlament. Do te gjendet edhe nje pretekst, do te mundohen ta shesin sa me elegante, apo per shkak te ndonje marreveshje. Do te gjendet nje sebep, pastaj do te jete afatshkurter, me rezulton se do te dilet prape jashte Parlamentit me idene e hapjen e kutive etj. Deri ne zgjedhjet lokale do te qendroje me hyrje e dalje, me pauza duke hyre dhe duke dale, duke bere nje bojkot me nderprerje ne Parlamentin shqiptar. Nga ana tjeter eshte e qarte pergjigja qe nuk duhet te hapen kutite.

Edi Rama deklaroi se do te bojkotojme Parlamentin edhe pas 7 marsit. E parashikoni qe 64 deputete socialiste do te humbasin kete mandat?

Ne pergjithesi politikanet flasin me gjuhe te drunjte. Rama ka thene edhe asnje mandat nuk do te humbet. Ka nje mundesi qe t'i bashkosh, te futen ne fillim te sesionit te janarit, vetem nje dite dhe per te dale jashte prape me idene qe kutite nuk hapen, e aty te depozitohet kerkesa me firma nga popullata per hapjen e kutive. Nje variant tjeter eshte qe te rivije marreveshja me Greqine, qe me argumentin per interesa kombetare, te diskutohet nje dite dhe prape te vazhdoje bojkoti. Ideja eshte qe deputetet e PS do te futen ne nje moment, do te bejne betimin dhe do te dalin. Mendoj se PS do te gjeje nje mundesi per te bere betimin. Do te dale prape jashte, do te rri gjashte muaj te tjera e do te beje te njejten gje deri ne zgjedhjet lokale. Synimi i PS nuk eshte hapja e kutive, por zhvillimi i zgjedhjeve te parakohshme.

PS do te futet ne zgjedhjet lokale?

Nuk mund ta them ne kete moment. Synimi eshte realizimi i zgjedhjeve te parakohshme. Jam i sigurt qe do te gjendet pikerisht kompromisi ne zgjedhje lokale, qe te jepet mundesia per zgjedhje te parakohshme. Por ka edhe nje kerkese tjeter qe te kete nje qeveri pa Berishen, kjo i bie qe Berisha te konsideroje qe kjo mazhorance te jete ilegjitime, pasi nese do te vendosej nje qeveri pa kryeminister dhe qe te mund ta vendoste mazhoranca aktuale, do te thoshte qe ne menyre indirekte te pranonte ilegjitimitetin. Nderkombetaret nuk do ta mbeshtesin kete opsion se do te krijohej nje precedent qe do te perseritej here pas here ne Shqiperi. Pra, une mendoj qe ne Shqiperi nuk do te kete zgjedhje te parakohshme. Gjithmone jane dy vende ne bote qe sapo mbarojne zgjedhjet kane objektiv zgjedhjet e parakohshme, pervec dy raste kur PS ka humbur zgjedhjet, ne 1992 dhe ne 2005. ne te gjitha rastet e tjera Shqiperia eshte perfshire qe diten e neserme. Eshte edhe Egladeshi. U futa ne internet dhe gjeta vendin me fjalen bojkot, ne Egladesh qe ka nje kohe te gjate qe opozita kerkon zgjedhje te parakohshme te nesermen e zgjedhjeve.

Ju keni qene kunder disa mendimeve te zotit Rama dhe vendimeve qe ka marre kjo parti. Ka pasur mbeshtetje ne protesta. Si u ndjete kur ai bulevard u mbush me mbeshtetes te PS?

Ka pasur dy protesta, nje proteste e pare, te ciles iu referua ambasadori i OSBE-ODHIR, ka thene qe ne ate proteste kane qene 3-7 mije. Ka raportime te rendesishme, nga keto raportime qe kane qene dy here me e madhe, pra numri i protestuesve kane qene nga 8-12 mije. Ky eshte nje raportim i brendshem te cilin e kane matur. Une e kam marre, e kam ndjekur protesten, kam marre edhe fotografite. Perderisa Kryesia ka nje kohe te gjate qe nuk mblidhet, perderisa kjo nuk eshte mbledhur, pra ka vetem nje vendim te Kongresit. Nuk ka me asnje mbledhje te Kryesise per ceshtje te rendesishme. Shprehje ka mbledhje te grupit parlamentar i cili ende nuk eshte legalizuar, pasi s'ka bere betimin dhe s'ka formalizim. Vendimin dhe orientimin politik e jep kryesia e partise. Kryetaret e shtate partive aleate qe marrin vendimet. Nuk kane rendesi emrat konkrete, jane shtate vete qe me sa duket vendosin.

Nga te gjithe keto qe thate ju asnjeri nuk eshte deputet...

Jo vetem qe nuk eshte deputet asnjeri, por dihet se sa partite e tyre kane vota. Ata jane eliminuar per shkak te Kodit Elektoral qe eshte bere nen drejtimin direkt te zotit Rama, qe te kerkonte te behej nje sistem politik me 4-6 parti. Tani, thirren ne skenen politike parti te cilat jane parti te cilet jane zgjedhur nga sistemi elektoral qe eshte zgjedhur.

Kemi nje lume akuzash midis Rames dhe Berishes. Ju a jeni dakord me akuzat?

Do mundohem te them ndoshta jo te gjithe mendimin tim, une ndjek edhe jeten politike ne vende te tjera, ne France, Gjermani, pak ne Itali etj., etj. Eshte fenomen edhe ne Evrope, edhe ne vendet latine, qe jeta private e atyre qe kerkojne te behen drejtues dhe lider, kane filluar te behen pjese e debatit publik. Ne kete kuptim nuk eshte ndonje cudi e madhe qe ndodh ne Shqiperi. Ne Shqiperi ka nje fenomen qe ndodh me hope, per efekte politike dhe jo ne planin moral. Shqiperia ka nje krize morale shume te rende. Shqiperia nuk ka nje krize ekonomike, ka burime natyrore te mrekullueshme, ka burime njerezore te shkelqyera, por ndodh qe per shkak te nje krize morale, qe po te vijne njerezit ne Shqiperi behen te korruptuar. Ne momentin e caktuar kur duhet per t'u sulmuar, apo per t'i hequr gurin e themelit njerit apo tjetrit, ketu fillojne artikulohen lloj-lloj akuzash. Ka nje keqperdorim edhe te atij debati qe duhet zhvilluar. Te gjitha akuzat qe jane nga te dyja palet ka nje pjese qe duhet trajtuar ne planin moral te kesaj ceshtje. Problemi i partive politike shqiptare nuk ka nje ardhje direkte ne eliten politike dhe vendimmarrjen e Parlamentit apo te qeverive. Ky eshte nje fenomen i rende. Ky eshte nje fenomen qe quhet e "majta kovjar", e "majta e te pasurve", elita e PS ne France ka filluar te behet nje elite qe nuk mendon per votuesin, edhe kur eshte ne opozite, por akoma me keq kur nuk eshte ne pushtet.

Rama ka bere te njejten gje me zotin Berisha?

Edhe PS e ka atakuar familjen e zotit Berisha, por me idene e korrupsionit. Kurse Berisha e ka sulmuar familjen e zotit Rama dhe elemente te sjelljes individuale te zotit Rama, ne nje plan tjeter moral. Ne planin personal eshte hera e pare qe kthehet kjo lufte. Ketu ka nje sere temash te rendesishme qe po te zhvishen nga politizimi jane ceshtje qe njerezit i diskutojne cdo dite ne tavolinat e tyre, njerezit jane te shqetesuar dhe e shikojne qe nuk kane me zgjedhje.

Ke thene qe pika me e forte e Edi Rames eshte me vendosmerine per te arritur synimet, kurse pika me e dobet e tij mund te ishte e kunderta. Vazhdoni t'i qendroni te njejtit mendim?

Vazhdoj t'i qendroj te njejtit mendim. Por Edi Rama i 2005 eshte kunder Edi Rames ne 2009. Une jam me Ramen e 2005. Ai eshte i vendosur, por tani ka objektiv te gabuar, eshte po prape aq i vendosur, por suksesi eshte i dyshimte. Nese do te arrish me te njejten vendosmeri objektiva te gabuara, kjo mund te coje ne nje disfate me shpejt se sa njeri qe nuk eshte aq i vendosur.

Cilat do te jene aksionet tuaja ne te ardhmen?

Ne te gjithe kete ceshtje koha eshte nje parameter i rendesishem per t'u marre ne konsiderate. Besoj ne kete objektiv te gabuar, koha punon keq per zotin Rama, meqenese eshte kryetar i PS, atehere punon keq per Partine Socialiste.

A ka ndonje deputet qe i bashkohet ne mendim levizjes suaj?

Ka shume veta qe mendojne, madje ndodhi ne nje mbledhje grupi qe u bere disa ditesh, takova dike, me tha, po hajde te bisedoni atje te diskutoni atje se ka filluar te levize situata dhe nuk jane te gjithe ne rresht me se c'ishin.

Sa mund te jete ky numer?

Kam pershtypjen se aty ka njerez qe kane ADN socialiste. Nuk po flas per njerezit qe kane ardhur te rinj. Une prape nuk e quaj qe ne kemi vepruar gabim, pasi po te mos ishte kjo klime, zor se Edi Rama do te vinte ne 2005. une mendoj se ne menyre te plote apo te pjesshme ka njerez qe kane ADN socialiste. LMN ka mbeshtetje, s'diskutohet.

koha jone
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi