ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bujar Nishani zgjidhet Presidenti i ri i Republikės

Shko poshtė

11062012

Mesazh 

Bujar Nishani zgjidhet Presidenti i ri i Republikės Empty Bujar Nishani zgjidhet Presidenti i ri i Republikės




Bujar Nishani zgjidhet Presidenti i ri i Republikės Buja-Nishani-President-300x178Me 73 vota pro, 1 kundėr dhe 2 tė pavlefshme, kandidati i maxhorancės, Bujar Nishani ėshtė zgjedhur Presidenti i ri i Republikės.

Bujar Nishani ka mundur tė marrė 71 votat e nevojshme pėr tu zgjedhur Presidenti i Ri i Republikės sė Shqipėrisė. Nishani ėshtė presidenti i 6-te i Republikės sė Shqipėrisė. Ky ishte raundi i katert i votimit ne Kuvendin e Shqiperise, pas tre raundeve te deshtuara, ku palet politike nuk munden te gjejne konsensus.

18: 46 | Mbyllet votimi i raundit tė katėrt pėr Presidentin e ri tė Shqipėrisė. Deputetet e opozitės nuk kanė marrė pjesė nė votim. Nderkohe, ka nisur numėrimi i votave.



18: 23 | Nė Kuvendin e Shqipėrisė vazhdon votimi nė raundin e katėr pėr Presidentin e Shqipėrisė. Votohet pėr kandidatin e propozuar nga maxhoranca, ministrin e Brendshėm, Bujar Nishani. Deri nė kėto momente asnjė deputet i opozitės nuk ka marrė pjesė nė votim, ndėrsa kanė marrė pjesė nė votim, kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule dhe ish deputeti i PS-sė, Kastriot Islami. Po ashtu ne votim ka marre pjese edhe, Gazmend Oketa, i larguar nga PD, dhe thmelues i partise, FRD-se. Mesohet gjithahstu se deputeti Dritan Prifti nuk do te marre pjese ne votim.

17:51 | Ne Kuvendin e Shqipėrisė ka nisur votimi per Presidentin e ri te Republikes. Deputeti i pare qe ka votuar ka qene, deputeti i PD-se, Enkelejd Alibeaj. Ne Kuvend votohet per kandidatin e paraqitur nga maxhoranca, Bujar Nishani.

Opozita eshte prezente ne salle, ndersa nuk po merr pjese ne votim.

17:43 | Ka nisur seanca plenare ku pritet te nise votimi per Preisdentin e ri te Republikes se Shqiperise, ku kandidat i propozuar nga maxhoranca eshte, ministri i Brendshem, Bujar Nishani.

Sekretariati pėr votimet pėrbėhet nga Viktor Gumi, Arenca Troshani dhe Armando Subashi.



17: 21 | Komisioni i Ligjeve ka kaluar vetėm me votat e maxhorancės raportin pėr Bujar Nishanin, te propozuarin e maxhorancės pėr postin e Presidentit tė Republikės. Opozita ka votuar kundėr nė mbledhje, ndėrsa ka kėrkuar informacion lidhur me faktin se pėrse Nishani edne nuk ka dhėnė dorėheqjen nga posti i ministrit tė Brendshėm. Deputete e Kuvendit te Shqiperise kane nisur te hyjne ne sallen e Kuvendit ku pritet te nise seanca plenare ku do te votohet per Presidentin e ri te Republikes.

26 firmat pėr Bujar Nishanin
Florian Mima
Mark Marku
Ilir Meta
Aurel Bylykbashi
Rajmonda Bulku
Luēiano Boēi
Genc Strazimiri
Sherefedin Shehu
Genc Ruli
Arenca Trashani
Astrit Bushati
Shpėtim Idrizi
Fatmir Mediu
Mehmet Xheka
Ardian Turku
Sokol Olldashi
Flamur Noka
Selami Xhepa
Ndriēim Babasi
Sybi Hida
Kreshnik Ēipi
Dashnor Sula
Dashamir Tahiri
Vangjel Tavo
Ylli Lama


17: 02 | Deputetėt e maxhorancės kanė konfirmuar se janė mbledhur tė gjitha firmat e nevojshme, rreth 26, pėr kandidaturėn e ministrit, Bujar Nishani. Tashmė ėshtė mbledhur edhe Komisioni i Ligjeve ku po shqyrtohen firmat dhe nėse Bujar Nishani i plotėson kriteret pėr President, per te kaluar me pas ne votim ne seance plenare.



15:57 | Pak para nisjes sė seancės plenare, Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentarė ku pritet tė merren edhe firmat qė do tė zyrtarizojnė ministrin, Bujar Nishani si kandidat pėr President tė Republikės.

Komisioni i ligjeve, pritet te hartoje raportin per t’ia prezantuar Kuvendit lidhur me zyrtarizimin e kandidatures se Nishanit.

Emri i Nishani u propozua nga maxhoranca menjėherė pas tėrheqjes nga gara e analistit, Artan Hoxha. Emri i Nishani ishte njė nga emrat e propozuar nė tryezėn e negociatave mes maxhorancės dhe Partisė Socialiste, e cila pėrfundoi pa konsensus. Ndėrkaq, kreu i PS-sė, Edi Rama ka kundėrshtuar emrin e Bujar Nishanit si kandidat pėr President. Seanca plenare pritet tė nisė nė orėn 17:00, ku do tė konsumohet edhe raundi i katėr pėr votimin e Presidentit tė Republikės.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi