ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

36 llojet e torturave tė tmerrshme qė u pėrdorėn gjatė diktaturės komuniste

Shko poshtė

24082019

Mesazh 

36 llojet e torturave tė tmerrshme qė u pėrdorėn gjatė diktaturės komuniste Empty 36 llojet e torturave tė tmerrshme qė u pėrdorėn gjatė diktaturės komuniste




36 llojet e torturave tė tmerrshme qė u pėrdorėn gjatė diktaturės komuniste 3_5-1
Rrahje me dru, shpim i mishit me tel tė djegur, futja e kripės nė mish, lėnia nė ujė tė ftohtė, lėnia pa bukė deri nė vdekje, varje me kokėposhtė, shtrėngimi i gjinjve me pinca, maēoku nė tumane, mbushja e gojės me kripė , futja e jashtqitjes nė gojė…
Kjo listė e hartuar nga  Instituti i Studimeve pėr Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKK) nė Shqipėri, bazuar nė njė dokumentacion tė gjerė arkivor dhe dėshmi gojore nga ish tė persekutuar, cilėsohet si lista zyrtare e torturave tė pėrdorura gjatė regjimit komunist nėpėr qelitė e hetuesive, zyrat e ish Sigurimit tė Shtetit dhe rrethana tė tjera represioni, gjatė viteve 1945-1991 nė Shqipėri.
kujto.al e sjell tė plotė listėn e torturave si mė poshtė:
Llojet e torturave
1-Rrahje me dru, deri nė shkaktimin e plagėve
Ėshtė torturė klasike e pėrgjithshme e bėrė nė hetuesi nga oficerėt e Sigurimit e ndihmėsit e tyre. Kjo torturė konsiston nė goditjen me dru ose thupra (drunj tė vegjėl) tė tė pandehurit nė kokė ose pjesė tė trupit. Ėshtė pėrdorur masivisht kundėr tė gjithė tė pandehurve apo personave tė kapur sekret nga Sigurimi. Kjo lloj torture konsiston nė goditjen e drejtpėrdrejtė e tė menjėhershme me njė mjet tė fortė. Ka qenė njė torturė e “thjeshtė” qė nuk kėrkonte shumė kushte apo mjete.
2-Kruarje e plagėve tė qelbėzuara me dru
Zhvillohej kur kishte avancuar faza e torturės dhe kishin filluar tė zinin kore. Nga kjo torturė e rėndė ka vdekur nė vitin 1947 Loni Adam, ish funksionar i ambasadės amerikane, ndėrsa trupin kishin filluar ta hanin krimbat. Kjo lloj torture mund tė kalonte deri nė ēmendjen e personit nga dhimbja e madhe.
3-Shpimi i mishit me tel tė djegur
Ka qenė torturė barbare e pėrdorur sidomos vitet e para. Personit i ngulej njė tel i nxehur nė mish e cila depėrton lehtėsisht mbi mish e nga kjo kalon drejtpėrdrejt nė kockė. Prekja e kockės kishte pasoja tė rėnda sepse kalonte nė humbjen e jetės, ose pasoja tė rėnda nė shėndet, por edhe nė ēmendje. Nga pėrdorimi i kėsaj torture ka vdekur avokat Muzafer Pipa nė tetor 1946.
4-Pėrdorimi i rrymės elektrike nė veshė e nė trup
Ka qenė teknikė e pėrdorur nga Sigurimi dhe hetuesia. Pėrdorimi i madh i kėsaj metode ka ēuar nė ēmendje shumė persona. Rryma elektrike kalonte nė trupin e personit tė marrė tė pandehur, nė mėnyrė qė ai tė thyhej pėr tė pranuar procesin ose treguar gjėra nė kurriz tė tė tjerėve.
5-Futja e kripės nė mish
Pėrdorej pėr tė acaruar gjendjen e tė pandehurit. Kjo lloj torture pėrdorej nė rastin kur plagėt kishin pėrparuar. Pėrdorimi i kėsaj torture kishte efekte psikike tė forta, duke kaluar shpesh edhe nė ēmendje.
6-Lėnia nė ujė tė ftohtė apo nė fuēi uji
Ishte koha kur i pandehuri nuk pyetej. Trupi i lihej nė njė pellg me ujė nė dimėr nė mėnyrė qė tė kishte pasoja nė shėndet. Pasojat ishin nė dobėsim zemre, mushkėri tė sėmura, etj. Po ashtu personi vendosej nė njė fuēi uji. Kjo metodė pėrdorej kryesisht kur ishte gati ta zinte gjumi si dhe nė orėn e gjumit.
7-Lėnia pa bukė deri nė vdekje
Ėshtė njė torturė e pėrdorur nė hetuesi, por nė raste speciale edhe nė burgje. Ka ndodhur p.sh. me ish kryeministrin Kostaq Kota qė vdiq nė burgun e Burrelit nė vitin 1948.
8-Lėnia pa bukė pėr disa kohė
Pėrdorej nė hetuesi dhe nė izolim nė burgje. Pėrdorimi i kėsaj torture synonte thyerjen e tė pandehurit nė mėnyrė qė ky tė mendonte se jetėn e kishte tė shkurtėr.
9-Lėnia zhveshur nė tė ftohtė
Pėrdorej nė hetuesi dhe pothuaj nė burgje si masa disiplinore. Kjo lloj torture kishte edhe efekte psikologjike pėr nga fotografimi i pamjes kur i dėnuari lihej tė shikohej nga tė burgosur tė tjerė.
10-Jeleku
Pėrdorej si mjet ndihmės pėr tė rritur efektin e torturės. Muēo Sali deklaronte: “Janė vėnė nė jelek dhe me njė dru nė mes tė duarve dhe tė kėmbėve vareshin nė dy stola, gjė qė i bėnte njerėzit si breshkė, duke i shkaktuar dhimbje tė mėdha”. Jepej ideja sikur njeriu ishte vendosur nė hell pėr t’u pjekur.
11-Dinamit nė trup
Vendosja e dinamitit nė trup kishte efekt nė zemėr dhe nė tru. I pandehuri kėrcėnohej se do hidhej nė erė. Oficeri i Sigurimit vazhdimisht mbante shkresėn nė dorė duke dhėnė pėrshtypjen se mund ta ndizte fitilin. Rriste stresin dhe ankthin me shpejtėsi tė madhe, duke kontribuar nė sėmundje tė rėnda e tė pashėrueshme.
12-Shtrėngim i gjinjve me pinca
Njė torturė e pėrdorur te meshkujt, linte pasoja nė lėkurėn e mishit tė personit qė torturohej. Pėrdorej sepse gjinjtė si gjėndra lėshonin efekt tė fortė dhimbjeje.
13-Futja e tė pėgėrėve (jashtėqitjes) nė gojė
Kryhej shumė vitet e para sidomos ndaj klerikėve qė mbanin mjekėr. E kanė pėrdorur ndaj Sheh Ibrahim Karbunarės. Jo vetėm qė tė shkaktonte dhimbje nga era e keqe, por grumbullonte edhe mizat.
14-Varje me kokė poshtė
Ėshtė pėrdorur rėndom ndaj personave tė akuzuar pėr krime shumė tė rėnda politike. Ka qenė ndėr torturat mė rraskapitėse e cila linte pasoja tė mėdha mendore.
15-Lidhje me lin
Lidhja me fijet e linit shkaktonte vija nė trupin e njė njeriu. Kjo lloj lidhje shkaktonte deformime, tė cilat i shiheshin personit gjatė gjithė jetės.
16-Lėnie nė diell
Pėrdorej si torturė pėr tė burgosurit e pėr tė paraburgosurit, nė degė tė punėve tė brendshme ose nė kampe pune. Nuk pėrdorej nė burgje. Nė kampe, i dėnuari lihej nė diell, kryesisht muajt e verės, nė vendet ku punohej. Kjo jo vetėm pėr t’i shkaktuar torturė, por edhe pėr tė shėrbyer si shembull pėr tė tjerėt.
17-Maēoku nė tumane
Pėrdorej kryesisht ndaj femrave. Maēoku futej brenda tumaneve tė femrės dhe pastaj goditej me dru nga jashtė. Pėrpjekja e maēokut me thonjtė e tij pėr tė dalė nga kjo gjendje, shkaktonin dhimbje tė mėdha te femra qė kishte veshur tumanet.
18-Pėrgatitje e varrit
Pėrdorej nė dy forma: e para, para njė varri tė hapur ku bėhej gati improvizimi i vrasjes sė tė dėnuarit dhe e dyta, kur i pandehuri hapte vetė varrin ku mendohej se do varrosej.
19-Arma nė gojė
Mjet presion qė zhvillohej shpesh gjatė hetuesisė. I pandehuri kėrcėnohej se do vritej nėse nuk tregonte.
20-Tentativė pėr ēnderim tė vajzės
I bėhej drejtpėrdrejtė  personit tė pandehur ose shėrbente si mjet presioni ndaj tij, kur i sillnin njė femėr tė familjes si gruan, vajzėn, etj.
21-Djegia e organeve seksuale
Pėrdorej djegia me benzinė, e provuar ndaj Alfred Ashikut nga oficeri Cole Bashari.
22-Rrahja me kamxhik
Pėrdorej me kamxhikėt e kafshėve. Kamxhiku i lėshohej nė qafė tė pandehurit nė formėn e njė gjarpri qė mblidhet shpejt rreth njė peme. Por pėrdorimi i kamxhikut pėrdorej edhe si rrahje e drejtpėrdrejtė nė vend tė drurit. Pasojat ishin tė mėdha si, dėmtim i mishit, i enėve tė gjakut, etj.
23-Lėshimi i pikės sė ujit nė kokė
I pandehuri lidhej nė njė tavolinė dhe nga tavani i lėshonin periodikisht pika tė forta uji qė binin rėndė nė kokė.
24-Vendosja e mangallit nė vapėn e gushtit
I futej nė qeli tė pandehurit nė kulmin e vapės, nė temperatura tė larta tė verės (dėshmi e Xhevat Xhafės). Kjo lloj torture i shkaktonte tė burgosurit njė siklet tė madh, djersė pa fund e dobėsim tė mėtejshėm.
25-Lėnia nė kėmbė
Pėrdorej pėr tė lodhur e sėmurė tė pandehurit. Shkaktonte sėmundjet e kockave, mesit, etj.
26-Lėnia pėr tė fjetur mbi ēimento
Pėrdorej nė hetuesi dhe nė biruca gjatė vuajtjes sė masės disiplinore.
27-Shkaktimi i etjes dhe mbushja e gojės me kripė
Pėrdorur nga hetues Irakli Kocani.
28-Lidhja me hekura nė mur e lėnia pėr disa ditė ashtu
Ėshtė pėrdorur nėpėr qeli ndaj tė paraburgosurve. Ka shkaktuar dhimbje kockash e organesh tė brendshme.
29-Detyrimi pėr tė kėnduar natėn
Vendosej muzika pėr tė zhdukur zhurmat ose shumė tė pandehur detyroheshin tė kėndonin natėn.
“Detyroheshin tė kėndonin si gjela dhe tė kakarisnin si pula, siē i ėshtė bėrė Islam Radovickės, nga Sigurimi i ushtrisė”.
30-Futja nė biruca tė errėta
Dėshmi: “Futnin nėpėr biruca tė errėta nga njė njeri dhe nė mesin e natės njė tjetėr ishte porositur tė bėnte si qen, tė ulėrinte dhe tė kafshonte tė burgosurin tjetėr”.
31-Lyerja me marmelatė
Dėshmi: “Janė lyer me marmelatė nė sy, veshė e hundė dhe kanė vėnė njė tjetėr pėr t’i lėpirė”.
32-Shurdhimi
Vėnia nė stres tė pėrgjithshėm, duke shkaktuar zhurma tė pandėrprera. Kjo torturė ėshtė provuar e kryer nė burgun e Burrelit.
33-Pėrdorja e tymit brenda qelive
Shkaktohej nga djegia e materialeve tė ndryshme e futja e tymit tė tyre nėpėr qeli. Provuar e kryer nė burgun e Burrelit.
34-Futja nė arkivol
Mjet presioni pėr tė pranuar procesverbalin e hetuesisė. I pandehuri mbyllej brenda arkivolit pėr disa minuta ose orė, duke i krijuar pėrshtypjen e vdekjes.
35-Goditja me pėllėmbė e me shqelma
Ka qenė tortura mė e pėrhapur dhe fillestare. Ajo ushtrohej nga hetuesit si fazė e parė e torturės psikologjike. Hetuesi e pėrdorte pėr tė thyer tė pandehurit e dobėt, nė mėnyrė qė tė pranonin sa mė shpejt procesin.
36-Hedhja nga lartėsia
Torturė e pėrdorur shpesh nė hetuesi, sidomos ndaj moshave tė thyera. Shpesh herė prej kėsaj torture, tė proceduarit kanė vdekur.


kujto.al
 
 
Nė rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje qė lidhen me periudhėn e komunizmit nė Shqipėri, klikoni kėtu pėr ta publikuar nė arkivėn tonė.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37480
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi