Premiera e I love Tropoja me Ramėn si daja i fortė, polemika e Alfred Trebickės: Ose ėshtė film, ose tallava
Faqja 1 e 1
31012020
Premiera e I love Tropoja me Ramėn si daja i fortė, polemika e Alfred Trebickės: Ose ėshtė film, ose tallava
EDI RAMA NE ROLIN E FILMIT ME ERMAL MAMAQIN (MAJTAS) AKTORI ALFRED TREBICKA
ANILA DEDAJ/ Tė kesh apo tė dish? Aktori Alfred Trebicka thotė se ligjet e kinemasė janė tė forta dhe nuk mjafton njė kamerė e njė trastė me para pėr tė bėrė film
Sipas Trebickės, produksione tė tilla, qė mė shumė sesa mbi njė skenar, sajohen mbi ndodhi tė sajuara, zbukuruar rėndom me doza humori, qė nuk pėrkojnė me komedinė e vėrtetė, nuk mund tė quhen filma, e aq mė pak artistikė. Sipas tij filmi, pėr tu quajtur i tillė, duhet tė plotėsojė tė gjitha komponentėt, qė nga skenari, regjisori, montazhi etj. Rol kryesor pėr tė pėrēuar mesazhin, qė, sipas tij, duhet ta ketė ēdo film, kanė edhe aktorėt.
Ndėrsa nė I love Tropoja si aktorė shfaqen edhe elementė tė showbizit, pėr Trebickėn filmi ėshtė njė nismė qė duhet marrė seriozisht . O ėshtė film, o ėshtė showbiz! O ėshtė film, o ėshtė tallava! O ėshtė film, o ėshtė histori gallate nuk ka se si tė jetė edhe kėshtu, edhe ashtu, thotė ai. Skeptik ėshtė edhe pėr pėrfshirjen e Kryeministrit Rama nė njė film tė kėtij niveli. Nėse ai donte vėrtet tė kishte njė rol si aktor, pėrse nuk zgjodhi njė produksion tė mirėfilltė kinematografik? Nuk di tė them se ēdo tė kishin bėrė Macron apo Merkel nėse Luc Besson do tu ofronte tė merrnin pjesė nė njė film Ku vlen tė thuhet se Besson konsiderohet si regjisor i mirė, shton mė tej Trebicka.
Zoti Trebicka, i nxitur nga filmat komercialė qė prodhohen sot nė vendin tonė, edhe nė sajė tė sponsorizimeve shtetėrore apo jo, ju shpreheni se sot, lehtėsisht dikush mund tė dalė e tė vetėshpallet regjisor. Por, nga ana tjetėr, pavarėsisht asaj qė ofrohet, publiku duhet tė edukohet tė bėjė njė lloj filtrimi, pėr kėtė janė ndihmė edhe filmat me vlera artistike. A i janė ofruar publikut shqiptar, nė kėndvėshtrimin tuaj, prodhime tė mirėfillta kinematografike, sė fundmi?
Sigurisht qė i janė ofruar. Problemi ėshtė se kinemaja, parė qoftė si art, ashtu edhe si biznes, ka vėshtirėsitė e veta, tė cilat nuk janė tė panjohura. Ne kemi njė Qendėr Kombėtare tė Kinematografisė, e cila bėn menaxhimin e fondeve qė i cakton shteti e qė mė pas, pėrmes vendimeve tė bordit, shpėrndahen nė projekte tė ndryshme. Ėshtė kjo forma zyrtare qė ndiqet pėr tė bėrė kinema nė vendin tonė. Nė kėtė mėnyrė mbėshteten filma tė shkurtėr, tė mesėm apo tė gjatė, tė cilėt duhet tė kalojnė njė sėrė vėshtirėsish nisur nga mbėshtetja financiare, qė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr tė prodhuar njė film tė niveleve tė larta. Kėshtu qė kur vihemi tė gjykojmė njė krijimtari, duhet ta shikojmė situatėn nė tė gjitha aspektet, duke marrė parasysh edhe mjetet, krahas pjesės profesionaleve tė punės. Sepse tė jemi tė sinqertė, janė njė pjesė e mirė e komponentėve qė ka filmi, tė cilat nuk janė nė standardet qė duhet.
Nėse flasim pėr elementė qė bėjnė njė film tė mirė, por edhe tė ndjekur, njė vend tė mirė zė skenari. Sė fundmi, nė kinemanė tonė janė shfaqur filma si Amaneti, Delegacioni, Streha mes reve etj., ku, pavarėsisht cilėsisė, mungon lidhja e kinemasė me realitetin e ditėve tė sotme, ēka mund ta tėrhiqte mė shumė publikun Ėshtė e vėrtetė qė skenari pėrbėn njė nga momentet mė tė rėndėsishme tė filmit. Luis Bunuel, njė nga regjisorėt mė tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave, ka thėnė se njė skenar cilėsor bėhet film i mirė, njė skenar mesatar me njė regjisor tė mirė mund tė bėhet njė film i mirė, ndėrsa njė skenar i dobėt, pavarėsisht regjisorit, nuk ka mundėsi qė tė bėhet. Por, nga ana tjetėr, skenari ėshtė edhe personal, ndaj ėshtė bordi qė gjatė pėrzgjedhjes duhet tė mendojė pėr mė gjatė. A kanė probleme skenarėt e filmave tė sotėm? Sigurisht qė po, skenarė mė tė fortė mund tė tėrhiqnin mė shumė. Por distancimi i spektatorit nga kinemaja vjen edhe pėr shkak se bombardimi nga televizionet ėshtė i madh, po ashtu pėrmes teknologjive mund tė shikohen filmat mė tė fundit konkurrentė pėr ēmim OSCAR. Nė kėto kushte bėhet shumė e vėshtirė qė tė ndėrtosh njė skenar tė mirė
Pėrpos kėsaj mbetet fakti se filmi, subjekti, duhet tė shkojė te publiku. Ju keni qenė njė nga personazhet protagonistė tė serialit Njerėz dhe fate, i cili ka qenė ndėr mė tė shikuarit nė Shqipėri. Mendoni se kjo qasje e madhe ndaj kėtij filmi ka tė bėjė edhe me faktin se trajtonte problematika tė kohės, ndėrkohė qė diēka e tillė sė paku nė filmat e fundit shqiptarė nuk ėshtė hasur?
Kėtė fenomen mund ta etiketoj edhe si njė lloj problemi tė kineastėve, tė cilėt gjejnė njė temė, qė ata personalisht e mendojnė si tė rėndėsishme. Por nė kėtė pėrzgjedhje nuk duhet pėrjashtuar nuhatja profesionale pėr ti ofruar publikut diēka qė ta tėrheq. Pėrgjegjėsia nė kėtė pikė i bie mė sė shumti bordit pėrzgjedhės tė skenarėve, pasi janė ata qė rrėzojnė apo u hap in dritėn jeshile skenarėve tė caktuar. Mandej, problemi tjetėr ka tė bėjė me mungesėn e llogaridhėnies qė kanė elementėt qė pėrmenda pasi prodhojnė filmin, pėrveē pėrballjes me spektatorin. Nuk duhet harruar se tė gjithė punojnė me mjetet qė ofrojnė taksapaguesit. Unė mendoj se krijuesi duhet tė jetė i pėrgjegjshėm pėr fondet e filmit qė merr nga Qendra, tė cilat vėrtet janė tė ulėta pėr tė realizuar njė film tė mirė, por pėrbėjnė shpenzim tė konsiderueshėm duke llogaritur standardin tonė tė jetesės. Ka ndodhur jo rrallė, madje ka raste tė pėrsėritura qė i njėjti kineast ka marrė fondet, ka realizuar njė film, tė cilin e kanė parė nga 200, 300 apo njė mijė veta e pastaj filmi ka vdekur. Dhe mė e keqja ėshtė se nuk ka Qendra politika pėr tė kėrkuar llogari pėr kėtė punė. Vėrtet, kineastėt realizojnė filma, por sa shkojnė ata te publiku? Nuk po kėrkoj qė filmi tė justifikojė veten e vet nė kuptimin financiar, por ne jemi zhveshur krejtėsisht nga sensi i fitimit tė filmit. Qė ky mentalitet tė ndryshojė, unė mendoj se producenti qė merr pėrsipėr filmin, duhet tė jetė pjesėrisht nė lojė dhe me paratė e tij. Pra, nėse shteti jep 200 mijė, 300 mijė a mė shumė, atėherė producenti tė investojė njė 10 pėrqindėsh, pse jo. Nė kėtė mėnyrė do ta ndiej mė shumė pėrgjegjėsinė financiare. Por fenomeni i mungesės sė llogaridhėnies ėshtė edhe handikap i Ligjit tė Kinemasė dhe i politikave tė Qendrės. Kur kineasti pėrballet me riskun e humbjes, mendoj se edhe nxitet tė prelatit e tė servirė diēka mė tė mirė, njė film me vlera artistike pėrtej produksioneve komerciale qė po na shohin sytė sė fundmi.
Pėr sa u pėrket produksioneve komerciale, mė tė pėrfolurat janė filmat e komedianėve Ermal Mamaqi dhe Besart Kallaku. Si e shpjegoni faktin qė filma si Falco, Dy gisht mjaltė etj., kanė publik tė dendur, krahasuar me numrin e paktė qė kanė pasur filma tė vlerėsuar edhe nga juri ndėrkombėtare siē ėshtė Delegacioni i Bujar Alimanit?
Ky ėshtė njė problem qė i ka rrėnjėt e thella, ka tė bėjė edhe me edukimin e shoqėrisė sonė. Mirėpo, pavarėsisht kėtij fenomeni, sdo tė thotė se ne duhet tė devijojmė nga kėta filma artistikė dhe tė zgjedhim kualitete tė tilla
Mendoni se publiku rend pas kėtyre produksioneve i nxitur prej impaktit publik qė kanė personazhe tė tillė? Prej nga duhet tė nisė filtrimi i kinemasė sipas jush?
Sigurisht qė edhe kjo ka tė bėjė, por ata kėtė impakt nuk e kanė fituar si kineastė dhe nė kėtė pikė duhet menduar mė gjatė. Ėshtė e vėrtetė se individi nė njė shoqėri demokratike duhet tė ketė liri zgjedhjeje, por sipas meje nuk duhet tė mungojnė as institucionet qė orientojnė dhe bėjnė rregullimet. Ne pėrmendėm Delegacionin, lidhur me kėtė film unė nuk kam parė tė bėhet njė publicitet si i filmave komercialė tė dy personazheve qė ju cekėt. Ėshtė shumė e qartė se e gjitha ndodh pėr shkak se kėta tė fundit gėzojnė mjetet financiare. Nuk besoj se Bujar Alimani nuk do ta donte Pallatin e Kongreseve pėr tė shfaqur filmin, por ai vetė nuk i ka mundėsitė. Nė kėtė pikė duhet tė ndėrhyjnė strukturat shtetėrore dhe ta menaxhojnė punėn siē duhet, duke e afruar publikun me filmin e mirė. Shfaqja e filmit tė Mamaqit nė Pallatin e Kongreseve, ndėrkohė, gėzon mbėshtetjen e Ministrisė sė Kulturės, pėr tė mos folur pėr promovimin qė i bėn kryebashkiaku dhe vetė Kryeministri me pjesėmarrje nė film, si e konsideroni kėtė fakt? Kjo ėshtė ku thėrret qameti. Kėtu problemi nuk prek vetėm njė apo dy hallka, por njė sistem e shoqėri tė tėrė. Dikush qė eksperimenton ka akses pothuajse ngado e kineasti i vėrtetė mbetet i pėrjashtuar
Ju pėrmenda produksionet e Mamaqit dhe Kallakut, pse refuzoni ti pranoni si filma artistikė?
Sepse nuk kanė aspak lidhje me atė qė pėrfaqėson njė film. Kemi tė bėjmė me histori tė mbledhura, ngjarje sporadike, tė cilave u janė shtuar disa doza humori, por jo filma, aq mė pak artistikė. Pėr mė tepėr, konsideroj absurd faktin qė nė kėto prodhime ata kanė kurajėn tė paragjykojnė spektatorin e shoqėrinė e ta helmojnė me atė qė u ofrojnė. Qė njė produksion tė quhet film, duhet tė jetė i plotėsuar me tė gjithė komponentėt si skenari, regjia, montazhi etj. , po ashtu kush e merr pėrsipėr duhet tė jetė i formuar e tė njohė peshėn e njė krijimtarie tė mirėfilltė.
Duhet tė ketė edhe aktorė qė luajnė, ndėrkohė nė kėta filma kemi personazhe tė showbizit qė luajnė aktorin Si ju duket njė zgjedhje e tillė?
O ėshtė film, o ėshtė showbiz! O ėshtė film, o ėshtė tallava! O ėshtė film, o ėshtė histori gallate nuk ka se si tė jetė edhe kėshtu, edhe ashtu. Edhe nė komeditė mė perfekte qė kemi parė nga bota, ku ka aktorė tė mirėfilltė, skenarė me subjekte tė njė niveli tė lartė, nė fund tė filmit ka njė mesazh.
Nė filmin e Mamaqit, krahas figurave tė showbizit, luan edhe vetė Kryeministri
Ėshtė njė zgjedhje e tij
Njė zgjedhje qė mund tė ketė ndikim nė shumė aspekte
Sigurisht qė ka ndikim. Mirėpo, nėse flasim pėr figura shteti, unė shtroj pyetjen, se ēdo tė kishin bėrė Macron apo Merkel nėse Luc Besson do tu ofronte tė merrnin pjesė nė njė film, ku Besson, sidoqoftė, konsiderohet njė regjisor i mirė. Mbetet zgjedhje personale e Kryeministrit ajo pėr tu bėrė pjesė e kėtij produksioni, edhe pse ka pikėpyetje tė mėdha. Ai mund tė ketė pranuar edhe nė kontekstin e ekzibicionit, edhe pse pėr mua mbetet disi i paqartė fakti qė nėse Rama ka dėshirė tė bėhet pjesė e njė filmi, pse nuk zgjodhi Delegacionin, apo Streha mes reve, njė produksion tė mirėfilltė tė kinemasė. Ekzibicioni, me sa duket, ėshtė kthyer nė mani, nė sėmundje. Unė nuk kam parė filma artistikė nė botė, ku ēunat e gocat e pasarelave tė aktrojnė. Nuk mjafton kamera dhe paratė pėr tė bėrė kinema, se kinemaja ka ligjet e veta. Mund tė duket edhe trendi e njerėzit tė shkojnė pėr tu relaksuar, por unė jam i bindur se pėrqindja mė e madhe e publikut nuk e merr sodisfaksionin qė duhet tė marrė nė njė film. Fakti qė kėta filma kanė publik, ka tė bėjė edhe me edukimin e formimin e shoqėrisė sonė. Njė gjeneratė qė nuk lexon, sigurisht qė aty do shkojė
Nė filmat komercialė qė pėrmendėm, pėrfshirė I love Tropoja, marrin pjesė edhe aktorė tė mirėfilltė. Si e gjykoni kompromisin qė ata bėjnė?
Kompromisi ėshtė pjesė e lojės pėr ēdo krijues, sidomos nė kushtet nė tė cilat ne gjendemi. Njihet si gjenerator. Mirėpo, nuk duhet tė dalė kurrsesi mbi veprėn. Nė momentin qė kjo ndodh, kompromisi ėshtė mė i madh se ēduhet. Pra, duhet tė ketė njė lloj ekuilibri, qė kompromisi tė mos tė tė shkatėrrojė krijimtarinė, figurėn qė ke krijuar.
Ju vetė do kishit marrė pjesė nė kėta filma qė pėrmendėm?
Kurrė! Kam debatuar edhe me kolegė qė kanė rriskuar prej shifrės sė ofruar, shifėr qė ndoshta nė njė film tė mirėfilltė se kanė hasur. Unė pėr vete nuk do tė pranoja. Do tė bėja kompromis nėse Mamaqi apo dikush tjetėr vjen dhe mė propozon njė skenar, tek i cili shikoj realisht diēka tė mirė. Nė rastet qė kam pasur ftesa pėr tė tillė kategori produksionesh, kam thėnė Jo. Duhet tė ketė disa elementė bindės, nga skenari, regjisori, koncepti etj. Kam bashkėpunuar me regjisorė tė rinj, por vetėm kur jam bindur se kanė pasur brumė.
Panorama
Iliriada Portal- Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007
Premiera e I love Tropoja me Ramėn si daja i fortė, polemika e Alfred Trebickės: Ose ėshtė film, ose tallava :: Komentet
No Comment.
Similar topics
» Te votosh per Edvin Ramen nuk eshte gabim por krim.
» Godo: Mjaft me Ramen, eshte koha e Lulzim Bashes
» Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy
» Godo: Mjaft me Ramen, eshte koha e Lulzim Bashes
» Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi