ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy

Shko poshtė

05042009

Mesazh 

Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy Empty Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy




Turqia ne BE, polemika Obama - Sarkozy Obama-sarkozy
Obama deklaron ne sumitin e prages USA-UE se "Turqia duhet te hyje ne BE, nese Europa e ben nje gje te tille do te ishte nje senjal inkurajues drejt vendeve muslimane". Por nuk ka vonuar qe te vije replika e presidentit frances Nikolas Sarkozy, ne nje interviste per kanalin francez TF1 ka deklaruar se, "kam qene gjithmone kunder aderimit te Turqise ne BE dhe gjithmone do te jem".
Kunder aderimit te Turqise ne BE eshte edhe Gjermania dhe kjo ka qene edhe arsyeja qe dje ne sumitin e NATO-s Turqia ka tentuar qe te veje veton e saje kunder presidentit te ri te NATO-s kryeministrit danez Rasmusen, me pretekstin e karikatuave te disa gazetave daneze mbi profetin Muhamed te pak viteve me pare. Nder te tjera Sarkozy deklaroi se, "pozicioni im ndaj aderimit te Turqise ne BE nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje" por ajo qe spikat me shume eshte se "pjesa me e madhe e vendeve te BE-se e mendojne si une" shtoi Sarkozy.

Ndersa nga ane tjeter edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e mendon pak a shume si Sarkozy, "nje bashkepunim mes BE-se dhe Turqise eshte i rendesishem, por duhet te shikojme se ne ē'menyre" theksoi ajo ne Prage. Dhe gjithmone sipas Merkel rruga me e mire do te ishte "nje partenership i priveligjuar" me Ankarane. Megjithate Merkel qe ka qene gjithmone e ftohte per hyrjen e Turqise ne Europe, thekson se "asgje nuk eshte vendosur akoma". "Jemi ende duke diskutuar se ne ē'fare forme duhet te jete lidhja mes BE-se dhe Turqise, si nje partenership i priveligjuar apo si nje aderim i plote ne BE".
Kurse ajo qe eshte me e rendesishme eshte plani 8 pikesh qe ka paraqitur Italia per hyrjen ne BE te vendeve te Ballkanit prendimore. Sipas ministrit te jashtem italian Franco Frattini, "afrimi i vendeve te Ballkanit prendimore me Europen eshte teper i ngadalte" dhe plani 8 pikesh eshte nje tip road map qe do te ndihmonte ne integrimin e vendeve ballkanike dhe do te shpejtonte kyte integrim. Italia ka qene gjithmone pro integrimit te Shqiperise ne BE dhe si nje zedhense e vendeve te Ballkanit ne brenda strukturave europiane.
Nga ajo qe arrihet te perceptohet nga politika e BE-se Turqia ne Europe nuk do te hyje kurre, nese per vendet e Ballkanit ekzistojne projekte bile edhe limite kohore per aderimin e tyre ne BE , per Turqine nuk kemi as edhe nje spiral shprese. Jane te shumte analistat dhe politologet qe e parashikojne nje gje te tille, ne modestine time edhe une kam qene nje nder ata, kyte mund t'a konfermojne te gjithe ata qe kane pasur mundesine te lexojne shkrimet e mija.
Dhe ky hezitim nga vendet e Europes nuk eshte vetem per faktin se Turqia eshte nje vend musliman, por mbi te gjitha per probleme demografike. Sot Europa ka nje rritje shume te minimalle demografike, dhe nga ane tjeter Turqia ka nje rritje te jashtezakonshme te popullsise. Dhe problemi nga demografik pas pak vitesh do te shendrrohej ne politik. Do te shendrrohej ne politik per arsye se ne Parlamentin Europian numeri i parlamentareve(deputeteve) per ē'do vend vendoset ne baze te popullsise dhe keshtu pas 10-20 vitesh do te kishim nje parlament qe do te kishte me shume parlamentare nga Turqia se sa nga Gjermania apo Franca.
Dhe me pak fjale do te kishim nje Europe me shumice muslimane ne strukturat drejtuese te saje.
gerrard
gerrard

Numri i postimeve : 280
Reputation : 5
Points : 28310
Registration date : 02/02/2009

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi