ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kadare vlerėsohet me ēmimin "Flaiano"

Shko poshtė

05062008

Mesazh 

Kadare vlerėsohet me ēmimin "Flaiano" Empty Kadare vlerėsohet me ēmimin "Flaiano"




Kadare vlerėsohet me ēmimin "Flaiano"
Kadare vlerėsohet me ēmimin "Flaiano" 1212136412-kadareShkrimtari i njohur shqiptar renditet ndėr tre mė tė mirėt e edicionit tė 35 tė ēmimeve teatrore ndėrkombėtare. Shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ėshtė vlerėsuar me ēmimin "Flaiano". Me veprėn "Vajza e Agamemnonit", Kadare ėshtė renditur mes tre fituesve tė edicionit tė 35 tė ēmimeve teatrore ndėrkombėtare "Flaiano". Alberto Arbasino, Ismail Kadare dhe Alice Munro janė tre shkrimtarėt e vlerėsuar kėtė vit me kėtė ēmim tė madh qė jepet nga vendi fqinj.
Ēmimet ndėrkombėtare "Flaiano" jepen ēdo vit pas njė sėrė konkursesh, manifestimesh dhe aktivitetesh kinematografike teatrore e televizive nė Peskara.

Ky aktivitet lindi nė vitin 1974 pėr tė nderuar artistin italian Ennio Flaiano. Prej gati 35 vitesh, ky aktivitet ėshtė njė ndėr evenimentet mė tė rėndėsishme kulturore, i cili grumbullon nė Peskara disa prej personazheve mė tė spikatur tė spektaklit e kulturės mbarėbotėrore. Ēmimet do tė dorėzohen nga data 14 qershor deri mė 6 korrik nė qytetin italian.

Pėrfaqėsuesi i ēmimeve, Eduardo Tiboni, duke prezantuar fituesit, u shpreh se "rruga ka qenė e gjatė, ndonjėherė dhe e vėshtirė, por rezultatet kanė qenė mė sinjifikueset dhe konkretet".

Alice Munro, njė prej fituesve tė kėtij ēmimi, ėshtė njė nga romancieret mė tė njohura sot nė Evropė. Librin e saj tė parė e ka botuar nė vitin 1961. Dhe pse kritika i ka quajtur shpesh historitė e saj tė lehta, Munro ėshtė njė depėrtuese e thellė e psikikės njerėzore. Subjektet e librave tė Munros vijnė nga eksperiencat e saj nė jetė. Nė njė intervistė, shkrimtarja kanadeze shprehet se historitė qė ajo rrėfen nė libra nuk janė autobiografike. "Sigurisht qė unė kam marrė nga jeta ime gjithēka qė ėshtė thelbėsore pėr t‘u ngritur njė subjekt, kohėt kur isha nė depresion, idealizmin gjatė adoleshencės, zbulimin e seksit, koha kur braktisa shtėpinė, testi qė i bėra vetes gjatė universitetit, kohėt kur kam rėnė nė dashuri, martesėn, tė pasurit fėmijė, divorcin, pėrballimin e jetės dhe ecjen e vetme nė kėtė rrugė shpeshherė tė errėt tė jetės, duke kėrkuar ndjenjėn", shprehet ajo. Dhe pse i ka kaluar tė 70-at, Munro vazhdon tė jetė njė shkrimtare prodhimtare, historitė e sė cilės gjithnjė provokojnė diēka. Por dhe pse duket sikur i ka rrėfyer tė gjitha nė librat e shkruar, jeta e saj duket sikur ėshtė e mbėshtjellė nga sekretet. "Njė femėr nuk mund tė bėjė pa to", shprehet Munro. Femrat zėnė njė pjesė tė madhe tė letėrsisė sė Munros. 37 vjet mė parė, nė vitin 1971, ajo shkroi librin me titull "Jeta e vajzave dhe grave".

Shkrimtari tjetėr fitues i ēmimit "Flaiano" ėshtė kritiku dhe autori i njohur i letėrsisė italiane Alberto Arbasino. Vetėm katėr vjet mė parė ai ėshtė nderuar nė vendin e tij dhe me ēmimin e karrierės. Arbasino ėshtė protagonist i grupit tė njohur, qė bėri revolucion nė kulturėn italiane, "Grupi 63". Mė shumė se shkrimtar, Arbasino njihet pėr vlerėsimet e tij tė sakta ndaj periudhave tė ndryshme tė artit italian.

Ky ēmim ėshtė njė tjetėr vlerėsim qė i bėhet shkrimtarit tonė tė njohur Ismail Kadare. "Vajza e Agamemnonit" ėshtė njė roman qė ka pasur komente pozitive nė faqet e shtypit botėror. Kritikėt mė tė njohur italianė e kanė renditur shkrimtarin shqiptar si njė nga shkrimtarėt mė tė mirė sot, jo vetėm nė Ballkan. Librat e Kadaresė janė mė tė kėrkuarit nė vendin fqinj.

Nga : Gazeta Shqip
interesanti
interesanti

Numri i postimeve : 192
Reputation : 5
Points : 29283
Registration date : 05/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi