ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tėrmeti nuk ėshtė skenė pėr “show”

Shko poshtė

01022020

Mesazh 

Tėrmeti nuk ėshtė skenė pėr “show” Empty Tėrmeti nuk ėshtė skenė pėr “show”




Tėrmeti nuk ėshtė skenė pėr “show” Termeti-show-300x133Duket sikur situata, – nė njė qeverisje qė gjithnjė ka qenė e orientuar nga imazhi -, po zvarritet qėllimisht sa mė afėr vitit tė ardhshėm elektoral pėr tė dhėnė shfaqjen e radhės me dorėzimin e ēelėsave vetėm pak pėrpara zgjedhjeve. Por, sa mė shumė qė humbin shpresat e njerėzve, politikanėt qė nuk arrijnė tė pėrballen me fatkeqėsitė natyrore mund tė shikojnė besueshmėrinė e tyre nė popull tė shkėrmoqet, ashtu si pallatet difektoze, qė u shkėrmoqėn nga tėrmeti…
 
EDITORIAL/Pasojat e tėrmetit shkatėrrues tė 26 nėntorit, edhe pasi kanė kaluar dy muaj, janė lehtėsisht tė dukshme kudo nė zonat e prekura. Nė Durrės, muret e rrėzuara nė pallatet shumėkatėshe, apo krisje pa fund tė faqeve tė tėra tė ndėrtesave tė larta, tė kujtojnė nė ēdo moment jo vetėm atė qė ndodhi, por edhe papėrgjegjshmėrinė e treguar me ndėrtimet e reja. Nė zonėn e Thumanės e nė dhjetėra fshatra, ēadrat e ngritura pėrpara shtėpive tė shkatėrruara, nuk arrijnė tė fshehin mjerimin e dhjetėra banorėve, qė nėn pushtetin e ftohtit, sa vjen e po u humb shpresa.
Vėmendja e medias po zbehet ēdo ditė e mė shumė. Edhe pėrfaqėsues tė lartė tė pushtetit, qė vetėm pak javė mė parė zinin gjithė kohėn e edicioneve informative tashmė e kanė kufizuar daljen, sa pėr tė treguar se po punojnė,  se diku po japin ndonjė ēelės shtėpie, apo se po kėrkojnė fonde (edhe pse pėr kėtė tė fundit nuk e dimė se sa do tė arrijnė t’i mbushin mendjen donatorėve me shifra tė fryra). Gjithēka duket shumė e thjeshtė, me qytetet e reja qė premtohet se do tė jenė shumė moderne, me qytetarėt e prekur qė ftohen qė tė aplikojnė online qė tė pėrfitojnė nga programet e rindėrtimit, me miliardat, qė pritet tė mblidhen nga donatorėt. Nė skenarin virtual, rindėrtimi pas tėrmetit duket nė rrugė tė mbarė dhe madje edhe me hapa tė shpejtė.
Realiteti nė fakt po rezulton shumė ndryshe. Banorėt e prekur nga tėrmeti po ndihen tė braktisur dhe tė lėnė nė harresė. Ata sorollaten nė dyert e Bashkive dhe nuk arrijnė tė marrin njė pėrgjigje se ēfarė do tė ndodhė me ta, kur mund tė fillojė procesi i rindėrtimit, apo nėse banesat e tyre do tė shemben, apo riparohen. Nė shumė zona nuk ka filluar ende shpėrndarja e bonusit tė qirasė. Mos marrja e tij si dhe shtrenjtimi i qirave nė nivele tė papėrballueshme pėr njė familje normale, ka bėrė qė shumė banorė tė rikthehen, ndonėse me frikė, nė banesat e dėmtuara, qė janė shpallur ta pabanueshme. Larg qoftė, por nė kėtė situatė, njė tėrmet tjetėr, edhe nė magnitudė mė tė ulėt sesa ai i 26 nėntorit, do tė kishte pasoja shumė mė tė rėnda nė jetė njerėzish!
Ekonomia ka ndalur nė njė prej zonave me jetėsore tė vendit, atė tė Durrėsit. Kryetari i Dhomės sė Tregtisė sė qytetit bregdetar thotė se janė lėnė nė harresė (shih shkrimin nė faqet e brendshme tė revistės). Bizneset, jo vetėm qė nuk po marrin lehtėsitė e premtuara, por ata, paradoksalisht, nė njė situatė tė tillė emergjence, kur kanė ndalur punėn, apo kur nuk kanė punonjės, po ngarkohen me gjoba. Shteti nuk po u pėrgjigjet as pėr atė qė u detyrohet, siē ėshtė rimbursimi i TVSH-sė. Qyteti, i cili kontribuon me 10% tė prodhimit tė brendshėm bruto, nuk po punon as me 30% tė kapacitetit tė tij.
Ėshtė normale, qė njė katastrofė e tillė natyrore do tė ishte e vėshtirė tė menaxhohej edhe nga qeveri nė vende me demokraci mė tė zhvilluara, korrupsion mė tė ulėt dhe buxhete mė tė mėdha nė dispozicion. Pėr mė tepėr, qė procesi i rindėrtimit po kėrkon hartimin e njė kuadri tėrėsisht tė ri ligjor, sidomos ai pėr ndėrtimin e zonave tė reja tė banimit.
Por, kur kanė kaluar dy muaj nga ngjarja fatkeqe, qeveria duket se po e kap lepurin me qerre (si gjithmonė). Kėtė po e dėshmojnė mė tė mirė fondacionet qė janė bėrė pjesė e procesit tė rindėrtimit (pėr parantezė ato arritėn tė mbledhin shumė mė tepėr fonde nga donacionet sesa vetė qeveria). Me mė pak burokraci, ato janė tė gatshme tė fillojnė rindėrtimin dhe madje e kanė nisur kėtė proces, por pėr paradoks, qeveria nuk po arrin as tė zbatojė ligjet qė i ka miratuar vetė, si p.sh. nxjerrja e udhėzimeve pėr pėrjashtimin e ndėrtimeve nga TVSH  dhe taksėn e infrastrukturės, apo dhe pėrshpejtimi i lejeve dhe pėrcaktimi i trojeve se ku do tė ndėrtohet.
Edhe vetė banorėt, mė sė paku kanė nevojė tė informohen se ēfarė do tė ndodhė me ta dhe tė kenė tė qartė njė grafik kohor tė procesit tė rindėrtimit. Tė paktėn pėr momentin kjo nuk po ndodh. Konfuzioni i ka mbėrthyer tė gjithė, nga Durrėsi e deri nė Thumanė e Laē, qė ishin dhe zonat mė tė prekura. Ky konfuzion pastaj rezulton se sjellje tė tilla si ndalimi i konsumit, apo blerjeve tė mėdha (siē dėshmoi vrojtimi i fundit i Bankės sė Shqipėrisė), me efekt nė ngadalėsimin e rritjes ekonomike.
Duket sikur situata, – nė njė qeverisje qė gjithnjė ka qenė e orientuar nga imazhi -, po zvarritet qėllimisht sa mė afėr vitit tė ardhshėm elektoral pėr tė dhėnė shfaqjen e radhės me dorėzimin e ēelėsave vetėm pak pėrpara zgjedhjeve. Por, sa mė shumė qė humbin shpresat e njerėzve, politikanėt qė nuk arrijnė tė pėrballen me fatkeqėsitė natyrore mund tė shikojnė besueshmėrinė e tyre nė popull tė shkėrmoqet, ashtu si pallatet difektoze, qė u
shkėrmoqėn nga tėrmeti.

Monitor
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37535
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi