ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Konferenca e donatorėve, 1.15 mld euro pėr Shqipėrinė

Shko poshtė

18022020

Mesazh 

Konferenca e donatorėve, 1.15 mld euro pėr Shqipėrinė Empty Konferenca e donatorėve, 1.15 mld euro pėr Shqipėrinė




Konferenca e donatorėve, 1.15 mld euro pėr Shqipėrinė BE79EF70-C1B0-42B0-85FA-533CB766CD87_w1023_r1_sArmand Mero/DW
Njė shumė prej 1.15 miliard euro nė formė financimesh direkte, investimesh pėr ndėrtime banesash apo rikonstruksione tė infrastrukturės, granteve, huave apo mbėshtetjes pėr programe zhvillimi u grumbullua sot nė mbrėmje nė pėrfundim tė Konferencės ndėrkombėtare tė donatorėve, e zhvilluar nė Bruksel pėr tė ndihmuar Shqipėrinė pėr tė pėrballuar pasojat e tėrmetit qė goditi vendin mė 26 nėntor tė vitit tė shkuar. Shuma e grumbulluar shkon pėrtej dėmeve tė pėrllogaritura nė 1.08 miliard euro.
Konferenca e donatorėve, 1.15 mld euro pėr Shqipėrinė Bcaf6cf3-3918-4886-b4fa-6cc091d337ab_tv_w650_r1

Konferenca e donatorėve pėr rimėkėmbjen nga tėrmeti nė Shqipėri
Pėr Komisionerin e Zgjerimit Oliver Varhelyi, i cili drejtoi sesionin ku secili vend pjesmarrės nė konferencė ofroi kontributin e tij “ky ėshtė njė mesazh mjaft i fortė pėr popullin shqiptar pėr tė ditur se sa shumė e kemi pėr zemėr”, tha Harvelyi
Kryeministri Edi Rama, nė reagimin e parė menjėherė pas publikimit tė shifrės tha se “kjo ėshtė pėrtej imagjinatės mė tė shfrenuar”.
Konferenca e donatorėve e organizuar nga komisioni europian, nisi pasdite me njė paraqitje tė situatės. Nė hapje tė saj, kryeministri Edi Rama, nisi ndėrhyrjen e tj duke shqiptuar nė disa gjuhė tė huaja fjalėt “Faleminderit” dhe “Tė lutem”, tė cilat mė pas do t’i pėrdorte disa herė nė gjuhėn shqipe. Ai theksoi se ndjehej “thellėsisht i prekur” nga prania e njė numri tė madh vendesh dhe institucionesh ndėrkombėtare.
Kryeministri shqiptar falenderoi Bashkimin Europian pėr ndihmėn e menjėhershme qė ofroi nė orėt pas tėrmetit e po ashtu dhe shumė vende tė tjera: "Nuk ka kufi pėr mirėnjohjen qė ndjej. Vetėm fakti qė jeni kėtu me mbush zemrėn dhe ėshtė emocionuese pėr mua dhe tė gjithė shqiptarėt"
Sipas raporti tė vlerėsimit tė dėmeve, pėrveē 51 viktimave dhe 900 tė plagosurve, tėrmeti i nėntorit “zhvendosi nga banesat e dėmtuara rreth 17 mijė njerėz. Nė total prej kėsaj katastrofe natyrore u prekėn 202 291 persona nė 11 njėsi tė qeverisjes vendore”. MBi 62 mijė janė ndėrtesa e dėmtuara. Raporti i vlerėsimit arriti nė pėrfundimin se “pėr tė pėrballuar efektet e dėmit dhe tė ardhurave tė humbura si rezultat i tėrmetit, do tė duheshin gati 1.08 miliardė Euro nė tė gjithė sektorėt pėr rimėkėmbje. Sektorėt qė reflektojnė nevojat mė tė mėdha janė strehimi, qė pėrfaqėson pothuajse 76 pėr qind tė tė gjitha nevojave, pasuar nga arsimi dhe infrastruktura”. Vetėm pėr tė pėrballuar dėmet e krijuara pėr strehim pėrllogaritet se do tė duhen afro 696 milion euro. I gjithė dėmi ėshtė i barabartė me 6.4 pėr qind tė Prodhimit tė brendshėm bruto tė Shqipėrisė.
"Pėr ne ėshtė njė shumė e madhe. Nuk mund ta pėrballojmė kėtė tė vetėm. Na mungojnė paratė e mė shumė se kaq, nuk kemi dhe aq shumė kohė. Ndaj jam kėtu me njė thirrje dhe njė kėrkesė tė dretpėrdejtė. Ju lutem na ndihmoni me grante dhe hua tė pėrballueshme pėr tė cilat kemi nevojė pėr tė ndėrtuar shtėpitė, komunitetet dhe besimin e shkatėrruar. Ju lutemi pėrgjigjuni vuajtjes sonė me bujarinė qė duhet. Ne do tė bėjmė gjithė ēka mundemi, e madje edhe mė shumė. Ju lutemi, ju tė bėni vetėm aq sa mundeni. Tė na ndihmoni! Ju lutem!", u shpreh kryeministri Rama.
Edhe presidentja e Komisionit europian Ursula Von Der Leyen, tha se "ėshtė e qartė se Shqipėria e vetme nuk e pėrballon dot kėtė barrė. Sot I premtojmė popullit shqiptar se do jemi aty pėr njė kohė tė gjatė dhe solidariteti ynė do tė vijojė tė jetė po aq i fortė sa ishte nė orėt e para pas tėrmetit".
Ajo deklaroi me tej se "sot jemi nė anėn e Shqipėrisė nė njė moment nevoje. Shqipėria do tė ngrihet nga hiri i tėrmetit, si njė vend mė i fortė e mė i sigurt nė zemėr tė familjes sonė europiane".
Vetėm Komisioni europian, sipas asaj qė deklaroi zonja Von Der Leyen do tė angazhojė i vetėm ​"100 mln euro nga buxheti i Bashkimit europian, pėrtej 15 milion eurove tė njoftuara nė Dhjetor, dhe nuk pėrfshin kontributin e shteteve tona anėtare”
Nė total, kontributi i Komisionit dhe vendeve anėtare shkon nė afro 400 milion euro, bėri tė ditur nė pėrfundim tė Konferencės, presidentja e Komisionit europian e cila u shfaq sė bashku me kryeministrin shqiptar. Ky i fundit pėrsėriti se “ėshtė nga ato momente qė dikush beson e mendon se diēka magjike ka ndodhur”.
Reagimet
Ndėrsa Konferenca e donatorėve ishte drejt fundit, president Ilir Meta e pėrshėndeti zhvillimin e saj duke shprehur “mirėnjohjen e thellė pėr solidaritetin dhe kontributin e vendeve pjesėmarrėse dhe kontribuese”.
Nga ana e tij kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh pėrmes njė postimi nė Facebook se “tė gjitha donacionet ndėrkombėtare pėr popullin shqiptar pėr dėmet e pas tėrmetit tė 26 nėntorit janė tė bekuara dhe tė mirėpritura. Falenderime dhe mirėnjohje pėr ēdo vend, ēdo organizatė dhe ēdo institucion ndėrkombėtar qė i gjendet pranė qytetarėve shqiptarė nė kėtė moment tė vėshtirė. Detyra jonė –theksoi zoti Basha - ėshtė tė bėjmė gjithēka qė kėto kontribute tė shėrbejnė vėrtet pėr ndihmė ndaj njerėzve nė nevojė. Ėshtė e rėndėsishme qė tė nisė menjėherė puna dhe fondet tė pėrdoren me pėrgjegjshmėri dhe transparencė pėr tė ndalur keqpėrdorimin dhe abuzimin me to”.
Nė tė njejten linjė dhe kryetarja e LSI-sė Monika Kryemadhi. Ndėrsa shprehet se “miqtė i qėndruan nė krah Shqipėrisė nė kėto momente tė vėshtira. Mirėnjohje pėr kontributin e tyre pėr tė ndihmuar qytetarėt shqiptarė dhe infrastrukturėn e dėmtuar pas tėrmeteve, qė goditėn vendin”, ajo shton se “tani ėshtė koha qė kjo mbėshtetje t’u shkojė sa mė parė, nė radhė tė parė familjeve qė janė tė pastreha. Ēdo euro ndihmė ėshtė e ēmuar dhe duhet tė administrohet me transparencė dhe pėrgjegjėsi tė plotė”.
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37475
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi