ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetės deri nė 80

Shko poshtė

06062008

Mesazh 

80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetės deri nė 80 Empty 80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetės deri nė 80




Ėshtė kėnaqėsi tė rrėfesh historinė e kaluar tė njė personi, si Ramazan Bajrami, i njohur me nofkėn Komandant Askeri, pjesmarrės i luftės qė u zhvillua mė 2001 ndėrmjet UĒK dhe pushtetit shtypės nė Maqedoni!
80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetės deri nė 80 RibMrP856359-02
Ai me njė buzėqeshje tė pret, dhe ėshtė i gatshėm deri nė flijim se:

- Pėr shqiptarėt dhe lirinė e tyre jap gjithēka !

I tillė ėshtė plaku i palodhur ! I lindur mė 1928 nė fshatin Arangjell tė Kėrēovės, ndėr tė parėt nė atė, kohė arriti ta kryej tetėvjeēaren ! Dhe sot, me peshėn e viteve, i pret agimet me dėshirė se mirėqenia dhe liria do tė ngjadhnjejė!
PERIUDHAT E JETĖS

Fėmijėria e Komandant Askerit ka mbetur peng nė kujtesėn e tij!

Dėshira pėr t'u shkolluar ishte e madhe.Por, kushtet dhe rrethanat e pengonin atė. Dhe plaku mjekėrrbardhė, klith pėr tė vijuar rrėfimin:

- U binda se pas mbarimit tė tetėvjeēares, me sukses tė shkėlqyshėm, duhej patjetėr tė vė janxhikun nė krah! U bėra bari ! E pas ca vjetėve, e kapa plugun nė dorė dhe lėvroja arat pėr tė siguruar kafshatėn pėr familjen ! Se ajo priste prej meje!

Babai i thyer nga lėngata , mė ftoj e mė tha : Ja ! Ti do ta udhėheqish shtėpinė! Kujdesu tė ecish pėrpara. Kujdesu pėr vėllezėrit, motrat...! Pėr...! Se unė...

80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetės deri nė 80 AtyQ66966354-02
avatar
ILLYRIA

Numri i postimeve : 1370
Age : 110
Reputation : 1
Points : 29081
Registration date : 29/05/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

80 Vjetori I Komandant Askerit ! Rruga e jetės deri nė 80 :: Komentet

avatar

Mesazh Fri Jun 06, 2008 10:44 pm nga ILLYRIA

Ftesa e pėr nė ushtri mė trokiti nė moshėn njėzetvjeē! Postjeri mė thirri dhe ma dorėzoj teskeren ! U nėnshkrova nė dorėzim kartolinėn se e pranova atė ftesė ! Dhe rashė nė mendime tė njė kryefamiljari qė duhej patjetėr tė largohesha dy vjet !
Ku do tė mbeste shtėpia, familja ! Nėna, motrat, vėllezėrit ? E babai i shtrirė nė shtratin e lėngatės ! Por, ushtria ishte ushtri ! Dhe s'kishte kthim, urdhėri i saj !
Njėditė, vazhdonte rrėfimin Askeri, mblodha nė strajcėn e ushtrisė gjėsendet qė duheshin dhe u pėrshėndeta ! Nėna, mbeti duar lidh dhe me lot nė sy ! Vetėm klithma e saj mė oshtinte :

- Shėndosh t'mė kthehesh bir !
Nė kthinėn e parė, ku fshatin e mbulonte kodra , mbėrtheva mallin dhe kujtimet atje larg - larg nė Bileqė tė Bosnės. Atje ishte caktuar prej tė mėdhenjve, dhe kush e thyente atė urdhėr ! Patjetėr, sipas tij do tė zbatoheshin detyrat ku mėsohehej talimi ushtarak !

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jun 06, 2008 10:45 pm nga ILLYRIA

Ferit RAMADANI :

TRIBUNIT TĖ LIRISĖ !

( I kushtohet plakut Ramazan Bajrami
– Komandant Askeri )

E
Edhe nė vargje
sėrish dukesh pak
se Ti -
u bėre legjendė shekullore,
mė kujtohen takimet
qė u fale guxim e gjak
si ta fitonim lirinė
nė tokėn Arbėrore!

Me sopatė nė dorė
U bėre roje nate
ta mbrosh Shkabėn
tė valonte nė Komunė !
Eh! Ē’ kushtrim na thirri
nė atė pėrmasė tė Vatanit
ku armiqtė sllavė
ushtruan tirani e dhunė!

E di se shpirti tė shkrumosej
nga robėria
dhe lot tė pikonin
kur ta nėpėrkėmbėn idenė,
ishin tė paguarit ata
qė kaurroshkinia
ua vari kryqin
ta prishin Atdhenė!

Atdheun e tė parėve,
tė shtrenjtėn Iliri
Shqipėrinė Etnike
qė e lanė me gjak,
ndaj, Ti tribuni i Kėrēovės
- i pamposhturi Askerė
i dole pėrballė
qė tė marrish hak!

Pėr bijtė qė ia vranė,
pėr tokėn e shkrumuar,
pėr gjuhėn qė ia ndrydhėn ,
pėr gjakun qė ia shanė,
u bėre Gjergj Elez Ali
qė ngritet i plaguar
pėr t’ia mbrojtur nderin
Nėnės qė e vranė!

Po! Nėnėn Shqipėri
- tė shndėrruar cung,
nė Londėr e Berlin,
nė Moskė e Beograd,
Ia prenė gjymtyrėt
t’ia hibridizojnė pamjen
tė mbesė e gjunjėzuar
nga shpirti lugat!

Tė mbesė tokė pa bijė,
pa gjuhė , pa kulturė
me njerėz tė nėnshtruar
dhe pushtues tė zi,
qė i pollėn shkinat
dhe u rritėn gjumhurė,
ta kthejnė Shkupin - Skopje
pėr makosllavi!

Ē’ėndėrra tė frigėshme,
kėto shtegėtime kohe
qė na gėrryen nė gjoks,
na dogjėn nė damar,
por kurrė si ligėsuan
tribunėt e lirisė
qė edhe n’pleqėri
dijnė t’bėhen ushtarė!

E , ē’ėshtė pleqėria
pėrpara idealit
qė xhakuli Xan
ia fali gjithė jetėn,
ndaj niset Asker
pėr Ushtrinė e Vatanit
ta sjellė pavarėsinė ,
ta sjellė tė vėrtetėn!

Shtatėdhjetė e dy vjet
me peshėn e robėrisė
nė zgripe e kalvare ,
nė tirani e dhunė
vuajti pėr vėllezėrit ,
qau pėr Atdheun
qė ia vunė prangat
dhe bijtė ia pėrzunė!

Ca nė shtigje t’ Anadollit,
ca nė Amerikė,
Nė ēdo skaj tė Evropės
i shitėn pėr kafshatėn,
Pas shpine u ranė
t’i bėjnė pik’ e pesė
nė burgje i mbyllėn
ta pėrjetojnė mandatėn!

I vranė, i shanė,
nė emėr tė fajsisė,
pėrse flisnin shqip,
pėrse ishin shqiptarė
i quajtėn ballistė,
irredentistė, terroristė,
- kaurro shkinia
me tė vetit zagarė!

Pėr kėtė xhaka Xan
vuante e rėnkonte
pėr kėtė xhaka Xan
rrinte nė mendime,
Atdheu nga kthetrat e barbarėve
duhej tė shpėtonte,
- shqiptarin e prisnin
tė tjera agime!

T’i bashkohet Trungut,
dhe kėngės dhe gjakut,
se njė dorė gjakatare
u kish bėrė kufi,
nuk durohen kaurrėt
qė nė prag tė oxhakut
karakurvėlloheshin
me shpirtin lubi!

Ndaj u nis nė mal
- Kalorėsi i Lirisė
me armėt nė dorė
e shkruan historinė!
- Kjo tokė! tha :
- Emrin se ndryshon,
n’ugarin e saj
nuk rrit kaurri!

Ėshtė e tė parėve tanė
- Tokė Arbėrore,
mė kot Qorr Gligorėt
i turren si hijena,
shkofshin nė theqafje,
deri mė njė u shofshin
se krijuan barbari
dhe mite tė paqena!

Do t’i dalim zot
se e kemi Atdhe,
ballėpėrballė nė luftė
deri mė njė do tė vdesim,
kopilat e shkinave
nė prag s’i durojmė
tirani e vjedhje
pėrditė tė na shesin!

Do tė luftojmė pa ndal
deri nė pavarėsi !
Sė bashku t’jetojmė
nė tokėn e Arbėrisė !
Xhaka Xan - Askeri
i rreshtuar n’Aradhė
mori nė shėnjestėr
tiranėt e makokaurrisė!

Ndaj nė vargje
s’thuhet gjithė lavdia
as heshtja
qė kthehet nė jehonė,
por, vargjet shėrbejnė
qė jetėgjatėsia
tė bėhet rrezedritė
pėr jetėn tonė!

Po! Si xhaka Xan
- pėr sfidėn : Tribun!
Krenaria e Atdheut
- Askerė pėr Arbėri!
Stėrnipi i Skenderbeut,
i Mefailėve tė Zajazit
qė shekujve u hapėn
kaptinėn histori!

Sa e madhe ėshtė
ajo kėshtjellė e ndėrgjegjes!
Tė vegjėl mbesin ata
qė e robėrojnė !
Edhe pėrse djegin fshatra
vrasin gra e fėmijė ,
se thyejnė kėtė popull,
as nuk e frigojnė!

As idealin e lirisė
kurrė s’ia ndalin,
mė kot turren xhindėt,
dallkaukė e spiunė!
Kjo tokė ka lindur
e do tė rrisė viganė lirie
Askerė si xhaka Xan
qė bėhen Tribunė...!

Nuk e mposhtin djallėzitė
as pazari pėr robėri,
Nuk e heshtin kėrcėnimet
me burgje e likuidime
Ramazan Bajrami
- Simboli i Lirisė
Nė ēdo kohė pėrballet
- pėr pavarėsi , agime…

Ndaj me pėllambė mbi sy
e mat Arbėrinė
nga perėndimi nė lindje ,
nga jugu nė veri!
Eh!Klith Askeri :
-pėr gjithė atė Tėrėsi,
qė shkon vėrdallė
Nga pushtuesit e zi !

Pėr atė Askeri
Rrin nė mendime !
Njė rrudhė e thellė
mbi ballė i ka dalė ,
- S’i lėshoj kurrė armėt !,
- thotė Komandanti i Lirisė!
- Nuk ka mashtrim
qė mund t’mė ndalė !

Se nuk ulen armėt
pėr robėri tė re
Robėri qė sjell
pjella integriste ,
Kam qenė nga lindja
nė robėri tė thellė
Por kurrė n’pajtim
me shtrigat komuniste!

Edhe tash e ngris
Zėrin e kushtrimit :
- Ku shkoni !
- O mėkatarė tė kėtij trolli !
Koalicionet me mashtrues
u kanė shndėrruar dhe !
Ndaj mbetėm pa liri ,
mbetėm pa Atdhe !

Mė kot Ju ēirreni
se bėni integrimin !
Ne jemi tė ndarė ,
Jemi nė robėri,
Asgjė s’ėshtė bėrė
me kopalla tė tilla
Vetėm kurtha shekullore
Dhe shkrum e hi !

Si tė mbesin trimat
qė ranė nė luftė,
Tigri, Teli , Shpendi
e Tahir Sinani ?
Edhe sa e sa tė tjerė
Dėshmorė qė dhanė jetėn
Sėrish mbi ta
tė ēirret tirani!

Jo! Tha preras Askeri
dhe heshti .
Por, heshtja e tij
u bė jehonė !
Ēdo ditė oshėtin
nė ndėrgjegjen e fjetur ,
Tė ecet rrugės sė Ditės Sonė…!

Poezia u botua nė Flaka, Shkup, mė 2001,

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jun 06, 2008 10:45 pm nga ILLYRIA

Nėpėr dekadėn e varfėrisė u end Ramazan Bajrami , togeri qė flaku gradat e ushtrisė jugosllave ! Si bujk i lidhi stinėt pėr ta kaluar vitin. Megjithatė kurrė nuk ra pishman nga vendimi pėr largim nga jeta ushtarake !

- Ma mirė pa grada se sa tė zbatoj urdhėrat e atyre qė pėr ēdo mėngjes kėrkojnė tė qėndrosh '' mirno !", duke u ngritur lart nė shtyllė, tė valojė flamuri i robėrisė sė shqiptarėve , me himnin qė ndillte kob dhe krijonte mallkime kundėr lirisė sė kombeve tė lidhura nė federatė.

Gjithė kėto pėshpėritje i ripėrsėriste Ramazani, bujku i ri, nėpėr arat e mbjellura me grurė, por , qė, kurrė s'ia arriti tė mbushė hambarėt ! Se :

- duhej tatimi pėr shtetin,
- duhej pėr rojėn e pyllit, se shkopin e drurėve se sillje nga mali,
- duhej pėr mjekėt , qė pa ua mbushur xhepin , kurrė s'vije nė rend tė kontrolloje shtypjen, e kurrėsesi tė shėrohesh !
- duhej, eh!, ēka s'duhej pėr shqiptarin tė pėrmbushte obligimet e shtetit tė ngritur mbi haraēin , dhunėn dhe robėrinė.

Por, ishin tė dhėnat ''nėn dorė '' instrumenti dhe mundėsia qė tė shpėtonte nga procedurat e organeve shtetėrore, se po tė tė merrnin nė sy, ta siguronin vendjetimin nė shtėpinė e ferrit , nė Idrizovė, Gradishkė dhe Goli Otok !
Pėrditė e ma pak mundėsi pėr tė mbijetuar me tė mirat qė i krijonte bujqėsia !

Ndaj, Ramazan Bajrami, si shumė vendas tė tjerė iu bashkua varganit tė gjatė tė mėrgimtarėve !

- Sėrish u nisa pėr ta kėrkuar kafshatėn nė tokėn e huaj ! Shumė ma larg se Bileqja e Bosnės ! Larg nė Gjermani ! Nė Duseldorf !

- Kush e di ! Me ėndje desha tė arrijė atje ! Edhe pse njė grumbull fėmijėsh dhe gruaja mė mbesnin nė fshat ! Por, u nisa ! Sepse Gjermanisė, ia kisha ndėgjuar qėndrimet! Edhe pėrshtypjet e Legjendarėve tė Kėrēovės, pėr Gjermaninė , i dija ! Ata e pėrkrahėn Mefailin e Madh dhe ēetėn e tij tė mbajė flamurin me shkabė deri mė 1948 !

- Mbase kishim qenė miq nė luftė e do tė ishim miq edhe nė punė. Se nė vendlindje ishte vėshtirė tė punėsohej shqiptarė ! Pėrkundėr gjithė organizatave shtetėrore qė nuk kishin lanė sllav pa punėsuar. Bile, nė Termoelektranėn e sotme, tė atėherėshmen minierė, pėrditė sillnin nga lindja punėtorė. U jepnin edhe banesa. Edhe egejca sillnin! Edhe ēekosllovakė ! Vetėm pėr shqiptarėt dyerėt e punėsimit ishin tė mbyllura ! Mos flasim pėr minierėn e hekurit nė Tajmishtė ! Gjithė Sėrbia u punėsua !

Prandaj njė kėnaqėsi ndjeja kur u nisa pėr nė Gjermani ! Sepse me gjermanė isha shoqėruar gjatė luftės, kur Mefaili udhėhiqte. Dhe ai, erdhi nė vizitė e mbajti njė takim nė shtėpinė tonė atėherė. Ishte i shoqėruar me tre gjermanė qė mė mbetėn nė kujtime, si njerėz tė dashur e tė fortė !

Ndaj, nga kujtimi i tillė, me ėndje u nisa shtigjeve tė mėrgimit, atje nė Duseldorf tė Gjermanisė !

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jun 06, 2008 10:47 pm nga ILLYRIA

Rrethana tė ndryshme krijuan agimet e mėrgimit!

Pėrditė e ma tepėr e kuptoja se gjendja jonė kėrkonte ndryshime !

Duke bluar mendimet pėr ēdo ēast atje nė mėrgim vetėm , malli mė mbyste pėr gjithė shqiptarėt nga Plava e Gusia e deri nė Pollog Pellagoni! Kosova plagė qė se kapėrdija dot !

Me zhvendosjen nga Duseldorfi nė Dortmund sikur isha nė Kėrēovė. Aty ishin mbledhur gjithė shqiptarėt e asaj ane.

Njė ditė befas takova tre kosovarė! Shkėmbyem gjatė mendimet. Dhe lam takimin e radhės pas njė jave. Arriti dhe ajo dhe dola te klubi ku mblidheshim. Edhe ata erdhėn. I shoqėronin edhe tė tjerė.

- Ja ky ėshtė ai gazetari qė e braktisi Televizionin e Prishtinės !, ma prezentuan. Ky ėshtė Jusuf Gėrvalla !

Kishim biseduar pėr tė. Ndaj i gėzuar se takohesha , iu afrova dhe e pėrqafova sėrish! Ai buzėqeshte dhe heshtėte !

Ua kam dėgjuar zėrin po nuk u kisha parė kurrė ! Tė tė kemi mixhės, i thash!

Prisja ta marrė fjalėn e ta zgjasė. Dhe ne tė heshtnim ! Por, ai dėgjonte me kujdes dhe me heshtje duke lėkundur kokėn i buzėqeshur , na lexonte mendimet , dhe na dėgjonte fjalėt qė dilnin edhe pakuptim!

Por, nuk e prishte nurin!

- Cilin mister tragjik mbulonte ai njeri ? Mė bėhet mua plakut se ai i kishte mbledhur gjithė hallet e kombit! Dhe, kushedi, nė cilin variantė deshi t'i shpalojė?!

Si u pėrballon tė gjithave ?, pėshpėrita nė ndarje, duke lanė takimin tjetėr pėr ditėn e shtunė qė vinte pas njė jave...
Pas punės sė rėndė nė baushtellė, njė pasdite Lexoja Zėrin e Kosovės !

Kush e di pėr tė satėn herė mė shkonte mendja vėrdallė! Zemra mė pikonte vrer e kraharori mė nxirrte vullkane tek lexoja pėr vrasjet, burgosjen e djemėve qė studionin nė Prishtinė !

Pas gjithė kėsaj gjendjeje parafytyroja Jusufin !

- Pa tjetėr t'i tregoj ! Kjo nuk durohet ! Procesi duhet tė shpejtojė ! Vargonjt e robėrisė sė federatės arrinin kulmin e tiranisė! Janė ata qė vranė e prenė qysh mė 1940 e kėndej !

Dhe mė dilnin fytyrat e dėshmorve qė ranė ! Luftėtarėt e Mefailit ! Mes tyre dhe tre dėshmorė tė familjes ! E nėnat qė u mbetėn derisa ishin gjallė me tė zeza manifestuan dhembjen ! Po, nuk u mbajtė asnjė ditė apo ēast ku do tė rikujtoheshin !

Nuk mundet ! Ne jemi nė robėri, sikur mė dilte jehona nga thellėsia e tokės.

Nuk e dija ēka tė them. Zėri i Kosovės, apelonte :

- Tė ndihmojmė vėllezėrit tanė gjithkah, dhe ata nė Kosovėn e robėruar ...!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Fri Jun 06, 2008 10:51 pm nga ILLYRIA

Te nderuar Forumist ketu i keni disa Fotografi te Komandant Askerit.!


http://photos1.hi5.com/0018/856/359/RibMrP856359-02.bmp



http://photos1.hi5.com/0017/966/354/AtyQ66966354-02.bmp


http://photos1.hi5.com/0019/303/192/D9gL49303192-02.bmp

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi