ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A do ta gjejė Rama me Berishėn kabllin kinez

Shko poshtė

20062008

Mesazh 

A do ta gjejė Rama me Berishėn kabllin kinez Empty A do ta gjejė Rama me Berishėn kabllin kinez




A do ta gjejė Rama me Berishėn kabllin kinez
Fatos Lubonja shkruan posacerisht per Korrieri-n

"44 leje tė reja ndėrtimi nė Tiranė".Hapa gazetat tė lexoj se pėr ēfarė bėhej fjalė me ndjenjėn qė kam kur hap faqet e kronikės sė zezė. Lexova dy syresh, Panorama dhe Gazeta Shqiptare. Disinformim i gjallė! Gjėja e parė qė mė ra nė sy, i dashur lexues, ishte se, ndryshe nga lajmet e kronikės sė zezė, kėtu jepej vetėm pjesa e bardhė e lajmit. Sepse nė tė dy gazetat - qė kuptohej se kishin material tė dhėnė nga Bashkia - flitej vetėm pėr gjashtė punėra publike qė, nga sa konstatova, ishin kryesisht restaurime rrugėsh tė qendrės. Asnjė informacion nuk jepej pėr 44 lejet e ndėrtimit pėr pallate pėrveē faktit se 33 qenė leje ndėrtimi dhe 11 leje sheshi. Asnjė fjalė, pėr be, se pėr ēfarė pallatesh bėhet fjalė, se ku do tė ngrihen, se cilėt janė arkitektėt e shquar apo tė rinj, cila ėshtė forma e kėtyre pallateve, lartėsia e mė the tė thashė. Dikush mund tė thotė: po kėto janė private pse duhen thėnė? Por a ka gjė mė publike sesa pallate qė tė ngrihen befas pėrballė dritares, qė tė gllabėrojnė edhe volumin e mbetur tė ajrit qė frymėmerr, qė tė zėnė edhe pemėn e fundit qė tė zinte syri edhe centimetrin e fundit katror tė pejsazhit tė Dajtit, qė ngrihen mbi trotuare ku ke ecur tėrė jetėn, qė ta bėjnė edhe mė tė vėshtirė trafikun me makina e ecjen mė kėmbė? Pėr tė mos folur pėr monumente historike apo pėr atė se ata ta reduktojnė edhe mė vlerėn e njė apartamenti qė mund tė kesh blerė apo qė pret ta shesėsh.

Pėr tė shpjeguar kėtė terr informativ Bashkia sqaronte, nėpėrmjet njė kuadrati gri, edhe arsyen pse KRRT-ja e Tiranės i zhvillon me dyer tė mbyllura seancat e saj: “Nė mbėshtetje tė ligjit nr. 8480, datė 27.05 1999, “Pėr funksionimin e Organeve Kolegjiale tė administratės shtetėrore dhe Enteve Publike” mbledhja e KRRT si organ kolegjial qė nuk zgjidhet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, nė bazė tė nenit 9.1 tė ligjit tė mėsipėrm i zhvillon mbledhjet pa praninė e mediave".

Pasi u konsultova me dy juristė njėri mė tha se nė kėtė ligj nuk thuhet se organet e zgjedhura jo drejtpėrdrejt duhet t'i bėjnė mbledhjet tė fshehta. Njė tjetėr mė tha se, sipas ligjit, ka tė drejtė Bashkia. Po ē'rėndėsi ka kjo. Rama e Berisha ligjin e bėjnė si tė duan dhe e interpretojnė si tė duan.

Po Berisha ē’lidhje ka me kėtė, do tė mė pyesė lexuesi im i nderuar demokrat. Po si nuk paska mor zotėri. KRRT-ja qė kemi tani rezulton se filloi tė punojė e tė japė leje ndėrtimi vetėm pasi u arrit marrėveshja "historike" qė ajo tė pėrbėhet nga tre njerėz tė Ramės, tre tė Berishės dhe njė tė zgjedhur bashkarisht. Rama, nga sa jam informuar nga burime tė sigurta tė brendshme, njerėzit e vet i mbiquan "pula". Nuk e di se si i quan Berisha tė vetėt, ndoshta gjysmagjela. Dhe, sa pėr vete, kur lexoj kėtė sqarim nuk indinjohem edhe aq pse pulat e Edi Ramės nuk kakarisin fare kur bėjnė vezė (mė falni pallate). Sepse Rama dihet se, nėse ka ndonjė aftėsi ku ua kalon tė gjithėve, ėshtė aftėsia pėr tė fshehur me mashtrim kombėtar dhe ndėrkombėtar punėt e veta tė liga. Kurse me gjysmagjelat e Sali Berishės indinjohem sepse i kam ende tė freskėta fjalimet e Olldashit kur deklaronte pasojat dramatike qė i ka sjellė qytetit shkellja e regullores sė urbanistikės nga Rama. A nuk qe ai, me Berishėn nė krah, qė deklaronte se 3 milion e 500 mijė metrave katrorė ndėrtime tė kryera gjatė gjashtė vjetėve tė Ramės, sipas kėsaj rregulloreje, do tė duhej t’u ishin shtuar, minimalisht, 210 mijė metra katrorė gjelbėrim rrotull pallateve, 210 mijė metra katrorė ndėrtim tė parqeve tė gjelbėruara, 280 mijė metra katror rrugė dhe shėtitore, 1 milion e 220 mijė metra katrorė park periferik, 40 ēerdhe tė reja, 40 kopėshte, 20 shkolla tetėvjeēare, 10 shkolla tė mesme, 70 mijė metra katrorė terren sportiv publik e se tė gjitha kėto, qė mungojnė, pėrbėjnė diferencėn midis njė qyteti normal dhe qytetit qė ka ndėrtuar Rama - sipas meje midis njė qyteti normal dhe njė qyteti tė ēmendurish. Nuk kanė kalur dy vjet qė bėrtisnin kėshtu, kėta, duke premtuar transparencė dhe ndėshkim tė korrupsionit. Kurse tani, pulat e Ramės dhe gjysmagjelat e Berishės punojnė sė bashku me dyer tė mbyllura pėr t'i pakėsuar edhe mė hapėsirat e gjelbėrta. Kush mund ta kontrollojė tani zbatimin e asaj rregullores qė, edhe me opozitė, u nėpėrkėmb nė atė farė feje? Ku do tė arrijmė kėshtu?

"Cherchez la femme" (kėrko gruan) ėshtė njė thėnie (e vjetėruar) frėnge sipas sė cilės, tek motivet qė lidhen me gruan duhet ta kėrkosh origjinėn e veprimeve tė mira apo tė liga tė njerėzve. Tek ne, i dashur lexues, nėse kėrkon tė gjesh origjinėn e tė gjitha sjelljeve tė politikanėve tanė, tė konflikteve apo tė marrėveshjeve, tė buzėqeshjeve apo ngrysjeve nė fytyrė - mor po tė gjithshkaje, por edhe tė gazetarisė sonė, tė shoqėrisė civile, se ku jemi nisur e ku po shkojmė duhet tė aplikosh thėnien: "kėrko lejen e ndėrtimit". Tė duket e paqartė sjellja e ndonjė figure qė deri dje e ke gjykuar ndryshe? Shih se mos ka hallin e ndonjė leje ndėrtimi. Gjithė kėtė zallamahi politike qė ke parė, edhe paqen e madhe midis Ramės dhe Berishės, edhe mbylljen e dosjeve tė krimit tė korrupsionit tek lejet e ndėrtimit duhet ta gjesh.

Mirėpo paradoksalisht, gjetja e lejes sė ndėrtimit tani qė Berisha dhe Rama kanė bėrė paqen e madhe (mu pėr shkak tė lejeve tė ndėrtimit) ėshtė bėrė thuasje e pamundur. Tani duket sheshit se nuk ka mbetur mė asnjė shpresė qė kryetari i ynė i Bashkisė ta gjejė atė kabllin kinez. Po ky kablli kinez ē'lidhje ka me kėtė muhabet do tė thuash ti, i nderuar lexues. Ka, ka. Sepse gjithė ēka thashė lidhur me shprehjen "gjej lejen e ndėrtimit" nuk do tė ishte thėnė sikur ne tė kishim njė plan urbanistik dhe kėtė do ta kishim sikur tė mos qe kablli kinez. Lermė ta shjegoj: Me njė plan urbanistik tė diskutuar e aprovuar edhe pėrpara qytetarit sekush do tė dinte se ku ndodhet, se ēfarė ka pėrpara, se ēfarė do tė ketė mbrapa, se sa do tė jetė vlera e apartamentit apo e shtėpisė sė tij. Do tė dinin edhe ndėrtuesit se ku ndėrtohet e ku nuk mund tė ndėrtohet. Shkurt do ta kishte pushtetin plani qė ėshtė ligj dhe jo Rama e as Berisha. Nuk do tė kishte nevojė as pėr marrėveshje e as pėr mbledhje tė fshehta KRRT-je. Unė jam i bindur se sikur tė mos ekzistonte problemi "leje ndėrtimi", pra tė ekzistonte plani/ligji jo vetėm qė Rama nuk do tė ishte korruptuar nga oligarkėt, por as oligarkėt nuk do tė ishin korruptuar nga Rama, por edhe sikur kjo prapė se prapė tė ndodhte, Berisha do ta kishte luftuar korrupsionin e, tė jesh i sigurt, i dashur lexues, se as Gėrdeci nuk do tė ishte hedhur nė erė. Dhe as rreziku i ndėrtimit tė njė termocentrali bėrthamor nuk do tė na kanosej. Mirėpo a e di ti, i nderuar lexues, se pėrse nuk bėhet plani urbanistik? Ja, ta them unė: pėr shkak tė atij tė mallkuari kabėll kinez, qė Rama ka filluar ta kėrkojė qė kur u bė kryetar bashkie dhe nuk e ka gjetuar akoma. E kam dėgjuar vetė me veshėt e mij gjatė fushatės sė fundit pėr kryetar kur njė gazetar e pyeti se pėrse ka shtatė vjet (tani janė bėrė nėntė) qė nuk bėn e planin urbanistik tė premtuar qė fushatėn e parė. A e dini se si u pėrgjigj mashtruesi ynė ndėrkombėtar? (Them ndėrkombėtar, i dashur lexues, se ky na mashtron me francezė e me belgė e me artistė ndėrkombėtarė). U pėrgjigj se bėrja e planit nuk ėshtė njė punė e lehtė sepse, qė tė bėsh planin urbanistik, duhet tė dish se ēfarė ka nėntoka e Tiranės. Dhe pėr ta ilustruar kėtė tha se ka kaq kohė qė Bashkia ėshtė nė kėrkim tė njė kablli tė vendosur nga kinezėt qė del nga Radio Televizioni dhe nuk dihet se ku pėrfundon dhe pa gjetjen e kėtij kablli dhe tė gjithēkaje ka nėntokė Tirana nuk mund tė bėhet dot njė plan urbanistik.

E kėshtu i dashur lexues Edi Rama e ka filluar kėrkimin e kabllit duke nisur nga Radio Tirana duke hapur themele pallatesh. Atje ku nuk gjendet kablli ngrihen pallate. A e keni parė se si e ka bėrė ēorap me pallate njė nga pjesėt mė tė bukura tė Tiranės, bllokun me vila prapa dhe rreth RTSH ku ndodhet edhe pallati ku banon Berisha. Akoma edhe mė ēorap do ta bėjė, do t'i shembė edhe vilat e mbetura, sepse, atje duhet gėrmuar shumė shumė se mu atje rrotull ėshtė origjina e kabllit. Kurse Berisha me kryekomunarėt e tij, para sistemit 3 + 3 + 1, i ishin futur kėrkimit tė kabllit nga fundi i tij qė mendohej se mund tė binte andej nga rrėza e Malit tė Dajtit, Kashari apo Sauku sepse nė fillim nuk e linte Rama tė gėrmonte nė qendėr. Prandaj janė ato pallatet e tmerrshme nė rrėzė tė Dajtit apo matanė liqenit. Nuk e ka fajin korrupsioni i dashur lexues, ėshtė faji i kabllit qė na lanė kinezėt. Si puna e atij litarit qė tė le i varuri jashtė, por ky ėshtė brenda, thellė, i padukshėm. Tani Berisha e Rama po gėrmojnė sėbashku. Po a ka shpresė tė na e thonė, edhe po e gjetėn nė themelet e ndonjė pallati, lajmin e madh tė gjetjes sė kabllit? Unė dyshoj se jo. Por mė duket se edhe ne nuk do tė kemi mė interes qė ata ta gjejnė kabllin. Mė duket se, ashtu si kanė ardhur punėt, ne kemi qė tė gjithė interes qė kablli tė mos gjendet kurrė sepse gjetja e tij do tė kėrkonte ndonjė tė varur kurse ne jemi popull paqėsor, qė e duam jetėn sido qė ajo na paraqitet dhe qė fajin e gjejmė gjithmonė jashtė vetes. Kėshtu, me kabllin tė pagjetur askush nuk do tė varet, faji do t'u mbetet kinezėve, kurse ne do tė vazhdojmė tė jetojmė pa e ditur asnjėherė se ē'vendoset tė ndėrtohet pėr ne me dyer tė mbyllura ēka ėshtė kusht i domosdoshėm i lumturisė.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

A do ta gjejė Rama me Berishėn kabllin kinez :: Komentet

bulqizaku

Mesazh Fri Jun 20, 2008 8:34 pm nga bulqizaku

O Fatos ke shum tdrejt po un si popull pa shkool qe jam nji gjo nuk ta fal, se ene ti ke nimu me na e vu nshpin Rom dhampirin. Mos kujto se po tngatrroj me Tosin e nans.Se me verte popull pa shkoll jam po gjonat nuk i harroj, i maj tfreskta nkujtes. Me ty e kam o Tos Lubonja. Ene teshti ene kur e ke drejt na duket se bo prej inatit se ta kaloj Roma. E shef ēi ke bo vetes?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sat Jun 21, 2008 10:31 am nga ILIRI

Nuk eshte e re kjo pune. Romes i ka ra aq mir kryetar bashkie, saqe he per he nuk e shef me interes me luftu per tu u ber kryetar qeverie.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

dea

Mesazh Sun Jun 22, 2008 10:26 pm nga dea

Po kjo ishte loja or tunxh. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi