ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigrantėt janė racė e ēuditshme

Shko poshtė

27062008

Mesazh 

Emigrantėt janė racė e ēuditshme Empty Emigrantėt janė racė e ēuditshme






Emigrantėt janė racė e ēuditshme

Nga Faruk Myrtaj

Emigrantėt janė racė e ēuditshme. Prej kohėsh po shfaqen si e ardhme e botės. Ngaqė mė mungojnė ca pak tė dhėna, dhe ngaqė askujt nuk do t'i hynte nė punė, nuk shtyhem deri sa ta konsideroj komb mė vete! Por qė janė "shumica mė e lirė" e planetit, nuk druhem ta pranoj.

Emigrantėt shqiptarė, si gjithė tė ikurit e tjerė, shtyhen tė ndjehen e tė sillen e tė jetojnė nė shoqėritė ku tashmė gjenden. Tė vonuar, edhe si emigrantė, i gjen megjithatė mė tė dyzuarit mes emigrantėve: mė shumė nė atdheun e lėnė se aty ku jetojnė. Dhe pėr mė tepėr, fatkeqėsisht janė mė fatlumėt mes emigrantėve tė Evropės: nuk i kanė tė shumtė lajmet e mira prej Tiranės zyrtare, sa tė mendojnė kthim tė shpejt atje! Edhe pse tek-tuk ndodh ndryshe… Mė tepėr ka tė ngjarė tė presin qė Atdheu t'i afrohet Evropės. Megjithatė, sytė e veshėt dhe gėzimet e festat e hallet, atje i kanė!

E lamė Lindjen, ngaqė pritja pėr ta parė vendin Perėndim dukej ca si shumė e gjatė. Atje ku kemi qenė, situatėn vazhdojnė ta quajnė tranzicion. Duket se i marrin gjėrat me tė qeshur, qė ndjehen mirė. Nuk ėshtė fjala vetėm pėr pushtetarėt qė ngjiten e bėjnė pėrkohėsisht prej karrigeve. Shqetėsues ėshtė fakti qė votohet gjithnjė pėr "kolltukofagėt" qė bėrtasin mė shumė, gjithnjė nė emėr tė popullit qė ėshtė nė Ikje.

Ata qė vazhdojnė tė mbesin, ose presin tė pėrfitojnė diēka nga tė mbeturat e betejės sė paparimtė, ose janė mėsuar me mungesat e gjėrave "elementare", si drita, uji, liria...!

Kur u telefonojmė njerėzve tanė atje, na pyesin me shaka nėse kėndej ku jemi kemi drita apo jo?! Dhe nėse kemi ujė gjithė javėn?! Po u themi, kemi, si s'kemi! Si pėr gjėra tė rėndomta, teksa ndjejmė se vėrtetė po harrojmė ato gjėra qė atje janė mungesore. Ndjehemi OK, kur bėjmė "birin, vėllanė a motrėn e mirė", kur mund tė bėjmė dritė pak mė shumė si qytetarė.



Po korrupsion, a keni?, -na pyesin, se kėtu nuk po ngjyejmė dot mė!

Edhe kėndej kemi, bėjmė iso ne, por nuk i dimė edhe aq kėto gjėra! Ne dimė korrupsionin qė dini ju aty! Se mungesat aty vazhdojmė tė vuajmė, rrugėt aty janė gjithnjė tė prishėshme, pavarėsisht tenderėve, dhe qeveritė e ministrat aty i dinė kokėrr pėr kokėrr, se aty premtojnė atė qė ėshtė e sigurt qė s'do tė bėhet, se aty opozita premton po ato gjėra tė opozitės sė mėparshme, kurse pozita mbrohet me tė njėjtin fjalor tė ish-pozitės! Vetėm prej aty dėgjomė qė politikanėt e duan Evropėn dhe Amerikėn mė shumė se tė qeverisurit prej tyre! Dhe sjelljet i kanė si pashallarėt e hershėm qė pėr tė fituar nam tek Porta e Lartė, e shtrėngonin rripin pėr shqiptarėt...



Dallimet

Pastaj bie fjala pėr punėt qė bėjmė ne kėndej dhe punėt qė me gjasė bėjnė ata atje dhe ... aty nisin dallimet. Ne kėndej punojmė, ne kėndej e dimė se pa punė nuk mbahemi dot gjallė, pa punė nuk rron dot ditėn tjetėr. "Kėndej nuk ka Parti Pune, por ka punė!", u themi. Ata qeshin, qeshim edhe ne. Dhe vazhdojmė t'i bindemi "fatit" qė kemi pėr pjesė. Ata i gėzohen atij Atdheu qė ėshtė, ne Atdheut-imazh, ėndėrruar prej rilindėsve, qė s'bėhet qė s'bėhet! Ata me shpresė tė gjejnė ndonjė vizė pėr kėndej, ne...na e do shpirti atė truall, por hė tė bėhemi me dokumenta, hė tė marrim pak veten, gjersa vjen njė ditė qė Atdheu na bėhet i pamundur...

A thua, po tė ktheheshim atje, do ta "ulnim kokėn" tė bėnim punėt qė bėjmė kėtu?! Dhe si qytetarė me mė shumė dritė tashmė, a do ta bindnim tė afėrtin tonė tė kėrkonim nga qeveria atė qė vetėm prej saj duhet kėrkuar, dhe prej qytetarit gjithė sa qytetari ka pėr detyrė? Si tė ikur, si "shqiptarė tė jashtėm", s'mundim qė s'mundim tė jemi mė tė ftohtė, mė tė arsyeshėm. Kur jemi bijė komunistėsh s'arrijmė dot ta themi njė ndjesė, sė paku tani larg atdheut, dhe tė mos na tėrheq loja e atjeshme e tė njėjtėve; kur jemi tė munduar nga ajo kohė, a s'mundim tė predikojmė qė mė nė fund tė pushojė padrejtėsia, privimet, censurat? Kur jemi nga Jugu, bėjmė mirė ta dėgjojmė dėshirėmirė gegnishten, dhe kur jemi nga Veriu tė qėmtojmė faktin se dhuna ka qenė dhunė, ndaj gjithė vendit. Dhe tė dy palėt, tė qetėsohen teksa kujtohemi se ėshtė fjala pėr njė Shqipėri tė vogėl, s'mund tė flitet pėr Veri dhe Jug tė njė pike!

Pėrkundrazi, ndizemi flakė dhe grindemi nė mes tė metropoleve si pranė KQZ-sė nė Tiranė! Sepse, prej po asaj balte jemi bėrė, prej po asaj klime na valon gjaku, dhe se e dimė mirė qė, edhe nėse nuk jemi tė pranishėm atje nė fushatat elektorale, atje jemi tė regjistruar dhe atje e hedhim votėn! Kur rastisim vetė atje, apo kur ua delegojmė votėn njerėzve tanė atje, a nuk nisemi shpesh nga pasione tė vogla, tė kultivuara nga shtypi i paprinciptė?



Lajmet e atjeshme

Por lajmet e atjeshme mezi i presim, megjithatė. E lexojmė qysh nė mėngjes shtypin atje, edhe pse e dimė qė krijesė e mjerė politike ėshtė! Klikojmė tek gazetat shqip dhe mbetemi me tė njėjtin virus prej tė cilit ata atje e kanė vėshtirė tė shpėtojnė. E kemi sharė e mallkuar tė gjithė komunizmin, por as qė kujtohemi se nė Shqipėri ish-komunistė t janė kudo nė politikė, dhe ende nuk ka pronarė pa lidhje nė politikė! Nuk shkojmė ndėrmend t'u themi tė vėrteta qeveritarėve tanė, kur na vizitojnė (ndjekur nga shpura si prej burrėshtetas tė vendeve tė mėdhenj e me mirėqenie), kėndej ku na ka degdisur pikėrisht qeverisja e tyre. Madje jemi gati tė paguajmė pėr ceremonitė false e boshe qė organizohen pėr ta! Vijnė nė Perėndim e paraqesin plane e projekte pėr investimet nė Shqipėri, por lenė Perėndimin, zbresin nė Lindje, dhe i kthehen avazit "avash-avash"! Pėr Anglinė dhe Evropėn konstitucionale e demokratike kujtohen dhe e thėrrasin si arbitėr veē kur grinden pėr "pjesėt" midis. A thua nuk e dinė se pa kthyer pronarin, pa rivendosur drejtėsinė, pa respektuar tė drejtėn e votės, tė pronės dhe fjalės, askush nuk ka ndėrmend tė vijė e tė investojė atje...

E dimė se atje tė gjithė kemi kushėrinj, dhe ata duhet tė fitojnė, se nuk ka Zot tė na pengojė tė mos e gjejmė "mikun" pėr zgjidhjen e "halleve" tė njerėzve tanė atje, qoftė edhe jashtė ligjit; e dimė se sipas akuzave tė vetė politikanėve pėr njeri tjetrin, ata tė gjithė duhet tė ishin nė "shtėpitė pa qira", gjė qė nuk ka pėr tė ndodhur se s'ka drejtėsi tė pavarur, dhe prapė bėjmė iso pėr ta! Nė fund tė fundit ngushėllohemi se mė mirė jemi, po tė krahasohemi me dhunėn e "pushtetit popullor" qė na ka qeverisur mė parė!

Por na trishtojnė lajmet prej atje. Shumė. Se ne atje jemi, prandaj...



Shqipėria e ikur, jemi.

Ajo Shqipėri qė kurrė nuk u bė dot, si pėr mėrzi e maraz tė idealistėve tė saj. Ajo Shqipėri qė u ndėrpre papushim, si shesh luftėrash pėr tė tjerėt. U rilindė ėndrrash prej Rilindėsve dhe bėri tė merrte trajtėn e Shtetit, por u ndėshkua ashpėr nė vitet si "Fanar i Kuq". Shqipėria tjetėr, evropiania, u kėrkua nga poshtė, nė fillimvitet '90, u shpėrdorua nga ata sipėr. E lodhėn ėndrrėn, e lanė pa pronė tė hidhte rrėnjė, pa liri fjale tė madhohej prej ėndėrruesve, e kthyen nė "materiale" dhe vazhdojnė ta ndajnė mes veti...



Ne ikėm...

Nuk do tė doja tė kisha asnjė fije tė drejte, nėse do tė shprehesha se shqiptarėt ikin duke marrė edhe ėndrrėn me vete...

Megjithatė, ėshtė mirė tė bėjmė kujdes mos rezultojė e vėrtetė kjo pandehmė. As edhe pjesėrisht.

Ne jemi Shqipėria e Ikur, por ndjehemi mė shumė atje. S'ka se si qė edhe ėndrra jonė tė mos jetė atje...

Ē'bėhet vallė, sikur t'ua kujtonim kėtė atyre...?!

Ndryshe
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi