ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Gėrdeci", vjen fletėthirrja e parė pėr Mediun pa imunitet

Shko poshtė

02072008

Mesazh 

"Gėrdeci", vjen fletėthirrja e parė pėr Mediun pa imunitet Empty "Gėrdeci", vjen fletėthirrja e parė pėr Mediun pa imunitet




Gėrdeci", vjen fletėthirrja e parė pėr Mediun pa imunitet
Pas Diverolit nga SHBA, hetuesit kėrkojnė dėshminė e ish-ministrit tė Mbrojtjes: Kėto ditė, seanca e pyetjes
"Gėrdeci", vjen fletėthirrja e parė pėr Mediun pa imunitet Mediu-per-demontimin
Prokuroria e Pėrgjithshme ka bėrė gati fletė-thirrjen e parė pėr ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, qė pas heqjes nga Kuvendi tė imunitetit tė tij. Deputeti republikan Mediu pritet tė japė sėrish shpjegime pėr dosjen "Gėrdeci", nė pėrpjekje pėr tė hedhur sadopak dritė mbi ngjarjen e 15 marsit, e cila u mori jetėn tė paktėn 26 personave. Burime nga akuza qendrore thanė se Mediu do tė thirret nė prokurori kėto ditė, nė cilėsinė e personit ndaj tė cilit po kryhen hetime. Por zyrtarėt e akuzės qendrore nuk saktėsojnė nėse ndaj ish-ministrit do tė ngrihen akuza apo jo. "Gjithēka ėshtė nėn hetim dhe nė sekret tė plotė", thanė burime nga akuza. Hetuesit e ēėshtjes konfirmojnė se Mediu do tė japė shpjegime pasi tė ketė mbėrritur nga drejtėsia amerikane dėshmia e pronarit tė AEY-sė, Efraim Diveroli. "Po presim dėshminė e Efraim Diverolit pėr municionet e marra nė Shqipėri. Pritet tė vijė sot ose nesėr. Pas kėsaj procedure do t‘i dėrgojmė Mediut fletė-thirrjen pėr tė dėshmuar, tė cilėn e kemi gati tashmė", pohuan zyrtarėt e akuzės qendrore. Sipas tyre, hetimi pėr ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediun, do tė kryhet si pėr tė gjithė shtetasit e Republikės sė Shqipėrisė. Ata deklarojnė se veprimi i Kuvendit i hap rrugė hetimit tė plotė dhe tė gjerė pėr ngjarjen e 15 marsit. Por hetuesit kanė arritur tė provojnė se ekzistojnė tė dhėna qė krijojnė dyshimin qė Mediu ka kryer veprime e mosveprime me dashje, nė kundėrshtim me ligjin, qė pėrbėjnė mospėrmbushje tė rregullt tė detyrės sė tij si ministėr i Mbrojtjes. Ka tė dhėna se veprimet dhe mosveprimet e kryera nė kundėrshtim me ligjin nga ish-ministri kanė lidhje me ngjarjen e ndodhur nė Gėrdec. Kryeprokurorja, nė kėrkesėn qė i drejtoi Kuvendit, parashtron disa prova qė hedhin dritė mbi pėrgjegjėsinė e Mediut nė ngritjen e fabrikės nė Gėrdec. Sipas saj, nga hetimi rezulton se nė muajin shkurt tė vitit 2006, drejtori i ndėrmarrjes sė Ministrisė sė Mbrojtjes, "Military Export Import Companny" (MEICO), Ylli Pinari, ka rėnė nė kontakt me pėrfaqėsuesin e shoqėrisė amerikane, "Southern Ammunition Company Inc" (SAC), Patric Henry III, i cili ka shfaqur interes pėr municionet me gėzhojė tunxhi qė dispononte ushtria shqiptare dhe qė nuk ishin pjesė e armatimit tė saj. Nė datėn 5 korrik 2006 ėshtė vėnė nė dijeni ish-ministri i Mbrojtjes, Mediu, i cili ka filluar njė proces pėrgatitjeje me procedura tė pėrshpejtuara, qė synonte realizimin e projektit tė ofruar nga kompania amerikane SAC.

Ndėrkohė, hetuesit shqiptarė dyshojnė se pėr tė fshehur identitetin e armėve, Diveroli dhe zyrtarėt shqiptarė bėnė njė ripaketim tė tyre, duke i hequr nga arkat e vjetra kineze e duke i rivendosur nė disa arka tė reja plastike. Ky proces i ka kushtuar shtrenjtė Diverolit, drejtorit tė MEICO-s, Ylli Pinarit, dhe zyrtarėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Prokuroria e Pėrgjithshme shqiptare pritet tė ringrejė akuzėn e falsifikimit tė vulave dhe stampave tė personave tė mėsipėrm, e cila rrezikon njė dėnim maksimal prej 7 vjetėsh burg. Pėr kėtė akuzė, Kryeprokurorja Ina Rama i ka kėrkuar Prokurorisė sė SHBA-sė informacione mė tė hollėsishme pėr dėshminė e kreut tė AEY-sė. Hetuesit shqiptarė deklarojnė se procesi i ripaketimit nisi me firmėn e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka, por mė pas qeveria shqiptare preferoi tė fuste nė mes njė sekser. Ai ishte Henri Tomei, person i njohur si trafikant ilegal armėsh, i cili do tė rriste artificialisht ēmimin e armėve. Dhe kjo rritje artificiale e ēmimit ishte tmerrėsisht e madhe, nga 18 nė 42 dollarė pėr njė arkė me municione. Kėto para dyshohet se janė ndarė mes zyrtarėve shqiptarė, Diverolit dhe Henri Tomeit. Por pėr tė mbyllur kėtė aferė, ata kishin nevojė pėr njė paketues tė besuar. Nė kėto kushte, Ylli Pinari, drejtori i MEICO-s, largoi forcėrisht Kosta Trebickėn nga biznesi i paketimit dhe mori njė tė njohurin e tij tė vjetėr, Mihal Delijorgjin. Ky i fundit ėshtė implikuar sė bashku me Pinarin dhe Mediun edhe nė ēėshtjen e Gėrdecit.
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi