ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin

Shko poshtė

09072008

Mesazh 

Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin Empty Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin




Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin
Ilir Saqellari
Deputeti i LSI-sė, Spartak Braho, akuzoi kryetarin e qeverisė se ka lidhje agjenturore me UDB-nė (shėrbimi sekret nė ish-Jugosllavi) dhe se ka qenė informator i rregullt dhe i vullnetshėm. PD-ja dhe kryeministri i kthejnė krahėt Biberajt dhe nuk pranojnė ta shqyrtojnė projektin e propozuar prej tij. Braho: “Ai ka dhėnė informacione tė forta pėr Komitetin Qendror, pėr Sekretarin e Parė, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative nė disa kryeqytete evropiane me zbulues tė huaj”.

Deputeti i LSI-sė, Spartak Braho, hedh akuza tė rėnda ndaj numrit njė tė qeverisė, Sali Berishės, duke e cilėsuar si “informator”. Ai thotė se nga projektligji i spiunėve do ta pėsojė gjysma e kabinetit qeveritar dhe vetė kryeministri Sali Berisha, qė sipas tij ka pasur lidhje agjenturore me UDB-nė. Nė njė prononcim pėr “Korrierin”, pas mbledhjes sė Komisionit tė Ligjeve, qė diskutonte pikėrisht tre projektligjet e dorėzuar nga PD-ja, PS-ja dhe PDK-ja, Braho hedh akuza tė rėnda ndaj shefit tė ekzekutivit shqiptar, qė e cilėson si informator. “Ka qenė informator i rregullt e i vullnetshėm. I bėnte me qejf, pasi nga njėra anė e shtynte kauza pėr fitoren e komunizmit nė rang botėror, ndėrsa nga ana tjetėr e shtynin lidhjet agjenturore tė UDB-sė nė Mal tė Zi, prej nga ka edhe origjinėn e gruas”, - deklaroi Spartak Braho. Ky i fundit shprehet i sigurt qė jo vetėm do tė duhet tė largohet kryeministri nga qeveria, por edhe njė pjesė e mirė e Kėshillit tė Ministrave. Braho shton mė tej akuzat ndaj Sali Berishės, duke u shprehur: “Varianti qė penalizon gjysmėn e Kėshillit tė Ministrave bie. Kryeministri po. Ai ka dhėnė informacione tė forta pėr Komitetin Qendror, pėr Sekretarin e Parė, shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative nė disa kryeqytete evropiane me zbulues tė huaj. Ashtu siē ka pasur takim edhe me Millosheviēin, takime qė i ka pranuar edhe vetė”, - thotė deputeti i LSI-sė, anėtar i Komisionit Parlamentar tė Ligjeve. Ndėrkaq, ky komision dėgjoi sot relatorėt Arben Isaraj (PS) dhe Aldo Bumēi (PD), tė caktuar pėr tė shqyrtuar tre propozimet dhe pėr tė hartuar njė propozim integral tė tyre. Si Bumēi, ashtu edhe Isaraj kishin mjaft kritika pėr projektligjet. Isaraj u kėrkoi tė tre propozuesve tė tėrhiqnin nismat e tyre, ēka u kundėrshtua nga kreu i PDK-sė, Nard Ndoka, i cili kėrkoi qė tė miratohej propozimi i tij e tė rrėzoheshin ata tė PD-sė e PS-sė. Nė krahun tjetėr, komisioni nuk pranoi tė shqyrtonte qė dje propozimin individual tė depozituar tashmė nga deputeti i PD-sė, Aleksandėr Biberaj, ndonėse atė e ka ngarkuar pėr hartimin e ligjit, kryeministri Sali Berisha. Siē tha kreu i komisionit, Fatos Beja, ende ky komision nuk ishte njohur me projektligjin, ndėrsa saktėsoi se kushdo mund tė sjellė propozime, tė cilėt mund tė merren nė konsideratė, por projektligjin e integruar mund ta bėjė vetėm Komisioni i Ligjeve. Kundėr dėgjimit tė Biberajt ishte edhe njė tjetėr deputet i PD-sė, Ramiz Ēobaj, qė e cilėsoi si nė kundėrshti me procedurat dėgjimin e deputetit Biberaj. Nga ana e opozitės, kjo u pa si njė tjetėr pėrplasje e brendshme nė PD. Komisioni do tė diskutojė sėrish nė mbledhjen e radhės lidhur me mėnyrėn sesi do tė procedohet mė tej, pėr tė pėrmbushur misionin e hartimit dhe miratimit tė kėtij projektligji brenda muajit korrik. saqellari@korrieri.com
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34496
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Braho: Berisha spiunoi Xhelil Gjonin :: Komentet

avatar

Mesazh Wed Jul 09, 2008 11:57 am nga Iliriada Portal

Ka fakte ky Braho apo shpif i sigurte se do te mbetet diēka. Sa per gruan e Berishes qe mund te jete me origjine nga Mali i zi, ky nuk eshte argument perkundrazi eshte demostrim i politikave te diktatures qe ēdo shqiptar te Kosoves, Maqedonise apo Malit te zi e kishte ne listat e zeza. Po edhe sikur Liri Berisha te jete 100% sllave malazeze kjo perseri nuk mund te konsiderohet fakt per te provuar akuzat ndaj Berishes. Keto akuza pa fakte mbeten ne kuadrin e shpifjeve te nje loje te ndyre, dhe socialistet dihet se per kesi gjerash jane specialiste. Nga ana tjeter ironia qendron ne faktin se dhe vete PD eshte e inkuadruar ne kete loje te ndyre per interesat e saj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Jul 09, 2008 6:12 pm nga bulqizaku

Po ne past spiunu mejr ja ka bo or. Se u marru me ta a? Npast spiunu nuk ka spiunu noi burr tmejr. Ai ka qen spiun per vete. Qashtu ka qen e qashtu o ne sot.kush tja fuse shoit. Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi