ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Selam alekum, bombė nė Rinas"

Shko poshtė

12072008

Mesazh 

"Selam alekum, bombė nė Rinas" Empty "Selam alekum, bombė nė Rinas"




"Selam alekum, bombė nė Rinas"
Dashamir Biēaku

"Selam alekum, jemi Skuadrat e Kuqe, nė aeroportin e Rinasit kemi vendosur njė bombė qė do tė shpėrthejė". Kjo telefonatė ėshtė kryer pranė njė prej zyrave tė sigurisė nė aeroportin "Nėnė Tereza" tė Rinasit, nė njė televizion privat nė Tiranė, si dhe nė sallėn operative tė policisė sė Tiranės. Besohet se ka qenė zėri i njė burri tė moshės 30-35 vjeē, qė fliste njė gjuhė letrare, ai qė ka telefonuar pėr alarmin, sipas burimeve tė policisė. Kjo ka vėnė nė gjendje alarmi policinė, si dhe aeroportin e Rinasit, duke bėrė qė fluturimet nė mėnyrė tė pėrkohshme tė pezullohen, pas dhėnies sė alarmit nga shėrbimi i sigurisė pėr vėnie bombe. Njė telefonatė e ardhur nga njė kabinė telefonike pranė Liceut Artistik ka njoftuar se, nė aeroportin e Rinasit ishte vendosur njė bombė qė pritej tė shpėrthente pėr pak minuta. Nuk ka vonuar shumė dhe aeroporti i Rinasit nė tė gjithė territorin e tij ėshtė blinduar nga efektivė tė Policisė Kufitare tė komisariatit tė Rinasit dhe Drejtorisė sė Kufirit, si dhe tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės. Nė pak minuta punonjėsit e sigurisė sė aeroportit tė Rinasit kanė pastruar parkingun e terminalit tė aeroportit nga mjetet, qė ndodheshin tė parkuara aty. Po kėshtu njerėzit janė drejtuar qė tė largohen nga terminali dhe po kėshtu ėshtė vepruar edhe me punonjėsit civilė. Njė pjesė e avionėve janė larguar, duke mos u mbajtur afėr terminalit dhe janė marrė nė vėzhgim nga forcat pėrkatėse tė sigurisė nė aeroport. Mbėrritja e krerėve tė policisė sė Tiranės, Sajmir Boshnjaku dhe kreut, Muhamet Rrumbullaku, ka bėrė qė ata vetė tė shpallin aeroportin e Rinasit zonė tė sigurisė sė lartė.
Kėrkimi
Kur policia e komisariatit tė Rinasit dhe ajo e kryeqytetit nisėn tė kryejnė kontrollet nė tė gjithė zonėn e aeroportit, njerėzit ende dilnin nga terminali. Asnjė prej tyre nuk po arrinte tė kuptonte se ēfarė kishte ndodhur, ndėrsa policia iu kėrkonte tė dilnin nga aeroporti. "Na thanė qė duhet tė dalim nga terminali dhe tė largohemi jashtė zonės sė aeroportit", tregon njė burrė rreth 45 vjeē i kollarisur, qė tėrheq njė ēantė nga pas. Ai tregon se, nuk kishte mundur tė merrte vesh ē'kishte ngjarė. "Pashė shumė policė nė terminal dhe nė hyrje tė aeroportit", shprehet njė vajzė, e cila bashkė me ēantėn nė duar kėrkonte njė tė afėrm pranė bustit tė "Nėnė Terezės" qė lutet pėr paqe. Aty dy motorė tė Policisė Rrugore kishin bllokuar drejtimin hyrės tė aeroportit, ndėrsa e lirė ishte vetėm dalja e tij. Gjatė kėsaj kohe grupe tė ndryshme tė Policisė Kufitare tė njėsisė operacionale, antiterror, xhenierėt, si dhe antieksplozivė tė shoqėruar me qen tė specializuar kanė kryer kontrolle tė hollėsishme nė tė gjithė territorin e aeroportit pėrqark pistės, nė zyra nė terminal dhe nė objekte tė ndryshme pranė tij. Rreth orės 13:45 minuta, kreu i policisė sė Tiranės, Rrumbullaku dhe ai i Policisė Kufitare Boshnjaku shpallėn aeroportin zonė sigurie. Pėr mė tepėr se gjysmė ore, qė prej orės 14:00 kanė kėrkuar tė gjejnė njė mjet tė mundshėm shpėrthyes. Fundi i kėrkimit tė policisė ka rezultuar negativ, pėr ekspertėt xhenierė dhe krerėt e policisė sė Tiranės.
Hetimi
Paralelisht me kėrkimet e skutave tė aeroportit tė Rinasit, oficerėt e antiterrorit tė Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės, kanė nisur kėrkimet pėr tė zbuluar se cili ishte telefonuesi i alarmit fals. Nga veprimet e para, policia dyshon se alarmi pėr bombė nuk ka pasur prapavijė fetare, pavarėsisht prezantimit tė telefonuesit. Nga kėqyrja e kryer e telefonit ku ka mbėrritur thirrja, ėshtė zbuluar se telefonata ėshtė kryer nga njė kabinė telefonike pranė liceut artistik "Jordan Misja". Sipas policisė, kabina ndodhet nė rrugėn "Ismail Qemali", nė njė zonė me lėvizje tė konsiderueshme njerėzish. Pak kohė pas alarmit, policia ka mbėrritur nė kėtė zonė dhe ka shoqėruar disa persona nė cilėsinė e tė dyshuarve dhe dėshmitarėve, tė cilėt janė pyetur prej saj. Paraprakisht dyshimet e policisė lidhen me largimin nga puna tė ndonjė personi nga aeroporti i Rinasit, ose me ndonjė konflikt ende tė pasqaruar. Shoqėrimet e policisė kanė vijuar deri vonė, ndėrsa tha se, kishte ngushtuar rrethin e tė dyshuarve. Zyra e shtypit e aeroportit tė Rinasit pohoi dje nė njė deklaratė shtypi se, fluturimet janė shtyrė pėr gati 20 minuta pėr shkak tė alarmit. Pas mbylljes sė veprimeve tė policisė sipas saj, veprimtaria ka vijuar normalisht.
Panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi