ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Withers: S’kam aprovuar asnjė nga sugjerimet e “ēuditshme” tė Mediut

Shko poshtė

15072008

Mesazh 

Withers: S’kam aprovuar asnjė nga sugjerimet e “ēuditshme” tė Mediut Empty Withers: S’kam aprovuar asnjė nga sugjerimet e “ēuditshme” tė Mediut




Withers: S’kam aprovuar asnjė nga sugjerimet e “ēuditshme” tė Mediut

Nga Paul Richter dhe Tom Hamburger, Los Angeles Times
Withers: S’kam aprovuar asnjė nga sugjerimet e “ēuditshme” tė Mediut Mediudhewithersi
WASHINGTON – Njė hetim federal me prioritet tė lartė pėr mashtrim me prokurimet ushtarake nė Afganistan u detyrua tė ndėrrojė drejtim pėr shkak tė dyshimeve tė njė paneli tė Kongresit se njė diplomat i lartė i SHBA ėshtė pėrpjekur tė fshehė skemėn.
Megjithėse akuzat ndaj ambasadorit duket se janė vėshtirė pėr t’u vėrtetuar, prokurorėt po pėrpiqen tė zbulojnė ndikimin e tij nė njė ēėshtje qė konsiderohet tė jetė njė nga abuzimet mė serioze me prokurimet nė vite.
Nė qendėr tė kėsaj ēėshtjeje ėshtė njė tregtar armėsh nga Miami, i cili i shiti armė ushtrisė afgane pėrmes njė kontrate 298 milionė dollarė me Pentagonin. Hetuesit kanė zbuluar prova se kontraktuesi ka blerė miliona armė kineze tė vjetra dhe fishekė pėr automatikė tė depozituara nė Shqipėri gjatė Luftės sė Ftohtė, pastaj i ripaketoi ato dhe i nisi nė Afganistan.
Tregtari i armėve, i akuzuar dhe qė do tė gjykohet nė Miami, ėshtė liruar me kusht. Qeveria ka ndaluar tė gjitha furnizimet nga ky tregtar dhe pezulluar pagesat pėr firmėn e tij.
Hetimi u komplikua, kur kryetari i Komisionit tė Reformės Qeveritare dhe Mbikėqyrjes i Kongresit, Henry A. Waxman, tha se paneli i tij dėgjoi nga njė dėshmitar muajin e kaluar se njė diplomat amerikan mund tė ketė luajtur njė rol kyē nė dhėnien e ndihmės pėr fshehur provat e mashtrimit.
Nė njė letėr pėr Sekretaren e Shtetit, Condoleezza Rice, Waxman thoshte se John L. Withers II, ambasadori amerikan nė Shqipėri, kishte aprovuar njė plan pėr fshehjen e origjinės kineze tė municionit pėr nė Afganistan.
Prokurori i SHBA qė ndjek ēėshtjen, nė nxitim pėr t’iu dhėnė pėrgjigje pikėpyetjeve tė ngritura nga dyshimet e Waxman-it, ndėrmori hapin e pazakonshėm javėn e shkuar dhe kėrkoi tė merrte nė pyetje, nė Miami, ku njė juri e lartė merr dėshmitė, Withers dhe pesė zyrtarė tė tjerė tė lartė nga ambasada e SHBA nė Tiranė.
Njė avokat pėr tė akuzuarin kryesor, Efraim Diveroli, presidenti 22-vjeēar i firmės tregtare pėr armėt, AEY Inc., tha se dyshimet e komisionit mund tė ofrojnė arsye tė reja pėr ta pezulluar ēėshtjen.
“Duket se nuk ka ndodhur krim, nėse ambasadori amerikan e ka aprovuar”, - tha Howard Srebnick, avokati.
Pikėpyetje tė rėndėsishme nė lidhje me dyshimet e Waxman-it u shfaqėn javėn e kaluar, kur Withers foli pėr herė tė parė nė disa intervistime nga “The Los Angeles Times”, duke mohuar pėrfshirjen e ambasadės nė fshehjen e provave dhe duke insistuar se zyrtarėt atje bashkėpunuan nga afėr me hetuesit pėr tė siguruar prova pėr prokurorinė.
Versioni i Withers-it ėshtė mbėshtetur nga tė paktėn katėr zyrtarė tė tjerė tė SHBA. Jo vetėm kaq, njė hetues i krimeve qė punonte me ēėshtjen e vlerėsoi stafin e ambasadės pėr “mbėshtetje tė jashtėzakonshme”, sipas njė e-mail-i pėr Departamentin e Mbrojtjes, mė 28 nėntor 2007, qė gazeta e ka parė.
“Ne e ndihmuam hetimin e ishim krenarė pėr kėtė dhe jo e kundėrta”, - tha Withers, njė veteran i shėrbimit diplomatik pėr 24 vjet. Withers-it i ėshtė dhėnė leje nga zyrtarėt e Departamentit tė Shtetit qė tė flasė publikisht, me kusht qė tė flasė si individ dhe jo si pėrfaqėsues i qeverisė amerikane apo Departamentit tė Shtetit.
Zhvillimet e kanė shtuar tensionin mes zyrtarėve tė Departamentit tė Shtetit dhe komisionit tė Waxman-it, njė panel agresiv qė e ka vėnė nė pozicion tė vėshtirė shpesh administratėn e Bushit. Withers dhe pėrkrahėsit e tij thonė se paneli u nxitua nė kėtė ēėshtje duke publikuar dyshime tė gabuara.
Vendimi i Withers pėr tė folur publikisht ka mundėsi ta rrisė tensionin dhe pėrbėn njė rast tė rrallė, kur njė diplomat karriere kundėrshton personalisht dhe publikisht njė ligjbėrės tė nivelit tė lartė.
Tė shtunėn, ai i shkroi Waxman-it dhe i kėrkoi njė takim pėr tė “pėrgėnjeshtruar akuzat e pathemelta tė bėra ndaj njė grupi zyrtarėsh publikė tė pėrkushtuar dhe tė shkėlqyer.”
Ai tha se konkluzionet e Waxman-it ishin “tėrėsisht tė pabaza”.
Diveroli ka qenė furnizuesi mė i madh me armė pėr forcat afgane tė sigurisė dhe hetimi qė filloi vitin e kaluar i ēoi Forcat e Armatosura drejt hetimit tė mėnyrės sė blerjes sė armėve pėr forcat afgane dhe irakiane.
Hetuesit mendojnė se AEY blinte fishekė kinezė, pasi ia ripaketonte njė nėnkontraktor shqiptar dhe pastaj i niste pėr nė Afganistan. Municioni ishte pjesė e njė mali tė tėrė me municion tė vjetėruar dhe skaduar, tė depozituar nė Shqipėri.
Ngjarjet qė tėrhoqėn vėmendjen e Waxman-it ndodhėn mė 19 nėntor, kur, thonė zyrtarėt amerikanė, hetimi i Pentagonit ishte thuajse i pėrfunduar. Rrėfime tė ndryshme pėr atė ndodhi atė natė janė burimi i kundėrshtive nė lidhje me rolin e Withers.
Withers tha se ai mori njė mesazh se Fatmir Mediu, i alarmuar, asokohe ministėr i Mbrojtjes, donte ta takonte.
I trembur se ministri i Mbrojtjes kishte lajme tė kėqija nė lidhje me terrorizmin apo ndonjė problem tė ngjashėm, Withers pranoi ta takonte sė bashku me zyrtarė tė tjerė amerikanė. Takimi zgjati nga ora 11 e darkės deri nė mesnatė.
“Mediu iu tha zyrtarėve amerikanė se ishte i shqetėsuar nga njė telefonatė e njė gazetari tė “New York Times”-it, i cili e kishte pyetur pėr problemet e tij me ligjin nė tė shkuarėn, korrupsion tė mundshėm dhe i kishte kėrkuar tė vizitonte tė nesėrmen njė magazinė municioni afėr aeroportit nėn kontrollin e ministrisė”, - tha Withers.
Reparti pranė aeroportit ishte edhe vendi, ku AEY bėnte ripaketimin, i cili kishte qenė pjesė e hetimit tė SHBA, por asokohe ishte mbyllur.
Mediu iu lut Withers-it qė tė ndihmonte pėr tė parandaluar njė artikull dėmtues. Withers tha se Mediu, i emocionuar, sugjeroi gjėra “tė ēuditshme”, si moslejimin e hyrjes sė gazetarit dhe ripaketimin e municionit pėr tė fshehur origjinėn e tij kineze.
Withers tha se ai dhe zyrtarėt e tjerė tė SHBA nuk dhanė shenjė aprovimi pėr idetė e tij, vetėm sugjeruan qė Mediu ta kundėrshtonte artikullin pas botimit.
Mediu dha dorėheqjen nė mars, pas njė shpėrthimi nė njė depo municioni qė vrau 26 veta. Parlamenti shqiptar i ka hequr imunitetin, ai ėshtė akuzuar pėr korrupsion, por e mohon njė gjė tė tillė.
Njė punonjės i ambasadės, i pranishėm nė takim, i pa gjėrat ndryshe dhe kjo tėrhoqi vėmendjen e Waxman-it.
Majori Larry Harrison, ndihmės i Departamentit tė Mbrojtjes nė ambasadė, tha nė njė memo tė brendshme qė e zotėron Komisioni, se ai besonte qė ambasadori e kishte aprovuar vendimin e Mediut atė natė pėr tė urdhėruar heqjen e shenjave kineze nga municioni.
Harrison akuzonte gjithashtu nė memo se zyrtarėt nuk i pranuan sugjerimet e tij pėr t’i dhėnė informacion komisionit tė Waxman-it.
Nė bazė tė memove tė Harrison-it dhe deklarimeve tė tij para Komisionit, Waxman i shkroi njė letėr Rice-it mė 23 qershor, duke i pėrmendur se Withers “aprovoi zhdukje provash” qė municioni shqiptar ishte faktikisht kinez.
Letra e Waxman-it, e publikuar nė website-in e komisionit po atė ditė, dukej se implikonte Withers dhe tė tjerėt nė ambasadė nė skemėn e AEY dhe u botua gjerėsisht tė nesėrmen.
Letra e Waxman-it kritikoi gjithashtu diplomatėt pėr atė qė e quante pėrgjigje tė pamjaftueshme ndaj pyetjeve tė Komisionit, duke thėnė se ai kėrkonte pėrgjigje pėr shumė raste.
Withers tha se ai ishte zėnė nė befasi nga akuzat publike tė Waxman-it, qė ai i konsideroi absurde, parė nė lidhje me bashkėpunimin e ambasadės me hetuesit.
Dyshimet e Waxman-it u shtuan nga fakti qė ambasada nuk kishte pėrmendur takimin e 19 nėntorit, pasi komisioni kishte pyetur pėr kontaktet me zyrtarėt shqiptarė “nė lidhje me kontratat dhe veprimtarinė e AEY”.
Por Withers dhe tė tjerėt nuk e panė tė nevojshme tė raportonin, ngaqė emri i tregtarit tė armėve nuk u pėrmend. Atė kohė, puna e AEY nė Shqipėri ishte pezulluar, dhe njė anėtar i stafit tė ambasadės punonte pėr tė garantuar qė ministri i Mbrojtjes nuk e rrezikonte ēėshtjen kriminale.
“Mė tej, takimi u pėrqendrua nė shqetėsimin e ministrit tė Mbrojtjes nė lidhje me gazetarin, jo me hetimin e qeverisė”, - tha Withers.
Stafi i Waxman-it tha se ata ishin tė interesuar se si ambasada e trajtoi kėrkesėn e gazetės pėr Mediun; artikulli i parė i gazetės pėr AEY u botua disa muaj mė vonė dhe pėrshkruante me detaje stoqet e armėve kineze nė Shqipėri.
Withers dhe zyrtarėt e tjerė amerikanė thanė se Harrison i ka mohuar privatisht bisedat, me tė cilat synonte tė akuzonte Withers pėr shkelje dhe ka pretenduar se fjalėt e tij ishin nxjerrė nga konteksti prej komisionit.
Harrison dhe avokati i tij nuk pranuan tė flasin. Waxman, nė njė deklaratė pėr “Los Angeles Times”, mbrojti punėn e panelit tė tij, duke thėnė se kishte qenė “metodike dhe e kujdesshme”.
Ai tha se ishte i zhgėnjyer qė Withers nuk kishte pranuar ende tė fliste me stafin e Komisionit. Departamenti i Shtetit lejoi tė enjten Withers-in dhe pjesėtarėt e tjerė tė stafit tė ambasadės tė bisedojnė me stafin e Komisionit vullnetarisht.
“Ky ėshtė njė zhvillim i rėndėsishėm, nė qoftė se zyrtarėt e ambasadės detyrohen tė dėshmojnė para jurisė sė krimeve”, - tha Waxman.
Gjatė 34 vjetėve nė Kongres, Waxman ka fituar njė reputacion si hetues kokėfortė. Kur demokratėt fituan kontrollin e Kongresit vitin e kaluar, Waxman, si kryetar i ri i Komisionit, i ngarkoi hetuesit tė hetonin njė sėrė ēėshtjesh pėrfshi Blackwater, kontraktorin e shumėpėrfolur nė sigurinė private, dhe rolin e administratės sė Bushit pėr zbulimin e identitetit tė agjentes sė CIA-s, Valerie Plame.
Prokurorėt nė Miami nuk pranuan tė flasin pėr efektin e akuzave tė Komisionit nė ēėshtjen e tyre.
Por, ish-prokurorė dhe avokatė tė pėrfshirė nė ēėshtje thanė se dyshimet kishin ngritur ēėshtje delikate, duke i detyruar prokurorėt tė merrnin dėshmi shtesė.
Srebnick, avokati i Diverolit, nuk ka pranuar qė klienti i tij tė ketė shkelur ndonjė ligj, duke thėnė se neni, me tė cilin ai akuzohej, nuk ėshtė i aplikueshėm pėr municionin e prodhuar nė Kinė para vitit 1989. Ai tha se letra Waxman-it kishte hapur mundėsinė pėr tė kundėrshtuar ankesėn kriminale.
Srebnick tha se ishte i shqetėsuar se dėshmitė e jurisė sė madhe ishin marrė nga njerėz qė mund t’i thėrrasė si dėshmitarė mbrojtės, duke thėnė se do tė ishte “pėrdorim i papėrshtatshėm i njė jurie tė madhe”.
Withers, djali i njė ish-drejtori nė Agjencinė Ndėrkombėtare tė Zhvillimit tė SHBA, ka punuar nė njė sėrė postesh jashtė vendit dhe ka qenė drejtor i Qendrės sė veprimtarisė sė Departamentit tė Shtetit nga 2003-‘05.
“Nuk e di, se te cili komision i Kongresit mund tė shkoj pėr tė rifituar reputacionin tim”, - tha Withers.




Withers i shkruan Waxman: Dyshimet tuaja janė tė gabuara


Nė letrėn tuaj tė 23 qershorit pėr Sekretaren Rice, ju hidhni dyshime pėr veprime tė gabuara serioze ndaj meje, disa anėtarėve tė stafit tim nė lidhje me hetimet ndaj kompanisė AEY. Unė ju siguroj se ato dyshime janė tėrėsisht tė gabuara. Megjithatė, letra iu dha shtypit para se tė mbėrrinte te Sekretarja, palėt e tjera tė interesuara ose mua. Kėshtu qė asnjė nga ne nuk pati mundėsi tė pėrgjigjej para se kėto deklarime tė pabaza tė shkonin te “New York Times” dhe media tė tjera tė mėdha.
Pėr tė qenė thjesht i sinqertė, unė ju kėrkoj nderin e njė takimi tė drejtpėrdrejtė me ju pėr tė paraqitur rrėfimin e vėrtetė tė veprimtarisė sė ambasadės nė lidhje me AEY dhe tė pėrgėnjeshtroj fjalėt e kėqija qė janė hedhur mbi personalitetin e njė zyrtari tė pėrkushtuar dhe tė spikatur qė punon nė ambasadėn e Tiranės.
Ndėrsa jam nė lėvizje tani pėr tani, letrėn e kam dėrguar pėrmes avokatit tim, Mr. J. Michael Hannon.
Tema
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi