ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kinematė e Tiranės viktimė e "kazmės" dhe braktisjes sė bashkisė

Shko poshtė

18072008

Mesazh 

Kinematė e Tiranės viktimė e "kazmės" dhe braktisjes sė bashkisė Empty Kinematė e Tiranės viktimė e "kazmės" dhe braktisjes sė bashkisė




Kinematė e Tiranės viktimė e "kazmės" dhe braktisjes sė bashkisė


Kinematė e Tiranės viktimė e "kazmės" dhe braktisjes sė bashkisė Bashkia_e_tiranesNė muajt e verės, nė vende tė tjera tė botės, zhvillohen dendur veprimtari kulturore, qė veē tė tjerash, kanė pėr qėllim edukimin dhe argėtimin. Nė Tiranė qytetarėt bėjnė tė njėjtėn rutinė, ēdo pasdite e njėjta pije nė tė njėjtin lokal, nuk ka as shfaqje cirku nėpėr sheshe, as koncerte nga kėngėtarė, as organizime tė tjera relaksuese. Kryeqyteti shqiptar me afro gati 1 milion banorė aktualisht ka vetėm dy kinema private, qė shfaqin filma nė kėto ditė tė nxehta vere, pasi emra qė dikur ishin bėrė tė zakonshėm pėr banorėt e Tiranės si: kinema “17 Nėntori”, “Ali Demi”, “Partizani” etj, qė kanė qenė emra tė njohur,prej shumė vjetėsh askush nuk i ka pėrdorur pėr tė shkuar atje e pėr tė parė njė film. Nga kinematė e sipėrpėrmendura nuk ka mbetur asgjė tjetėr veē emrave tė tyre, qė pėrdoren thjesht si zona tė caktuara, pėr tė lokalizuar njė zonė diku nė kryeqytet. Dyert e kėtyre kinemave kanė vite qė nuk janė hapur pėr banorėt e Tiranės, duke bėrė qė sallat e tyre tė ngelen nė kujtesėn e banorėve, tė cilėt i kujtojnė me nostalgji. Lumturie Ēela tregon se ka vite qė nuk shkon nė kinema, megjithėse sot janė dy kinema private qė janė nė kryeqytet, ajo pohon se kėto dy kinema nuk i plotėsojnė nevojat e banorėve tė Tiranės, tė cilėt janė tė detyruar qė tė mbeten nė rutinėn e pėrditshme nėpėr lokale. “Mė parė kishte mė shumė mundėsi ku tė kaloje kohėn e lirė. Mbaj mend qė ishim njė kolektiv dhe shumė shpesh shkonim nė kinema, tė cilat sot fatkeqėsisht janė zhdukur. Na ngelet qė tė shkojmė tek rutina e pėrditshme, qė janė lokalet. Atje e vetmja “kėnaqėsi” ėshtė zhurma dhe asgjė tjetėr, por dhe njė bisedė pa rėndėsi mes miqsh. Mė vjen keq qė sot nuk ka kinema dhe janė vetėm dy private, tė cilat nuk i plotėsojnė kėrkesat e qytetarėve. Nė shumė vende tė botės bėhet mė tepėr pėr kinematė, ndėrsa tek ne pothuajse ėshtė harruar kjo traditė”, pohon ajo. Pėr mė tepėr, Bashkia e Tiranės ka ēdo vit fonde disa milionėshe pėr tė organizuar aktivitete kulturore nė data tė caktuara, por sidomos nė verė. Por, edhe kur janė organizuar, e vetmja prurje e Bashkisė sė Tiranės kanė qenė disa aktivitete rutinė qė nuk kanė pasur risi nė zhvillimet e tyre, duke bėrė qė tė shtohet dhe mė tepėr “etja” e metropolitanėve pėr filmat nė kinema. Mes mungesė sė aktiviteteve kulturore, nga ky institucion mėsohet njė lajm i mirė, i cili ka tė bėjė me kinemanė nė Laprakė. Kjo kinema ka filluar qė tė ristrukturohet falė njė projekti italian, qė do ta kthejė sėrish nė shėrbim tė kėrkesave tė banorėve. Ndėrkaq qė shumė kinema janė mbyllur, dy prej tyre kinema “Agimi” dhe “Dajti” funksionojnė mė shumė pėr aktivitete tė tjera, se sa pėr shfaqjen e filmave. Sot kinemaja shqiptare pėrjeton njė periudhė tė vėshtirė tranzicioni e pėrshtatjeje me ekonominė e tregut. Pėrveē rėnies sė prodhimit nė sasi, edhe rrjeti i sallave tė kinemave ka zbritur ndjeshėm, dhe vetėm kohėt e fundit janė bėrė dhe po bėhen pėrpjekje pėr ngritje sallash tė reja bashkėkohore si kinemaja “Millenium” dhe “Imperial” nė Tiranė, tė cilat kėto kohė kanė hapur sallat e tyre dhe nė qytete tė tjera tė Shqipėrisė. Megjithėse po bėhen pėrpjekje nga nisma private, e kundėrta po ndodh me strukturat shtetėrore, tė cilat nuk kanė bėrė asnjė pėrpjekje nė kėtė drejtim, duke bėrė qė kinemaja sot tė shikohet si nostalgjia e viteve tė dikurshme. Duke parė zhvillimet e fundit nė kinematė shqiptare, mund tė thuhet se kinemaja shqiptare sot ndodhet midis nostalgjisė sė njė kinemaje kombėtare, tė lindur e zhvilluar nė kushte tė caktuara, por ende nė ndėrtim e sipėr. Por ndėrsa zyrtarėt apo titullarė tė ndryshėm flasin se po bėjnė pėrpjeke nė kėtė drejtim, banorėt duhet tė kėnaqen vetėm me kujtimet e dikurshme. Vetėm ndonjė ekspozitė apo ndonjė aktivitet qė nuk ofron shumė pėr publikun, dhe kjo ėshtė “jeta kulturore”, ku ėshtė katandisur kryeqyteti i afro 1 milion banorėve Tirana, duke mos harruar se e njėjta gjė ndodh dhe nė qytete tė tjera tė vendit.

Tradita e kinemave
Nė fund tė viteve ‘80 nė Shqipėri kishte 450 salla kinemaje, si dhe kinema lėvizėse. Por baza industriale e teknike nė kėtė periudhė erdhi duke u vjetruar. Nė vitet ‘90, me ndryshimin e sistemit shoqėror, u bėnė reforma tė thella. Kinostudioja e dikurshme u nda nė disa studio, dhe filmat tani prodhohen kryesisht nga shtėpi filmike private (kryesisht regjisorė tė kinostudios sė mėparshme) nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare tė Kinematografisė (QKK), tė ngritur nė mesin e viteve ’90, dhe me producentė tė huaj. QKK ėshtė qendėr e re e administrimit tė filmit nė Shqipėri, qė ka dhėnė tashmė rezultatet e para, aktualisht prodhimi kinematografik kryhet nė bazė tė Ligjit pėr Kinematografinė, mjaft i diskutuar nga kineastėt.
SOT
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi