ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ligji “Pėr spiunėt”, lihen jashtė bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit

Shko poshtė

18072008

Mesazh 

Ligji “Pėr spiunėt”, lihen jashtė bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit Empty Ligji “Pėr spiunėt”, lihen jashtė bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit




Ligji “Pėr spiunėt”, lihen jashtė bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit

Nga Armand Maho
Ligji “Pėr spiunėt”, lihen jashtė bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit Dosjet
Bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit tė Shtetit duket se nuk do tė pėrfshihen nė ligjin “Pėr spiunėt”, qė pritet tė diskutohet nė Komisionin e Ligjeve dhe mė pas t’i dėrgohet Kuvendit. Me gjithė amendimet qė i janė bėrė ligjit, sėrish nė draft janė anashkaluar bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit tė Shtetit dhe nė pėrgjithėsi drafti pėrjashton nga funksionet drejtuese vetėm ata funksionarė tė lartė tė shtetit apo punonjės, tė cilėt ishin tė deklaruar nė kėto funksione. Projektligji pėr spiunėt po shkon drejt konturimit dhe mundėsitė mė tė mėdha pėr pėrbėrjen e komisionit qė do tė merret me shqyrtimin e dosjeve janė qė tė jetė varianti i parė, i propozuar nga mazhoranca. Pra, dy kandidatura tė propozuara nga mazhoranca, dy nga opozita dhe njė me konsensus. Megjithėse tashmė drafti po merr konturet e para tė projektligjit, sėrish anėtarėt e komisionit e kanė tė vėshtirė tė mblidhen pėr ta diskutuar atė nen pėr nen. Ndėrkohė, nė draft janė futur dhe amendimet e deputetit Fatos Hoxha.


Pėrjashtimi i spiunėve


Neni 3 i projektligjit qė pritet t’i shkojė pėr diskutim komisionit, sqaron dhe kush nuk duhet tė bėjė pjesė nė postet drejtuese tė administratės shtetėrore. Pra, janė futur aty dhe bashkėpunėtorėt e agjenturave tė huaja, por nė asnjė rast nuk janė futur bashkėpunėtorėt e fshehtė tė ish-Sigurimit tė Shtetit. Neni 3 ėshtė propozuar nga ana e Partisė Demokratike dhe nuk ėshtė sqaruar ende se, pėrse kėta persona qė dyshohen se kanė qenė “spiunė” tė Sigurimit tė Shtetit, duhet tė vazhdojnė tė mbajnė poste tė larta. Nga amendimi i Fatos Hoxhės, ėshtė futur vetėm njė paragraf, i cili pėrjashton nga funksionet vetėm rekrutuesit, por nė asnjė rast “rekrutėt” dhe sidomos ata tė devotshmit qė administrata shqiptare duhet tė vazhdojė t’i ketė nė gjirin e saj.


Tė metat


Pra, ėshtė pak tė thuhet se kemi tė bėjmė me njė ligj gjysmak. Nuk dihet ende se kush ka qenė i interesuar qė nė kėtė nen tė mos pėrfshihen bashkėpunėtorėt e fshehtė tė Sigurimit tė Shtetit. Duhej tė ishte njė paragraf qė parashikonte se cilėt nga bashkėpunėtorėt duhet tė pėrjashtohen nga jeta dhe administrata publike e vendit. Pra, tė pėrfshihet mendimi qė ata qė kanė qenė tė detyruar dhe nuk kanė bashkėpunuar me Sigurimin tė vazhdojnė jetėn publike, por ama kurrsesi nuk mund tė vazhdojnė jetėn publike ata, tė cilėt me dėshmitė e tyre janė bėrė iniciuesit e kalvarit tė vuajtjeve pėr mijėra persona. Nga ana tjetėr, ligji pėrcakton qė verifikimi i pastėrtisė sė figurės bėhet me kėrkesė tė titullarit tė institucionit, gjė e cila do tė shkaktonte amulli dhe lė shteg pėr abuzime me kėtė ligj. Ta lėsh nė dorė tė titullarit procesin e verifikimit tė pastėrtisė sė figurės, atėherė do tė thotė qė as mė shumė e as mė pak, po t’i japėsh mundėsinė personave tė ndryshėm ta pėrdorin kėtė ligj pėr presion.



Neni 3
Papajtueshmėria e funksioneve


Pastėrtia e figurės morale tė funksionarit, tė pėrcaktuar nė Nenin 3 tė kėtij ligji, ėshtė e papajtueshme me mbajtjen prej tij gjatė periudhės 29 nėntor 1944 deri mė 31 mars 1991 tė njė prej detyrave tė mėposhtme:

1. Anėtar ose kandidat i Byrosė Politike, anėtar ose kandidat i Komitetit Qendror tė PPSH, sekretar i parė ose i dytė i komitetit tė partisė sė rrethit, kryetar ose zv. kryetar i komitetit ekzekutiv tė rrethit, me pėrjashtim tė rasteve kur ėshtė larguar vetė nga detyra nė mėnyrė publike;
2. Anėtar qeverie, anėtar i Kėshillit Presidencial, kryetar dhe anėtar i Gjykatės sė Lartė, Prokuror i Pėrgjithshėm dhe zėvendės tė tij, para zgjedhjeve tė 31 marsit 1991;
3. Zv. Ministėr i Punėve tė Brendshme, oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve tė Sigurimit tė Shtetit, si dhe kryetar dege; drejtor apo zv-ministėr dhe ministėr i organeve tė Punėve tė Brendshme. Punonjėsit e Sigurimit tė Shtetit, tė periudhės 19 nėntor 1944 deri nė 11 dhjetor tė vitit 1990 apo tė organeve tė Punėve tė Brendshme, tė cilėt kanė rekrutuar drejtpėrdrejt dhe/ose kanė drejtuar bashkėpunėtorėt e organeve tė Sigurimit tė Shtetit;
4. Bashkėpunėtor si dhe agjent nė shėrbim tė shėrbimeve tė huaja apo tė organeve analoge;
5. I dėnuar me vendim tė formės sė prerė pėr krime kundėr njerėzimit, pėr shpifje apo dėshmi tė rreme nė procese politike speciale;
6. Anėtar i Komisionit Qendror tė Dėbim-Internimeve;
7. Hetues nė organet e Sigurimit tė Shtetit, si dhe prokuror, gjyqtar apo ndihmėsgjyqtar nė procese politike speciale;
8. Denoncues apo dėshmitar rėndues nė proceset politike.
9. Kandidat pėr deputet, kryetar bashkie, kryetar komune dhe kryetar i kėshillave tė qarkut. Subjektet e pėrcaktuara nė fjalinė e parė tė kėsaj shkronje, i nėnshtrohen verifikimit tė pėrgjithshėm, sipas procedurės sė caktuar nė nenin 18 tė kėtij ligji.



Neni 4

Pastėrtia e figurės morale tė zyrtarit tė pėrcaktuar nė nenin 3 tė kėtij ligji ėshtė e papajtueshme me mbajtjen prej tij gjatė periudhės 29 nėntor 1944 deri nė 11 dhjetor 1990 tė njė prej detyrave apo cilėsive tė mėposhtme:
a) Anėtar apo kandidat i Byrosė Politike tė Partisė sė Punės, me pėrjashtim tė rasteve kur ka vepruar kundėr vijės zyrtare apo ėshtė larguar vetė nga detyra nė mėnyrė publike;
b) anėtar qeverie, anėtar i Kėshillit Presidencial, kryetar i Gjykatės sė Lartė, Prokuror i Pėrgjithshėm, pėrpara zgjedhjeve tė 31 marsit 1991, me pėrjashtim tė rasteve kur ka vepruar kundėr vijės zyrtare ose ėshtė larguar vetė nė mėnyrė publike;
c) Oficer madhor apo funksionar drejtues i organeve tė Sigurimit te Shtetit, si kryetar dege, drejtor apo zv-ministėr dhe ministėr i organeve tė Punėve tė Brendshme.
Punonjėsit e Sigurimit tė Shtetit, tė periudhės 19 nėntor 1944 deri nė 11 dhjetor tė vitit 1990 apo tė organeve tė Punėve tė Brendshme, tė cilėt kanė rekrutuar drejtpėrdrejtė dhe/ose kanė drejtuar bashkėpunėtorėt e organeve tė Sigurimit tė Shtetit;
d) i dėnuar me vendim penal tė formės sė prerė pėr krime kundėr njerėzimit, pėr shpifje apo dėshmi tė rreme ne procese politike (edhe pas vitit 1991);
dh) Anėtar Komisionit Qendror tė Dėbim-Internimeve;
e) Hetues, prokuror, gjyqtar a ndihmėsgjyqtar nė procese politike speciale.



Neni 5
Pėrbėrja e Komisionit
Varianti i parė
Komisioni i Verifikimit tė Figurave pėrbėhet nga pesė anėtarė, shtetas shqiptarė, me integritet tė lartė moral, tė cilėt zgjidhen nė detyre nga Kuvendi si vijon:
a) 2 anėtarė zgjidhen me propozim tė shumicės parlamentare;
b) 2 anėtarė zgjidhen me propozim tė opozitės parlamentare;
c) 1 anėtar me konsensus midis shumicės dhe opozitės parlamentare .


Varianti i dytė
Komisioni i Verifikimi tė Figurave pėrbėhet nga pesė anėtarė, shtetas shqiptarė, me integritet tė lartė moral, tė cilėt zgjidhen nė detyre nga Kuvendi si vijon:
a) 1 anėtar, pėrfaqėsues i Ministrisė sė Drejtėsisė;
b) 1 anėtar, pėrfaqėsues i Ministrisė sė Brendshme;
c) 1 anėtar, pėrfaqėsues i SHISH
ē) 1 anėtar, i propozuar nga shumica parlamentare
d) 1 anėtar, i propozuar nga opozita parlamentare



Neni 12
Komisioni vihet nė lėvizje dhe nis procedurėn e verifikimit tė zyrtarėve dhe funksionarėve:
a) me kėrkesė me shkrim tė titullarit tė institucionit apo organit tė emėrtesės sė tij pėr zyrtarin apo funksionarin publik, si dhe pėr kandidatė qė rekrutohen zgjidhen apo emėrohen;
b) kryesisht, pėr tė gjithė subjektet e pėrcaktuara nė nenin 3, tė kėtij ligji;
c) individėt, tė cilėt, pėr shkak tė funksionit, postit, profesionit apo veprimtarisė qė ushtrojnė janė persona publike kanė tė drejtė tė kėrkojnė nga komisioni verifikimin e figurės sė tyre edhe nė rastet kur nuk pėrfshihen nė procedurė verifikimi.



Neni 17
Pasojat e vendimit
Eprori i institucionit apo organi i emėrtesės sė tij, menjėherė pas marrjes sė vendimit tė komisionit:
a) kur zyrtari ėshtė i pėrfshirė, depoziton njė kopje tė vendimit nė dosjen individuale tė personelit;
b) kur zyrtari ėshtė i pėrfshirė, depoziton njė kopje tė vendimit nė dosjen individual tė personelit dhe cakton brenda 3 ditėsh, njė seancė tė mbyllur pėr t’u informuar pėr qėndrimin qė do tė ndjekė zyrtari nė vijim.
Kur zyrtari deklaron se depoziton dorėheqjen e menjėhershme nga detyra, ai arkivon kopjen e vendimit tė komisionit si dokument i klasifikuar.
Kur zyrtari deklaron se refuzon dorėheqjen vullnetare eprori i institucionit, arkivon kopjen e vendimit tė komisionit dhe brenda 10 ditėsh: pėrfundon marrėdhėniet e punės me zyrtarin, pėr shkak tė padenjėsisė sė figurės sė tij



Neni 18
Verifikimi i deputetėve dhe tė zgjedhurve lokalė
Pėr kandidatėt pėr deputetė, kryetarė komune/bashkie ose kryetar i kėshillit tė qarkut, subjektet elektorale i kėrkojnė komisionit, me shkrim verifikimin e pastėrtisė sė figurės sė kandidatėve pėrpara depozitimit tė dokumentacionit tė tyre nė komisionet zgjedhore. Verifikimi bėhet brenda 10 ditėve kalendarike nga depozitimi i kėrkesės
Kur sipas njė vendimi tė formės sė prerė, vėrtetohet se deputetėt, kryetarėt e komunave/bashkive dhe kryetarėt e kėshillave tė qarkut nė detyrė pėrpara hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, kanė figurė tė papajtueshme nė kuptim tė kėtij ligji, pushojnė sė ushtruari mandatin e tyre. Zgjedhja e funksionarėve zėvendėsues pėr kohėn e mbetur tė mandatit bėhet nė me dispozitat ligjore pėrkatėse nė fuqi.
Tema
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37530
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi