ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Debohen nga djali, vetevriten pensionistet

Shko poshtė

08012008

Mesazh 

Debohen nga djali, vetevriten pensionistet Empty Debohen nga djali, vetevriten pensionistet




Debohen nga djali, vetevriten pensionistet
Fatos Salliu
E Marte, 08 Janar 2008

Dy te moshuarit duket se kane kuvenduar me pare vendimin fatal. Pasi kane pleqeruar menyren e veteflijimit, Qazim Hoxha ka shkuar ne nje nga farmacite bujqesore dhe ka blere disa tableta fostoksine. Pastaj jane ulur te dy prane e prane dhe i kane dhene tabletat njeri-tjetrit. Me pare, helmin e ka gelltitur Shahe Hoxha. Bashkeshorti ia ka vendosur ne goje tableten dhe i ka dhene nje gote me uje per t’i lehtesuar percjelljen. Pasi ka kaperdire helmin vrases, gruaja ka marre tableten tjeter dhe ia ka dhene te shoqit. Kaq ishte. Nje histori tronditese veteflijimi qe u mbyll pasditen e djeshme ne nje shtepi modeste ne fshatin Kurtaj te rrethit te Peqinit.

Nuk ka vonuar dhe helmi e ka dhene menjehere efektin vrases. Me pare eshte shtrire per toke e mbytur ne shkume dhe duke dhene shpirt mes perpelitjesh deshperuese Shahe Hoxha. Vuajtjet e bashkeshortes i kane shkaktuar keqardhje Qazimit, i cili ka lajmeruar te afermit e familjes. Ai i ka treguar vajzes, Sime Sulkja, per gjithcka kishin vendosur. Fqinjet kane dhene ndihmen e pare dhe i kane nisur menjehere drejt spitalit te Peqinit. Por, Shahe Hoxha ka nderruar jete pa arritur ne spital. Pak caste me vone eshte shuar nga helmi edhe Qazim Hoxha. Askush nuk ka pasur mundesi te shpetoje jeten e te moshuarve.

Shahe Hoxha, 66 vjece dhe bashkeshorti i saj, Qazim Hoxha, 68 vjec, jane vetehelmuar me fostoksine nga deshperimi, pasi nuk shkonin me djalin dhe i ishin bere peshe vajzes. Keto jane te dhenat e para hetimore te nje grupi ekspertesh te Policise se Peqinit. Bashkeshortet e moshuar ishin larguar nga fshati Perparim i komunes me te njejtin emer, pas konfliktit qe kishin pasur me djalin. Ata ishin strehuar te familja e vajzes, Sime Sulkja, e cila ishte kujdesur per prinderit e saj. Sipas fqinjeve, te dy te moshuarit punonin dhe i siguronin vete te ardhurat. Megjithate, ata ndjeheshin te vetem dhe te deshperuar. Derisa moren vendimin per t’u larguar se bashku nga kjo bote.

Te moshuarit, varret gati prej 6 muajsh

Qazim Hoxha ishte i parapergatitur per sakrifikimin bashkeshortor. Rreth 6 muaj me pare, ai kishte celur dy varre ne nje parcele, larg varrezave te fshatit Kurtaj. Nje varr per vete dhe nje per bashkeshorten e tij. Gjithcka eshte llogaritur ne detaje. Prane varreve jane vendosur edhe pllakat prej betoni dhe materialet e tjera. Ndersa ne nje raft te dhomes ku flinin, kane qene gati qefinet, carcafet, peshqiret, kostumi per Qazimin dhe bashkeshorten e tij, Shahen. Deshmitare okulare treguan se para se te veteflijoheshin, burre e grua i kishin bere te gjitha adetet para vdekjes. Me pare ata jane ushqyer. Pastaj jane lare dhe pastruar se bashku. Ishin gati per te shkuar ne boten e perjetshme ne momentin kur jane ulur dhe kane pare ne sy per here te fundit njeri-tjetrin.
anonymus
anonymus

Numri i postimeve : 123
Reputation : 1
Points : 29854
Registration date : 29/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Debohen nga djali, vetevriten pensionistet :: Komentet

anonymus

Mesazh Tue Jan 08, 2008 9:56 pm nga anonymus

Me tronditi shume kjo ngjarje ndaj dhe e postova ne forum. Shume gjera kane marre per keq ne shqiperi dhe kjo eshte nje nder to. Braktisja apo perzenia e prinderve. Si mundet te jete njeriu optimist per te ardhmen kur ndeshet me ngjarje te tilla? O zot. nuk do tja beja kurre prinderve te mi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Jan 15, 2008 11:45 am nga Iliriada Portal

"Rrite gjarperin, te te haje koken!"-thone andej nga ne per raste te tilla.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

emigranti

Mesazh Tue Jan 15, 2008 6:39 pm nga emigranti

Une mendoj se vetvrasja ka qene per te dy pensionistet nje menyre per te denuar te birin, ne mos dhe vajzen.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Tue Jan 15, 2008 8:49 pm nga flutura

Ka mundesi. Djalit te tyre do ti duhet ta mbaje gjithe jeten peshen si shkaktar i vetvrasjes se prinderve, aq me teper kur kjo ngjrje eshte bere buje dhe nga mediat.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi