ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazetaria, politika dhe liria

Shko poshtė

11092008

Mesazh 

Gazetaria, politika dhe liria Empty Gazetaria, politika dhe liria




Gazetaria, politika dhe liria

Andrea Stefani

Media nuk mund tė mos lėngojė atė qė sot vuajnė tė gjitha institucionet e shtetit, pra pasojat e njė presioni tė fuqishėm autoritarist qė gjakon tėi vėrė nėn kontroll. Eshtė njė presion qė vjen nga bota e politikės (nė radhė tė parė nga qeveria, por jo vetėm nga ajo), sepse nė Shqipėri, politikanėt vazhdojnė tėi perceptojnė mediat si leva tė politikės, si mjet propagande, mashtrimi dhe jo mirinformimi publik. Dhe jo vetėm i perceptojmė mediat si leva tė politikės, por edhe kanė hapėsirė tėi pėrdorin si tė tilla. Kjo ėshtė e keqja mė e madhe. Pra, media ka sot nė Shqipėri, ashtu si shumė institucione tė tjera, probleme me lirinė e saj. Sot po flitet shumė pėr reformėn nė drejtėsi. ėėe bėn tė domosdoshme njė kėrkesė tė tillėė Asgjė mė shumė se kriza qė i vjen sistemit tė demokracisė liberale nga kapja e drejtėsisė prej politikės dhe korrupsionit tė lidhur me tė. Reforma nė drejtėsi duhet, nėse nuk e deformon politika, tėi falė mė shumė liri pushtetit tė drejtėsisė (prokurorėve, gjykatėsve), nga politika nė pėrgjithėsi dhe qeveria nė veėanti. Njė reformė e tillė, po aq e rėndėsishme pėr vazhdimėsinė e sistemit tė demokracisė liberale nė Shqipėri, ėshtė i nevojshėm sot edhe pėr sa i takon pushtetit tė katėrt, medias.ė
***
Po kush do ta kryejė reformėn nė mediaė Tė shpresosh se qeveria dhe politika do tė shfaqė vullnet pėr tėi dhėnė mė shumė liri medias pėr tė hetuar dhe kritikuar tė pabėrat e tyre, ėshtė naivitet. Ashtu si drejtėsia nuk do ta fitojė dot pavarėsinė e saj nga hegjemonia e politikės pa njė presion nga vetė komunitetet e gjyqtarėve dhe prokurorėve, ashtu edhe media nuk do tė mund ta fitojė lirinė dhe integritetin e saj nėse nuk ngrihen vetė brenda komunitetit tė medias forca qė tė ushtrojnė presion mbi politikėn dhe qeverisjen pėr mė shumė liri. Por media nuk e ushtron dot kėtė presion, sepse ėshtė e pėrėarė. Pėrseė Sepse vetė brenda pushtetit tė medias janė mė nė mazhorancė (tė paktėn deri mė sot) ato forca qė priren mė shumė nga nėnshtrimi ndaj botės politike sesa nga liria prej saj. Dhe nėse sot ka pak solidaritet e shumė pėrėarje dhe armiqėsi mes gazetarėve, kjo ėshtė kryesisht pėr shkak tė pozicionimeve tė kundėrta si shėrbėtorė tė njėrės apo tjetrės parti. Kjo vlen si pėr pronarėt e medias ashtu edhe pėr gazetarėt. Dhe historia e demokracisė perėndimore dėshmon se gazetaria nė shėrbim tė publikut, ėshtė e pamundur pa ėlirimin e saj prej vargonjve tė dukshėm dhe tė padukshėm tė botės politike dhe ėskllavėriminė prej parimeve tė lirisė. Nė SHBA lindi dhe u bė e qėndrueshme njė gazetari e lirė, qė i bėn tė dridhen pushtetet e korruptuara politike, vetėm sepse nga mesi i shekullit XIX nisėn tė shfaqen njerėz (pronarė dhe gazetarė) tė njė edukate dhe parimesh qė vendosėn standarde tė larta pėr profesionin e tyre, duke krijuar dhe kode etike pėr stafet e gazetarėve. Pikėrisht nė pėrpjekje pėr njė media tė lirė, Jozef Pulitzer, njė pronar qė guxoi tė pėrplasej (dhe tė fitojė) me qeverinė e SHBA-sė pėr korrupsionin nė ndėrtimin e kanalit tė Panamasė, theksonte se ėIdealet mė tė larta, ankthi mė skrupuloz pėr tė vepruar drejt, njohja mė e saktė e problemeve qė kėrkon tė zgjidhė dhe ndjenja e sinqertė e pėrgjegjėsisė morale, do ta shpėtojnė gazetarinė nga servilizmi ndaj interesave tė biznesit, plotėsimi i qėllimeve egoiste nė antagonizėm me tė mirėn publikeė. Pikėrisht ėlirimi nga servilizmi ndaj interesave dhe egoizmave qė nuk harmonizohen me interesin publik, ėshtė problemi mė i madh i gazetarisė shqiptare. Media duhet tė ketė mė nė fund njė axhendė tė saj, njė interes tė sajin, njė objektiv tė sajin qė nuk deformohet dot nga interesa tė tjera. Dhe ky interes apo axhendė nuk ka shanse tė mbijetojė nėse mbetet vullnet, idealizėm i disa individėve. Liria e fjalės dhe e gazetarisė, pasi ėshtė sanksionuar nė Kushtetutė, duhet tė objektivizohet nė institucione mediatike si Unioni i Gazetarėve, Kodi i Etikės apo Urdhri i Gazetarėve. Veė jo kallpe, por me devocion, forcė dhe energji pėr tė balancuar dhe amortizuar presionet e pushteteve politike nė ėdo formė qė tė shfaqen. ė
***
Pulitzer e shtronte problemin nė njė rrafsh thelbėsisht etik. Dhe nė fakt gazetaria shqiptare do tė ishte sot mė e lirė, mė e shėndetshme pėr vete dhe pėr shoqėrinė, nėse shumica e gazetarėve do tė kishin mundur tėi qėndronin mė me besnikėri parimeve tė profesionit tė tyre. Gjė qė, duhet thėnė qė nė fillim, ka qenė dhe mbetet njė mision mjaft i vėshtirė, ndonėse jo i pamundur. Sepse, pėrballė gazetarėve tė paorganizuar kanė qėndruar gjithnjė pushtete dhe politikanė pėrherė e mė tė organizuar, gjithnjė e mė tė pasur, me etje pėr tėi shndėrruar ata nė shėrbėtorė tė ambicieve, epsheve dhe gjakimeve tė tyre. Dhe ia kanė dalė jo pak. Nė aleancė me njė armik tjetėr tė egėr tė lirisė sė gazetarėve, varfėrinė e medias, rezultat i drejtpėrdrejtė i dėshtimit tė qeverive dhe politikės. Ky ėshtė njė rast qė dėshmon qartė se si politika pėrdor produktin e dėshtimit tė vet, varfėrinė, pėr tė sunduar mbi mediat. Eshtė kjo varfėri qė nuk lejon ngritjen e gazetarėve nė nivelin e njė shtrese tė mesme, e cila nuk ėshtė e gatshme tė sakrifikojė lirinė, parimet, integritetin profesional nėn trysninė e ėbukės sė gojėsė. E, megjithatė, a ėshtė nėnshtrimi njė fatalitetė Po ta pranonim njė gjė tė tillė do tė justifikonim tė gjithė skotėn e sahanlėpirėsve tė pushteteve, qė me tė drejtė kritikonte nė njė shkrim Enver Robelli. Sepse ka gazetarė, qė tė ndodhur nėn presionin e humbjes sė vendit tė punės, nuk mund ta thonė njė tė vėrtetė. Por ka edhe gazetarė, qė pėr tė pėrfituar privilegje dhe miliona prej pushteteve politike, nuk ndalen tė publikojnė lloj-lloj gėnjeshtrash. Ka gazetarė qė mposhten nga ėuriaė. Por ka tė tjerė qė vihen nė shėrbim tė pushteteve nga lakmia. Kėta tė fundit janė njė hall i vėrtetė pėr lirinė dhe misionin e medias. Janė kėta servilė tė tė gjitha pushteteve, opozitarė tė ėdo pushteti qė po perėndon dhe gjithnjė pėrkrah ėdo pushteti qė agon, ėkritikėė me kuajt e pushteteve kur atyre po u bien patkonjtė dhe kuaj troje tė pushtetit, kur ai ėshtė nė ngjitje. Janė kėta gazetarė kopilė qė pėrpiqen tėi paraqesin gazetarėt qė kritikojnė pushtetin si maniakė dhe kritikėn e palodhur e tė pakorruptueshme ndaj njė kryepushtetari autoritarist si Berisha, si mungesė tolerance, armiqėsi personale, madje edhe si ekstremizėm. Kėta shėrbėtorė bėhen gradualisht kundėrshtarėt mė tė rreptė tė gazetarėve kritikė, tė gazetarėve jo servilė, kundėrshtarė edhe mė tė rreptė se vetė pushtetet politike. Sepse te gazetarėt ėrebelėė ndaj pushteteve ata shohin njė shembull, njė specie qė denoncon pazaret e tyre tė turpshme me pushtetet, pavarėsia e ėrebelėveė denoncon si tė papėrligjur skllavėrimin e shėrbyesve. Ndaj luftojnė tėi zhdukin fare nga studiot, nga ekranet, me ethen e mbretėreshės qė kėrkon tė zhdukė Borėbardhėn. ė
***
Nė thelb debati i hapur nė gazetėn ėShqipė duket se ka tė bėjė me flashkjen e identitetit tė gazetarisė si pushteti i katėrt, i ėshpikurė jo pėr tėu bėrė fresk pushteteve, por pėr tėi kritikuar, e gazetarisė si njė mision i shenjtė publik dhe jo biznes pasurimi, duke flirtuar me politikanė dhe pushtete kundėr interesit tė publikut. Kjo nuk nėnkupton se gazetari, qė tė mbetet besnik i profesionit, duhet tė jetė i varfėr. Pėrkundrazi, e pėrsėrisim se njė nga vėshtirėsitė e medias nė Shqipėri ėshtė fakti i hidhur se ėklasaė e gazetarėve, mbijetesa e saj ekonomike, vazhdon tė jetė thjesht njė rrogė shumė e vogėl qė e bėn njė sfidė tė vėrtetė mbijetese kundėrvėnien e standardeve, tė integritetit profesional, dėshirave dhe epsheve tė njė pronari qė dikton politikėn editoriale sipas interesave tė tij, apo tė politikanit qė qėndron prapa tij. Gazetari nuk duhet tė jetė proletar. Prosperiteti ekonomik i vendit duhet tėi integrojė gazetarėt nė atė shtresė tė mesme qė ėshtė gjeneratori kryesor social i lirisė nė njė shoqėri demokratike. Problemi bėhet mė akut, kur sheh se varfėrisė i vjen nė ndihmė edhe pakėsimi i frikshėm i lirisė pėr tė zgjedhur. Nė njė kohė qė numri i gazetave rritet, po pakėsohet pėr gazetarėt mundėsia pėr tė vazhduar profesionin nė njė tjetėr media, pėr tė gjetur lirinė e tė thėnit tė njė tė vėrtete nė njė tjetėr ekran, nėse ato i ndalohen nė ato media ku ai ėshtė punėsuar pėr momentin.
Ndėrkaq, lirinė pėr tė thėnė tė vėrtetėn nuk ta ngushtojnė vetėm presionet, kufizimet e jashtme, por edhe fakti qė shumė gazetarė nuk udhėhiqen nga motive intelektuale, por vetėm nga orekse. Rikthehemi te shqetėsimi etik i Pulitzerit. Dhe nėse ato orekse i ngop me privilegje pushtetesh, me vila tė pafituara me djersė, pra jo me para tė ligjshme dhe me tė gjitha format kushtetuese qė fitohet njė pronė, ky ėshtė njė pasurim qė tė skllavėron. Eshtė njė skllavėri qė nuk mund tė maskohet gjatė. Prandaj dhe Robelli kur shkruan qė nga Kosova pėr ėshembullin tmerrues tė Shqipėrisėė importon njė tė vėrtetė alarmuese tonėn. Sepse flet pėr korruptimin e gazetarisė dhe misionit tė saj, pėr kapjen e pushtetit tė katėrt nga politika dhe korrupsioni politik, pėr metamorfozėn e ca gazetarėve nga misionarė tė lirisė dhe tė vėrtetės, nė shėrbėtorė tė politikės dhe gėnjeshtrės. Dhe nuk ka nevojė tė shpjegohet se sa e rėndė, sa e frikshme ėshtė kjo pėr lirinė e fjalės, lirinė dhe tė drejtat e njerėzve dhe nė pėrgjithėsi pėr vetė sistemin e demokracisė. ė
***
Mediat nuk do tė kishin asnjė kuptim nėse nuk do tėua acaronin nervat politikanėve. Madje edhe kur thonė gjėra tė gabuara pėr ta. Nėpėrmjet mediave kritika shprehet ėdo ditė, ndėrkohė qė njerėzit votojnė shumė rrallė. Pėr lirinė ėshtė mirė qė politikani tė ndihet i pambrojtur nga mediat dhe gazetarėt. Kėshtu thotė njė politikan me emrin Eduard Baladyr. Prandaj janė tėrėsisht tė tmerrshme akte tė tilla si gjobat e vėna kundėr ėNews 24ė, kėrcėnimet e llojeve tė ndryshme e deri edhe persekutimi i gazetarėve kritikė tė qeverisė, duke u flakur familjarėt nga puna. Ashtu sikundėr janė tė papranueshme edhe censurime qė vetė stacionet (edhe vetė ėNews 24ė) u bėjnė lajmeve apo tė vėrtetave, meqė nuk pėlqehet nga njė forcė opozitare si PS-ja. I tillė ėshtė rasti i veprimtarive tė organizuara nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Kushtetutės. Mediat duhet tė jenė tė lira jo vetėm nga qeveria, por edhe nga opozita. Ato duhet tė jenė tė lira nga politika. Sepse nesėr opozita do tė vijė nė pushtet dhe mediat qė i shėrbejnė sot pa kushte, do tė shndėrrohen automatikisht nė shėrbėtore tė pushtetit. Do tė jetė rotacioni i sahanlėpirėsve.
Tė gjitha kėto qė po ndodhin dhe tė tjera, janė pjesė e arsenalit tė njė politike tė vjetėr, qė nė pamundėsi pėr tėi burgosur, tenton tė ngjalli frikė pėr tėi bėrė gazetarėt tė heqin dorė nga misioni i tyre, ose tėi dėnojė me heshtje. Taktika djallėzore qė po ndiqet ėshtė rritja nė maksimum, duke e bėrė deri tė papėrballueshme, koston ekonomike tė shqiptimit tė ca tė vėrtetave qė qeveria dhe politika nuk duan tė dalin nė dritė. Po si mund tėi shpėtohet kėtij kurthiė Si i bėhet qė tė vijmė nė njė situatė qė, ashtu sikundėr sapo tha edhe kandidati pėr President i SHBA-sė, Obama, nė Konventėn e Demokratėve, ėtė themi atė qė mendojmė, shkruajmė atė qė mendojmė pa dėgjuar njė trokitje tė beftė nė derėėė Si i bėhet, shtojmė ne, qė tė kritikojmė qeverinė (tė sotme dhe tė nesėrme) dhe ajo tė mos jetė aq e fuqishme sa tė ndėshkojė lirinė tonė me gjoba, me ėbllokadėė ekonomiko-financiare dhe lloj-lloj presionesh e padrejtėsish tė tjeraė Padyshim duke dhėnė kontributin si media qė qeveritė, kryeministrat, tė reformohen (jo thjesht si njerėz, por si institucione), duke mos qenė mė tė fuqishme pėr tė na dėmtuar, qė pushteti politik tė mos jetė nė gjendje tė cenojė dhe akaparojė pavarėsinė e pushteteve tė tjera. Ne jemi nė njė udhėkryq tė tillė historik, ku do tė pėrcaktohet nėse do tė kemi njė Kryeministėr dhe qeveri qė tė bėn gjėmėn, apo njė Kryeministėr me pushtet dhe fuqi tė nevojshme pėr mirėqeverisjen, por jo tė mjafta pėr tė kufizuar, zhbalancuar dhe kontrolluar ato pushtete qė janė krijuar pėr ta kufizuar, balancuar dhe kontrolluar Kryeministrin dhe qeverinė. Ky ėshtė edhe thelbi i debatit tė ashpėr politik lidhur me ndryshimet antikushtetuese qė iu bėnė Kushtetutės mė 21 prill tė kėtij viti. Njė ėėshtje thembrėsore kjo pėr ėAkilėė tė pavdekshėm tė politikės si Berisha, por qė mjerisht, njė pjesė dėrrmuese e medias dhe gazetarėve e kanė pėrcjellė (pėr tė mos thėnė anashkaluar) mjaft zbehtė. Zbehtėsia e debatit pėr amendimet e pabesa tė Kushtetutės, pėr kėtė puė parlamentar, fryt i njė bashkimi tiranik votash mes PS-sė dhe PD-sė, ėshtė indikatori i frikshėm i shkallės sė nėnshtrimit tė shumicės sė medias ndaj sensibiliteteve tė unifikuara pushtetit dhe partisė mė tė madhe tė opozitės. Eshtė njė nėnshtrim qė zbeh shpresat pėr mė shumė liri mediatike edhe nėse pushteti pėson rotacion nė vitin e ardhshėm. Njė tjetėr shenjė qė provon se edhe nė gazetari, liria nuk dhurohet, por fitohet.
Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Gazetaria, politika dhe liria :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Sep 11, 2008 1:37 pm nga Iliriada Portal

Media ne Shqiperi jo vetem qe eshte e lire por media madje nuk ne shume raste po abuzon me lirine e fjales duke publikuar me shume genjeshtra se sa te verteteta, duke cenuar ne shume raste personalitetin e njerezve, dhe duke u bere vegel e politikes. Nuk eshte politika ajo qe cenon lirine e mdias por jane vete mediat qe duke mos patur nje trashegimi persa i perket lirise se tyre, ende nuk kane arritur te gjejne veten ne lirine qe u ofron sistemi demokratik tashme i vendosur ne Shqiperi. Ketu futen edhe interesa te tjera te ngushta me karakter ekonomik e fitimprures. Kjo i ka bere sidomos medjat e shkruara shqiptare te funksionojne larg standarteve nderkombetare te vendeve te perparuara si dhe i ka futur ato ne krize identiteti. Per te justifikuar kete situate shume analiste si autori i ketij shkrimi nuk ngurrojne tja hedhin fajin politikes apo dhe institucioneve shteterore. Por une do te thoja me pak fjale se; Nese lirine nuk e ke brenda vetes atehere eshte e kote ta kerkosh ate te ta sjellin te tjeret.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi