ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Liria e Fyerjes

Shko poshtė

07112009

Mesazh 

Liria e Fyerjes Empty Liria e Fyerjes




Edmond Arizaj

Zamir Dule ėshtė dhunuar nė emėr tė fjalės sė lirė. Aleksandėr Frangaj ėshtė dhunuar nė emėr tė fjalės sė lirė. Martin Leka ėshtė dhunuar nė emėr tė fjalės sė lirė. Tė tjerė gazetarė janė kėrcėnuar dhe provokuar verbalisht nė emėr tė fjalės sė lirė. Mero Baze ėshtė dhunuar nė emėr tė lirisė sė fyerjes. Nuk ka fjalė tė lirė nė asnjė paragraf me firmėn e Bazes, ka vetėm liri pėr tė fyer; qė prej kohės kur ai shėnonte me tė kuq emrat e gazetarėve qė duheshin “kėshilluar”, e deri nė tetėvjetėshin e opozitės sė Berishės, ku Baze nė qindra artikujt e tij, nė gazetėn e tij, me punėtorėt e tij, nuk la askėnd pa qėlluar, fyer, denigruar, masakruar, sharė, rrahur, mallkuar, ofenduar, pėrdhunuar. E njėjta situatė edhe nė pak vite qeverisje tė Berishės, deri kur Baze “u zėvendėsua”. Po, po. S’ka pse e fshehim kokėn si struci, Baze u zėvendėsua si i besuari i Berishės dhe qė kėtu rrjedh i gjithė mllefi i tij ndaj Berishės e tė tjerėve, qė zėnė vend pėrditė nė faqet e gazetės sė tij. Janė tė vėrteta, apo jo, kjo mbetet pėr t’u vėrtetuar.
Nuk mė intereson aspak Rezart Taēi, nė esfel vaftė nėse me anė lidhjesh tė dyshimta ka pėrfituar mbi konkurrentėt e ndershėm. Nė burg vaftė nėse shtetit qė mė merr mua edhe taksėn mė tė ēuditshme, ai i fshihet me miliona euro. Mė intereson shumė komuniteti im, qė organizohet menjėherė sa herė godasin Bazen (e ēuditshme pas ’98, vetėm ky pronar gazete ka probleme tė tilla), por asnjėherė, asnjėherė tė vetme kur largojnė gazetarėt nga puna. Asnjėherė tė vetme kur gazetarėve u vonojnė nga tre muaj rrogat. Asnjėherė tė vetme se shumė gazetarė punojnė nė tė zezė. Asnjėherė tė vetme se shumė gazetarėve, jo pak nga ata qė ishin nė protestė, u “kėshillojnė” se ē’tė shkruajnė. Askush nga kėta nuk e ngriti zėrin kur gazetarisė iu dha goditja mė e madhe nga politika gjatė fushatės elektorale, duke mos e lejuar tė ndiqte mitingjet e saj, por duke ia sjellė tė gatshme dhe tė pėrpunuara. Tė gjithė e pranuan nė heshtje. E pra, ishte vetėvrasje e pastėr e fjalės sė lirė, atė qė sot e kėrkojnė nė dhunėn e ushtruar ndaj Bazes. Ekzistojnė nė Shqipėri tė paktėn pesė shoqata gazetarėsh, njė prej tė cilave edhe nėn drejtimin e Bazes, qė nė statutin e tyre kanė mbrojtjen e gazetarėve. Por po tė pyesėsh gazetarėt (vetėm njė herė ata dhe jo analistėt) ata janė mė tė pambrojturit, mė tė rrezikuarit, mė tė dhunuarit e pėrditshėm. Nėse nuk janė sholla e kėpucės sė pronarit, apo shefit mė lart, janė tė destinuar tė humbasin. Ende nuk arrij tė kuptoj se ē’punė kanė nė njė protestė gazetarėsh pronarė mediash, pėr tė mos thėnė se ē’punė kanė gazetarėt qė protestojnė nė mbrojtje tė njė pronari mediaje, sepse cinizmi do tė arrinte kulmin, megjithėse Baze e pėrdor jashtė mase.
Pėr ēfarė u protestua dhe ēfarė u mbrojt? A ishin tė sigurt organizatorėt qė nuk u pėrdorėn edhe kėtė radhė, si atėherė kur u hoq ministri i Rendit? Pse duhet tė ishin tė pranishėm pėrfaqėsues politikė nė kėtė protestė? Pse dalin nė foto popull i thjeshtė nė njė protestė gazetarėsh? Mos vallė pėr tė treguar indinjatėn e madhe tė kėtij populli se u godit fjala e lirė?! (Ky popull qė nuk ndihet kur ia katėrfishojnė ēmimin e bukės, e ia pesėfishojnė ēdo ēmim tjetėr). Pse ēuditėrisht nuk ka “solidarizim” tė tillė nė protestat e mjekėve, mėsuesve, minatorėve, pensionistėve? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė, sepse protestat e kėtyre tė fundit janė thjesht njė informacion njė minutėsh, ndėrsa ajo e gazetarėve ėshtė vetė lajmi qė mund tė mbajė edhe njė edicion qendror, e edhe pesė faqe gazete, d.m.th. tė krijojė opinion.
Por duke u rikthyer, do tė mbrojmė fjalėn e lirė apo lirinė e fyerjes? Fjalėn e lirė e pėrdorin sot shumė prej analistėve, tek-tuk edhe me ndonjė rėndim, por gjithsesi i pranueshėm. Pavarėsisht anėsisė politike, preferencave personale apo rreshtimit total nė njėrin apo tjetrin krah, nė pėrgjithėsi ekziston autocensura te shumica e gazetarėve dhe analistėve. Dhe kjo ėshtė e domosdoshme kur asnjė gazetar nuk hidhet nė gjyq. Ky ligj ėshtė vėrtet thikė me dy presa, sepse tek e fundit sjell edhe reagimet personale tė njerėzve qė nuk kanė mbrojtjen e ligjit pėr shpifje, por nuk kanė as mbrojtjen e mediave. Kjo autocensurė, qė bėn tė mundur eliminimin e thashethemit, ndalimin e inatit personal, peshimin e asaj qė po shkruan, kthjellimin se “atė” do ta lexojnė mijėra njerėz dhe dhjetėra miq e familjarė, ka munguar plotėsisht tek Baze. Pėr kėtė mund tė dėshmojnė plot gazetarė, edhe nga ata tė protestės, mund tė dėshmojnė plot politikanė, edhe nga ata qė shprehėn keqardhje pėr ngjarjen, mund tė dėshmojnė plot biznesmenė, e turlilloj profesionesh tė tjera. Pra, Baze nuk ėshtė kampioni i fjalės sė lirė, por ėshtė etaloni i lirisė sė fyerjes. Gazetarėt mund tė dilnin nė mbrojtje tė njeriut Mero Baze qė u sulmua nga dikush qė ka pushtetin ekonomik dhe mbase edhe politik, madje fort. Por realisht nuk mund tė mbronin gazetarin Baze, sepse tek e fundit ai nuk ėshtė gazetar. Eshtė biznesmen qė shkruan.
panorama
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34521
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Liria e Fyerjes :: Komentet

lidabica

Mesazh Tue Nov 10, 2009 2:56 pm nga lidabica

Bravo,Edmind harizaj,per kete shkrim shume realist Liria e Fyerjes Icon_biggrin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Nov 10, 2009 3:20 pm nga Iliriada Portal

Pėr ēfarė u protestua dhe ēfarė u mbrojt? A ishin tė sigurt organizatorėt qė nuk u pėrdorėn edhe kėtė radhė, si atėherė kur u hoq ministri i Rendit? Pse duhet tė ishin tė pranishėm pėrfaqėsues politikė nė kėtė protestė? Pse dalin nė foto popull i thjeshtė nė njė protestė gazetarėsh? Mos vallė pėr tė treguar indinjatėn e madhe tė kėtij populli se u godit fjala e lirė?! (Ky popull qė nuk ndihet kur ia katėrfishojnė ēmimin e bukės, e ia pesėfishojnė ēdo ēmim tjetėr). Pse ēuditėrisht nuk ka “solidarizim” tė tillė nė protestat e mjekėve, mėsuesve, minatorėve, pensionistėve? Pėrgjigjja ėshtė e thjeshtė, sepse protestat e kėtyre tė fundit janė thjesht njė informacion njė minutėsh, ndėrsa ajo e gazetarėve ėshtė vetė lajmi qė mund tė mbajė edhe njė edicion qendror, e edhe pesė faqe gazete, d.m.th. tė krijojė opinion.
qellimi eshte manipulimi i opinionit duke krijuar nje personazh "hero" te medias dhe terheqia e vemendjes te kritikuesve te opozites qofte brenda qofte jashte vendit, me qellim ndryshimin e kursit te kritikave.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi