ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edi Ramėn e rrėmben pasioni: S’jam politikan

Shko poshtė

16012008

Mesazh 

Edi Ramėn e rrėmben pasioni: S’jam politikan Empty Edi Ramėn e rrėmben pasioni: S’jam politikan




Aristir Lumezi

"Unė nuk jam politikan! Dua tė them kėtė sot me zė tė lartė drejtpėrdrejt. Unė jam njė qytetar. Jam njė qytetar si ju, si shumė tė tjerė. Jam njė qytetar qė nuk dorėzohem", tha Rama. Kėto fraza tė Ramės bėnė qė tė pranishmit tė shihnin nė sy njėri-tjetrin, pasi politikani, lideri i opozitės shqiptare po deklaronte se nuk ishte politikan, por njė qytetar si gjithė tė tjerėt. Lajthitje apo lapsus, i thėnė me njė pasion aq tė madh, udhėheqėsi jo politikan, krijoi ēoroditje tek ata socialistė qė e ndiqnin me kujdes. I kuotuar dhe votuar nga socialistėt si kryetari i tyre, kryeministri i ardhshėm i tyre, Rama dje doli nga retorika politike dhe u tha socialistėve se ai mė shumė se politikan ėshtė qytetar. Dje Rama foli drejtpėrdrejt me qytetarėt. "Unė nuk jam politikan"!
Historia
Festa e djeshme e FRESSH-it, ndryshe nga herėt e tjera, ishte dhe njė moment stacion pėr tė treguar se historia e tij, me pak nga ata qė e themeluan dhe e ēuan deri aty, hap njė dritare me njerėzit e tė ardhmes nė PS. Politika e re nė koncept dhe nė njerėz kishte dje vendin mė tė mirė pėr ta treguar kėtė ndryshim rrėnjėsor. E ndėrsa historia e FRESSH-it u pėrfaqėsua dhe u pėrshėndet me njė nga themeluesit e tij, Pandeli Majko, pasi tė tjerėt ishin "harruar" tė thirreshin, e sotmja dhe e ardhmja nė PS pati disa nga zėrat e rinj, si Edlira Haxhiymeri, Ledi Shamku, Sajmir Tahiri dhe vetė kryetarja e forumit, Megi Ajtyresa. Duke analizuar politikėn e re qė tė rinjtė duhet tė ndjekin, Rama kėrkoi kontributin e tyre si qytetarė tė lirė tė kėtij vendi, me vetėdije dhe larg ndikimeve tė politikės sė vjetėr. "Rinia tė mos jetė mė viktimė e njė politike tė vjetėr qė kujtohet pėr ta vetėm kur ka fushata elektorale, viktimė e politikanėve tė vjetėr, pėr tė cilat shqiptarėt dhe shqiptaret janė njė turmė nga e cila dalin vetėm vota dhe jo individė, me talentin, me pasionin me aftėsitė e tyre ndaj tė cilėve njė shtet i drejtė dhe njė qeveri dinjitoze duhet tė pėrgjigjet njė pėr njė", tha Rama.
Ėndrra ime
Rama e ka cilėsuar PS-nė si njė hapėsirė ku dialogohet, ku debatohet, ku ballafaqohen mendime, ide, ku dėgjohen dhe shkruhen shqetėsime, kėrkesa, ankesa, ėndrra. "Eshtė njė hapėsirė ku sė bashku ne jemi mė shumė dhe sa mė shumė tė jemi aq mė pranė e kemi Evropėn, jo duke shkuar nė Evropė, por duke e sjellė Evropėn kėtu nė shtėpitė tona, nė qytetet tona, nė fshatrat tona", theksoi Rama. Ai e konsideroi krejtėsisht tė realizueshme njė ėndėrr tė tillė qė e ka ēdo shqiptar. "Kjo ėshtė thjesht ėndrra ime, ėshtė thjesht ėndrra e qindra-mijėra shqiptarėve dhe shqiptareve e qindra-mijėra tė moshuarve, e qindra-mijėra prindėrve, fėmijėve. Kjo nuk ėshtė njė ėndėrr e parealizueshme. Kjo ėshtė njė ėndėrr praktike dhe kėtė ėndėrr praktike ne do ta bėjmė fuqinė e fjalės dhe tė veprimit tonė", u shpreh Rama. Pėr ta bėrė realitet njė gjė tė tillė, kreu socialist kėrkoi edhe njėherė njė aleancė tė re me qytetarėt. "Prandaj thirrja ime e fundit e kėsaj fjale ėshtė pėrtej tė majtės dhe tė djathtės sė kėtyre 17 vjetėve qė na lanė kaq prapa, ėshtė Shqipėria, pėrtej tė majtės dhe tė djathtės sė kėtyre 17 vjetėve janė shqiptaret dhe shqiptarėt, socialistė dhe demokratė tė thjeshtė, qė e vuajnė njėsoj errėsirėn, papunėsinė, korrupsionin, dhunėn dhe mungesėn e sė ardhmes. Duke i ftuar qytetarėt tė bashkohen me Partinė Socialiste Rama e ka cilėsuar atė si njė instrument, ku ēdo shqiptar mund tė kontribuojė pėr tė ardhmen e tij. Por Rama nuk e ka konsideruar partinė pronė tė disave qė janė nė tė. "Jo! Instrumenti ynė, Partia Socialiste e Shqipėrisė nuk ėshtė ekskluzivviteti ynė, PSSH-ja nuk ėshtė pronė e atyre qė janė brenda, por ėshtė pronė e tė gjithė atyre qė pėrmes saj duan tė ndryshojnė jetėn e tyre", u shpreh Rama nė fjalėn e tij nė pėrshėndetje tė 16-vjetorit tė FRESSH-it.

Harrohet torta dhe fotot e rastit

Pas fjalės qė kryetari socialist Edi Rama mbajti nė festėn e 16 vjetorit tė FRESSH-it, gjithēka u mbyll nga ana ceremoniale dhe tė rinjtė u drejtuan pėr nė banketin e rastit. Por organizatorėt kishin parashikuar dhe njė ceremonial tė vogėl, atė tė prerjes sė tortės festive me nėnshkrimin "Gėzuar 16 vjetorin e ditėlindjes sė FRESSH-it" dhe fotot e rastit. Ceremoniali u "braktis" nga udhėheqja duke bėrė qė Megi tė kėrkojė me sy pėr disa minuta mos ndonjė nga drejtuesit e PS-sė tė ishin prezentė aty. Nė fund Megi ka fikur qiriun e vendosur mbi tortė dhe e ka prerė atė me bashkėpunėtorėt e saj, tė cilėt nuk e kishin parashikuar kėtė detaj, duke menduar se tė gjithė do tė qėndronin nė ceremonialin e zakonshėm pėr tė ndarė ėmbėlsirėn. Nė festat e viteve mė parė, torta ėshtė prerė nė praninė e kryetarit socialist, sekretarit tė pėrgjithshėm dhe sekretarėve tė tjetėr tė PS-sė. E paharrueshme ka mbetur njė nga pėrvjetorėt e FRESSH-it, kur ish-kryetari socialist, Fatos Nano pas prerjes sė tortės, lugėn e parė do t'ia jepte kryetarit tė atėhershėm tė forumit, Gjergj Koja.

Tahiri: Trokisni derė mė derė pėr Partinė Socialiste

Drejtuesi i Fondacionit "Qemal Stafa", Sajmir Tahiri duke pėrshėndetur festėn e eurosocialistėve, kėrkoi nga tė rinjtė qė tė trokasin derė mė derė pėr tė rritur dhe fuqizuar partinė socialiste. "Ėshtė detyra jonė tė trokasim derė mė derė, tė harxhojmė pak kohė nga koha jonė duke folur me njėri-tjetrin, me shokėt tanė, t’i bindim se Partia Socialiste nuk ėshtė e mbyllur por e hapur, ėshtė e tyrja po aq sa ėshtė jona, ėshtė e tė rinjve po aq sa ėshtė e tė rriturve, ėshtė e djemve po aq sa ėshtė e vajzave, akoma mė thjeshtė, ėshtė e eurosocialistėve, ėshtė e tė gjithėve", tha Tahiri. Sipas tij, ēdo njeri duhet tė shohė brenda vetes dhe tė gjejė imagjinatėn dhe pasionin pėr politikėn.
"Imagjinatė sepse duhet vėrtetė e tillė jo vetėm pėr tė parė atė qė vuan nga uria, nga varfėria dhe skamja, nga vetmia dhe braktisja e shtetit, nga ankthi pėr ditėn e nesėrme dhe tmerri pėr tė ardhmen e zezė qė po na ofrojnė, por duhet imagjinatė pėr ta vėnė veten nė vendin e atyre qė po vuajnė pėr tė kuptuar vėrtet hallet e problemet e shqiptarėve, duhet imagjinatė pėr tė gjetur dhe eksploruar rrugėt mė tė mira drejt suksesit", tha Tahiri. Sipas tij, nė politikė kėrkohet edhe pasion pasi, "nuk mund tė bėsh dot politikė pa dashur vendin tėnd, pa dashur prindėrit, pa dashur shokėt dhe miqtė, duhet pasion pėr t’i dhėnė dorėn e shpresės atij qė sot po vuan".
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34581
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Edi Ramėn e rrėmben pasioni: S’jam politikan :: Komentet

avatar

Mesazh Thu Jan 24, 2008 11:38 am nga Iliriada Portal

edi rama eshte bere pishman, tani thote jam politikan


Nga Kastriot Myftaraj - Nė festėn e FRESSH nė 15 janar 2008, Edi Rama bėri deklaratėn e ēuditshme: “Unė nuk jam politikan”. Tė cilėn “Zėri i Popullit” tė nesėrmen, nė 16 janar 2008, e kishte vėnė nė krye tė faqes sė parė, nėn njė fotografi tė Edi Ramės qė do tė zbukuronte ēdo manual akademik psikiatrie, pėr tė tė treguar njė njeri qė ka humbur kontrollin e mendjes sė vet. Pas pėrshtypjes qė bėri kjo deklaratė, Edi Rama e mbrojti atė nė Lushnjė, duke thėnė: “Dėgjova me habi edhe me keqardhje disa qė e quajtėn tė ēuditshme faktin qė unė thashė, qė jam qytetar dhe jo politikan.Por unė e pėrsėris sot se jo vetėm kėtu nuk ka asgjė tė ēuditshme, po pėrkundrazi kėtu qėndron edhe forca e ndryshimit, kėtu qėndron edhe forca e shpresės, kėtu qėndron edhe forca pėr tė kuptuar pse Shqipėrinė do t’a bėjmė dhe mund ta bėjnė vetėm qytetarėt dhe qytetaret e saj tė bashkuar. Shqipėrinė mund ta bėjmė dhe do ta bėjnė vetėm ata tė cilėt i drejtohen politikės si njė hapėsirė dhe si mundėsi pėr tė sjellė ndryshime tė mėdha e jo ata, tė cilėt politikėn e kanė si instrument pėr tė sunduar mbi tė tjerėt dhe pėr tė garantuar ndryshime vetėm pėr veten e tyre. Po, unė jam qytetar, po unė nuk jam politikan, po unė e dua politikėn tė populluar me sa mė shumė qytetarė, nė qytet edhe nė fshat”. Historia ka treguar se ata politikanė qė kanė thėnė se nuk janė politikanė, nė fakt kanė rezultuar tė jenė politikokratė. Kėtu guxoj tė bėj njė neologjizėm nė fjalorin politik, duke quajtur politikokrat, atė politikan, i cili bėn politikė, duke folur kundėr politikės. Ky lloj politikani, pėrdor kėshtu njė makiavelizėm pėr tė dominuar politikėn, duke tentuar tė nxjerrė jashtė loje kolegėt e tij politikė, pa marrė parasysh asnjė rregull tė lojės politike. Ėshtė njėlloj sikur Edi Rama, kur luante basketboll t’ u drejtohej shikuesve duke thėnė se unė nuk jam basketbollist, e megjithatė tė rrinte nė fushė, dhe tė luante me topin, sipas rregullave tė tij, jo atyre tė lojės. Politikanėt antipolitikė janė shndėrruar nė politikokratė, pra nė njerėz qė e zhdukin praktikisht politikėn, duke e identifikuar me veten, me doktrina qė identifikohen me emrin e tyre. Nė demokraci, deklarata tė tilla si ajo e Ramės janė absurde dhe tė rrezikshme. Deklarata tė tilla i kanė bėrė diktatorėt para se tė vendosin diktaturėn. Shumė diktatorė, pasi e kanė pėrdorur politikėn pėr tė ardhur nė pushtet, praktikisht e zhdukin atė, duke u bėrė politikokratė. Edhe Hitleri nė kohėn e tij deklaronte se ai nuk ishte politikan, dhe se synimi i tij ishte qė ta shpėtonte popullin gjerman nga politika. Hitleri nga politikan, u bė politikokrat. Studiuesi amerikan Pol Johnson, nė librin e vet “Kohėt moderne” shkruan kėshtu pėr njė tjetėr diktator, Frankon: “Frankoja e urrente politikėn e tė gjitha formave... Frankoja thoshte ‘Spanjollėt janė tė lodhur nga politika dhe politikanėt. Vetėm ata qė hanė bukė me politikė duhet tė kenė frikė nga lėvizja jonė’. Ai e shfrytėzoi gjithė karrierėn e tij politike pėr tė zhdukur politikėn”. (Pol Johnson: “Kohėt moderne”, Shtėpia botuese “Apollonia”, Tiranė 1996, Vol. I, f. 345-346) Edi Rama e ka zhdukur politikėn nė PS, dy vjet e gjysmė pasi ėshtė bėrė kryetar i partisė. Nė PS tashmė nuk ka politikanė, por vetėm njė Politikokrat (Edi Rama) dhe entourage e tij. Por ambicjet e Edi Ramės janė edhe mė tė mėdha. Ai e thotė qartė se kėrkon tė zhdukė politikėn nė pėrgjithėsi nė Shqipėri, duke u bėrė Politikokrat nė pushtet. Politikokrati ėshtė specia mė e rrezikshme e politikės sė vjetėr nė Shqipėri. Nė fjalimin e vet nė Lushnjė, Edi Rama tha “Kėshtu qė tė tėrė atyre qė habiten me mua, Kryetarin e PS qė them se jam qytetar dhe jo politikan, ne do ti pėrgjigjemi se po ka ardhur koha qė politika tė jetė e qytetarėve nga Tirana e deri nė skajin mė tė largėt tė Shqipėrisė”. Por si do ta ēojė politikėn tek qytetarėt, njė njeri qė nuk ėshtė politikan? Me Edi Ramėn tek qytetarėt nuk do tė shkojė politika e re, por politikokracia. Pas deklaratės sė Edi Ramės se nuk ėshtė politikan, ka detyrimin qė tė reagojė Mustafa Nano, i cili na paraqitet si ithtari i madh i Fukuyamės nė Shqipėri. Aq keq u ka rėnė deklarata e Edi Ramės propagandistėve tė tij, sa Top Channel, nė edicionin e lajmeve tė orės 15°° tė ditės sė djeshme, praktikisht e pėrgėnjeshtroi Ramėn, duke thėnė se Edi Rama sqaron se deklaratėn e tij se nuk ėshtė politikan e kanė keqkuptuar. Por Rama e pėrsėriti edhe njė herė deklaratėn e tij se nuk ėshtė politikan.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

toni

Mesazh Tue Jan 29, 2008 7:33 pm nga toni

Petro Koēi: Kryeministrin e politikės sė re e emėron Gramoz Ruēi



Edi Ramėn e rrėmben pasioni: S’jam politikan Koci_petro_3Dje nė njė prononcim tė dhėnė pėr mediat, deputeti socialist dhe kundėrshtari i Kryesocialistit Rama, Petro Koēi deklaroi se kryetari i PS, Rama nuk po prezanton kurrfarė politike tė re. “Kryesocialisti Rama vazhdon tė mbetet edhe pas 10 vjetėsh qeverisje dhe tenderėsh pa fund, njė makijazh i politikes se vjetėr”, tha Petro Koēi nė deklaratėn etij. Mė tej nė prononcimin e tij zoti Koēi akuzoi Ramėn se platforma e tij politike mbėshtetet totalisht nė politikėn e vjetėr, duke akuzuar bashkėpunimin e Ramės me Gramoz Ruēin, i cili ėshtė njė nga lojtarėt e politikės sė vjetėr tė PS.“Fakti qė kryeministrin e politikės se re e emėron i njėjti person Gramoz Ruēi, i cili ka emėruar kryeministrat nė vitet 2001 e 2002, veēse kėsaj radhe ka dalė hapur, nėpėr ekrane televizive”, tha Petro Koēi, duke akuzuar hapur Ramėn se kjo vetėm politikė e re nuk ėshtė. “Derisa Ruēi emėron Ramėn si kryeministėr, tregon se politika e vjetėr emėron “politikėn e re”, tė Ramės, asgjė tė re nuk shikohet nė kėtė politikė tė kryesocialistit”, thotė Petro Kocci nw prononcimin e tij. Dialogu i Ramės me Ramėn nuk po sjell asgjė tė re nė strukturimin e zgjerimit te demokracisė nė PS dhe as nė kohezionin e se majtes.Rama ashtu si Berisha, vertet punon shume por eshte e pafalshme pėr PS qe kryetari i saj ėshtė njėlloj agresiv dhe i egėr ndaj mendimit ndryshe ashtu si Berisha.kjo deklaratė e Petro Koēit vjen nė njė moment qė lėvizja e Ramės nė Ps ėshtė tashmė konsoliduar. Tashmė nė Partinė Socialiste Edi Rama nuk ka lėnė mė hapėsira tė lira pėr mendimin ndryshe dhe deklarata e deputetit Koēi vjen nė njė moment tė vėshtirė pėr kundėrshtarėt ose njerėzit qė mendojnė ndryshe nė PS. Tashmė dalja e Koēit vjen pas njė sėrė deklaratash qė kreu i Asamblesė socialiste Gramoz Ruēi ka dhėnė pėr mediat, ku ka bėrė tė qartė strategjinė e Ramės pėr kandidaturėn e tj kryeministrore tė “2009.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi