ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Polici rremben e rreh qytetarin

Shko poshtė

09112008

Mesazh 

Polici rremben e rreh qytetarin Empty Polici rremben e rreh qytetarin




Ornela Hila
Vlore - Rrembehet, rrihet dhe me pas i kerkohet qe te pranoje nje vjedhje. Ngjarja e rende ka ndodhur ne qytetin e Vlores, kur polici i burgjeve, Altin F., se bashku me nje tjeter person, kane marre me force ne makine nje qytetar duke e kercenuar qe te pranoje nje veper penale, qe ai nuk e kishte bere. Por kjo gje ka sjelle dhe reagimin e dhunshem te efektivit te policise se burgjeve. Ky i fundit ka kerkuar dhe ndihem e nje shoku te tij me qellim qe te benin qe, viktima e tyre te pranonte vjedhjen. Keta te dy e kane marre me force dhe kane cuar ne Pyllin e Sodes, nje te ri. E gjithe ngjarja eshte raportuar ne polici e cila ka shoqeruar te tre personat e perfshire ne kete ngjarje te rende. Por asnje nga palet nuk pranon qe te jete agresorja. Polici i burgut deklaron se nuk ka rrembyer e dhunuar njeri. Por ai se bashku me shokun e tij, jane shoqeruar dhe marre ne pyetje.

Rrembimi

Ka qene ora 18:00, e mbremjes se djeshme kur Altin F., me detyre polic i burgut te ri ne Vlore, kur se bashku me nje shokun e tij, kane rrembyer nje qytetar. E gjithe ngjarja, sipas te dhenave te policise, ka ndodhur pasi i rrembyeri duhej qe te pranonte nje vjedhje qe kishte ndodhur. Por mohimi qe bente ky i fundit, ka detyruar qe ta rrembejne. Por nuk ka mbaruar ketu. Te tre personat, dy te dyshuarit per rrembim dhe viktima e tyre jane nisur ne drejtim te vendit te quajtur Pylli i Sodes, ne periferi te qytetit te Vlores. Aty ata kane ushtuar dhune ndaj qytetarit nderkohe qe polici ka nxjerre dhe armen e punes dhe e ka kercenuar qe te pranoje ate qe ata kerkonin. Policia ben te ditur, gjithcka ka te beje me nje vjedhje te ndodhur ne Vlore, qe dy rrembyesit kerkonin qe ta pranonte qytetari. Kur ky i fundit ka kundershtuar, ata kane pranuar dhunen dhe kercenimet, por pa arritur te merrnin ate qe donin.

Denoncimi

Pasi eshte rrahur, i demtuari i eshte drejtuar Policise se Vlores, ku ka denoncuar efektivin e burgjeve si dhe shokun e tij. Emri i te rrembyerit dhe i bashkepunetorit nuk jane bere te ditur nga policia, nderkohe qe eshte bere i ditur vetem emri i policit Altin F. Burimet e policise kane bere te ditur se, ndaj efektivit te burgjeve rendojne disa akuza, si "shperdorim detyre", "heqje te padrejte te lirise se tjetrit", "perdorim te armes se punes, per qellime personale", etj. Gjate oreve te vona, te perfshiret ne kete ngjarje jane marre ne pyetje per sqarimin e rrethanave.
Joha Jone
Drini
Drini

Numri i postimeve : 457
Reputation : 3
Points : 30021
Registration date : 08/12/2007

Character sheet
xxxxx:

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Polici rremben e rreh qytetarin :: Komentet

avatar

Mesazh Sun Nov 09, 2008 12:30 pm nga Iliriada Portal

A ka fjale per te komentuar kte ngjarje? Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

anonymus

Mesazh Sun Nov 09, 2008 7:28 pm nga anonymus

Sigurisht qe jo. Ky ehte turp per policine e shtetit shqiptar.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi