ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Greqi, te jetosh ne emigrim

Shko poshtė

22112008

Mesazh 

Greqi, te jetosh ne emigrim Empty Greqi, te jetosh ne emigrim




Ne kryeqytetin grek Athine, nje nder kater banore eshte emigrant. Megjithate atje ende mungojne masa te pershtatshme politike qe kane si objektiv integrimin e emigranteve. Gazetarja Anna Koktsidou ne nje seri reportazhesh terheq vemendjen ndaj situates se refugjateve dhe emigranteve ne shtetin ballkanik. Per kete, keto dite ajo mori cmimin per gazetaret "Te shkruash per Evropen Qendrore dhe Lindore".

Gjate 18 viteve te fundit Greqia eshte shnderruar nga nje vend emigrantesh ne nje vend imigrantesh. Thuajse 1,5 milione nga 11 milione banoret e vendit jane emigrante, thote gazetarja Anna Koktsidou. Gjysma e emigranteve jane shqiptare, te cilet pasohen ne numer nga bullgaret, rumunet, ukrainasit dhe gjeorgjianet. Shume prej tyre kane imigruar ilegalisht per arsye ekonomike.

Ekonomi e varur

Ekonomia greke tashme nuk mund te beje pa keta njerez. E megjithese kjo dihet nga te gjithe, ne Greqi nuk ka madje as fillesa te nje politike zyrtare migracioni, nese te tilla nuk quhen debimet ne mase te emigranteve gjate viteve '90 dhe legalizimet e shumta pak vjet me pare.

Keshtu shprehet gazetarja me origjine greke Anna Koktsidou, e cila kritikon mungesen e masave shteterore per integrimin e imigranteve. "Kemi te bejme vetem me aksione individuale dhe jo me nje plan integrimi. Ofrohen disa kurse gjuhe, ka disa shkolla nderkulturore, por ne pergjithesi imigrantet duhet te kujdesen vete per t'u integruar. Per sa kohe ka pune edhe integrimi shkon shume mire. Kur imigranti ka nje pune te ligjshme, qe nuk eshte dhe aq e lehte ne Greqi, ai mund te marre edhe nje leje qendrimi dhe te qendroje legalisht ne vend."

Kjo eshte e vertete per dy te tretat e imigranteve. Te tjeret qendrojne ne Greqi ne menyre te paligjshme. Fjala eshte kryesisht per refugjate. Si vend mesdhetar ne kufijte e jashtem te BE-se, Greqia se bashku me Italine, Spanjen dhe Malten jane edhe streha e pare dhe e fundit per njerezit qe jane te shtrenguar te lene vendet e tyre. Sipas marreveshjes se Dublinit, refugjatet duhet te kerkojne azil ne ate vend anetar te BE-se, te cilin kane shkelur te parin. Per kete arsye shume prej imigranteve te paligjshem, qendrojne pikerisht ne keto vende te BE-se. Megjithe numrin e madh te azilkerkuesve qe kane hyre ilegalisht ne Greqi, mungon cfaredo lloj koncepti per sjelljen me keta njerez.

Gjendja e emigranteve

Situata eshte katastrofale, thote gazetarja Anna Koktsidou: "Refugjatet ne Greqi flene ne rruge, ne parqe mbi stola. Ata marrin me qera banesa te vogla 10 vete bashke dhe flene atje me radhe. Kuota e pranimit te azilkerkuesve eshte ne Greqi me e ulet se ne te gjitha vendet e tjera anetare te BE-se. Pasi refugjatet vijne ne Greqi, ata kapen por lihen si rregull te lire pas 30 ditesh pasi autoritetet nuk dine cfare te bejne me ta. Refugjateve u kerkohet te kujdesen vete per te leshuar Greqine, gje qe natyrisht askush nuk e ben. Ata qendrojne te gjithe ne Greqi."

Sipas Anna Koktsidous, autoritetet qe duhet te kujdesen per ta jane te mbingarkuar, pasi kane mungese personeli. Perkujdesjen per refugjatet, qe eshte ne te vertete detyre e shtetit, e marrin persiper organizatat joqeveritare. "Keshilli i refugjateve" ne Athine eshte kujdesur per me shume se gjysmen e 25.000 refugjateve qe kane paraqitur vitin e kaluar kerkese per azil ne Greqi. Organizata u ka dhene atyre informacione, i ka ndihmuar ne mbushjen e kerkeses se azilit dhe i ka perfaqesuar juridikisht tek autoritetet greke. Kjo eshte e nevojshme pasi ne pjesen me te madhe te rasteve kerkesa per azil refuzohet.

Dimensionet e fluksit te refugjateve e kane mbingarkuar Greqine, thote Anna Koktsidou. Nderkohe qe ne Gjermani vitin e kaluar kane hyre ilegalisht 20.000 deri 25.000 refugjate, ne Greqi ky numer ka qene 120.000, tregojne hulumtimet e gazetares Anna Koktsidou. Greqia dhe vendet e tjera te BE-se te prekura me rende nga problemi i migracionit te paligjshem, nuk mund ta zgjidhin vete problemin. Kjo eshte detyre e BE-se, thote Koktsidou.

Marre nga DW
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37595
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Greqi, te jetosh ne emigrim :: Komentet

shqiptari

Mesazh Sun Nov 23, 2008 3:11 pm nga shqiptari

Kam nje te aferm ne Greqi. Greqia thot eshte skandal. Atje nuk ekziston koncepti i rrespektimit te te drejtave te njeriut. Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

ILIRI

Mesazh Sun Nov 23, 2008 3:14 pm nga ILIRI

"Kemi te bejme vetem me aksione individuale dhe jo me nje plan integrimi. Ofrohen disa kurse gjuhe, ka disa shkolla nderkulturore, por ne pergjithesi imigrantet duhet te kujdesen vete per t'u integruar. Per sa kohe ka pune edhe integrimi shkon shume mire. Kur imigranti ka nje pune te ligjshme, qe nuk eshte dhe aq e lehte ne Greqi, ai mund te marre edhe nje leje qendrimi dhe te qendroje legalisht ne vend."
dhe ka goje Greqia e kerkon te drejta per nje grusht njerezish ne Shqiperi. Greqia eshte shteti me kot qe ekziston. Mos te kish qene BE ajo kishte marre fund me koh.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Sun Nov 23, 2008 9:35 pm nga ilda

nese do me pyesnin ke shtet urren me shume pergjigja : GREQIA

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi