ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kur Janullatos merr nėn kontroll nyjen kryesore tė tuneleve

Shko poshtė

21012008

Mesazh 

Kur Janullatos merr nėn kontroll nyjen kryesore tė tuneleve Empty Kur Janullatos merr nėn kontroll nyjen kryesore tė tuneleve




Kur Janullatos merr nėn kontroll nyjen kryesore tė tuneleve Janullatos_anastasNga Kastriot Myftaraj - Nyja kryesore e rrjetit tė tuneleve nėntokėsore, tė ndėrtuar nė kohėn e komunizmit dhe qė pėrshkon kryq e tėrthor Tiranėn, gjendet pikėrisht nė kryqėzimin ku ėshtė hyrja kryesore e Ministrisė sė Mbrojtjes.Kjo nyje ėshtė njė kryqėzim i shumėfishtė i tuneleve nėntokėsore qė vijnė nga drejtime tė ndryshme, dhe nėpėrmjet saj mund tė kalosh lehtė nė tė gjitha linjat e rrjetit tė tuneleve. Njė tjetėr qytet nėntokėsor ėshtė poshtė qytetit tė dukshėm tė Tiranės. Kėtė gjė banorėt e Tiranės e kanė ditur qė nė kohėn e komunizmit, kur ky qytet nėntokėsor po ndėrtohej nga regjimi i asaj kohe, si njė minimetro e vėrtetė, qė i binte kryq e tėrthor Tiranės, me njė dendėsi tė veēantė nė qendėr dhe pėrreth saj, ku ishin pėrqėndruar rezidencat e niveleve tė larta tė nomenklaturės, si zyrat, ashtu dhe banesat. Pavarėsisht se kėto tunele nuk pėrdoren mė sot dhe mirėmbajtja e tyre ėshtė lėnė pas dore, nyja kryesore e rrjetit tė tuneleve mbetet njė objekt i rėndėsisė sė veēantė, se nėpėrmjet saj mund tė qarkullohet lehtėsisht nėpėrmjet rrjetit tė tuneleve drejt ndėrtesave ku janė vendosur tė gjitha institucionet kryesore tė shtetit shqiptar, pėrfaqėsitė diplomatike tė huaja, kompani tė rėndėsishme ndėrkombėtare qė operojnė nė Shqipėri etj. Sot nyja kryesore e rrjetit tė tuneleve nėntokėsore tė Tiranės, praktikisht ėshtė nėn kontrollin e kryepeshkopit grek tė Kishės Ortodokse Shqiptare, Anastasios Janullatos. Kjo pėr faktin se qė nga tunelet qė gjenden poshtė truallit ku po ndėrtohet katedralja ortodokse, nė sheshin mes Ministrisė sė Mbrojtjes dhe selisė sė PS, duhen vetėm pak metra pėr tė dalė tek nyja kryesore e rrjetit tė tuneleve. Nuk ėshtė e rastit qė Janullatos e kėrkoi ndėrtimin e katedrales pikėrisht nė kėtė vend. Ai nuk donte tė ndėrtonte vetėm njė kishė tė madhe, nė qendėr tė Tiranės, por edhe tė shtinte nė dorė nyjen kryesore tė rrjetit tė tuneleve. Nė fillim Janullatos u shti sikur donte ta ndėrtonte kishėn nė lulishten pėrballė selisė sė Bankės sė Shqipėrisė, praktikisht me dalje nė Sheshin “Skėnderbej”, dhe pastaj kur nuk mundi ta ndėrtojė atje, se u bė zhurmė e madhe, u shti sikur u tregua i moderuar dhe hoqi dorė nga ky projekt duke kėrkuar qė ta ndėrtojė atje ku po e ndėrton sot, gjė qė iu pranua nga Edi Rama. Nė fakt Janullatos e dinte qė nuk mund ta ndėrtonte kishėn drejtpėrdrejt nė Sheshin “Skėnderbej” dhe as qė donte ta ndėrtonte. Ai donte ta ndėrtonte pikėrisht atje ku iu dha e drejta ta ndėrtojė, pėr tė shtėnė nė dorė nyjen qendrore tė rrjetit tė tuneleve. Se ē’ kuptim tjetėr ka qė Janullatos po e ndėrton katedralen gjigande nė atė ku nuk ka njė hapėsirė tė gjerė ku mund tė mblidhen besimtarėt nė hyrje tė kishės. Janullatosi, tė cilit nuk i mungojnė paratė qė ia jep Greqia, gjė qė duket nga kishat e mėdha prej betoni, qė mbjell gjithandej nė Shqipėri, mund ta kishte ndėrtuar kishėn edhe nė njė vend jetėr mė tė pėrshtatshėm, p.sh. duke blerė truallin e gropės sė Ajdin Sejdisė, ku ka mė shumė hapėsirė pėr t’ u grumbulluar besimtarėt. Por Janullatosit i duhej pikėrisht ai vend pėr shkak tė pozicionit strategjik, nė lidhje me nyjen kryesore tė rrjetit tė tuneleve. Duke konsideruar qė Janullatosi ėshtė shtetas i njė vendi si Greqia, ku kisha dhe shteti nuk janė tė ndarė, dhe pėr mė tepėr i njė shteti si Greqia qė vazhdon tė ruajė juridikisht gjendjen e luftės me Greqinė, atėherė ėshtė me tė vėrtetė skandaloze qė njė objekt kaq delikat dhe me njė rėndėsi kaq strategjike, nė ēdo rrethanė, tė bjerė nė dorė tė Janullatosit. Duke kėrkuar qė ta ndėrtojė katedralen e tij gjigande praktikisht mbi nyjen kryesore tė rrjetit tė tuneleve nėntokėsore tė Tiranės, Janullatos e konfirmoi se ai nuk ėshtė thjesht prift, as thjesht kryepeshkop, por edhe shefi i spiunazhit grek nė Shqipėri. Se pėrse i duhet kjo gjė Janullatosit dhe Greqisė do ta tregojė koha. Por njė gjė ėshtė e sigurt, qė ata nuk e duan kot dhe llogarisin qė ta pėrdorin nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr nė situatat e ndėrlikuara qė parashikojnė tė krijohen nė Shqipėri, sigurisht edhe me kontributin e Greqisė. Nė ēdo vend serioz kjo qė ka ndodhur do tė shihej si njė ēėshtje qė prek sigurinė nacionale, por nė Shqipėri nuk ndodh kėshtu.
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 35206
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Kur Janullatos merr nėn kontroll nyjen kryesore tė tuneleve :: Komentet

ILIRI

Mesazh Mon Jan 21, 2008 3:36 pm nga ILIRI

Ceka: Nė rrugėn Rrėshen- Kalimash po ndėrtohet kombi ynė

Nga Armand Maho
Kur Janullatos merr nėn kontroll nyjen kryesore tė tuneleve Durresmrine
Nė sallėn e Kuvendit kanė qenė tė bindur pėr akuzat e tyre nė lidhje me ndėrtimin e segmentit Rrėshen-Kalimash, pjesė e rrugės Durrės-Kukės, por kanė ndėrruar mendje, sapo kanė parė nga afėr se ēfarė punė bėhej nė kėtė rrugė. Njė grup deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, rreth 30, kanė inspektuar dje punimet nė kėtė rrugė, qė kryhen nga firma amerikane “Bechtel-Enka” dhe, me sa duket, kanė mbetur tė impresionuar. Madje, deputeti i PBDNJ, Leonard Solis, ka shkuar deri aty sa ėshtė shprehur qė ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha, t’i kthehet imuniteti, ndėrsa kreu i PAD ėshtė shprehur: “Nė rrugėn Rrėshen-Kalimash po ndėrtohet kombi ynė”, - dhe se kjo vepėr hap njė epokė tė re pėr kombin shqiptar, qė e afron mė shumė vendin me shtetet e Ballkanit dhe tė Evropės.


Deklaratat


Nėnkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, tha se ishte i impresionuar nga pėrmasat e punimeve. “Ėshtė tjetėr gjė tė shikosh nė letėr se ēfarė bėhet kėtu dhe tjetėr gjė tė prekėsh nga afėr kėtė realitet tė mrekullueshėm. Vėshtirė se do tė ketė opozicion pėr kėtė vepėr nga ēdo vizitor qė do tė vijė kėtu pėr tė parė punimet”, - tha Beja. Ndėrsa kryetari i komisionit parlamentar pėr hetimin e procedurave tė tenderimit tė kėsaj rruge, deputeti Aleksandėr Biberaj, tha se “ajo qė pamė sot kėtu nga afėr, nė kantieret kryesore, ku punimet po ecin me ritme tė larta, ishte diēka e mrekullueshme”. “Ishim 30 deputetė qė vizituam sektorėt e vėshtirė, ku puna vazhdonte pa ndėrprerje dhe avancimi ishte i lartė, qė pėrbėn njė model sesi ndėrtohet njė vepėr e pėrmasave tė tilla”, - tha Biberaj. Pėr deputetin e PS dhe anėtar i Komisionit tė Ekonomisė dhe Financės tė Kuvendit, Durim Lamaj, u shpreh se kjo ėshtė njė vepėr madhėshtore qė i pėrket gjithė popullit shqiptar dhe unė jam kėtu pėr tė qenė mė i saktė nė opsionet e mia nė lidhje me kėtė rrugė, pėr tė mbajtur qėndrime korrekte pėr kėtė investim gjigant. Me superlativa pėr veprėn qė po ndėrtohet ėshtė shprehur dhe deputeti i PBDNJ, Leonard Solis, i cili ka shkuar deri aty, sa ka deklaruar se ministrit tė Jashtėm, Lulėzim Basha, ish-ministėr i Transporteve, t`i kthehet imuniteti i deputetit. “Jam shumė i impresionuar dhe mendoj se me kėto qė pashė, ministrit Basha duhet t'i kthehet imuniteti. Ne duhet tė mbėshtesim investime tė tilla qė zgjerojnė tregjet dhe afrojnė Shqipėrinė me Evropėn”, - tha Solis


Debati

Ka qenė opozita shqiptare ajo qė nė fakt ėshtė munduar me ēdo kusht qė tė denigrojė punėn e bėrė nė kėtė vepėr, e cila konsiderohet si mė e madhja e bėrė ndonjėherė nė Shqipėri. Ftesės sė bėrė nga Beja pėr inspektim, iu pėrgjigj vetėm njė pjesė e opozitės, ndėrsa deputetėt socialistė preferuan ta bojkotonin atė, duke mos iu pėrgjigjur kėsaj ftese. Nė bazė tė kėtyre akuzave, ish-prokurori Dhori Sollaku montoi dhe njė akuzė, e cila u konsiderua si politike nė ngarkim tė ministrit Basha, akuzė e cila po ndiqet dhe nga zėvendėsuesja e Sollakut, Ina Rama.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi