ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dilemat e Kejsi Tolės

Shko poshtė

23122008

Mesazh 

Dilemat e Kejsi Tolės Empty Dilemat e Kejsi Tolės




Festivali i Kėngės nė RTSH mbylli tė dielėn edicionin e 47-tė. Kėnga Fituese “Mė merr nė ėndėrr” e interpretuar nga Kejsi Tola, do tė pėfaqėsojė Shqipėrinė nė konkursin e kėngės evropiane qė kėtė vit mbahet nė Moskė. Duket se merita e kėtij festivali i ka mbetur drejtorit, artistit Pirro Ēako, ndėrsa pėr tė tjerat, nė ditėt e ardhshme, fjala iu mbetet specialistėve tė muzikės dhe kėngės nėse nuk do t’i nxjerrin gėshtenjat me duart e gazetarėve.
Njė ditė pas marrjese sė trofeut, 16-vjeēarja Kejsi Tola, nxėnėse e kantos nė Liceun Artistik, viti i tretė, dha njė intervistė pėr “Shekullin”.
Kejsi, ēfarė rruge ke pėrshkuar pėr tė mbėrritur deri kėtu, fituese edicionit tė 47-tėFestivalit nė RTSH?
Unė kam filluar tė kėndoj kur isha 10 vjeē. Kam marrė pjesė nė festivalin e Zėrave tė Rinj pėr fėmijė, qė ka qenė pėr interpretuesit dhe mė shumė vlerėsohej vokali. Aty kam fituar ēmimin e parė. Pastaj kam marrė pjesė nė festivalin e Tiranės, ku kam fituar ēmimin e dytė.

Njė vit mė vonė, po nė kėtė festival jam vlerėsuar me ēmim tė parė dhe po nė tė njėjtin vit nė festivalin e fėmijėve nė Shkodėr kam marrė ēmimin e parė. Mė pas mora pjesė nė edicionin e parė tė Gjeniut tė Vogėl dhe nė vijim tek “Ethet e sė premtes”. Nė pranverė mora pjesė me kėngėn time nė Top Fest pėr tė ardhur tek debutimi nė festival.
Pėr ēfarė flet kėnga fituese?
Ėshtė njė kėngė dashurie. “Mė merr nė ėndėrr” ėshtė malli mes dy njerėzve qė dashurohen dhe duke qenė se nuk takohen dot me njėri-tjetrin tė paktėn tė takohen nė ėndrėrr.
Ti je tepėr e re dhe besoj nuk ke pėrjetuar ndonjė histori tė madhe dashurie. Ēfarė emocioni ke dhenė nga vetja gjatė interpretimit?
Nuk kam dhėnė asgjė nga vetja ime. Kėnga nuk ka lidhje me mua. Nuk ka asnjė emocion personal, vetėm thjesht interpretim muzikor.
Nga erdhi bashkėpunimi me dy autorė qė e kanė prekur njė herė skenėn e Eurosong-ut?
Nuk ka qene zgjedhja ime. Ishin ata qė mė kėrkuan mua, profesor Edmond Zhulali, mė saktė. Unė me vajzėn e tij jemi nė njė shkollė edhe ajo ka qenė ndėrmjetėsja qė ka bėrė si tė thuash lidhjet me profesor Mondin.
Cilėt t’u dukėn konkurrentėt mė tė fortė nė festival?
Nuk mund tė them konkurrentė, por kėngėt qė mė pėlqyen ishin dueti Luiz Ejlli- Juliana Pasha, kėnga e Adelina Thaēit dhe kėnga e Marjeta Billos.
Nėse do tė ishe nė juri kujt do t’ja jepje ēmimin e parė?
Nuk e di. Nuk mund tė them se kujt. Prandaj thashė qė mė pėlqyen kėto tri kėngė. Nuk ėshtė se mė pėlqeu vetėm njėra nė veēanti.
Si e shpjegon faktin qė festivali i fundvitit ėshtė shndėrruar nė njė trampolinė pėr artistėt e rinj?
Nuk e di. Mendoj se ėshtė rastėsi, tė paktėn pėr mua. Nuk ėshtė se bėhet me qėllim kjo gjė. Thjesht kanė qenė kėngėt tė bukura, janė kėnduar nga kėngėtarė tė mirė, janė pėlqyer nga juria dhe publiku edhe prandaj kanė fituar. Kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė, tė paktėn pėr ne qė jemi tė rinj sepse ėshtė njė lanēim shumė i mirė.
Pėr ty nuk ėshtė vetėm kaq, do tė pėrfaqėsosh vendin tėnd nė Festivalin Evropian.
Ėshtė njė pėrgjegjėsi shumė e madhe pėr mua dhe mė duhet tė punoj shumė pėrpara se tė nisem nė Moskė
Mbeten edhe katėr muaj deri atėherė. Ėshtė kohė e mjaftueshme?
Besoj se po.
Nė cilėn gjuhė do tė kėndohet atje “Mė merr nė ėndėrr”?
Nė anglisht. Teksti ende nuk ėshtė shkruar por ėshtė vendosur qė kėnga do tė jetė nė anglisht.
Sa kohė ke punuar me kėtė kėngė?
Kėnga ka filluar tė punohet qė nė shtator. Kėtė muajin e fundit kam punuar mė shumė. Ndėsa javėn e fundit, pothuajse ditė pėr ditė.
Ti do tė shkosh nė Moskė vetėm me zėrin tėnd apo do tė kesh edhe performancė?
Normalisht qė dėshiroj tė kem njė performancė, sepse kėnga qė unė kam ėshtė njė kėngė me ritėm dhe goxha e fortė. Mendoj se do tė ishte mirė qė tė kishte edhe diēka tjetėr veē meje nė skenėPo, besoj se do ishte njė plus mė tepėr. Pavarėsisht se njerėzit mendojnė se unė jam e urtė si natyrė, por nuk e di, ashtu e kam ndier ashtu e kam bėrė.
Nė skenė ke qėndruar pothuajse pa lėvizur. Kjo pėr shkak tė emocioneve apo prej tė ftohtit?
Mė shumė prej emocioneve dhe pėrgjegjėsisė. Sepse ishte nata finale
Ti sapo dole nga studioja e regjistrimit. Pėr ēfarė po punon?
Po punoj me kėngėn e festivalit. Po rregulloj pjesė qė mė vonė kėnga tė transmetohet nė radio. Kėto ditė duhet tė fillojė transmetimi nė radio. Veē kėsaj, kėnga duhet punuar edhe pėr nė Eurovizion dhe duhet bėrė qė tani. Kėnga duhet shkurtuar. Ėshtė katėr minuta dhe nė Eurovizion duhet qė tė jetė 3 minuta. Unė duhet qė tė mėsohem me mėnyrėn e re tė kėngės.
Duket sikur fitorja nė “Ethe” ėshtė mė shumė se njė ēmim?
Mendoj se “Ethet” kanė nxjerrė talente tė mira. Si Anjeza edhe Luisi janė kėngėtarėshumė tė mirė edhe duke ju bashkangjitur edhe njė kėngė e mirė, absolutisht nuk kishte si tė mos fitonin. Kėshtu qė mendoj se ka qenė edhe me mua, kėnga dhe tė gjithė komponentėt e saj kanė krijuar njė lidhje, njė ndėrthurje shumė tė mirė.
Festivali i fundvitit ėshtė njė ngjarje qė i zgjon nga gjumi kėngėtarėt shqiptarė, ndėrsa gjatė vitit shohim shumė pak publikime.
Unė nuk e kam provuar ndonjėherė tregun muzikor qė tė them. Kam qene vetėm nė “Ethe” dhe nė festival dhe nuk mund tė them nėse ėshtė mė mirė tregu apo festivali. Mendoj se edhe tregu muzikor ėshtė i mirė. Megjithatė mirė ėshtė qė tė mos humbasėsh edhe nga skena e festivalit, dhe tė mos largohesh pėr njė kohė shumė tė gjatė nga publiku. Dmth tė rrish larg tij deri sa tė vijė festivali. Sepse festivalet kanė distancė nga njėri-tjetri kėshtu qė mendoj se duhet edhe ndonjė kėngė e tipit, jo pėr festival.
Publiku tė ka parė tė interpretosh nė zhanre tė ndryshme muzikore. Ti ku ndjehesh mė mirė?
Mendoj se muzika pop ėshtė ajo qė mė pėrshtatet mė tepėr. Pastaj unė mund tė kėndoj edhe rrok apo diēka tjetėr. Po ngelem te pop-i.
Aktualisht studion pėr kanto. Mendon se tė kėnduarit do tė jetė profesioni i jetės tėnde?
Unė studioj pėr kanto, nė fakt muzikė klasike operistike edhe jam nė dilemė pak tė madhe se ēfarė do tė bėj. Tė vazhdoj tė kėndoj muzikė klasike apo muzikėn e lehtė. Por mund tė them qė gjithmonė do tė ngelem te muzika. Asnjėherė nuk do tė ndahem nga ajo.
Mendon qė tė realizosh album sė shpejti?
Jo. Mua mė ėshtė premtuar njė album nga Top-channel por nuk e di sa do tė realizohet. Nė qoftė se do tė mė jepej mundėsia pėr tė bėrė njė album besoj se do tė prisja disa kohė, sepse do doja qė kėngėt tė mos bėheshin shpejt por qė tė mblidheshin disa kėngė festivalesh. Pastaj, jam e vogėl, kam kohė pėr tė bėrė album. Pėr momentin nuk ėshtė synimi im albumi.
Pas pėrfundimit tė shkollės mendon tė studiosh jashtė apo tė rrish nė Shqipėri?
Nuk e di. Kjo ėshtė e vetmja dilemė qė kam. Varet kė do tė vendos tė ndjek, muzikėn klasike apo atė tė lehtė. Do tė doja tė ikja dhe andej, po nga njėra anė mė vjen keq tė lė Shqipėrinė. Nuk e di.
shekulli
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34526
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Dilemat e Kejsi Tolės :: Komentet

avatar

Mesazh Tue Dec 23, 2008 2:10 pm nga neni 55

i uroj suksese kejsi Toles ne Mosk.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

shqiptari

Mesazh Tue Dec 23, 2008 5:38 pm nga shqiptari

nuk e di pse duhet ta kendojne ne anglisht. se kam idene si do funksionoje me ate muzike aq ballkanike.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh Tue Dec 23, 2008 6:54 pm nga ilda

kejsi tola ishte vetem 16 vjeē (O MY GOD ) sarrij ta besoj nje fakt te tille ..............

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

flutura

Mesazh Tue Dec 23, 2008 11:41 pm nga flutura

Epo tani brezi i ri te gjith jane te zhvilluar me trup. Per mua dukej qe ishte e re.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

bulqizaku

Mesazh Wed Dec 24, 2008 12:00 am nga bulqizaku

perqeft knoi kjo cuca Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi