ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkupi akuzon Tiranen

Shko poshtė

24012008

Mesazh 

Shkupi akuzon Tiranen Empty Shkupi akuzon Tiranen




Shkupi akuzon Tiranen

Qeveria e ish-Republikes Jugosllave te Maqedonise tha dje, se vendimi per regjimin e ri te vizave per shtetasit e Shqiperise nuk do te ndryshoje, ndonese premtoi se do te gjendet nje zgjidhje. Dy zyrtare te larte te qeverise, kryeministri Nikolla Gruevski dhe ministri i Jashtem, Antonio Milloshoski thane pas takimeve me zyrtare te NATO-s dhe te BE-se, se politika e re e regjimit te vizave eshte ne perputhje me kriteret e Brukselit. Ministri Milloshoski fajesoi Tiranen, kur tha se Shqiperia vete nuk i ka hequr vizat per shtetasit maqedonas, duke bere dallime mes kombesive. "Per qytetaret e Maqedonise "de jure", qeveria e Shqiperise hoqi nje vit me pare vizat, por "de fakto" ata kane vazhduar te kerkojne takse hyrjeje per ata qytetare te Maqedonise qe futen ne Shqiperi per turizem, biznes apo arsye te tjera. Atje ka nje qasje selektive, sepse taksa e hyrjes u kerkohet vetem qytetareve te Maqedonise qe nuk jane shqiptare, per maqedonasit, turqit, romet etj., por jo maqedonasve me origjine shqiptare", - u citua Milloshoski nga agjencia e lajmeve INA. Ky qendrim qarteson se vendimi i qeverise se Shkupit, qytet etnik shqiptar, eshte "hakmarres". Ndonese pa saktesuar se perse Shqiperia sipas tij nuk e ka respektuar vendimin qe ka marre qeveria e saj, Milloshoski kujtoi se qe nga 1 janari 2008, vizat per shtetasit fqinj nuk do te jepen ne kufi. Ministri Milloshoski i beri komentet pasi u pyet nga shefja e delegacionit te parlamentareve evropiane per Evropen Juglindore, Doris Pak, se a ishte e vertete qe Tirana diskriminonte shtetasit maqedonas me kombesi joshqiptare ne kufi. Keshtu qe qeveria e kryeministrit Sali Berisha do te duhet te jape shpjegime se perse nuk ka zbatuar vendimin e saj per heqjen e vizave per shtetasit maqedonas, nese eshte keshtu, ose te pergenjeshtroje Milloshoskin, nese ai thote te paverteta. Ministri maqedonas u tha gjithashtu europarlamentareve, sipas agjencise INA dhe televizionit "Alsat", se me Shqiperine nuk ka nje regjim te ndryshem vizash, por ka ndryshuar vetem vendi ku merren ato. "Qe prej fillimit te ketij viti, ne nuk jemi me ne pozite per te leshuar viza ne dogana dhe ne kufij. Por sipas ligjit te miratuar nga parlamenti i meparshem, ne mars te vitit 2006, dhe per shkak te afateve dhe parimeve qe na jane dhene nga Komisioni Evropian, Maqedonia eshte sot e detyruar te ndertoje nje rrjet per leshimin e vizave vetem ne ambasadat dhe konsullatat tona", - eshte cituar Milloshoski. Nderkaq, kryetari i qeverise maqedonase, Gruevski, perseriti te njejtin qendrim, kur tha pas takimit me Oli Renin, komisionerin evropian per Zgjerimin, se ligji per regjimin e ri te vizave qe perfshin 140 shtete, mes tyre edhe Shqiperine, eshte miratuar qe ne vitin 2006 dhe nuk ndryshon. Por Gruevski premtoi, sikurse citohet nga mediat e vendi fqinj, se do te gjendet nje zgjidhje per problemin. Gruevski tha se vendi i tij nuk deshironte prishje te marredhenieve me Tiranen dhe se vendosja e regjimit te ri te vizave ishte kriter i BE-se. INA raportonte se Gruevski kishte thene qe "qeveria e Maqedonise do te perpiqet te gjeje nje zgjidhje per ceshtjen e regjimit te vizave me Shqiperine, zgjidhje qe nuk do te shkele direktivat e BE-se, por njekohesisht do te lehtesoje levizjen e lire per shtetasit e dy vendeve". Ai iu pergjigj pyetjeve nese ishte ose jo e gabuar vendosja e ketij regjimi, duke thene se ligji ishte miratuar ne maj 2006 dhe u permbahej kerkesave te BE-se, per te mos qene Ministria e Brendshme ne pikat kufitare qe te jepte viza, por Ministria e Jashtme ne ambasada dhe ne konsullata.

Korrieri
avatar
Iliriada Portal

Numri i postimeve : 4609
Reputation : 58
Points : 37505
Registration date : 08/12/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi