ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Evropa, "shuplakė" Shkupit

Shko poshtė

25012008

Mesazh 

Evropa, "shuplakė" Shkupit Empty Evropa, "shuplakė" Shkupit




Evropa, "shuplakė" Shkupit pėr tė drejtat e shqiptarėve
Shfryhet euforia maqedonase. Komisioneri Olli Rehn: Duhet t‘i mbroni me ligj


Bashkimi Evropian ka ulur euforinė e Shkupit zyrtar pėr integrimin e shpejtė nė "klubin mė tė fuqishėm tė kontinentit". Kryeministri i Maqedonisė, Nikolla Gruevski, ka marrė dje njė goditje tė fortė politike nga Brukseli zyrtar, e cila ka dalė nga goja e vetė komisionerit pėr Zgjerim, finlandezit, Olli Rehn.

Dhe pikėrisht goditja e Bashkimit Evropian ndaj autoriteteve maqedonase ka ardhur aty ku nuk e pritnin, trajtimin ndaj shqiptarėve. Nė njė deklaratė pėr shtyp pas takimit me Kryeministrin Gruevski, komisioneri Rehn, deklaroi shkoqur se trajtimi ndaj shqiptarėve ėshtė njė nga kushtet thelbėsore tė integrimit tė Maqedonisė nė BE. Dhe duke vijuar deklaratėn e tij, komisioneri i Zgjerimit theksoi se Maqedonia duhet tė pėrmirėsojė legjislacionin pėr tė drejtat e shqiptarėve, luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Vetėm atėherė do tė nisin bisedimin pėr anėtarėsimin nė Bashkimin Evropian. Nė muajin mars do tė zhvillohet raundi i ardhshėm i bisedimeve Bruksel-Shkup nė kuadėr tė negociatave tė anėtarėsimit. Dhe nė kėtė kohė ka shumė mundėsi qė Bashkimi Evropian tė propozojė disa kushte pėr fillimin e bisedimeve tė anėtarėsimit. Kėtė e konfirmoi vetė komisioneri i BE-sė pėr Zgjerimin. "Nė qoftė se progresi pozitiv vazhdon, atėherė synimi im ėshtė tė propozoj disa etapa qė duhen pėrmbushur pėr nisjen e bisedimeve tė anėtarėsimit", tha komisioneri pėr zgjerimin e BE-sė, Olli Rehn, pas takimit me Kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski. Rehn tha se kushtet kryesisht do tė kenė lidhje me reformat nė administratė dhe sistemin gjyqėsor dhe mundėsia e paraqitjes sė tyre ėshtė muaji mars, sė bashku me propozime pėr vendet e tjera ballkanike nė radhė pėr t‘u anėtarėsuar nė bllokun 27-anėtarėsh. "Jam i sigurt qė kėto prioritete mund tė realizohen. Brukseli kėmbėngul pėr progres nė zbatimin e ligjit, tė drejtat e shqiptarėve dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, para se tė nisin bisedimet".

Vizat

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, e ka justifikuar vendosjen e regjimit tė shtrėnguar tė vizave me Shqipėrinė, me zbatimin e kushteve tė BE-sė. Fakt qė ėshtė pėrgėnjeshtruar fuqishėm nga ambasadori i Bashkimit Evropian nė Shkup, Ervan Fuere, i cili ka deklaruar se qeverisė maqedonase nuk i ėshtė vėnė kurrfarė detyrimi. Ndėrkaq, vetė Kryeministri Gruevski tentoi tė zbusė pėrplasjet me Tiranėn, duke trajtuar problemin delikat tė vizave. Gruevski nė Bruksel, gjatė takimit me komisionierin pėr zgjerim tė BE-sė, Oli Rehn, tha se ligji pėr regjimin e vizave u miratua nė maj tė vitit 2006 nga qeveria e mėparshme, por hyn tani nė fuqi. Qeveria e Maqedonisė do tė pėrpiqet tė gjejė njė zgjidhje pėr ēėshtjen e regjimit tė vizave me Shqipėrinė, zgjidhje qė nuk do tė shkelė direktivat e BE-sė, por njėkohėsisht do tė lehtėsojė lėvizjen e lirė pėr shtetasit e dy vendeve. Deklarata erdhi nga Kryeministri i Maqedonisė, Nikola Gruevski, gjatė takimit tė tij me komisionierin pėr zgjerim tė BE-sė, Oli Rehn. I pyetur nėse ishte i gabuar vendimi pėr tė vendosur njė regjim vizash me Shqipėrinė, nė njė kohė kur Maqedonia dhe vendet e rajonit kėrkojnė qė liberalizim tė vizave me Bashkimin Evropian, shefi i kabinetit tė Maqedonisė, tha se ligji pėr regjimin e vizave u miratua nė maj tė vitit 2006 nga qeveria e mėparshme, por hyn tani nė fuqi.



Shqip
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34586
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi