ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjela Interviste

Shko poshtė

25012008

Mesazh 

Ngjela Interviste Empty Ngjela Interviste




Ngjela: Reformėn po e bėjnė tė paaftėt
INTERVISTA/ Avokati i njohur flet pėr reformėn nė drejtėsi: Nuk po punohet seriozisht, ata s‘formulojnė dot njė kontratė shitjeje


Avokati dhe deputeti Spartak Ngjela ka komentuar nė njė intervistė pėr "Shqip" angazhimin e tė djathtės dhe sė majtės pėr tė realizuar reformat pėrpara samitit tė Bukureshtit. Ngjela shprehet optimist pėr marrjen e ftesės sė Shqipėrisė pėr tė hyrė nė NATO nė muajin prill, por nuk e konsideron si njė konsensus politik paktin mazhorancė-opozitė, por si njė nevojė pėr tė dalė nga halli i pėrbashkėt qė ka politika shqiptare. "Do bėjnė sikur, pa ia lėnė "topin" as njėrės e as tjetrės, sepse nuk dinė se si mund tė luhet me atė top. Dhe patjetėr qė do tė bėjnė njė kompromis pėr injorancėn dypalėshe qė i karakterizon nė fushėn e drejtėsisė", tha deputeti Ngjela. Si njė nga specialistėt e pakėt tė ligjeve mes 140 deputetėve tė Kuvendit, avokatit Ngjela nuk i ka munguar as sarkazma nė adresė tė punės sė Komisionit Ligjor, duke u shprehur se "reforma qė po flasim, para sė gjithash duhet tė jetė njė reformė kushtetuese. Si mendoni ju: A mund tė reformojnė kontratėn shoqėrore tė shqiptarėve drejtues qė nuk dinė tė formulojnė njė kontratė shitjeje"? Megjithėse ka preferuar tė distancohet nga tema e grupimeve brenda Partisė Demokratike, deputeti Ngjela u mjaftua vetėm duke thėnė se politika shqiptare duhet tė njohė sistemin e demokracisė liberale perėndimore dhe tė punojė nė bazė tė kėtij sistemi.

Avokat Ngjela, Komisioni i Ligjeve ka filluar nga puna pėr shqyrtimin e projektligjit "Pėr organizimin e pushtetit gjyqėsor nė Republikėn e Shqipėrisė". Si e konsideroni reformėn nė drejtėsi dhe punėn e kėtij komisioni?

Nuk besoj se mund tė bėjnė ndonjė punė serioze. E them kėtė, sepse qė tė kryesh njė reformė, duhet patjetėr tė kesh njė metodė; dhe plus kėsaj duhet tė dish se ēfarė do tė reformosh. Deri tani unė nuk kam parė as aspektet e kėsaj reforme, e jo njė metodė. Por, nė fund tė fundit, si mund tė mendohet qė njerėz qė nuk kanė fare lidhje me jurisprudencėn tė kenė mundėsi qė tė bėjnė njė reformė tė thellė nė sistemin e drejtėsisė tė njė vendi i cili vjen nga njė e drejtė totalitare? Kuptohet qė kjo ėshtė njė nga argumentet e radhės kur flet pėr absurdin e politikės shqiptare. Kurrė nuk do tė jetė nė gjendje tė bėjė njė reformė nė drejtėsi ky ekip drejtues nė politikėn shqiptare. Ėshtė njė mediokritet absolut, i cili ka mundėsi pėr tė bėrė reformėn shqiptare tė drejtėsisė, aq sa ka mundėsi qė tė kryejė njė reformė nė astronomi. Po sikur BE-ja t‘i vinte njė kusht Parlamentit shqiptar, qė ai tė kryente reformėn nė astronomi, a do ta bėnte dot ky kėtė? E di qė ėshtė pėr tė qeshur, por ėshtė krejt e njėjta gjė: edhe jurisprudenca ėshtė shkencė, kurse drejtėsia ėshtė epiqendra e njė sistemi demokratik; prandaj si do ta kryejnė kėtė reformė nė vetė sistemin juridik, kur njerėzit qė kėrkojnė ta pėrmbushin kėtė jo vetėm qė s‘janė juristė, por nuk dinė asgjė nga fusha e jurisprudencės. Kjo ėshtė arsyeja qė reforma nė drejtėsi ka dėshtuar ende pa nisur mirė; dhe do tė jetė sigurisht njė rutinė e cila do tė bėjė sikur do tė zhvendosė ca njerėz e ca kompetenca, dhe, nė fund fare, do tė kalojė si gjithė tė tjerat; domethėnė njėlloj si edhe reforma nė astronomi, sepse edhe atė mund ta marrin pėrsipėr njerėz qė nuk dinė se ēfarė ėshtė astronomia. Dhe e dini pse? Pikėrisht pėr faktin se nuk dinė se ē`ėshtė astronomia, ata patjetėr qė do t‘u kishin thėnė njerėzve se po e reformojmė shkencėn e astronomisė. Por, tė reformosh drejtėsinė shqiptare, sot, do tė thotė tė ndėrrosh sistemin politik, nga njė sistem autokrat qė ecėn nėpėrmjet urdhrit, nė njė sistem demokratik qė ecėn nėpėrmjet drejtėsisė. E kuptoni se ēfarė na duhet tė bėjmė?

Mazhoranca dhe opozita flasin pėr njė pakt midis tyre pėr realizimin nė kohė rekord tė dy reformave tė kėrkuara nga ndėrkombėtarėt. A ėshtė real ky konsensus?

Nuk besoj se ėshtė njė konsensus politik pėr tė arritur diēka, por njė nevojė pėr tė dalė nga halli i pėrbashkėt qė pėrmenda mė sipėr. Do bėjnė sikur, pa ia lėnė "topin" as njėrės e as tjetrės, sepse nuk dinė se si mund tė luhet me atė top. Patjetėr qė do tė bėjnė njė kompromis pėr injorancėn dypalėshe qė i karakterizon nė fushėn e drejtėsisė. Reforma qė po flasim, para sė gjithash duhet tė jetė njė reformė kushtetuese. Si mendoni ju: A mund tė reformojnė kontratėn shoqėrore tė shqiptarėve drejtues qė nuk dinė tė formulojnė njė kontratė shitjeje?

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė dhe Gjyqėsori e konsiderojnė veten larg nga reforma nė drejtėsi. Si e shikoni kėtė qėndrim?

Ata e kuptojnė mė mirė krizėn dhe e dinė ndėrkaq qė kriza ėshtė politike. Domethėnė, e njohin paaftėsinė e elitės aktuale politike qė tė njohė sistemin legal shqiptar, dhe janė tėrhequr mėnjanė. E pse duhet tė futen nė njė fushė qė nuk mund tė operojnė dot? Pushteti gjyqėsor shqiptar nuk ėshtė nė krizė si profesion. Ky pushtet ėshtė nė krizė nė sistem. Sot ka njė konflikt tė hapur midis ligjit dhe tė drejtės, sepse e drejta ėshtė ende totalitare dhe leniniste, kurse ligji ėshtė perėndimor. Nė fund tė fundit, ky ėshtė sistemi qė ka ndėrtuar politika nė Shqipėri, sepse, para sė gjithash, nė funksion tė shtetit, sistemet janė politike. Atėherė, si do tė mund tė merret me reformimin e sistemit politik pushteti i cili pret qė tė reformohet nėn njė prizėm politik? A e kuptoni se nė ēfarė rrethi vicioz ka hyrė gjendja nė Shqipėri? Dhe a e kuptoni gjithashtu se ka ardhur mė nė fund koha qė shqiptarėt tė mendohen mirė se kujt ia japin pushtetin njė herė nė katėr vjet? Deri tani, njerėzit kanė besuar se tė zgjedhurit e tyre e njohin sistemin qė duan tė ndėrtojnė, por le ta shohin vetė se nė ēfarė gjendje janė tė zgjedhurit e tyre, nė mėnyrė qė gjendja tė vijė e tė filtrohet. Sepse nuk mund tė ecet mė me njė tė drejtė leniniste, ku urdhri ekzekutiv politik pėrbėn thelbin e vendimmarrjes nė Shqipėri, dhe pėr pasojė e kėsaj drejtėsia ėshtė njė fantazmė mesjetare, njėlloj si nė tė drejtėn feudale. Duhet tė kujtohemi se me punizmin dhe dėshirat absolute tė tė paditurve qė kanė pushtet, nuk mund tė ecet mė. Kriza po thellohet, sepse tė gjitha kėto qė po flasim janė tė lidhura me menaxhimin e shoqėrisė. Shqiptarėt nuk po administrohen dot demokratikisht. Ja, kjo ėshtė e gjitha. Prandaj ka ardhur koha tė mendohemi mirė, sepse po humbasim kohė, dhe na duhet patjetėr njė sistem politik qė tė funksionojė pėr ta nxjerrė vendin dhe shoqėrinė nga kriza aktuale.

Qeveria ndodhet kėto dy muaj nė njė provė tė vėshtirė. Nėse nė prill Shqipėria nuk arrin tė marrė njė ftesė pėr nė NATO, cili ėshtė fajtori kryesor dhe a duhet tė merren ndėshkime? Pėrgjegjėsia kryesore bie te Kryeministri Berisha apo te ministrat e tij?

Kam pėrshtypjen se Shqipėria do ta marrė ftesėn pėr NATO-n. Kjo gjendje ėshtė njė situatė rajonale, tė cilėn shqiptarėt e kanė nė favor. Kėtė e dinė tė gjitha institucionet ndėrkombėtare. Por politika e lartė perėndimore e di dhe e ka kuptuar edhe faktin tjetėr, qė ka njė elitė politike shqiptare, e cila nuk e dėshiron futjen nė NATO dhe nė BE; sidomos nė NATO. Ne jemi nė njė histori tė ngjashme me Italinė e vitit 1949-1952; kur gjysma e elitės politike italiane nuk e donte rreshtimin e Italisė nė NATO e nė institucionet e tjera perėndimore. Dhe e dini pse; sepse nuk pranonin sistemin politik tė demokracisė liberale; sidomos liberalizimin ekonomik. Nė fund tė fundit, pushteti i tyre ishte i rrezikuar nė atė sistem. Kėshtu ndodh edhe sot nė Shqipėri: ka njė pjesė tė mirė tė elitės politike qė, pėr faktin qė nuk e njeh, sigurisht qė nuk e do sistemin e demokracisė liberale, domethėnė as liberalizmin politik, dhe as liberalizmin ekonomik. Sepse ky ėshtė interesi i saj, ngaqė, nė njė sistem tė atillė, nuk mund tė sundojė. E kuptoni se nė ēfarė halli janė shqiptarėt? Por pikėrisht pėr kėtė, unė mendoj se do tė na fusin nė NATO; ashtu si ndodhi edhe me Italinė post-totalitare, qė menjėherė pas anėtarėsimit nė Paktin e Atlantikut, forcat liberale fituan pėrfundimisht pushtetin ndaj tė gjitha tendencave totalitare e antidemokratike nė Itali. Dhe dihet se kjo ishte atėherė merita e De Gasperit. Edhe nė Shqipėri ne kurrė nuk do tė ndahemi nga punizmi dhe makthi totalitar qė na ka ndėrkallur ai, nėse nuk rreshtohemi nė NATO, nė fillim, e nė Bashkimin Evropian mė pas; sepse vetėm kėshtu do tė afrohemi realisht pranė sistemit politik qė duam tė ndėrtojmė.

Kohėt e fundit ėshtė folur pėr klane apo grupime brenda partisė nė pushtet. Sa po e rrezikojnė kėto grupime lidershipin e PD-sė dhe Partinė Demokratike?

Nėse ka njė gjė qė s‘e kam fare nė konsideracionin tim politik, ėshtė pikėrisht kjo qė ju po mė pyesni. Unė kam vetėm njė kėrkesė: A e njihni sistemin e demokracisė liberale perėndimore, dhe a punoni dot nė kėtė sistem? Ja, kjo ėshtė deviza im qė prej mė se tridhjetė vjetėsh dhe jam i bindur se do tė vijojė po kėshtu gjithmonė...
ILIRI
ILIRI

Numri i postimeve : 4300
Reputation : 48
Points : 34571
Registration date : 06/12/2007

http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit

Ngjela Interviste :: Komentet

emigranti

Mesazh Fri Jan 25, 2008 7:15 pm nga emigranti

Ky e knaqi fare sa qe minster drejtesie. Tani rrin e mban referate, si duhet, ēfare duhet , qysh e tek.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

lola

Mesazh Fri Jan 25, 2008 7:51 pm nga lola

Ky sikur kishte formuar nje parti te re? Ku e ka partine se nuk po ja shohim.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi