ILIRIADA PORTAL


Join the forum, it's quick and easy

ILIRIADA PORTAL
ILIRIADA PORTAL
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Karol Bartz, njė grua nė krye tė "Yahoo"!

Shko poshtė

15012009

Mesazh 

Karol Bartz, njė grua nė krye tė "Yahoo"! Empty Karol Bartz, njė grua nė krye tė "Yahoo"!




Ndryshime tė mėdha nė shtėpinė e "Yahoo"-sė. Kėsaj radhe, siē ndodh shumė rrallė nė botėn e internetit, do tė jetė njė grua dhe pikėrisht Karol Bartz administratorja e re e deleguar e motorit tė dytė mė tė madh tė kėrkimit nė botė. Bartz do tė zėvendėsojė nė kėtė detyrė bashkėthemeluesin e kėsaj shoqėrie, Xherri Jang, pas problemeve dhe "jo"-sė sė vazhdueshme pėr blerjen e saj nga "Microsoft"-i. Pėr shumė, kjo mendohet se do tė jetė njė fazė e re e "Yahoo"-sė, ku mė pas mendohet se do tė largohet edhe presidenti Sue Deker, qė ka anonēuar nė kėshillin administrativ tė shoqėrisė se do tė dorėhiqet nė fundin e kėsaj periudhe tranzicioni. Zgjedhja e Bartz pati njė efekt tė menjėhershėm dhe vjen pas plot dy muajsh kėrkime pėr njė administrator tė ri tė deleguar. Nė fakt, kėrkimi kishte nisur qė 18 nėntorin e kaluar, kur Jang kishte deklaruar se do tė largohej. Bartz, qė ėshtė 60 vjeēe, u kontaktua nga motori i kėrkimit nė dhjetor, tregon Bostock gjatė njė konferencė shtypi, ku iu bė njė ofertė pėr kėtė detyrė. "Ėshtė kombinimi i duhur i njė ekzekutiveje me eksperiencė dhe njė lideri tė vendosur qė di tė bėjė gjithēka", pranon Bostock. "Jemi shumė entuziastė ndaj idesė pėr tė pasur Karol Bartz nė drejtimin ‘Yahoo‘-sė, pavarėsisht periudhave tė vėshtira qė na presin. Karol adhurohet si nė ‘Silicon Valley‘, si nė ‘Wall Street‘ pėr eksperiencėn dhe cilėsitė e saj". Nė tė vėrtetė, Bartz do tė pėrballet menjėherė me sfida tė rėndėsishme, mes tė cilave edhe nėnvlerėsimi i emrit "Yahoo" dhe fuqizimin e kėtij motori kėrkimi, qė vazhdon tė humbasė terren nė krahasim me "Google", "Myspace" e "Facebook" dhe si njė konkurrent qė ėshtė infektuar nga ngadalėsimi ekonomik dhe nga rėnia e tė ardhurave prej reklamave. Bartz ka qenė administratore e deleguar e "Autodesk" pėr 14 vjet, nga viti 1992 deri nė 2006-ėn. Gjatė kėsaj kohe ajo arriti ta shndėrronte shoqėrinė nė njė prej liderėve tė tregut, me njė xhiro vjetore qė ka arritur shifrėn deri nė 1.5 miliardė dollarė. Pėrveē tė tjerash, Bartz ka qenė edhe drejtuese e "Sun Microsystems" dhe sė bashku me Jang, pjesė e bordit drejtues tė "Cisco Systems". Ajo ka qenė gjithashtu edhe pjesė e kėshillit administrativ tė "Intel" me presidentin e kompanisė Deker, qė e pranoi nė postin e "Yahoo"-sė. Pėrpara se tė niste punėn nė kompaninė "Autodesk", Bartz, e diplomuar nė Informatikė nė Universitetin e Uiskosinit, ka punuar pėr DEC dhe "3M". E pėrveēse e pranishme thuajse nė tė gjithė kėshillat administrativė tė shoqėrive tė rėndėsishme, gruaja 60-vjeēare ėshtė pjesė edhe e kėshillit pėr shkencėn e teknologjinė nė administratėn e Presidentit Xhorxh Bush. Me nominimin e Bartz-it do tė nisin tė hapen pyetjet mbi zgjedhjet e ardhshme strategjike tė "Yahoo"-sė, sidomos ajo mbi rihapjen e mundshme tė bisedimeve me "Microsoft"-in pėr shitjen e aktivitetit tė kėrkimit. Bartz nuk ėshtė se ka eksperiencė tė madhe nė aktivitetet e internetit, por sipas kritikėve, "Yahoo" do tė nxjerrė pėrfitime nga zgjedhja e saj, edhe pse detyra qė do tė ketė nuk do jetė e thjeshtė. "Nuk mund tė mos jem i kėnaqur me zgjedhjen e kėshillit administrativ. Mendoj se Karol ėshtė njeriu i duhur pėr tė drejtuar "Yahoo"-nė dhe do tė jem i nderuar tė asistoj nė mėnyrėn qė ajo do tė pėrdorė pėr t‘i kthyer besueshmėrinė dhe famėn shoqėrisė", ka shkruan Jang nė njė komunikatė pėr shtyp. "Nuk pėrbėn sekret fakti qė ‘Yahoo‘ ka kaluar shumė momente tė vėshtira nė vitin e fundit. Por mendoj se tani ekziston njė mundėsi e jashtėzakonshme pėr tė krijuar vlera pėr aksionistėt. Mundėsi tė reja do tė ketė edhe pėr klientėt tanė, partnerė e vartės". 2008-ėn do ta mbajnė mend tė gjithė si vitin e bisedimeve tė "Yahoo"-sė me "Microsoft"-in, qė shkurtin e kaluar kishte bėrė njė ofertė me vlerė 33 dollarė pėr aksion. Por, pėrpjekja e "Microsoft"-it dėshtoi, pėr shkak se tė dyja palėt nuk ranė dakord pėr vlerėn e aksioneve tė "Yahoo"-sė. "Microsoft" tha se e kishte rritur ofertėn me afro 5 miliardė dollarė, duke e vlerėsuar njė aksion 33 dollarė. Mirėpo drejtuesit e kompanisė "Yahoo" kėrkuan 37 dollarė pėr ēdo aksion. Korrespondentėt nė Shtetet e Bashkuara thonė se "Microsoft" dėshironte ta blinte "Yahoo"-nė pėr tė konkurruar me kompaninė tjetėr, "Google", e cila dominon tregun fitimprurės tė reklamave nė internet. Ky treg vlente plot 40 miliardė dollarė nė 2007-ėn dhe parashikohet qė vlera e tij do tė dyfishohet deri nė 80 miliardė nė 2010-ėn. Kjo situatė shkaktoi indinjatėn e shumė aksionerėve tė motorit tė kėrkimit, mes tė cilėve edhe miliarderit Karl Ikahn, qė drejtoi revoltėn kundėr kreut tė shoqėrisė.

Gruaja e parė nė krye tė njė gjiganti interneti

Le tė shpjegojmė pikėn e dobėt tė botės high-tech: mungesėn e grave. Nė tė vėrtetė, e gjitha kjo nis nga themelimi dhe drejtimi i kompanive mė tė mėdha e mė tė suksesshme nė vitet e fundit nė SHBA. Le ta nisim nga "You Tube", themeluar nė vitin 2005 nga Ēad Harlej, Stiv Ēen dhe Joud Karim, tre meshkuj jo mė shumė se 20 vjeē. Pastaj kalojmė te "Facebook", krijuar nė vitin 2004 nė Harvard, falė kėmbėnguljes dhe punės sė njė studenti, Mark Zuckerberg. Po "My space"? U krijua nė vitin 2003 nga Tom Anderson, njė kėrkues shkencor nė Universitetin e Kalifornisė. Duke e kthyer kohėn pas, le tė ndalemi te "Google", prezantuar nė vitin 1996 nga dy djem prej Standford, Lerri Pejxh dhe Sergej Brin, sot dy supermiliarderė. Edhe "eBay", sajti i ankandeve online, qė ka ndryshuar botėn e tregtisė, u shpik nė vitin 1995 nga hakeri Piere Omidjar. Mund tė shkojmė mė tej me "Apple" e Stiv Xhobs (1976), apo nė "Microsoft"-in e Bill Gejts (1975), duke arritur nė fund te "Hewlett Packard", njė ndėrmarrje e rėndėsishme e "Silicon Valley", krijuar nė vitin 1934 nga Bill Hewlett dhe Dave Packard. Kėshtu, roli i drejtuesve, themeluesve e kėshilltarėve mė tė rėndėsishėm, u takon gjithmonė vetėm meshkujve. Me sa duket, hi-tech ėshtė njė aktivitet qė u kushtohet vetėm meshkujve dhe ku gratė ose mungojnė, ose mund tė numėrohen me gishta. Argumenti ėshtė aq shumė i ndjeshėm nė Amerikė, sa Lerri Sumers, ish-ministėr i Thesarit nė kohėn e Bill Clinton-it dhe njė nga ekonomistėt mė tė mirė amerikanė, njė vit mė parė hoqi dorė nga karrigia e presidentit tė Harvardit, pėr shkak tė diskutimit qė hapi mbi kėtė ēėshtje. Sumers ishte nė qendėr tė njė polemike tė dhunshme, qė kur nė janar tė vitit 2005 kishte sugjeruar se numri i ulėt i grave nė komunitetin shkencor mund tė shpjegohej me aftėsitė e pakta tė tyre pėr shkencėn. Me zgjedhjen e Karol Bartz nė drejtimin e "Yahoo"-sė, vėrtetohet se e ka pasur plotėsisht gabim.
shqiptari
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 29885
Registration date : 04/01/2008

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: reddit
- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi